2021-12-15

Pesë shenjat që tregojnë se mund të keni Omicron

 


Simptomat e variantit shumë të transmetueshëm Omicron, duket se janë krejt të ndryshme nga ajo që bota tashmë di.

Sipas ekspertëve në Afrikën e Jugut, ku Omicron u zbulua për herë të parë, njerëzit duhet të kujdesen për pesë shenja treguese.

Këto ndryshojnë pak nga treshja e njohur e ‘etheve, kollës dhe humbjes së nuhatjes’.

Raportet e hershme tregojnë se simptomat e Omicron janë kruarje e fytit, një kollë e thatë, lodhje ekstreme, dhimbje të lehta muskulore dhe djersitje gjatë natës, shkruan Metro.co.uk, transmeton Klankosova.tv.

Dr.Angelique Coetzee, kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, ishte një nga njerëzit e parë që zbuloi llojin Omicron.

Ajo tha sot për Sky Neës se Omicron aktualisht po paraqitet si një ‘sëmundje e lehtë’. Megjithatë, ajo theksoi se është një “pamje e ndryshme në pranimet në spital, veçanërisht për njerëzit e pavaksinuar”.

Pesë shenjat që tregojnë se mund të jeni infektuar me variantin Omicron, janë si më poshtë:

Lodhje

Djersitje natën

Kruarje fyti

Kollë e thatë

Dhimbje të lehta të muskujve

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi: ESM-ja ofron rrymë elektrike për Kosovën në këmbim të thëngjillit

 


Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi, ka folur rreth arritjes së një marrëveshjeje për shkëmbim energjetik për blerjen e një sasie të thëngjillit nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, e në këmbim të kësaj, Kosova të furnizohet me rrymë.

Bekteshi, në “Info Magazine”, deklaroi se kanë përcjellë ofertën konkrete tek autoritetet kosovare, njofton Klankosova.tv.

“Gjatë takimit, në kuadër të temave, të cilat u diskutuan, me siguri që ne si Maqedoni e Veriut e kemi përgatitur edhe një ofertë konkrete, të cilën ua kemi dorëzuar autoriteteve në Republikën e Kosovës sa i përket rritjes së bashkëpunimit në sektorin energjetik dhe pikërisht njëra ndër kërkesat kryesore është edhe furnizimi i Maqedonisë së Veriut me thëngjill nga ana e Kosovës”.

Bekteshi deklaroi se ESM-ja ofron rrymë elektrike për Kosovën në këmbim të thëngjillit nga KEK-u.

“Në shkëmbim të marrëveshjes dhe detajeve teknike mes dy kompanive shtetërore, ESM-së dhe KEK-ut, ku Kosova të përfitojë nga furnizimi me energji elektrike nga Republika e Maqedonisë së Veriut, duke marrë parasysh që për momentin problemi kryesor te ne është eksploatimi i thëngjillit”, tha Bekteshi.

“Kërkesa e Maqedonisë së Veriut është tre milionë tonë në vit për nevojat e termoelektranës së Manastirit dhe asaj të Osllomenit dhe në shkëmbim të saj të furnizojë Republikën e Kosovës dhe nevojat e KEK-ut me energji elektrike, të cilat do t’i prodhojnë në tri blloqe”.

Tutje, ministri tha se Kosovës do t’i ofrohet rrymë me çmime, të cilat do të mbulojnë vetëm harxhimet operative dhe njëkohësisht edhe çmimet, të cilat për momentin janë shumë më të lira se në  tregjet evropiane.

Kukesi eshte pasaporta morale e shqiptareve

 Askush, asnje media e Tiranes nuk reagoi pse e zhduken memorialin ne nderim te viktimave serbe ne Kukes dhe u be keshtu deshira serbe...

Rexhep Shahu

Ky memorial, kjo Murane, ky gur varri u ngrit tre vjet me pare ne qytetin e Kukesit ne kujtim te mbi 2 mije kuksianeve te masakruar nga ushtria serbe ne nentor 1913.
U inagurua ne Kukes me 14 dhjetor 2018.
Para pak ditesh u shemb, u rrafshua, u zhduk nga administrata aktuale e bashkise Kukes.
Anash memorialit eshte deshmitari, siper te cilit eshte e shkruar nje pllake te cilen mund ta lexoni. Jane fragmente shqip anglisht nga shkrimi i tmerrshem Masakrimi ne Lume i shkruar nga serbi me i madh proshqiptar Dimitrije Tuceviq ne ato dite te krimeve serbe.
Patriotat e medhej e zhduken kete shenje, kete gur varri, kete kujtese. Kjo gje, i intereson shume Serbise e cila nuk deshiron te kete gjurme te krimeve serbe ndaj shqiptareve pasi ajo don te shfaqet si viktime. Krimet serbe ne Lume jane holokausti i pare ne Europe i njohur e deshmuar e shkruar nga autore boterore.



Asnje shqiptar mik i serbeve nuk i zhduk dot ato krime edhe pse e zhdukin nje memorial i cili tashme eshte ne memorie e ne kujtese, ne fotografi e ne histori.
Vaso Cubrilloviqi akademiku serb qe ka bere dekalogun apo traktatet e shfarosjes e zhdukjes se shqiptareve, librin Shperngulja e shqiptareve, te cilen e kam botuar une per here te pare, thote ne liber se ne Tirane Serbia punet i zgjidh me pare.
Ndoshta edhe heshtjen e politikes ne Tirane per zhdukjen e Memorialit ne kujtim te mbi 2 mije viktimave serbe ne Kukes serbet e kane blere me pare.
Po heshtja e mediave te Tiranes eshte uleritese.
Une jam ne nje fare mase propozues e inicues i ndertimit te asaj vepre. Luftova qe te ndertohej dhe u ndertua. Nuk mbaj pergjegjesi per krimet qe ndodhin, nuk kam fuqi ti ndaloj krimet e shemtuara si shembja e Memorialit, por kam fuqi ta bej te pavdekshme ne libra ate memorial dhe krimin e shembjes e te zhdukjes se tij.
Edhe heshtjen e mediave te Tiranes.
Kukesi eshte pasaporta morale e shqiptareve, familja kuksiane se pari e beri te njohur Shqiperine ne bote me shume se cdo gje.
Ne kohen e luftes per Kosoven Kukesi u be me i famshem se Uashingtoni, do te thoshte Sadako Ogata.
Dy emra nga bota shqiptare njohu bota, Kosova dhe Kukesi.
Shembeni kete madheshti nese keni koqe ju jarana te serbeve.

2021-12-14

22 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së


Sot mbushen 22 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, ku janë përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike, etj.

Në marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.

E gjithë kjo fazë ka pasur një periudhë 90 ditësh pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999 është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, siç ishte paraparë në këtë marrëveshje, por si forcë reaguese në rast të katastrofave natyrore.

Nënshkrues të kësaj marrëveshjeje figurojnë: Hashim Thaçi në pozitën e kryekomandantit të UÇK-së, Agim Çeku në pozitën e shefit të shtabit të UÇK-së dhe është pranuar nga gjenerallejtënant, Mike Jackson, komandant i KFOR-it .

Më poshtë po e publikojmë tekstin e plotë të marrëveshjes të arritur më 21 qershor 1999.

Teksti i plotë i dokumentit:

PËR DEMILITARIZI MIN E UÇK-së

Të dielën në mbrëmje është nënshkruar teksti i dokumentit të demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nënshkruar nga Kryekomandanti i UÇK-së, Hashim Thaçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Agim Çeku dhe komandanti i KFOR-it, gjenerallejtënanti Mike Jackson. Në vazhdim është teksti i plotë i këtij dokumenti.

  1. a) UÇK-ja përfshin tërë personelin brenda Kosovës, e që është nën kontroll të UÇK-së, me aftësi militare apo paramilitare dhe grupet e tjera apo individët të përcaktuar si të tillë nga Komandanti i KFOR-it.

UÇK-ja, ka në plan që të punojë në përputhshmëri me kushtet e parashikuara në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe në këtë kontekst që komuniteti ndërkombëtar të marrë parasysh kontributin e UÇK-së, gjatë krizës së Kosovës dhe në bazë të kësaj të marrë në konsideratë se:

  1. a) T ë pranojë se derisa UÇK-ja dhe strukturat e saj, janë në proces të transformimit, është e zotuar që të propozojë pjesëtarë aktuale individual që të marrin pjesë në forcat policore dhe të administrimit në Kosovë, duke gëzuar konsideratë të posaçme për përvojën që kanë zhvilluar.
  2. b) Formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, si pjesë e procesit politik e cila do të duhet të vendosë për statusin e Kosovës në ardhmëri, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.

Iniciativa e demilitarizimit të UÇK-së

Kjo iniciativë mundëson armëpushim të UÇK-së, mos angazhim të tyre në zonat e konfliktit, demilitarizim subsekuent dhe rintegrim në shoqërinë civile në përputhje me kushtet e Rezolutës së KS të OKB-së 1244 dhe duke marrë parasysh obligimet e marra në Rambuje dhe zotimet publike të delegacionit shqiptar në Rambuje.

UÇK-ja merr iniciativë, që të heq dorë nga përdorimi i forcës, që t’i përmbushë direktivat e Komandantit të forcës ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë (COMKFOR) dhe që në mënyrë paqësore t’i zgjidh të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me implementimin e kësaj iniciative.

Shqiptarja e parë z. Eva Millona emërohet në administratën “Biden”


Shqiptarja –amerikane, Eva Millona është emëruar Ndihmës Sekretare në Departamentin e Sigurisë së Brendshme në SHBA. 

Millona, ka studiuar drejtësi ne Universitetin e Tiranës në vitet 1980, dhe ky është posti më i lartë që një shqiptare merr ndonjëherë në administratën amerikane, aktualisht në administratën e Biden.

Por kush është Eva Millona?

Millona ka praktikuar të drejtën civile dhe penale para se të bëhej gjyqtarja më e re e rrethit e emëruar ndonjëherë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ku shërbeu nga vitet 1989 në 1992. Pasi emigroi në SHBA, ajo drejtoi programin e rivendosjes së refugjatëve në Massachusetts Qendror, dhe me pas ne 1999 u bashkua me MIRA  (Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition), duke shërbyer fillimisht si Drejtore e Politikave dhe Avokatisë dhe më pas si Zëvendës Drejtore.

Ajo u bë Drejtore Ekzekutive në vitin 2008, dhe sot njihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si një eksperte dhe udhëheqëse në politikën e imigracionit dhe integrimin e imigrantëve dhe refugjatëve.

Ajo ka marrë çmime të shumta për avokatinë dhe udhëheqjen e saj, përfshirë çmimin prestigjioz 2009 Outstanding American by Choice nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA dhe Çmimin e Drejtësisë Sociale të Bankës Wainwright 2010.

Osmanët besonin se do të ishin të sigurt në luftë, me një hajmali nga kockat e Skënderbeut


Nga: Paolo Giovio (1483-1552) – mjek, historian, biograf dhe prelat i njohur italian
Përgatiti: Ilia Karanxha

Asnjë princ ose perandor i krishterë nuk i përdori dot armët kundër turqve më me rrëmbim dhe mbarësi se Gjergj Kastrioti. Asnjë nuk doli dot fitues në luftë më dendur se ai. Ai u quajt Skënderbej nga barbarët.

Dhe, me të vërtetë, Gjoni, i ati, mbret i Epirit dhe i asaj pjese të Maqedonisë që shikon nga deti Adriatik, pasi nuk u bëri dot ballë armëve të turqve, bëri paqe me Muratin me kusht që t’i jepte të bijtë peng: ndër këta Gjergji dallohej shumë si nga gjallëria ashtu edhe nga paraqitja trupore.

Pra, u edukua në pallatin mbretëror, dhe mësoi me kujdes jo vetëm gjuhën dhe zakonet e turqve, sipas fesë muhamedane, por edhe përdorimin e çdo farë arme t’atij populli, aq mirë sa, kur ishte akoma djalosh, u emërua sanxhakbej, shkallë kjo që do të thotë flamurtar i krahut kryesor të kalorësisë.

Murati e donte më shumë se të gjithë, sepse kishte pamje princi dhe shenja të dukshme që do të bëhej një ditë luftëtar shumë i madh.

Dhe, me të vërtetë, dita me ditë e kishte zakon të bënte stërvitje ushtarake me vërsnikët e tij në kopshtet mbretërorë – një kënaqësi e madhe për sulltanin – edhe n’ato stërvitje ua kalonte me fuqi dhe shkathtësi trupore të çuditshme edhe atyre që ishin më të mëdhenj nga mosha.

Meqenëse shfaqte, pra, para moshës ushtarake, një fuqi të pamposhtur me shtatin e tij të lartë si edhe një zgjuarsi të habitshme, Murati e dërgoi n’Azi kundër mbretit të Çiliçisë. N’atë luftë, nga trimëria e madhe që tregoi, muar edhe më shumë famë, kur në një përfytje një me një vrau një burrë që kishte mundur shumë vetë dhe krenohesh me fuqinë e tij duke e ngacmuar, edhe kur, po me të tillë guxim, çpoi tej e përtej me shtizë dhe shtrijti përdhe gjeneralin e famshëm persian, i cili sulmonte me kalori duke bërtitur se donte të matej me një luftëtar si vehten e tij.

Në atë kohë që po fitonte kështu famë ushtarake dhe Murati e kish me sy të mirë, i vdiq i ati, dhe fuqitë otomane pushtonin pa vështirësi qytete dhe katunde të mbretërisë së tij, gjë kjo që e hidhëroi Skënderbeun, por Murati i dha shpresë se së shpejt do t’i a kthente mbretërinë e t’et.

Por, ai nuk u besoi premtimeve dinake të mbretit barbar. Me shkathtësi dhe zotësi të jashtëzakonshme, shkoi në Shqipëri dhe me një ferman të marrë me pahir, pushtoi qytezën e shtetit atnor. Ngriti më këmbë popujt e Shqipërisë dhe të Maqedhonisë që e njihnin si trashëgimtar të ligjshëm, u brohorit mbret, fitoi zemrën e popullsive të çliruara dhe vite me radhë qe i zoti t’i çkatërrojë dhe t’i verë përpara shpeshherë ushtritë e pamposhtura më parë të Muratit dhe të të birit, Muhametit.

Në këto luftra, Skënderbeu fitoi plot lavdi ushtarake të shkëlqyera: zmbrapsi Sulltan Muratin, i cili hodhi në rrethimin e Krujës ordhi të panumërta me pajisje të jashtëzakonshme makinash lufte dhe nuk e pushtoi dot qytetin, por u largua me turp dhe vdiq nga hidhërimi; mundi dhe zuri rob shtatë gjeneralë të famshëm turq t’armatës së kalorësisë.

E shkrojti historinë e fitoreve të bujshme Marini i Shkodrës, i cili e lartësoi Skëndërbenë me oratorinë më të madhe, dhe, me botimin e një vepre të veçantë, u a la brezave t’ardhshëm të paharruar kujtimin e tij.

Më anën tjetër, Gjergji bëri një armëpushim me Mehmetin. Ishte atëherë kur Sulltani po përgatitej të bënte kërdinë në Greqi dhe kur Skënderbeu po mendohej t’i vinte në ndihmë Ferdinandit të Napolit që mezi po u bënte ballë fuqive anzhuine. Thirrjes së mbretit për ndihmë të shpejtë Skënderbeu iu përgjigj menjëherë dhe me arritjen e tij në Pulie fuqitë frënge u thyen dhe u mundën aq keq sa mbreti e pohoi me gojën e vet se vetëm nga trimëria e pashoqe e Gjergjit i erdhi shpëtimi.

Por, në këtë kohë e sipër armëpushimi kishte mbaruar edhe Mehmeti që kish vrarë perandorin e Greqisë dhe kish pushtuar Bizantin, kish përmbysur edhe principatën e Trapezuntës, edhe, pasi i kish pushtuar mbretërinë e tyre, kish vrarë mbretërit e Çiliçisë, të Misisë dhe të Ilirisë: me gjithë këtë, edhe ky, si ati nuk i a duall dot t’a zerë Krujën, sepse Skënderbeu me qëndresën e tij të fortë i prapësonte rrethonjësit dhe gjithnjë u shkaktonte humbje të mëdha.

Për këtë arsye, Papa Piu, kur thirri mbretërit e krishterë të rroknin armët dhe shpalli luftën kundër Mehmetit, e çmoi Skëndërbenë si të vetmin gjeneral që mund t’i ngarkohej komanda e përgjithshme për t’u prerë hovin dhe për t’i mundur barbarët. I shtytur po nga ajo bindje e thellë vendosi t’a bënte edhe mbret, jo vetëm të Arbërisë por edhe të Maqedhonisë.

Por, ai vendim nuk arriti të zbatohej, sepse Papës në të papandehur i erdhi vdekja n’Ankona. Papa i ri, Pali II, nuk i u kushtua aspak punës së luftës që ishte një çështje me rëndësi, sadoqë Skënderbeu nëpër vështirësi të mëdha erdhi në Romë për t’i mbushur mendjen me gojën e tij që të mos e humbiste kohën me çështje të vogla. Erdhi edhe për t’i kujtuar Senatit të Kardinalëvet rrezikun që i kërcënohej qënies së të gjithëve nga ambicia e guximshme dhe e pakufi e barbarëve, së cilës nuk i bëhej dot ballë pa përpjekjen e përbashkët të të gjithë Evropës: por ai u fliste njerëzve të paregjur dhe të ngathët!

Ai nuk bëri më ndonjë veprim tjetër që të pajtohej me lavdinë e tij të mëparshme, natyrisht sepse nuk kishte më shpresë për një marrëveshje të përbashkët. Dhe, kështu, kur ndodhej në Lezhë, pranë lumit Drin, duke biseduar çështje lufte me qeveritarin Venedikas, e goditi për vdekje një ethe e fortë. Ethet po bëheshin çdo ditë më të forta edhe porsa e kuptoi që ora e kobshme po afrohej, i a la kujdes të Senatit të Venedikut, të birin Gjonin, që ishte akoma i vogël, ushtrinë dhe gjithë ç’kishte. Pas pak kohe kaloi në jetën tjetër, në moshën 63 vjeçe, në vitin 1467.

Gjergjit kurrë nuk ia kaloi njeri as me fuqi trupore, as me gjallëri dhe as me fitore ushtarake. Kishte përherë më këmbë më se dy mijë burra të zgjedhur, por, edhe kur e shtonte numrin, fuqia e tij ushtarake nuk arrinte më tepër se 6000 kalorës dhe 3000 këmbësorë të lehtë.

Ai pohonte se fitoret nuk përgatiten me numër të madh, por me ushtarë të provuar dhe të zgjedhur. Ua mbante mend emrat ushtarëve të tij, u a dinte trimëritë dhe ata e kishin për nder të madh të pinin verë nga kupa e tij. Ishte i dashur dhe zemërgjerë: me këto veti ua fitonte zëmrën dhe u a ndizte shpirtin.

Kur hiqte udhën i armatosur, kaq të madhe e kishte fuqinë e syve dhe kaq të ëmbël fjalën e gojës saqë u a fuste zjarrin ushtarëve për çdo ndërmarrje sado të rrezikshme, duke i bërë kështu jo vetëm luftëtarë të aftë por edhe trima të tërbuar që t’a përbuznin armikun e mbrapshtë. Kishte pastaj një shtat aq të lartë dhe të ngjeshur, me gjymtyrë të forta, me hundë të dalluar të kthyer bukur si të shqiponjës për të përfaqësuar pa dyshim tipin e heroit

Dhe, këtë paraqitje të bukur e konstatojmë se e kanë trashëguar akoma shumë pas tij zotërinjtë e kësaj familje të cilët u vendosën në Pulje, siç mundëm ta shikonim nga krahasimi i portretit që ne kemi në Muze e në mënyrë të veçantë tek Ferrando stërnipi i tij, Markezi i qytezës të Sant Anxhelos, i cili vdiq në ditët e Pavisë i vrarë nga dora e mbretit. Stërnipërit e tij tregonin atë që më tej u shkrojt edhe nga të gjithë historianët – se Gjergji kurrë nuk iu shmang betejave, kurrë nuk u thye, kurrë s’pat frikë, kurrë nuk u plagos, përveç se një herë fare lehtë nga një shigjetë në këmbë, vravi me dorën e tij më shumë se 2000 armiq, shumica barbarë, në beteja të ndryshme, nga një herë vetëm me një të qëlluar. Se në luftë e sipër e kishte zakon t’i vriste armiqtë një nga një, edhe, duke përdorur edhe me fuqi edhe me mjeshtëri një shpatë të madhe dhe të rëndë, i ndante më dysh gjer në kërthizë dhe pastaj i copëtonte!

Këto kërdi të pamëshirshme të goditurash i kallëzonin armiqtë që ktheheshin të gjallë në Bizant, dhe të gjithë habiteshin. Vetë Muhameti shfaqi dëshirën ta shihte atë shpatë të famshme, të përdorur nga një dorë e fortë me rreptësi të pazakonshme, dhe Gjergji ia dërgoi në Bizant: ata që e panë thoshin se ishte e bërë me një lëndë aq të fortë, sa çdo gjë, edhe po t’ish e hekurt, bëhej copë e thërime nga goditjet e saj!

Zulmi i trimërisë së jashtëzakonshme të heroit ishte përhapur kaq e shumë sa që, pas vdekjes së tij, turqit, pasi e pushtuan pothuajse të gjithë Shqipërinë, kërkuan varrin e Skënderbeut, në Lezhë, edhe plot admirim, e nderuan me ndjenjë të madhe fetare. Edhe si njerëz supersticiozë, i nxorën eshtrat e këtij njeriu të madh dhe i morën me vete me adhurim, pasi secili besonte se do t’ishte i sigurt edhe i pathyer po të kishte me vete, kur shkonte në luftë, një hajmali me një copë nga kockat e shenjta të udhëheqësit të pamposhtur.

Anglia rekruton shkencëtarë ”top sekret” për t’iu kundërvënë kërcënimeve kibernetike


Britania e Madhe po punëson më shumë shkencëtarë ”top sekret” si pjesë e përpjekjeve të saj për t’u përballur me kërcënimet kibernetike nga Kina dhe Rusia. Gjatë tre muajve të ardhshëm do të shpallen kërkesat për punë për rreth 300 shkencëtarë për mbrojtjen, të cilët do të punojnë për Laboratorin e Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes (DSLT), pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Fushata e rekrutimit, më e madhja në historinë 20-vjeçare të DSTL, vjen në përpjekjen e qeverisë për ta bërë Britaninë e Madhe një “superfuqi të shkencës dhe teknologjisë” deri në 2030, me aftësinë për të monitoruar dhe mbrojtur interesat e vendit.

Midis atyre që kërkohen janë shkencëtarë të specializuar në Inteligjencën Artificiale (AI) dhe hapësirën, si dhe analistë dhe inxhinierë. Pozicione të tjera pritet të shpallen vitin e ardhshëm. Është e kuptueshme që rolet do të përfshijnë një përqendrim në kërcënimet e ardhshme të tilla si armiqësia e shtuar dhe agresioni nga përparimet teknologjike të Rusisë dhe Kinës si dhe rreziqet që paraqiten nga krimi i organizuar, grupet terroriste dhe hakerat kibernetikë.

Lajmi vjen kur kryeministri Boris Johnson shkoi të takohej me udhëheqësit e NATO-s dhe këmbënguli se aleanca perëndimore nuk dëshironte një luftë të re të ftohtë me Kinën, e cila paraqet “sfida”. Përpara takimit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se marrëdhëniet me Rusinë janë në “pikën më të ulët” që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...