2022-05-12

Milorad Dodik kërcënon të krijojë ushtrinë e Republika Serbe

 


Anëtari serb i presidencës së BeH Milorad Dodik kërcënoi përsëri sot se do të ndajë forcat e armatosura shtetërore dhe do të krijojë ushtrinë e Republikës Serbe, duke pretenduar se njësia ka të drejtën e saj sipas Marrëveshjes së Dejtonit.

Në një ceremoni në Banja Lluka që shënonte përvjetorin e krijimit të paraushtarakëve serbë të Bosnjës në vitin 1992 nga zyrtarët e RS-së, Dodik sulmoi Përfaqësuesin e Lartë për BeH, Christian Schmidt dhe shtetet më të fuqishme perëndimore që mbështesin fuqimisht mandatin e tij.

Ai pretendoi se raporti i Schmidt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të mërkurën portretizoi në mënyrë të rreme situatën në BeH për shkak të pretendimeve se autoritetet e RS po ndërmerrnin veprime të paligjshme që çonin në përmbysjen e Dejtonit dhe minonin stabilitetin e BeH si shtet.

Dodik tha se kjo është e pasaktë, gjegjësisht se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qenë “mbrojtës të Kushtetutës” dhe jo shkatërrues të Kushtetutës së Dejtonit.

“Marrëveshja e Dejtonit parashikon ushtrinë e RS dhe kjo është plotësisht legjitime dhe edhe nëse ne hyjmë në atë proces, është një luftë për kushtetutën,” tha Dodik.

Marrëveshja që i dha fund luftës në BeH në 1995 vërtet toleronte ekzistencën e ushtrive të njësive, por ato u shfuqizuan në vitin 2004 kur forcat e armatosura të bashkuara të BeH u krijuan në bazë të një marrëveshjeje midis dy entiteteve.

Dodik tani pretendon se kjo ishte për shkak të “dhunës së madhe nga komuniteti ndërkombëtar” dhe tha se RS ka të drejtë të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga të gjitha marrëveshjet që kanë rënë dakord të krijojnë institucione të ndryshme të nivelit shtetëror, duke përfshirë ushtrinë, që nga fundi i luftës.

Në raportin e tij për Këshillin e Sigurimit, Përfaqësuesi i Lartë Schmidt paralajmëroi se hapa të tillë do të ishin një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe mund të çonin në një rifillim të konfliktit të armatosur në BeH.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë vendosur sanksione ndaj Dodikut për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe korrupsionin duke e ndaluar atë të udhëtojë në ato vende dhe duke vendosur kufizime financiare.

Moratoriumi i Washingtonit ka pasur afat 1 vit, Vuçiq me akuza të pabaza se Kosova e shkeli atë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar pasi Kosova edhe zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kreu i shtetit serb po thotë se Kosova ka shkelur marrëveshjen e Washingtonit kur ka vendosur të aplikojë për anëtarësim, meqë një nga pikat e marrëveshjes ka qenë Moratoriumi një vjeçar për mos-aplikim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare apo për të mos lobuar për njohje të reja, derisa në anën tjetër Serbia do të ndalte fushatën kundër Kosovës.

Megjithatë, Marrëveshja e Washingtonit është nënshkruar në shtatorin e vitit 2020, dhe pika për moratoriumin ka pasur afatin kohor një vjet. Pavarësisht kësaj, Vuçiq po e përdor këtë si argument në kundërpërgjigjen e tij për vendimin e Kosovës për anëtarësim në KE.

“Dua t’iu informoj se para pesë minutave Gërvalla ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kështu Prishtina tregoi se ka shkelur brutalisht marrëveshjen e Washingtonit, pasi ka shkelur për dhjetë vjet marrëveshjen e Brukselit si dhe Rezolutën 1244”, ka thënë Vuçiq.

Shefi i shtetit serb thotë se do të bëjnë gjithçka për t’iu kundërpërgjigjur veprimeve të Kosovës, megjithatë thekson se pas këtyre veprimeve qëndrojnë shtetet kryesore të Perëndimit. 




“Ne do të bëjmë çmos që të tregojmë se mund të luftojmë, ta mbrojmë vendin tonë. Mentorët e Prishtinës janë shumë më të fortë, kjo lojë udhëhiqet nga vendet kryesore perëndimore, dhe ne jemi një vend i vogël që ruan sovranitetin e tij dhe të drejtën për të vendosur”, ka thënë Vucic.

Presidenti serb ka thënë se “s’ka tërheqje as dorëzim para shantazhit sepse pala e kundërt do të bëjë gjithçka që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës”. Vuçiq si kundër reagim ka thënë se Serbia do ta vazhdojë fushatën që të bindë shtetet për të anuluar vendimin për njohjen e Kosovës.

Derisa ka folur edhe për synimin e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-së duke thënë se Kosova ka marrë përkrahjen e fortë të SHBA-së.

Në fund Vuçiq ka pyetur se pse SHBA-të e kanë ftuar Serbinë në Washington meqë sipas tij në rastin e parë e shkelën Marrëveshjen e Washingtonit dhe se është e qartë që duan që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Edvin Kristaq Rama: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, na vjen keq për Serbinë

 Gjatë intervistës së dhënë për mediat pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për kërkesën e Kosovës për në Këshillin e Europës, duke shprehur hapur mbështetjen e tij.




Përpara darkës së mbrëmshme presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi për mediat e tij që e shoqëronin se Serbia do të rishikojë qëndrimin e saj nëse Kosova do të kërkojë anëtarësimin e Europës. Shqipëria ka një qëndrim në lidhje me këtë? Cila do të jetë vota e saj?

“Kjo nuk do diskutim fare. Ne jemi shumë të qartë. Ne nuk kemi asnjë ekuivok. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë që ne kemi qasje komplet tjetër kur vjen puna tek normalizimi i marrëdhënieve hap pas hapi në aspektin ekonomik, në aspektin e lirisë së lëvizjes e të tjera e të tjera, me Serbinë paralelisht me betejën në tryezë, betejën diplomatike për dialog e kështu me radhë sepse besojmë që kjo është rruga, kjo është rruga dhe nga ana tjetër respektojmë plotësisht zgjedhjen e bërë nga autoritetet legjitime, të votuara, të mandatuara, përgjegjëse të Kosovës për të pasur një qasje komplet tjetër në këtë aspekt. Por kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën”, ka thënë Rama./abcnews.al/

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës, sot në Strasburg të Francës.

Gërvalla njoftoi se nga sot fillojnë procedurat për shqyrtim të kërkesës nga ana e Këshillit, derisa tha se është optimiste që Kosova do të jetë anëtare e kësaj organizate të të drejtave të njeriut.

Ish-kryeministri pROF.DR.Sali Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm

 Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës.







Ish-kryeministri Prof.Dr.Sali Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet. Ai i ka incizuar me telefon deputetët teksa votonin kundër.

Shtëpia e shëndetit në Zveçan me tre flamuj: serb, rus dhe kinez

 Në objektin e shtëpisë së shëndetit në Zhitkovc të komunës së Zveçanit në veri të Republikës së Kosovës, përveç flamurit serb e rus, shihet edhe flamuri i Republikës Popullore të Kinës.




Në këtë objekt, është shkruar edhe emri i kriminelit serb të luftës Ratko Mlladiq, raporton The Geopost, përcjell KosovaPress.

Fotografitë janë bërë sot në veri të vendit, ku janë rritur tensionet veçmas që nga koha e agresionit rus në Ukrainë.

SHBA: Nënpresidentja Harris e infektuar me COVID-19



Nënpresidentja Kamala Harris

Zyra e Nënpresidentes së Shteteve të Bashkuara njoftoi të martën se zonja Kamala Harris u diagnostikua me COVID-19, të njëjtën ditë që administrata shpalosi planet për shtimin e qasjes ndaj ilaçit antiviral Plaxlovid për trajtimin e sëmundjes që shkakton virusi.

Një javë përpara se nënpresidentja Harris të rezultonte pozitive për COVID-19, ajo mori pjesë në festimet e Pashkëve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë me rreth 30,000 të ftuar, përfshi fëmijë.

Shtëpia e Bardhë tha se që atëherë, ajo nuk kishte qenë në kontakt të ngushtë me Presidentin Joe Biden apo Zonjën e Parë Jill Biden.

“Kemi një sistem të rregullt testimi dhe nënpresidentja u testua këtë mëngjes, në përputhje me rregulloren. Ndërsa të tjerët, kushdo që do të jetë pranë presidentit, për të udhëtuar me të ose për takim në Zyrën Ovale, testohet po atë ditë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Zonja Harris u diagnostikua të njëjtën ditë që administrata njoftoi planet për të zgjeruar qasjen ndaj ilaçit Paxlovid, një pilulë antivirale e prodhuar nga firma Pfizer për të luftuar COVID-19, si edhe për të shtuar programet e testimit me synim trajtimin. Individët që testohen në klinika dhe farmaci dhe rezultojnë të infektuar, trajtohen me ilaçin për një periudhë pesë-ditore.

Dr. Ashish Jha është koordinator i Shtëpisë së Bardhë për reagimin daj COVID-19.

Ashish Jha
Ashish Jha

“Synimi është zbutja e simptomave të sëmundjes në rast infektimi dhe ulja e vdekjeve”.

Ndërkohë, në fillim të kësaj jave, një gjykatës federal në Luiziana bllokoi përkohësisht administratën e Presidentit Biden për t’i dhënë fund një ligji të emergjencës shëndetësore të kohës së Presidentit Trump që lejonte autoritetet e kufirit me Meksikën për të kthyer mbrapsht migrantët për shkak të shqetësimeve të pandemisë.

Vendimi u vlerësua nga shtetet republikane, përfshirë Misurin dhe Teksasin, që i kërkuan administratës së Presidentit Biden që të mbajë azilkërkuesit në Meksikë në pritje të procesit.

Eric Schmitt
Eric Schmitt

“Është një fitore e madhe për sigurinë kufitare dhe sundimin e ligjit. Ne do të kthehemi në gjykatë më 13 maj”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Misurit Eric Schmitt.

Disa analistë thonë se vendimi për ligjin e emergjencës shëndetësore në kufi mund të ofrojë një mundësi për administratën për të trajtuar çështjet e imigracionit.

“Jo vetëm koordinimi brenda vendit, por edhe që të punohet ngushtë me vendet partnere në atë rajon, që nga Meksika e deri në Panama dhe Kolumbi, në mënyrë që të ketë një reagim më të mirë për t’u përballur me prurjet në të ardhmen. Jo vetëm lidhur me ligjin e emergjencës shëndetësore, por flukset e migracionit në të ardhmen, ndaj mendojmë se është një gjë e mirë”, thotë për Zërin e Amerikës Ariel Ruiz Soto me Institutin e Politikave të Migracionit.

Disa ligjvënës republikanë e kanë përdorur ligjin e emergjencës shëndetësore si mjet negocimi. Ata thonë se nëse administrata beson se COVID-19 nuk përbën më problem në kufi, Kongresi nuk duhet të miratojë paketën prej 5 miliardë dollarësh të reagimit global ndaj pandemisë për të mbështetur përpjekjet e vaksinimit në botë.

Administrata thotë se paketa në fjalë është e domosdoshme.

Ndërsa Presidenti Biden do të drejtojë një samit virtual botëror për pandeminë në më pak se tre javë, administrata gjendet në trysni për të treguar se mund të miratojë fonde për të financuar reagimin e saj global ndaj pandemisë, ndërsa u kërkon vendeve të tjera të rrisin ndihmën e tyre për të financuar përpjekjen.

Lahuta, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore

 




Lahuta, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore

No media source currently available

0:000:04:240:00

Prej më shumë se gjysëm shekulli, Pretash Nilaj vazhdon t’i këndojë lahutës. Ai është ndër të paktët lahutarë të mbetur në Malësi të Madhe, trevë kjo e njohur për lahutarë të shquar dhe për këngët e tyre të kreshnikëve, luftëtarëve popullorë dhe heronjve të kombit. Pretashi thotë se ka mësuar të këndojë me lahutë nga gjyshi dhe babai i tij kur, bashkë me malësorë të tjerë të Kelmendit, mblidheshin në kullat e njëri-tjetrit dhe këndonin këngë trimërie.

Më ka hyrë në qejf qysh i vogël, kur dëgjosha babën tuj i ra lahutës. Me than të drejtën, çdo shtëpi malësore e ka pasë një lahutë. Mbaj mend, kur isha i vogël shkojshim mbas darke me ndejt tek njeri-tjetri dhe i binin lahutës ata që dinin. Me i ra, këndojshin kangë të gjata, kangët e ciklit të kreshnikëve. Dhe, kështu më ka hy në qejf qysh se isha i vogël”, thotë ai.

Pjesëmarrës në një pjesë të madhe të festivaleve kombëtare të folklorit dhe veprimtari të shumta, brenda dhe jashtë vendit, lahutari Pretash Nilaj njihet për mjeshtërinë dhe origjinalitetin në interpretimin e këngëve të kreshnikëve dhe shumë këngëve të reja, që i këndohen luftëtarëve dhe figurave të shquara të kombit, siç është edhe Nënë Tereza.

Kangët ma të pëlqyme me lahutë dhe që i don lahuta janë kangët e ciklit të kreshnikëve, Mujit dhe Halilit, Mujit dhe zanave, kangët e herojve dhe dëshmorëve sepse, përmes tehit të lahutës ka mbetë trimëria dhe heroizmi i tyre”.

E përhapur gjërësisht gjatë shekujve, kryesisht në Malësi të Madhe, Dukagjin dhe Malësinë e Gjakovës, lahuta është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve. Pretashi ndjen keqardhje që, nga viti në vit, numri i lahutarëve po pakësohet dhe, bashkë me të, po zbehet edhe interesimi i të rinjve për të mësuar lahutën.

Është e rëndësishme, thotë Pretashi, që edhe strukturat shtetërore të jenë më të vëmendshme në ruajtjen dhe promovimin e kësaj pjese të rëndësishme të trashëgimisë kombëtare.

Jam mundu dhe kam kërku me më ndihmu me hap një kurs të vogël për me mësu fëmijët me i ra lahutës, me ditë kush është lahuta dhe me u mundu me e mësu, por nuk kam gjet mbështetje”.

Ndër shekuj, në Malësi të Madhe, thotë Pretashi, çdo shtëpi ka patur lahutë. Pas vitit 1990, kur një pjesë e madhe e malësorëve emigruan jashtë vendit, ose u shpërngulën në qytete, interesimi për lahutën nisi të zbehet. Por, vitet e fundit, thotë Pretashi, malësorët i janë rikthyer dëshirës për të patur në shtëpitë e tyre edhe lahutën, si symbol të krenarisë kombëtare. Kjo e ka shtyrë Pretashin që, krahas luajtjes në lahutë, të punojë edhe për prodhimin e lahutave të reja.


Pëllumb Sulo

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...