Në dhjetor të vitit 1996, ish-Presidenti Akademik prof.dr.Ibrahim Rugova ishte shpallur ”Doktor Nderi” (Honoris Causa) në Universitetin e Parisit VIII në Sorbonë të Francës.
Sekretari i Zyrës së Presidentit Ibrahim Rugova, zt.Adnan Merovci, ka publikuar këto fotografi dhe ka treguar se prezent në këtë ngjarje ishin edhe Fadil Vokrri, Avni Spahiu, Daut Berisha dhe Alush Gashi.
“Më 1996, Presidenti RUGOVA u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë.
Në këtë ngjarje me rëndësi prezent ishin edhe 4 njerëz të veçantë: Fadil VOKRRI, Avni SPAHIU, Daut BERISHA dhe Dr. Alush Gashi!”, ka shkruar Mervoci në Facebook.
Muzeu i Pavarësisë në Vlorë tashmë mund të vizitohet nga të gjithë nëpërmjet një audioguide të realizuar nga Ministria e Kulturës.
Ministrja Elva Margariti shprehet se “sot, është dita të nderojmë ata shqiptarë, që bënë të mundur që flamuri kuq e zi të valëvitet i lirë dhe krenar”.
Ajo fton që të gjithë që të vizitojnë Muzeun e Pavarësisë, kësaj herë shoqëruar edhe me audioguidë, që do t’u zbulojë “sekretet” e Selisë së Qeverisë së parë të Shqipërisë së “mosvarme”.
Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, siç njihet ndryshe godina ku ka pasur Selinë Qeveria Provizore e Ismail Qemalit në Skelën e Vlorës, është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë dhe Muze i Pavarësisë Kombëtare më 27 Nëntor të vitit 1962, ndërsa emërtimin përfundimtar “Muzeu Kombëtar i Pavarësisë” e ka marrë me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr 293, datë 17/05/2006.
Audioguida përbëhet nga 9 pika interesi, një për çdo sallë, me kohëzgjatje 20 minuta. Audioguida mund të përdoret si një vizitë e plotë sipas itinerarit të caktuar ose nëpërmjet kërkimit të sallave ose personazheve historik.
Mit, strateg, hero i kombit, shqiptari më i famshëm në histori, është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sot më 17 janar, në këtë ditë që mbushen 550 vjet nga vdekja e tij, kemi zgjedhur thënie, vlerësime, përcaktime dhe përfundime që janë bërë për figurën e tij. Studiues, historianë, ushtarakë, shkrimtarë, filozofë, gazetarë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët jetojnë ose jo, i kemi bërë bashkë në një formë të përmbledhur tashmë, se çfarë menduan dhe çfarë mendojnë për Skënderbeun. Dy Papë, mbretëresha Elisabetë e Anglisë, Sulltan Mehmeti, shkrimtari francez, Volter, deri te Aleks Buda, Artan Fuga, Ismail Kadare, Marin Barleti, Gjergj Zheji dhe Faik Konica. Një udhëtim, jo vetëm në histori, por edhe në mendimin shqiptar dhe botëror, për heroin tonë kombëtar. Sigurisht, mes tyre ka edhe kundërshti dhe debat.
Papa Kalikst i III
“Si një pendë e patundshme, Gjergj Kastrioti ndaloi furinë e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Europën Kristjane!
Papa Piu I II
“Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!”
Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559
“17 janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve”.
Sulltan Mehmeti II
“Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!”
Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez
“Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453”.
Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut
“Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!”
Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”
“Skënderbeu është një ndër shtatë mbretërit e pakurorëzuar të Europës …, bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë, të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishtërimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta, iu bënë ledh për aq shumë vite, gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë vetë, për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë më shumë si numër, mbi njëqind mijë!”
Thomas Townshend, sekretar i Britanisë për Luftën
“Njohuri të mëdha të artit ushtarak, mund të nxirren nga jeta e Gustav Adolfit dhe nga ajo e Karlit XII, mbretit të Suedisë, si dhe nga jeta e Ziskës së Bohemias. Dhe do të ishte një punë e paçmueshme, po mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i bëmave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra dhe të sotme, si udhëheqës i një ushtri të vogël mbrojtëse. Skënderbeun e kam gjetur në historinë e Turqisë, por askund gjetkë. ”
Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia
“Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!”
Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin “Historia e Serbëve”
“Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.”
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar në rrjete sociale statujën e tij në Michigan, teksa i uron ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë.
Ajo shkruan se ai e mbrojti me çdo kush popullin e tij dhe për guximin e pashoq u nderua në të gjithë botën, madje edhe në SHBA.“Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405. Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan. Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!”
Një hetim ka nisur në Spanjë pasi qindra zogj ranë nga qielli ‘si shi’ jashtë një spitali.
Incidenti i çuditshëm ndodhi në Ferrol, në veri-perëndim të Spanjës dhe askush nuk e di se çfarë e shkaktoi zogun e egër të zbriste nga ajri.
Mediat lokale thanë se zogjtë filluan të godasin makinat dhe këmbësorët rreth orës 9 të mëngjesit. Kjo ndodhi jashtë spitalit Juan Cardona dhe policia që atëherë ka konfirmuar se askush nuk është lënduar.
Diçka e tillë mund të ishte shkaktuar për shkak të kimikateve toksike në qiell që ndodhi në fillim të këtij viti kur zogjtë fluturuan pranë një fabrike petrokimike në Tarragona. Por të tjerë kanë thënë se mund të ketë të bëjë me goditjet elektrike në një linjë elektrike aty pranë.
Nën patronatin e Presidentes së Kosovës, në oborrin e Spitalit të Pejës është bërë zbulimi i shtatores së Mervete Maksutaj, në 23-vjetorin e rënies së saj.
23 vite më parë, Myrvetja ra heroikisht në përpjekje për t’i shpëtuar bashkëluftëtarët e saj pikërisht në oborrin e këtij spitali.
Kujtojmë se ajo konsiderohet si simboli i guximit, i besnikërisë e i dëlirësisë së UÇK-së.
OBSH: Jo panik nga varianti Omicron, duhet të jemi të përgatitur
4 DHJETOR, 2021 - 9:00 AM
Shkencëtarja kryesore e OBSH-së Soumya Swaminathan në deklaratën e saj të fundit ka bërë me dije se situata tani ishte shumë e ndryshme nga një vit më parë. Deri më tani rezulto se Omicron është i përhapur në 40 vende, por akoma nuk ka një studim që tregon nëse varianti i ri ka një nivel më të lartë transmetueshmërinë ose më i aftë për t’iu shmangur vaksinave.
Të dhënat praprake të raportuara nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut, ku varianti u zbulua për herë të parë, thuhet se Omicron mund të shmangë njëfarë imuniteti ndaj Covid-19 , megjithëse ekspertët paralajmërojnë se analiza nuk është përfundimtare.
Swaminathan ndër të tjera është shprehur se duke cituar të dhënat e para rezulto se varianti është shumë i transmetueshëm dhe se mund të bëhet dhe mbizotërues por akoma nuk mund të themi asgjë me bindje.
Aktualisht është varianti Delta që përbën 99% të rasteve globalisht. Sipas saj është e rëndësishme të jemi të përgatitur jo të bëjmë panik.