2022-06-09

aLBIN Kurti afrohet me Greqinë: Vlera të përbashkëta

 

Raportet e Kosovës me Greqinë po zbuten dita-ditës pohoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas një takimi që pati mbrëmjen e së mërkurës ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

“Marrëdhëniet e Kosovës dhe Greqisë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi që prita në darkë mbrëmë, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Dendias”, shkroi Kurti në Twitter.

Kosova e ka kërkuar prej një kohe të gjatë njohjen nga Greqia, e cila ende mungon, pavarësisht faktit që vizitat e ndërsjella mes zyrtarëve të të dy vendeve, së fundi janë shpeshtuar.

Të mërkurën, Dendias në Kosovë u prit edhe nga presidentja Vjosa Osmani. Kurti nga ana e tij, u takua me kryediplomatin grek pas kthimit nga një vizitë në Britaninë e Madhe.

Një ndër temat në të cilat u fokusua biseda e tyre ishte dhe energjia, që vazhdon të mbetet një problem në Kosovë, e padyshim u përmend dhe dialogu Kosovë-Serbi, si dhe perspektiva europiane e vendit.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Europian që ende nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës, por ruan një qasje konstruktive në rrafshin politik dhe atë ekonomik.

Kancelari gjerman Olaf Scholz udhëton për herë të parë në Ballkan, mesazhet për aLBIN Kurtin e aLEKSANDëR Vuçiçin

 

Pesë vende në dy ditë: nën hijen e luftës së Ukrainës, kancelari Olaf Scholz udhëton në Evropën Juglindore. Nga Kosova dhe Serbia ai pret më shumë vullnet për kompromis.

Gjatë udhëtimit të tij në Ballkanin Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz (SPD) dëshiron t’i afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Të premten (10 qershor 2022) Kancelari Federal Olaf Scholz do të nisë një udhëtim dy-ditor në Evropën Juglindore.  Stacionet janë kryeqytetet Prishtina (Kosovë), Beogradi (Serbi), Shkupi (Maqedonia Veriore) dhe Sofja (Bullgari) si dhe metropoli i Greqisë veriore Selaniku. Fokusi i bisedimeve të tij atje do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, tha të mërkurën (08.06.2022) në Berlin zëvendës-zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann. Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, perspektiva e BE-së nuk është e rëndësishme vetëm për sigurinë në rajon, por për të gjithë BE-në. Por procesi i zgjerimit në BE deri më tani ka dështuar – jo vetëm për shkak të mospërputhjeve të brendshme në BE, por edhe për shkak të çështjeve të pazgjidhura në vetë rajonin.

Potencial përshkallëzimi

Rëndësia e rajonit për sigurinë në Evropë del në pah qysh në ndalesën e parë të kancelarit gjerman në Prishtinë. Më 22 qershor 2022, Bundestagu gjerman do të votojë për vazhdimin e mëtejshëm të mandatit për pjesëmarrjen gjermane në forcën mbrojtëse të KFOR-it, e cila ka siguruar paqen atje që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999. Gjatë vizitës së tij, Olaf Scholz do të vizitojë edhe ushtarët e Bundesverit të vendosur atje.

Prania e tyre është e dëshirueshme dhe e nevojshme. Sepse situata, sidomos në veri të Kosovës, konsiderohet si e brishtë. Masat e reciprocitetit të vendosura nga qeveria e Kosovës, Gjermania i konsideron “në thelb të justifikuara”, siç thuhet në kërkesën e qeverisë për zgjatjen e mandatit të Bundesverit. Por ato vazhdimisht bëhen shkas për tensione edhe me Serbinë fqinje. Ashtu si në shtator të vitit 2021, kur Kosova vendosi të mos i njohë më targat serbe dhe Serbia e shtoi ndjeshëm praninë e saj ushtarake në zonën kufitare me Kosovën. Një “reagim i tepruar”, gjykon qeveria gjermane

Takimi mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti, i cili u organizua nga kancelari Scholz dhe i kryesuar nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajcak në Berlin më 4 maj 2022, nuk çoi në ndonjë afrim mes palëve.

Dialogu pa progres

Dialogu i normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve që mundësohet nga BE-ja që nga viti 2011, gjithashtu po shënon pak progres. Kancelari Olaf Scholz, i cili qysh të premten do të vijojë udhëtimin e tij në Beograd, është përpjekur t’i ulë në tryezë palët. Në fillim të majit, ai organizoi një takim në Berlin mes përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajčák, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Mirëpo, prej tij nuk doli asgjë tjetër, veçse një fotografie gjatë një darkimi.

Në Prishtinë dhe Beograd, kancelari gjerman pritet të kërkojë prej të dyja palëve gatishmëri për kompromise: “Sidomos në kohë si këto, kur jo larg nesh po zhvillohet një luftë brutale, është e një rëndësie qendrore që të dyja vendet të zgjidhin gradualisht konfliktin e tyre”, tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin kosovar Kurti para takimit në fjalë, më 4 maj në Berlin. “Këtu përfshihet edhe ajo që Gjermania e ka bërë prej kohësh në fund, pra njohjen e Kosovës”, shtoi  kancelari.
Kryeministri Kurti insiston që Kosova të trajtohet si shtet i pavarur dhe i barabartë në negociatat me Serbinë. Njohja duhet të jetë në qendër të negociatave e jo në fund të tyre, tha Kurti para ca kohësh në një intervistë për DW. ​

Presidenti Vuçiq, nga ana e tij, gjatë betimit për mandatin e dytë si president, më 31 maj 2022, u rizotua se do ta kthejë Kosovën sërish si pjesë integrale të Serbisë. Megjithatë, ai i duket se ka nisur t’i përgatitë qytetarët e tij për domosdoshmërinë e arritjes së një zgjidhjeje për Kosovën: “Nga Berlini do të vijnë mesazhe të vështira që nuk do të na pëlqejnë,” tha Vuçiç në televizionin shtetëror serb, të hënën më 6 qershor.

Presidenti Aleksander Vuçiq po përgatit njerëzit e tij për “mesazhe të vështira nga Berlini”. Këtu në konferencën e shtypit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin

Një nga këto “mesazhet e vështira të Gjermanisë” pritet të jetë çështja e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk iu është bashkuar sanksioneve.

Deri më tani, kancelari socialdemokrat është treguar i rezervuar me kritikat e tij, duke u përqendruar te roli konstruktiv i Serbisë për dënimin e agresionit rus në rezolutat e OKB-së dhe duke vënë në dukje se pavarësisht heqjes së sanksioneve, Serbia ka qëndruar në anën e BE-së.

Dy partitë e tjera të koalicionit bashkëqeverisës flasin me një gjuhë më të qartë. Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, e cila i përket partisë Të Gjelbrit, kërkon nga Serbia pozicionim: “Kush dëshirion të bëhet anëtar i BE-së, duhet të mbështesë sanksionet”, tha Baerbock në Bruksel në fillim të prillit.

“Fondet e financimit të ngrijnë” – Në një intervistë për DW, ekspertja e FDP për Ballkanin Renata Alt bën thirrje për kushte të qarta për Serbinë, si kandidate për anëtarësim.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Bundestag, deputetja liberale, Renata Alt, e cila e njeh Ballkanin Perëndimor nga detyra e saj e mëparshme si raportuese e grupit parlamentar FDP, kërkon nga kancelari Scholz që ky t’i bëjë më shumë presion Serbisë: “Nëse Serbia vijon me këtë politikë luhatëse dhe largohet gjithnjë e më shumë nga demokracia, unë sugjeroj ngrirjen e fondeve dhe eventualisht pezullimin e negociatave të anëtarësimit në BE”, tha Alt në një intervistë për DW.

Modele të ndërmjetme

Por nuk është vetëm konflikti mes Serbisë dhe Kosovës që po bëhet pengesë për përparim në procesin e anëtarësimit të Ballkanit në BE. Edhe Bullgaria bllokon aktualisht çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, e së bashku me të edhe Shqipërisë, po mban peng procesin. Scholz do ta trajtojë këtë temë të shtunën gjatë vizitave në Shkup dhe Sofje. Shanset që të ketë sukses konsiderohen të vogla.

Sipas vëzhguesve, nëse kancelari nuk arrin t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor progres në procesin e anëtarësimit, zhgënjimi në rajon do të jetë shumë i madh. Jo te paktë janë zërat që propozojnë ndërkohë modele alternative të ndërmjetme, si ai anëtarësimit të asociiuar për ta mbajtur rajonin të lidhur me BE-në.
Deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman, Knut Abraham, tha për DW se duhen shqyrtuar edhe modele që sipas të cilave këto vende miratojnë pjesë të legjislacionit evropian, sidomos në lidhje me tregun e brendshëm, dhe kështu ato mund të përfitojnë nga avantazhet ekonomike të Evropës pa u bërë ende anëtare të plota”.

Ne duhet të mendojmë për modelet e reja si hapa të ndërmjetëm për anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kërkon eksperti i politikës së jashtme të CDU, Knut Abraham.

Nuk ka informacion nëse kancelari do ta diskutojë këtë ide në darkën e tij me të gjithë përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë, Bulgarisë dhe Turqisë në Selanik, e ku tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre Vuciq dhe Rama e ndërsa Kosova, pas gjasash do të përfaqësohet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.  Pritet që aty Scholz të diskutojë për Procesin e Berlinit trashëgiminë e ish-kancelares Merkel në Ballkan. /DW

Baton Haxhiu: Procesi i Berlinit ka dështuar, Rama mbron Europën nga konfliktet në Ballkan

 

Analisti Baton Haxhiu, ka komentuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” takimin e djeshëm të “Ballkanit të Hapur”, për të cilin tha se është një sukses i liderave që e iniciuan.

Ai tha gjatë fjalës së tij se Procesi i Berlinit ka dështuar dhe kjo është një ndër arsyet që detyroi të krijohej një proces alternativ për integrimin në BE, të shteteve të Ballkanit.

Baton Haxhiu: Samiti i djeshëm ishte një sukses për arsye të ndryshme. E para nëse koncepti Open Balakan i konvenon dikujt, i konvenon shqiptarëve se janë 7-8 milion në Ballkan. Me anë të kësaj nisme arrijnë qëllimin për të cilin janë refuzuar prej një shekulli.

Kjo iniciativë është për të treguar fuqinë r tyre e për të refuzuar një përçmim që BE-ja i ka bërë.

Ajo që jam i sigurtë është se Procesi i Berlinit nga 2013-2018 ka dështuar. Ky dallim me procesin e Berlinit dhe refuzimi i Shqipërisë ka detyruar një proces alternative që ka mbështetjen amerikane me projektues George Soros. Ajo që dua të them është që imazhi I pesë shteteve tregon për një lidership dhe nëse është dikush që e mbron Europën nga një konflikt në Ballkan, këtë meritë e ka Edi Rama.

Momentet e tmerrit kur urangutangu në kafaz kap nga këmba vizitorin pa e lëshuar

 

Në pamje shihen momentet kur një orangutang i jep një mësim të mirë një adoleshenti që u afrua më shumë se ç’duhet te kafazi i tij ‘i vuajtjes’ në kopshtin zoologjik në Indonezi.

19 vjeçari Hasan Arifin u afrua pranë hekurave të kafazit në kopshtin zoologjik të Kasang Kulim për të parë majmunin Tina që zakonisht dukej miqësor dhe nisi të filmonte veten duke kërcyer para saj.

Punonjësit e kopshtit zoologjik Riau Saura kishin paralajmëruar më parë Hasan të mos provokonte kafshën e mbyllur që shkaktoi më parë incidentin në provincën indoneziane të Riau dy ditë më parë.

Në fillim të videos Hasan shihet që i afrohet gardhit të hekurt plot vetëbesim por tmerrohet kur Tina e kap atë nga rrobat dhe më pas e tmerron duke e mbajtur nga këmba.

Ai uleret për ndihmë teksa orangutangu pa shumë probleme e tërheq pranë vetes, teksa një mik i djalit vjen për ta ndihmuar.

Tina është tepër e fuqishme për dy djemtë duke i tërhequr ata pranë hekurave.


Por teksa adoleshentët nisin të çlirohen nga kapja e kafshës Tina afron gojën duke tentuar të kafshojë këmbën e të kapurit, para se ai më në fund të largohet.

Një punonjës i kopshtit zoologjik tha për mediat: “Incidenti ndodhi të hënën (6 qershor), kur vizitori kaloi ndarjen për t’u afruar te kafazi i urangutangut për të bërë video pa lejen e kujdestarëve”.

Hasan ka kërkuar ndjesë për veprimet e tij, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/2
Në fillim të videos Hasan shihet që i afrohet gardhit të hekurt plot vetëbesim por tmerrohet kur Tina e kap atë nga rrobat

prof.dr.Sali Berisha flet nga vendi, LINDITA Nikolla nuk i jep fjalën për procedurë/ Ndërhyn eDI Rama: Ulu, je i padëshirueshëm

Radha për të folur në Foltoren e Kuvendit ka shkaktuar debate dhe tensione mes deputetëve.

Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, kryetari i  grupit Parlamentar të PD-së kërkoi që dhe deputeti i opozitës të ketë po aq kohë në dispozicion. Drejt Foltores shkoi Jorida Tabaku, që iu përgjigj kryeministrit në lidhje me projektit e rrugës Kardhiq-Delvinë, që sipas saj po bëhet në mënyrë korruptive nga qeveria.

Nikolla i dha më pas fjalën Fatmir Mediut, ndërkohë që Sali Berisha kërkoi të fliste nga vendi. Mikrofoni nuk iu hap, ndërsa ai nuk kurseu akuzat për Nikollën, që e cilësoi jo korrekte në punën e saj si drejtuese e seancës.

Në daty u përfshi dhe kryeministri, që i kërkoi paraardhësit të tij të ulej se është i padëshirueshëm dhe ‘non grata’.

FOTO GALERI
1/6

Dr.BAJRAM Begaj “shpall” non grata Profesor Dr.Sali . Berishën/ Presidenti i zgjedhur e përjashton nga takimi me ish-krerët e shtetit

 

Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me tre paraardhës të tij.

Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, po këshillohet nga paraardhësit e tij para se te veshë zyrtarisht xhaketën e kreut te shtetit.

Gjeneral Begaj duket se ka  zgjedhur  te ketë si model  në detyrën e tij të re, tre ish-presidentët  Rexhep Mejdani, Bamir Topi dhe Alfred Moisu, i cili  pak ditë më parë i dhuroi edhe librin e tij me kujtime mes “Nanos dhe  Berishës”, ndërsa ka munguar një takim i tille me ish-Presidentin Sali Berisha.

Detajet nga biseda e zhvilluar këtë të enjte në Pallatin e Bigradave vetëm me 3 ish Presidentet i dha vetë Gjeneral  Begaj.

“Unë dëshiroj që kështu, së bashku, të kuvendojmë vëllazërisht për punët dhe sfidat e atdheut tonë. Koha kalon shpejt, askush nuk është i përjetshëm dhe asnjë detyrë shtetërore nuk është e pafundme. Por,  mësimet e vyera të atyre që kanë kaluar më parë nga rruga jonë duhen mbajtur parasysh sa më mirë dhe kur ke fatin që t’i kesh pranë ata, atëherë mund të gabosh më pak. Eshtë një nder i madh për mua që të kem këshilltarë të tillë.”– tha Bajram Begaj.

 

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm dr.Bajram Begaj,  e merr zyrtarisht detyren e kreut te shtetit në 24 korrik 2022 duke pasuar  ne kete post Ilir Meten.

2022-05-19

“Mesazhi tronditës për Vuçiqin”/ Injorohet projekti serbo-rus i përkrahur nga Edvin Krista Rama-Hajvani!

 


Ditë më parë, në Gjermani u mblodhën ministrat e Jashtëm të G7, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, SHBA-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell.


Pas takimit, ata lëshuan një komunikatë të përbashkët, ku u përmend edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mënyrë specifike edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë komunikatë, ministrat e G7 i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesë marrëveshjet e kaluara.

Gjithashtu, ministrat e G7, kërkuan nga Kosova dhe Serbia të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse.


Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në komunikatë u vlerësua fakti se Kosova është rreshtuar me perëndimin sa i përket sanksioneve kundër Rusisë, është vlerësuar edhe përafrimi i Bosnjës, derisa kanë kërkuar që edhe Serbia ta bëj të njëjtën.

Mirëpo, shtetet e G7 injoruan plotësisht projektin e “Ballkanit të hapur”, pasi bën thirrje për integrimin e tregut rajonal nëpërmjet procesit të Berlinit

Mehazi: Zarfet e G7 për Serbinë janë të qarta e mjaft serioze për presidentin Aleksandar Vuçiq!

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” tha se Kosova deri më sot asnjëherë nuk ka pasur mesazhe më të mira e më të fuqishme nga shtetet e G7.

Image
Sulejman Mehazi
FOTO GALERI

Ai vlerësoi se ministrat e G7 me deklaratën e tyre e kanë gjunjëzuar shtetin serb, dhe fati i mirë i Kosovës është se lufta e Putinit në Ukrainë e ka disfavorizuar Serbinë.

Mesazhe më të mira e më të qarta nga shtetet më të fuqishme të G7 për ne shqiptarët sidomos për Kosovën kurrë nuk kanë ardhur. Si kurrë më parë G7 Serbinë nuk e kanë kushtëzuar e gjunjëzuar sikurse këtë herë, fati i Kosovës e i shqiptarëve në përgjithësi është se lufta e Putinit në Ukrainë e ka disfavorizuar Serbinë, e cila hapur përkrah invazionin rus në Ukrainë”, deklaroi profesori.

Më tej, Mehazi bëri të ditur se këto mesazhe janë mjaft serioze për Vuçiqin, ku një nga mesazhet më të rëndësishme është mos injorimin i projektit të “Ballkanit të hapur” dhe përkrahja e Procesit të Berlinit.

Zarfet e G7 për Serbinë janë të qarta e mjaft serioze për presidentin Aleksandër Vuçiq, që ta lë anën e Rusisë e t’ju kthehet e t’ju bashkohet sanksioneve të shteteve evropiane ndaj Rusisë, të shpejtohet dialogu i Serbisë me Kosovën për njohje reciproke, sidomos zarfi më i dobishëm për Kosovën e në dëm të Vuçiqit e Ramës është mosrealizimi i projektit famoz, të papërshtatshëm e të rrezikshëm serbo-rus të Ballkanit të hapur, i cili do integrohet me tregun rajonal të procesit të Berlinit. Thirrja e G7 për një treg rajonal të Berlinin të gjashtë shteteve të Ballkanit e detyron kryeministrin e Shqipërisë që të heq dorë nga Ballkani i hapur i presidentit të Serbisë, Vuçiq e t'i kthehet idesë strategjike anti-serbe tok me Republikën e Kosovës”, theksoi ai.

Ndër të tjera, profesori potencoi se mesazhi më tronditës për Vuçiqin është aplikimi i vendit tonë në KiE.

Mesazhi më tronditës nga G7 për Serbinë është aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës që e detyron Serbinë të dorëzohet para gjithë këtyre sfidave diplomatike.

Pasi G7 është për procesin ballkanik të Berlinit, atëherë si ka mbetur gjë tjetër kryeministrit Edi Rama, përveç që të bëhet i guximshëm e të tërhiqet sa më shpejt nga projekti i Ballkanit të hapur serb të Vuçiqit”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Duhanaj: Integrimi i Ballkanit është interes i përgjithshëm

Ndërsa, analisti tjetër politik, Leon Duhanaj tha se Perëndimi ka shtuar interesin për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Image
Leon Duhanaj
FOTO GALERI

Ai në prononcimin e tij për “Bota sot” e veçoi Francën si një nga shtetet më të distancuara në këtë aspekt.

Bota perëndimore ka interes të shtuar për ta shtyrë përpara agjendën integruese të Ballkanit Perëndimor.

Ndoshta aty këtu, ka interesa të veçanta nga shtete si Franca, e cila me gjasë e ka një agjendë të veçantë të cilën po e përdor edhe në raport me vizat, e edhe me deklaratat e rezervuara karshi anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Megjithatë mendoj se integrimi i Ballkanit është interes i përgjithshëm”, deklaroi analisti.

Krahas kësaj, Duhanaj kërkoi nga institucionet e vendit që të jenë më aktiv në çështjet integruese të rajonit, përfshirë dialogun.

Në këtë kontekst mendoj se për Kosovën dhe institucionet e saj, është me rëndësi të jemi proaktiv dhe konstruktiv, qoftë në temat integruese rajonale, qoftë në dialog dhe integrim të përgjithshëm”, theksoi ai.

Kurse, analisti foli edhe për çështjen e “Ballkanit të hapur” dhe “Procesit të Berlinit”. Ai beson se polarizimi i këtyre temave dhe keqpërdorimi i tyre po bëhet për konsum të brendshëm.

Për sa i përket temës së "Procesit të Berlinit, Ballkani i Hapur apo dhe Mini Shengen", të gjitha këto e kanë të njëjtin bazament dhe të njëjtin qëllim, u cili është faza paraintegruese dhe relaksuese e regjionit drejtë integrimit përfundimtarë.

BE, nuk dëshiron të integrojë vende me probleme brenda gjirit të saj, këndej e shohin si të rëndësishëm relaksimin dhe integrimin rajonal si fazë paraintegruese”, përmbylli Leon Duhanaj .

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...