2021-11-27

Bashkia e Lezhës shpërblen Flamur Malokun për studimin rreth Gjergj Fishtës

 

Organizimi në rastin e 150 vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës.

Bashkia e Lezhës e ka shpërblyer profesorin universitar, Flamur Maloku për veprën më të mirë rreth Gjergj Fishtës.

Pikërisht, organizimi i përkrahur nga Ministria e Kulturës në Shqipëri është zhvilluar në ditën kur u bën 150 vite që nga lindja e poetit kombëtar, At Gjergj Fishta.

Vepra e Malokut është ‘Fishta dhe kultura e leximit”, në të kaluarën ai ka pasur edhe studime të tjera rreth për njërën nga figurat më të shquara shqiptare.


 

Libri i botuar nga Flamur Maloku.

“Sot, në Lezhë, me rastin e kremtimit të 150-vjetorit të Ditëlindjes së Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta, Bashkia e Lezhës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, shpërbleu librin tim ‘Fishta dhe tradita e leximit’, për veprën më të mirë studimore gjatë dy viteve të fundit”, ka shkruar Maloku në Facebook.

Pos për veprat rreth Fishtës, në këtë ngjarje janë ndarë edhe çmime të tjera. 

Kroacia ”trondite” gjithe boten!! I del ne ndihme te madhe Kosoves duke i dhene goditje BE-se


Ministri i Jashtëm kroat flet për liberalizimin e vizave për kosovarët

Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grliq – Radman, është shprehur optimist se në një ardhme të afërt do të ketë vendime pozitive sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton Shqip.com.

“Ne fuqimisht mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën. Kroacia e po ashtu edhe vendet e tjera, nuk mund të them që jemi vetëm në këtë iniciativë. BE mendoj se do mund të fliste me një zë”, tha ai për “Klan Kosovën”.

“Unë jam optimist në këtë çështje, dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt, do të vijmë tek ky rezultat që të vendosim për liberalizimin e vizave”, shtoi ai.


Sipas Grliq – Radman, thotë se zgjidhja e kësaj çështjeje është në interest ë Bashkimit Evropian dhe stabilitetit të rajonit.

“Për shkak se është në interes të BE-së, në interes të stabilitetit të rajonit, dhe nëse do donim të tregonim solidaritetin tonë, ne do duhej ta angazhonim veten tonë edhe më shumë, dhe unë mendoj që ky akt, do të ishte një kontribut i mirë për stabilitetin e Kosovës”, tha ai.

Sipas Radman, liberalizim i vizave do tregonte besim të BE-së karshi shtetit të Kosovës.


“Liberalizimi i vizave në pikëpamje psikologjike do mund të relaksonte, së pari do mund të tregonte simbolin e besimit për Kosovën e po ashtu do mund të relaksonte edhe marrëdhëniet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Flori Bruqi


I mbijetuari i sulmit jep detaje për autorin e krimit në Kosovë

 Një prej të mbijetuarve të sulmit me armë në Kosovë, ku mbetën të vrarë tre persona, ka zbuluar detaje rreth krimit makabër.

Sipas dëshmitarit, ka qenë një person i maskuar që i doli para autobusit me nxënës dhe hapi zjarr me kallashnikov.

Nga të shtënat mbetën të vdekur 3 persona, shoferi i autobusit dhe dy të rinj.“Ishim duke ikur me autobus. Na ka dalë para një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar të gjuajë drejt nesh. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.”, rrëfeu i mbijetuarit, i cili kishte qenë i ulur në ndenjëset e para të autobusit.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin, ndërsa është pasqyruar gjërësisht edhe në mediat ndërkombëtare.

Nga sulmi mbetën të vrarë dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj.

Samedin Mehmeti, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se hetimet nga autoritetet lidhur me vrasjet në Deçan, janë përqendruar në tre pista kryesore, pa dhënë detaje se cilat ishin ato.
“ Janë dy apo tri pista të dyshimeve. S’mund të jepen detaje, sepse pistat që po punojmë janë në fazën fillestare. Jemi në dy ose tri drejtime të caktuara. Kemi dyshime me bazë të caktuar, por është herët të themi se kemi person të dyshimtë”, ka thënë Mehmeti nga Gllogjani.

Presdidentja prof.dr.Vjosa Osmani e lë Ing Albin Kurtin në 'hije', befason Behxhet Pacolli, ky është sondazhi që vjen nga Shqipëria

 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është politikania kosovare më e pëlqyer në Shqipëri me mbi 81 për qind e qytetarëve kanë mendimin më pozitiv për të.

EuroNews shkruan se Osmani është edhe udhëheqësja kosovare që ka nivelin më të ulët të mendimit negativ në Shqipëri, vetëm rreth 9% e qytetarëve të Shqipërisë kanë mendim negativ për të.Pas Osmanit, Behgjet Pacolli gëzon mendim pozitiv mes thuajse 77% të shqiptarëve, dhe pastaj është Albin Kurti me rreth 76%, pastaj Ramush Haradinaj me 72%.

Hashim Thaçi vjen më poshtë – rreth 63% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të. 

Por, Thaçi është politikani për të cilin ka më shumë mendimin negativ – një në katër shqiptarë (25,2%) të Shqipërisë ka mendim negativ për të.


Osmani e lë Kurtin në 'hije', befason Pacolli, ky është sondazhi që vjen nga Shqipëria





Drejtuesit e rinj të dy partive të rëndësishme kosovare LDK dhe PDK gëzojnë njohje të pakët në Shqipëri: më shumë se katër në pesë shqiptarë nuk i njohin Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin.

Gjetjet janë të vrojtimit të Barometrit në Euronews, për periudhën 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.


Pinjolli i Pavarësisë vdes në dhomën e izolimit të Sigurimit të Shtetit

 Nën titullin “Zbulimi dhe kapja e veprimtarisë armiqësore të elementëve anti parti”, historiku i Sigurimit të Shtetit në Tepelenë, mes të arrestuarve në fusha të ndryshme, përmend “Ahmet Jegenin, si lidhje e komplotistëve në fushën e ekonomisë, i cili vdiq në dhomat e izolimit”. Por një fjali e vetme nuk mund të fshehë një histori të tërë. Ahmet Jegeni rridhte nga një familje e pasur e Dibrës. Gjyshi i tij, Shaqir Beg Jegeni, kishte qenë delegat në Vlorë për shpalljen e Pavarësisë më 1912.

Ahmeti i ri studioi Financë në Modena dhe më 1939, nuk pranoi betimin fashist dhe bashkë me Abdyl Këllezin u internua në Ventottene dhe Gaeta. 

Më 1942 kthehet në Shqipëri dhe është krah Dali Ndreut në çetën e Dibrës së Madhe. Pas lufte mban poste të ndryshme në administratë. Nga 1949 deri më 1971 punon në Durrës ku, për një kohë, ishte drejtor i portit. Më 1971 transferohet në Tiranë si Drejtor i Drejtorisë së Jashtme të Tregtisë dhe në vitin 1975 transferohet në Tepelenë. Është atje, kur në Tiranë goditet “grupi sabotator në ekonomi”, në krye të të cilit janë dy zëvendëskryeministrat, Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi, si edhe Kiço Ngjela e Vasil Kati.“Nevzat Hasnedari me një grup nga Tirana e prisnin te hoteli i qytetit. I vunë hekurat dhe për gjithë natën e prunë në birucat e burgut në Tiranë. Aty nisi kalvari i torturave mbi të, që të pranonte akuzat, por Ahmeti i nuk pranoi. Ai dhe Andrea Mançe vdiqën në tortura gjatë hetuesisë”, thotë dëshmia e të afërmve të tij, Tefik e Ardian Jegeni.


Mbresa të fuqishme nga një ekspozitë befasuese

 




AKADEMIK Prof.dr. Eshref Ymeri

 

       Para pak ditësh, në rrethojën e Presidencës së Republikës së Shqipërisë qe hapur një ekspozitë origjinale në llojin e vet. Në atë rrethojë qenë vendosur fotografi, harta dhe piktura, në të cilat pasqyrohet historia jonë kombëtare që nga periudha e lashtësisë dhe sidomos  historia e Çamërisë. Punën e gjatë përgatitore për organizimin e asaj ekspozite madhështore e ka përballuar Akademia “Rrënjët tona”, me kryetar Prof.dr. Stefan Pinguli, Drejtor organizativ Prof.dr. av. Sazan Guri, Sekretar organizativ Fred Balaj. Komitetin shkencor të kësaj Akademie e drejton Zonja Luljeta Dano.

Gjithë materiali i pasur faktik, i pasqyruar në ato fotografi, harta dhe piktura, është vjelë me shumë durim dhe vendosmëri nga Enciklopedi të vendeve perëndimore dhe botime të tjera akademike, përfshirë edhe Enciklopedinë greke.

Për ekspozimin  e atyre fotografive, hartave dhe pikturave në rrethojën e Presidencës, drejtuesit e Akademisë “Rrënjët tona” patën marrë paraprakisht miratimin e Presidentit Ilir Meta.

Do të kishte qenë ngjarje e shënuar, e gdhendur me shkronja të arta në analet e historisë sonë kombëtare, sikur atë ekspozitë ta kishte përgatitur Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Por, fatkeqësisht, kjo është e pamundur. Sepse Akademia në fjalë është shërbëtore besnike e politikës zyrtare antikombëtare që ndjek me vendosmëri kasta sunduese e partisë neokomuniste në pushtet, me në krye shegertin e serbosllavizmit Rama. Me një qëllim të paracaktuar, Rama vendosi në krye të asaj Akademie Skënder Gjinushin, njeriun që nuk njihet absolutisht për ndofarë veprash të botuara, por që njihet shumë mirë si komunist i thekur, i cili, ditën e përmbylljes së rebelimit neokomunist me zgjedhjet e 29 qershorit 1997 e krahasoi me ditën e çlirimit më 29 nëntor 1944. Gjinushi është matematicien.  Shqipëria nuk ka çfarë t’i thotë botës akademike perëndimore me gjuhën e matematicienit. Por Shqipëria ka shumë së çfarë t’i rrëfejë asaj bote vetëm me autoritetin e historianit, e gjuhëtarit, e albanologut, e arkeologut. Kurse Skënder Gjinushi merr vesh nga historia, nga gjuhësia, nga albanologjia dhe nga arkeologjia aq sa merr vesh dhia nga tagjia.

Jam plotësisht i bindur se drejtuesit e nderuar të Akademisë “Rrënjët tona” kanë përballuar një punë mjaft të mundimshme për përgatitjen e asaj ekspozite, e cila ka kërkuar shpenzimin e mjeteve të fuqishme financiare. Unë, si qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë, u shpreh mirënjohjen më të thellë dretuesve të asaj Akademie, me në krye Profesorin e nderuar Stefan Pinguli dhe kam bindjen e patundur se atyre u janë thellësisht mirënjohës të gjithë bashkëkombasit tanë me vetëdije të lartë kombëtare, kudo që ndodhen, në mbarë trojet etnike apo në diasporë.

Me këtë rast, dëshiroj t’u përcjell dy propozime drejtuesve të nderuar të Akademisë “Rrënjët tona”.

Së pari, t’i drejtohen Presidentit të Republikës me një kërkesë, në të cilën të theksohet që Ekspozita në rrethojën e Presidencës  të vazhdojë të mbetet aty me një afat të pacaktuar, derisa drejtuesit e Akademisë të kenë siguruar një mjedis të mbyllur dhe të përshtatshëm për ta mbajtur atë ekspozitë të hapur përgjithmonë.

Kjo për arsye se ajo ekspozitë shërben dhe do të shërbejë si shkollë e hapur e përhershme me vlera të jashtëzakonshme edukuese për brezin e tanishëm dhe të brezave pasardhës, për të njohur nga afër të vërtetat historike për Shqipërinë Etnike dhe për shqiptarët, sepse qytetarët e thjeshtë nuk dinë se çfarë është shkruar në enciklopeditë e huaja dhe në botime të tjera akademike perëndimore për historinë e kombit shqiptar që nga lashtësia.

Së dyti, është me rëndësi të jashtëzakonshme jetësore për kombin tonë që kjo Ekspozitë të prezantohet në kryeqendrat kryesore të Evropës, si në Berlin, në Bruksel - para parlamentit evropian -, në Londër, në Romë, në Paris dhe në Vjenë. Ajo, gjithashtu, duhet të prezantohet domosdoshmërisht në Vashington, si edhe në Kongresin dhe në Senatin amerikan.

Për organizimin e prezantimit të Ekspozitës në kryeqendrat e lartpërmendura, sigurisht që duhet siguruar leja në vendet përkatëse, për çka kërkohet një shumë mjaft e konsiderueshme mjetesh financiare. Këto mjete financiare do të mund të sigurohen vetëm në rast se Akdemia “Rrënjët tona” do të gëzojë mbështetjen e atyre milionerëve shqiptarë që kanë vetëdije të lartë kombëtare dhe që për ta është shumë e shtrenjtë Çështja Kombëtare Shqiptare. Le të shpresojmë që milionerë të tillë, me brumosje shembullore atdhetarizmi duhet të ketë në Shqipëri.

Kombi ynë do të ishtë shumë fatum sikur Shqipëria të ishte vend me zot, duke pasur në krye të qeverisë një kryeministër me karakter të fortë, të guximshëm, me vetëdije të lartë kombëtare dhe të dalluar për vendosmërinë e tij karakteristike, në mënyrë që këtë Ekspozitë ta prezantonte në Parlamentin Evropian në Bruksel, ku të deklaronte pa iu dridhur qerpiku:

“Zotërinj të nderuar:

Paraardhësit tuaj, në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Londrës, patën kryer një krim të përbindshëm kundër kombit shqiptar, duke i copëtuar në mënyrën më mizore trojet e tij etnike, me të cilat trefishuan sipërfaqen e Greqisë dhe të Serbisë. Ka kaluar më shumë se një shekull që kur u krye ai copëtim kriminal dhe që asokohe Evropa i ka një borxh të madh mbarë kombit shqiptar, të cilin duhet t’ia shlyejë me domosdo. Sepse tingëllon paradoksale që Republika e Shqipërisë, si askund në botë, të rrethohet nga troje etnike shqiptare. Vetë kjo Ekspozitë, përmes botimeve të botës suaj akademike, dëshmon më së miri me dokumente faktike se cili është kombi shqiptar dhe cilat janë trojet e tij etnike. Prandaj, si përfaqësues i kombit shqiptar, kërkoj me këmbëngulje, që ju, si pasardhës të gjyshërve tuaj, të cilët patën  kryer një krim të rëndë kundër trojeve tona etnike, të vini  në vend drejtësinë, në mënyrë që ato troje t’i ribashkohen atdheut amë, Republikës së Shqipërisë, për të pasur një komb, një shtet, me një stemë dhe me një flamur”.

Sigurisht që ky fjalim i shkurtër është një përfytyrim imi që tingëllon si një ëndërr në diell, se Shqipëria, fatkeqësisht, nuk e ka fatin  për të pasur një klasë politike me një kryeministër të formatit të tillë, burrëror, sypatrembur, që të ngrinte padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe të Konferencës së Londrës, vendime që u shoqëruan me masakrime të përbindshme të shqiptarëve nga ana e shovinizmit kriminal serbogrek, të ngrinte padi kundër Greqisë dhe kundër Serbisë për masakrimin e kryer kundër Çamërisë dhe për masakrën e Tivarit dhe të kërkonte dëmshpërblimin përkatës. Ato masakra ishin krime kundër njerëzimit dhe nuk parashkruhen asnjëherë. Por ne s’e kemi fatin të kemi një klasë politike dhe një kryeministër të shquar për të ndërmarrë hapa të tillë. Sepse shqiptarët, për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, pas epokës së Skënderbeut, i kanë humbur krejtësisht aftësitë vetorganizuese për të nxjerrë nga radhët e veta udhëheqës me dinjitet të lartë kombëtar.

Njëri nga mjetet e informimit masiv pamor (Fox news) transmetoi para ca ditësh nje intervistë me Profesor Sazan Gurin, i cili u ndal shkurtimisht në çdo objekt të asaj Ekspozite. Profesor Sazani shoqërohej nga inxhinieri  i njohur Frederik Ruço, anëtar i Akademisë “Rrënjët tona”. Sapo e mbaroi fjalën Profesor Sazani, e mori fjalën inxhinier Frederiku, i cili u ndal te Greqia dhe Serbia, si dy shtete fetare, të cilat, veç politikës tradicionale armiqësore që kanë ndjekur kundër kombit tonë, kanë vënë në shërbim edhe institucionet e tyre fetare. Çuditërisht, fjalën e inxhinierit Frederik Ruço, televizioni Fox news e kishte censuruar, nuk e transmetoi, çka dëshmon se ky kanal televiziv është nën ndikimin e Ramës për fshehjen e të vërtetave rreth qëndrimit shovinist serbogrek ndaj kombit shqiptar.

Përmes mjeteve të informimit masiv, u njoha me reagimin e paturpshëm të ambasadës greke në Tiranë kundër Presidentit Ilir Meta, për prezantimin e Ekspozitës në rrethojën e Presidencës, kur dihet shumë mirë që në objektet e asaj ekspozite flitet vetëm me gjuhën e së vërtetës. Ambasada greke dhe mbarë politika zyrtare greke le të lexojnë Enciklopedinë e tyre për ta çliruar sadopak trurin nga myku i gënjeshtrave dhe i mashtrimeve shumëshekullore. Në atë Enciklopedi thuhet:

“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë” (Citohet sipas: “Enciklopedia e Madhe Greke”. vëll. 19, f. 873).

 Ambasada greke dhe mbarë politika zyrtare greke, në qëndrimin  ndaj Çështjes sonë Kombtare të Çamërisë, le të mundohen, qoftë edhe një herë të vetme në jetën e tyre, të dalin nga tuneli i errët i mendësisë mesjetare që i mundon jetë e mot dhe ta shikojnë të vërtetën në sy. Por Greqia e mendësive mesjetare në shek. XXI i trembet së vërtetës si djalli vetëtimës. Se Greqia, në jetë të jetëve, e ka përkundur veten në detin e gënjeshtrës, e hipokrizisë, e mashtrimit, e mitologjisë dhe të pabesisë. Prandaj të vërtetën ajo e konsideron si armikun e saj më të betuar. Greqia, megjithëse është pjellë e djallëzisë, nuk kupton një gjë fare elementare që e vërteta është si puna e luleve pranverore: sa më shumë të mundohesh ta ndalosh çeljen e tyre, ato aq më shumë shpërthejnë me furi.

       Dostojevski ka thënë:

       “Kushdo që ka kërkuar të vërtetën, ai tashmë është tmerrësisht i fuqishëm”.

Shteti grek do të bënte mirë të kryente analizën e  ADN-së, për të verifikuar se sa përqind të popullsisë përbëjnë grekët dhe sa përqind përbëjnë shqiptarët. Nuk e besoj se përfundimet e asaj analize do të jenë ngushëlluese për grekët, se ka mundësi të vimë te pyetja e Prof.dr. Elena Kocaqit: “Ku ka grekë?”. Një analizë e ADN-së në Serbi nxori këto përfundime.

“Shqiptarët shumicë në Serbi. Shqiptarët e besimit ortodoks dhe shqiptarët e besimit katolik përbëjnë 35% të popullatës në Serbi. Shqiptarët e besimit musliman 5%, gjithsej 40% shqiptarë me prejardhje ilire” (Citohet sipas: Prof. Fahri Mahalla. “Sipas ADN-së, serbët përbëjnë vetëm 25 për qind të popullsisë në Serbi”. Faqja e internetit “Lajm.co”. 31 gusht 2020).

Sado të mundohet shovinizmi i rreckosur grek për t’i vënë një kapak të ndryshkur të vërtetës çame, aq më shumë ky kapak ka për t’iu përplasur në fytyrë.

       E kam thënë edhe herë të tjera në faqet e internetit dhe po e them përsëri e përsëri: Athina trumykur po bëhet vetë sebep për zgjidhjen e çështjes çame dhe Zoti ia shtoftë inatin!

       Kaliforni, 26 nëntor 2021

 

 

 

 

2021-11-26

Me aktivitete të shumta komuna e Skenderajt fillon shënimin e Festave të Nëntorit Me aktivitete të shumta komuna e Skenderajt fillon shënimin e Festave të Nëntorit







 Komuna e Skenderajt, nën patronatin e kryetarit Bekim Jashari, nga sot fillon shënimin e festave të nëntorit, duke u nisur nga organizimi i homazhe për dëshmorin, Halit Geci në Llaushë, për të vazhduar me pas me përurime të projekteve kapitale, hapjen e ekspozitës me punime në origami dhe përmbylljen e ditës së sotme me hapjen e Festivalit Tradicional “Rapsodia Shqiptare, ku do të përformojnë rapsod dhe grupe të shumta rapsodike. Shënimi i 27 Nëntorit të daljes publike të UÇK-së, fillon me përurimin e projekteve në fushën e sportit të realizuara nga Komuna e Skenderajt, dorëzimin e çelsave të shtëpive të ndërtuara në bashkëfinancim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” si dhe me mbajtjen e natës së dytë të festivalit Rapsodia Shqiptare. 28 Nëntorin e festës së flamurit, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, do ta fillojmë me nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Skenderaj, për të vazhduar me pas me homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prakaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, me aktivitete tjera  kulturore e sportive si dhe përmbylljen me natën finale të festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...