2022-05-12

Ukrainasit vazhdojnë të gjejnë trupa ushtarësh rusë në zonat e çliruara

 



Ushtria ruse ka humbur kontrollin e disa fshatrave në rajonin e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Ndërkohë pas kthimit në këto fshatra, ushtria ukrainase po vazhdon të gjejë trupa të ushtarëve të vrarë rusë. Kievi thotë se deri tani Moska nuk është interesuar për kthimin e kufomave të ushtarëve të tyre.

Ukrainasit vazhdojnë të gjejnë trupa ushtarësh rusë në zonat e çliruara

No media source currently available

0:000:02:050:00

Ndërsa ushtria ukrainase përparon duke çliruar fshatra të tjera në rajonin rreth Kharkivit, vazhdon gjetja e gjithnjë e më shumë trupave të ushtarëve rusë.

“Me simbole fashiste, shtetasit rusë erdhën për të shfarosur ukrainasit”, thotë një pjesëtar i ushtrisë së Ukrainës.

Madje edhe në fshatin Malaya Rohan, i çliruar para më shumë se një muaji, ushtarët ukrainas vazhdojnë të gjejnë kufoma të rusëve.

Disa prej tyre janë varrosur nga banorët e zonës, ndërsa të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në vendet ku janë vrarë.

"Në gjithë fshatin Malaya Rohan janë afërsisht 300 trupa. Ka pasur më shumë. Disa i morën me kohë. Kur po largohesha pashë që po i merrnin të paktën 15 trupa, ndërsa kishin ngelur rreth 30 tjerë. Herë pas here vijnë dhe i marrin. Por sinqerisht, do të preferoja që t’i fusnim të gjithë në një varrezë masive dhe të kursejmë energjinë e djemve tanë. Sepse rusët nuk e meritojnë të rivarrosen”, thotë Gennadiy, banor i fshatit.

"Rusët jo vetëm që duhet të largohen matanë kufirit, por edhe të bombardohen. Le ta provojnë, të jetojnë në ferrin që përjetuam ne. Ata u bënë gjëra të tmerrshme fëmijëve dhe grave. Si është e mundur? Nuk na linin të iknim. Po gjuanin drejt nesh. Mendoj se këta duhet të vdesin si qentë”, thotë Iryna Reshetnik, banore e fshatit.

Trupat e mbi 40 ushtarëve rusë, të cilët u gjetën pas betejave rreth qytetit të dytë më të madh ukrainas, Kharkiv, do të ruhen në frigoriferët brenda një vagoni të trenit, derisa Rusia të kërkojë marrjen e tyre.

"Tani po presim hapat e radhës nga përfaqësues të Federatës Ruse ose urdhra nga qeveria jonë, për shkëmbimin ose ruajtjen e këtyre trupave”, thotë një ushtar ukrainas i njohur me pseudonimin “Leto”.

Sidoqoftë, sipas zyrtarëve ukrainas, deri tani Rusia nuk ka bërë asnjë përpjekje për tërheqjen e trupave të ushtarëve të saj.


VOA

Kosova dorëzon kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës




Kosova dorëzoi të enjten kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Autoritetet në Prishtinë thonë se pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, tashmë janë hapur mundësitë për anëtarësim të Kosovës. Ata shpresojnë të marrin mbështetjen e dy të tretave të shteteve anëtare, të cilat kërkohen për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla, përmes një video mesazhi nga Strasburg-u pasi që dorëzoi kërkesën për anëtarësim tha se sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës tonë e cila do të kaloj nëpër instanca të ndryshme të Këshsillit të Evropës, të Asamblesë parlamentare dhe në fund edhe te Këshilli ministror. Kosova është vendi më demokrattik në rajon, Kosova është vendi më proevropian në rajon dhe Kosova është vendi më optimist në rajon prandaj Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe kjo procedurë të cilën e kemi nisur sot do të përfundoj me anëtarësim e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe me këtë me forcim të të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe qasje të tyre në instanca evropiane”, tha ajo.

Por kërkesa për anëtarësim të Kosovës ngjalli reagime të ashpra në Serbi. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thirri për të premtën mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ndërsa akuzoi Kosovën për shkeljen e marrëveshjeve së Uashingonit. Në këtë marrëveshje që është nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë kërkohej që brenda periudhës një vjeçare, Kosova të mos aplikojë në organizata ndërkombëtare ndërsa Serbia të ndalë fushatën e tërheqjeve të njohjeve për Kosovën.

Me këtë Prishtina ka treguar se ka thyer një marrëveshje tjetër, atë të Uashingtonit, e kanë shkelur brutalisht dhe nuk shqetësohen për asgjë, e kanë shkelur marrëveshjen e Brukselit për 10 vjet dhe tani pas kësaj kanë shkelur brutalisht marrëveshjen e Uashingtonit dhe rezolutën 1244. Neve na takon të mos hyjmë në urrejtje, konflikt, por të japim një përgjigje në mënyrë racionale”, tha zoti Vuçiç.

Presidenti serb akuzoi edhe faktorët ndërkombëtar për qasje të ndryshme në raport me Serbinë.

Pse atëherë na keni thirr në bisedimet e Uashingtonit kur në mundësinë e parë e keni shkel marrëveshjen e Uashingtonit, pse na thërrasin në çkado qoftë kur çfarëdo që nënshkruajmë me shqiptarët ata nuk do të respektojnë asgjë, pse na thërrasin? E bëjn këtë që të na detyrojnë për të njohur pavarësinë e Kosovës, dhe këtë nuk do të bëjmë”, tha presidenti serb.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. Është themeluar në vitin 1949 dhe ka 46 shtete anëtare.


L.SH.

Ukrainë, shkatërrimi i avionit më të madh në botë nga forcat ruse



A Ukrainian serviceman walks by the Antonov An-225 Mriya aircraft, destroyed by Russian strikes, at the Antonov airport in Hostomel, Ukraine, April 2, 2022.

Në ditën e tretë të agresionit, forcat ruse shkatërruan në Ukrainë avionin më të madh në botë, që përdorej për transport mallrash. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets bisedoi me një nga pilotët e këtij avioni.

Ukrainë, shkatërrimi i avionit më të madh në botë nga forcat ruse

No media source currently available

0:000:02:240:00

Ishte avioni më i madh dhe më i rëndë në botë për transportin e mallrave. Por tani kjo është ajo që ka mbetur nga avioni i ushtrisë ukrainase, “AN-225 Mriya”

Forcat ruse e shkatërruan avionin legjendar në 27 shkurt, në ditën e tretë të luftës në Ukrainë.

“Gjysma e avionit u shkatërrua plotësisht. Pjesa kryesore ku uleshin pilotët, kabina jonë, u shkatërrua e gjitha”, thotë për Zërin e Amerikës, Dmytro Antonov një nga pilotët e avionit.

Ai tregon se ka fluturuar me këtë avion për herë të fundit në 5 shkurt, nga Danimarka në Ukrainë. Zoti Antonov thotë se ishte e vështirë ta pranonte se avioni ishte shkatërruar.

“Derisa të shihja vetë atë që kishte mbetur nga avioni, me sytë e mi, nuk mund ta besoja”, tregon ai për Zërin e Amerikës.

Piloti Antonov shkoi për të parë mbetjet e avionit një ditë pasi forcat ruse u tërhoqën nga qyteti Hostomel, ku ndodhen hangarët e uzinës “Antonov”.

“Kjo është e tmerrshme…”, thotë ai teksa e shikon nga afër atë që ka mbetur nga avioni. Kapiteni Antonov fluturoi 1500 orë me avionin “Mriya”.

Avioni është përdor për të transportuar gjeneratorë për stacionet e energjisë, kafshë dhe ndihma humanitare. Gjatë pandemisë së koronavirusit, avioni u përdor për të transportuar pajisje mjekësore në të gjithë botën.

“Kishte gjithmonë shumë njerëz që donin të dinin si ishte ndërtuar ky avion. Shumë gazetarë donin të dinin se si fluturon gjithë ky avion, si ishte projektuar ”, tregon piloti Dmytro Antonov.

Ai dhe ekspertë të thjerë thonë se është e pamundur të riparohet avioni. Por sipas tij mund të ndërtohet një i ri. Kostoja, për të ndërtuar një avion të këtyre përmasave, mund të shkojë nga 800 milionë deri në 3 miliardë dollarë.

Ai e pranon se nuk ka kuptim të rindërtohet avioni për përdorim komercial, por ai thotë se mund të jetë i vlefshëm për t’u përdorur për mënyra të tjera.

“Besoj se avioni “Mriya” duhet të rindërtohet, jo si një projekt tregtar, por si një simbol dhe jo vetëm simbol i Ukrainës. Si simbol i gjithë botës, simbol i fitores”, thotë ai për Zërin e Amerikës.


Burimi VOA-shqip

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...