2022-11-16

Letërsia shqiptare në gjuhën japoneze, falë albanologut Ichiro Iura

 Ichiro Iura: Lexuesit japonez i pëlqejnë pasuria dhe larmia e letërsisë së sotme shqipe

A.D: Zoti Ichiro, është vërtetë e veçantë: një albanolog japonez! Çfarë ju lidh kaq shumë me Shqipërinë, një vend jo edhe aq i madh, ndikimi i të cilit nuk ndihet aq shumë?

I.I: Fillimi ishte interesimi për gjuhën, më shumë se 30 vjet më parë. Atëherë kisha filluar të studioja gjuhësinë në fakultet. Gjatë mësimit të gjuhës greke antike, fillova të mësoja gjuhët e tjera ballkanike si bullgarishten, rumanishten etj. Kur arrita në mësimin e gjuhës shqipe, më ka vënë vëmendjen karakteristikat dalluese gjuhësore. Më pas, jam njohur me kulturën shqipe pranë studimit në fushën e gjuhësisë.

A.D: Ju keni drejtuar katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Hiroshimës në Japoni. A njihet kultura shqiptare atje?

I.I: Me saktësi; në dekadën e fillimit të këtij shekulli, kam qenë në katedrën e gjuhësisë të fakultetit të letërsisë të Universitet të Hiroshimës, në të cilën kam zhvilluar leksionet e gjuhës shqipe. Në ato kohë kjo katedër është e shquar me studimet e gjuhësisë filologjike. Unë sapo isha kthyer nga Mynihu, Gjermani, ku pata marrë pjesë në seminarin e albanologjisë të drejtuar nga Wilfried Fiedler dhe Ardian Klosi. Prandaj fitova një mundësi për t’u ligjëruar studentëve japonezë për gjuhën shqipe në kornizën e gjuhësisë “historike” dhe “indoevropiane”. Në kursin kanë marrë pjesë rreth tridhjetë studentë në çdo semestër. Aty kanë marrë njohuri jo vetëm për gramatikën e shqipes, por edhe kulturën e Shqipërisë (edhe pjesë-pjesë atë të Kosovës). Por fatkeqësisht, pas riorganizimit të fakultetit, ky kurs mori fund për shkak të mungesës financiare.

Prej vitit 2011 jam drejtori i shkollës private të lartë për studentët e huaj. Këtu zhvillohen kurset e gjuhës japoneze për studentët që përgatiten për të hyrë në universitet. Pranë kësaj pune, po merrem me përkthimin e letërsisë shqipe. Një pjesë e përkthimeve e kam botuar ose në formën e librit, ose në internet.

A.D: Po interes, ka? Pra studentët, vendosin të studiojnë për gjuhën apo letërsinë shqipe?

I.I: Siç e përmenda më lart, tani nuk më ka komunikim me studentët që kanë marrë në kursin tim.

Shpresoj se ata vazhdojnë të mbajnë të pandryshuar interesin për gjuhën e letërsinë shqipe.

A.D: Kur vendosët t’i përkushtoheshit me kaq seriozitet shqipes e Shqipërisë, ndjetë ndonjë frikë mos ndoshta s’do të merrnit feedback-un e dëshiruar ngase njerëzve nuk do tu interesonte ç’ndodh me kulturën apo letërsinë e një vendi të vogël e tejet të largët?

I.I: Në fundin e viteve ‘80 nuk ka patur mundësi për të vizituar Shqipërinë. Në ato kohë, Shqipëria ishte tepër larg meje. Më kujtohet se e kam vazhduar mësimin e shqipes vetëm për një pjesë të gjurmimeve ballkanologjike. Që kur nga viti 1995, kur bëra vizitën e parë në Shqipëri, duke thelluar miqësinë me shqiptarët, jam angazhuar në albanologjinë më intensiv, por në mënyrë të ngadalshme. Frikën… s’e kam patur asnjëherë! Në të vërtetë, këtu në Japoni s’ka koleg që punon në të njëjtën fushë. Por, jashtë Japonisë, po ekziston komuniteti ndërkombëtar i albanologëve. E kam ndjerë ekzistencën e tij jo vetëm në Shqipëri, edhe në Kosovë, Gjermani, Austri. Edhe tani ndiej se po gjendem në këtë komunitet të madh… pra, në një cep të largët të sallës.

A.D: Po historia e katedrës së gjuhës shqipe në universitetin e Hiroshimës, cila është? E keni themeluar ju, apo dikush tjetër më herët?

I.I: Siç e përmenda më sipër. Ishte një veprim jetëshkurtër, por një përvojë e pazëvendësueshme për mua.

A.D: Nëse keni informacion, a kanë universitetet e tjera japoneze katedra kushtuar gjuhës tonë?

I.I: Mendoj jo, më vjen keq. Por, në Universitetin e Tokios mbeten disa profesorë që janë marrë me programin e studimeve ndërdisiplinore për historiografinë të Evropës juglindore pas viteve ‘90 (edhe unë kam marrë pjesë në atë program). Ka mundësi që studentë mësojnë shqipen nga nevoja për të lexuar tekste.

A.D: Falë punës tuaj, janë përkthyer nga gjuha origjinale shqipe autorë të rëndësishëm shqiptarë si Ismail Kadare apo Ylljet Aliçka. Si është pritur në Japoni letërsia shqipe?

I.I: Në Japoni ka një grumbull i dashuruesve të letërsisë botërore. Midis këtyre “tifozëve”, Ismail Kadare është një nga autorët më të njohur. Disa vepra të tij janë përkthyer në gjuhën japoneze, shumica e të cilave janë përkthimi nga frëngjishtja. Në internet e kam shfaqur përkthimet e tregimeve si “Ëndrra mashtruese” dhe “Përbindëshi” që s’ishin aq të njohur ende në Japoni. Sapo e mbarova përkthimin e romanit “Dimri i vetmisë së madhe”. Këto janë pritur pozitivisht nga lexuesit japonezë që njohin mirë rëndësinë e Kadaresë. Tregimin e Ylljet Aliçkës “Parullat me gurë” e përktheva në kohën kur filmi me të njëjtin titull u vlerësua me Çmimin e Artë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio më 2001. Shumica e lexuesve ishin njerëzit që kanë treguar interes për filmin.

Përveç kësaj, shpresoj se do të bëhen më të njohur autorët e tjerë si Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Fatos Kongolli, Viktor Canosinaj, Ermir Nika etj., veprat e të cilëve i kam përkthyer pjesërisht. Si rezultat i punës, “I humburi” i Kongollit u botua një vit më parë, ka dalë në qarkullim. Tani përgatitem për përkthimin e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, po rastësisht në kohën kur do të shfaqet një film i “shokut Zylo”.

A.D: Ndonëse falë internetit bota është kthyer në një fshat të vogël, sërish mbetet perceptimi se largësia mes Shqipërisë dhe Japonisë është shumë e madhe, ndaj mund të ndodhin ngjarje të cilat mbeten pa u marrë vesh. Kështu që, lejomëni t’ju pyes nëse ka studime për letërsinë tonë? Po aktivitete kushtuar asaj si për shembull promovime a konferenca?

I.I: Në Japoni studimet për letërsinë shqipe mund të zhvillohen në kornizën e studimeve për letërsi evropiane. E njoh se në Tokio e Kioto janë zhvilluar disa seminare apo simpoziume të vegjël, në një të të cilëve një profesoreshë ka mbajtur një kumtesë lidhur me letërsinë shqipe. Ajo ka hapur përkthimin e tregimit “Kopshti” të Ernest Koliqit në një antologji të letërsisë botërore (Nuk e di nëse e ka përkthyer nga shqipja).

A.D: Kam vërtetë interes të di, çfarë vlerëson më shumë lexuesi japonez nga elementët e letërsisë shqipe?

I.I: Lexuesit japonezë i pëlqejnë, unë mendoj, pasuria dhe larmia e letërsisë shqipe së sotme. Ata shikojnë me çudi dhe me adhurim, se kjo karakteristikë ka ekzistuar në një vend kaq të vogël, i cili ka qenë në kampin socialist, madje në të ashtuquajturin “izolim”. Në romanet e autorëve si Kadare, Agolli, Kongoli, mund të shikojmë jo vetëm elemente lokale (apo rajonale), por edhe ato universale.

A.D: E parë nga perspektiva juaj, si është sot gjendja e letërsisë shqipe? Kush janë autorët kryesorë të saj?

I.I: Kaloi tridhjetë vit pas rënies së diktaturës, kultura e botimeve ka shtrirje të madhe në hapësirë. Është e vështirë të ndjek të gjithë rrymë letrare. Për mua, përveç Kadaresë, Fatos Kongoli dhe Dritëro Agolli mbeten autorët kryesorë për mua. Këta të dyja janë mjaft të shquar në zonën shqipfolëse, pa tjetër. Por duhet të “zbulohen” dhe njihen më mirë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Azi.

Përsa i përket autorëve në fillim të shekullit XXI, unë lexoj jo sistematikisht, por sipas shijes sime personale. Këto ditë kam interesin për vlerësimin ndaj librit “Flama” të Tom Kukës. Ka mundësi të mirëpritet ky roman edhe në Japoni, ku ka histori dhe traditë e gjatë të romaneve detektive, ashtu si në Britaninë e Madhe.

A.D: A është ajo sot në gjendje të qëndrojë dinjitoze përballë lexuesit të një tjetër kombi, e aq më tepër të një kombi si Japonia me të cilin, vlerësuar nga sipërfaqja, nuk gjenden shumë pikëtakime?

I.I: Është në një gjendje të tillë, pa tjetër! Mosngjashmëria në sipërfaqen midis dy kombeve, nuk është as pengesë, as problem. Në letërsinë shqipe mund të gjejmë përvojë bashkëkohore, gëzimet e vuajtjet njerëzore, që ka vlerë, ka rëndësi të njëjtë për të gjithë. Në të vërtetë, në vendin tonë, gjatë këtyre 75 viteve, s’kemi jetuar nën regjimit totalitar, s’jemi përfshirë në konflikt rajonal. Por absurditeti enigmatike që shikohet në figurat të veprave e Kadaresë ose Kongolit, burokraci qesharake që satirizohet në ato të Agollit, këto u zgjojnë simpatinë edhe lexuesve japonezë sot. Këtu s’ka nevojë për koment për kontekst historik. Po mbetet vetëm një pengesë e pashmangshme; largësia gjuhësore. Unë, si një përkthyes, përpiqem të heq perden (apo murin?) e trashë për t’u dhënë tejdukshmërinë lexuesve.

A.D: E për të ardhmen e letërsisë tonë çfarë mendoni?

I.I: Më duket se ka kaluar mjaft koha për të provuar “rishikimin” letrare ndaj jetës personale në kohën e diktaturës. Po tani, shikoj se si autorët e rinj do të vlerësojnë kohën e tranzicionit të viteve ‘90, në të cilën ka tërbuar kaosi me shpresa e zhgënjime. Sepse e vizitova shpesh Shqipërinë pikërisht në atë periodë. Këto pikëpamje, akoma nuk janë njohur mirë në Japoni.

A.D: Kontributi juaj për t’i dhënë zë një gjuhe të vogël sikurse është shqipja meriton një vlerësim të madh e të paçmuar. E keni ndjerë këtë vlerësim?

I.I: Po, gjithmonë. Tani ju falënderoj që më dhatë shansin për të shfaqur mendimin tim. Më kënaq kur e pranoni me respekt përpjekjen time për të folur apo shkruar shqip. Shpresoj se përpjekja ime, akoma e vogël, do të kontribuojë për prezantimin e vlerës më të mirë të krijimtarisë në letërsinë shqiptare.



Studiuesi dhe albanologu i mirënjohur japonez, dr. Ichiro Iura, i cili, pas hapjes së Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin Hiroshima, ka arritur që përmes viteve të punës të përkthejë dhe botojë një numër veprash të shkrimtarëve shqiptarë dhe t’i bëjë ato të njohura për publikun japonez falë përpjekjeve të vazhdueshme të tij.


Ky është jo vetëm një sukses, por edhe një tregues i padiskutueshëm i vlerave dhe rëndësisë që mbart kjo letërsi në mozaikun dhe zhvillimet e letërsisë botërore. Tashmë, kultura letrare shqiptare po bëhet gjithnjë e më e plotë në japonisht.


Punimet e përkthyera dhe të botuara nga dr. Ichiro Iura, janë ato të Ismail Kadare: “Dimri i vetmisë”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Ëndrra mashtruese”, “Përbindëshi”, “Nga një dhjetor në tjetrin”, të Dritëro Agollit: “Kalorësia e zhveshur”, të Xhevahir Spahiut: “Pezull”, të Fatos Kongolit: “I humburi”, të Ylljet Aliçkës: “Parullat me gurë”, të Betim Muços: “Karusel”, “L & M”, të Ermir Nikës: “Netët e mëkatarëve”, dhe të Viktor Canosinajt: “Meriyll”.

Vlen të përmendet se pas përkthimit të një fjalori japonisht-shqip, me rreth 1000 fjalë, ose përkthimit dhe botimit të romanit “Qyteti i fundit”, nga shkrimtari i shquar shqiptar Petro Marko, si dhe botimit në japonisht të veprës së shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare, veçanërisht romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm për lexuesin japonez dhe, për më tepër, u vu re se kjo vepër tërhoqi vëmendjen e brezit kryesisht të ri, i përbërë nga studentë dhe intelektualë të shquar. 



Ichiro Iura: Lexuesit japonez i pëlqejnë pasuria dhe larmia e letërsisë së sotme shqipe
Bisedoi Andreas Dushi

A.D: Zoti Ichiro, është vërtetë e veçantë: një albanolog japonez! Çfarë ju lidh kaq shumë me Shqipërinë, një vend jo edhe aq i madh, ndikimi i të cilit nuk ndihet aq shumë?

I.I: Fillimi ishte interesimi për gjuhën, më shumë se 30 vjet më parë. Atëherë kisha filluar të studioja gjuhësinë në fakultet. Gjatë mësimit të gjuhës greke antike, fillova të mësoja gjuhët e tjera ballkanike si bullgarishten, rumanishten etj. Kur arrita në mësimin e gjuhës shqipe, më ka vënë vëmendjen karakteristikat dalluese gjuhësore. Më pas, jam njohur me kulturën shqipe pranë studimit në fushën e gjuhësisë.

A.D: Ju keni drejtuar katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Hiroshimës në Japoni. A njihet kultura shqiptare atje?

I.I: Me saktësi; në dekadën e fillimit të këtij shekulli, kam qenë në katedrën e gjuhësisë të fakultetit të letërsisë të Universitet të Hiroshimës, në të cilën kam zhvilluar leksionet e gjuhës shqipe. Në ato kohë kjo katedër është e shquar me studimet e gjuhësisë filologjike. Unë sapo isha kthyer nga Mynihu, Gjermani, ku pata marrë pjesë në seminarin e albanologjisë të drejtuar nga Wilfried Fiedler dhe Ardian Klosi. Prandaj fitova një mundësi për t’u ligjëruar studentëve japonezë për gjuhën shqipe në kornizën e gjuhësisë “historike” dhe “indoevropiane”. Në kursin kanë marrë pjesë rreth tridhjetë studentë në çdo semestër. Aty kanë marrë njohuri jo vetëm për gramatikën e shqipes, por edhe kulturën e Shqipërisë (edhe pjesë-pjesë atë të Kosovës). Por fatkeqësisht, pas riorganizimit të fakultetit, ky kurs mori fund për shkak të mungesës financiare.

Prej vitit 2011 jam drejtori i shkollës private të lartë për studentët e huaj. Këtu zhvillohen kurset e gjuhës japoneze për studentët që përgatiten për të hyrë në universitet. Pranë kësaj pune, po merrem me përkthimin e letërsisë shqipe. Një pjesë e përkthimeve e kam botuar ose në formën e librit, ose në internet.

A.D: Po interes, ka? Pra studentët, vendosin të studiojnë për gjuhën apo letërsinë shqipe?

I.I: Siç e përmenda më lart, tani nuk më ka komunikim me studentët që kanë marrë në kursin tim.

Shpresoj se ata vazhdojnë të mbajnë të pandryshuar interesin për gjuhën e letërsinë shqipe.

A.D: Kur vendosët t’i përkushtoheshit me kaq seriozitet shqipes e Shqipërisë, ndjetë ndonjë frikë mos ndoshta s’do të merrnit feedback-un e dëshiruar ngase njerëzve nuk do tu interesonte ç’ndodh me kulturën apo letërsinë e një vendi të vogël e tejet të largët?

I.I: Në fundin e viteve ‘80 nuk ka patur mundësi për të vizituar Shqipërinë. Në ato kohë, Shqipëria ishte tepër larg meje. Më kujtohet se e kam vazhduar mësimin e shqipes vetëm për një pjesë të gjurmimeve ballkanologjike. Që kur nga viti 1995, kur bëra vizitën e parë në Shqipëri, duke thelluar miqësinë me shqiptarët, jam angazhuar në albanologjinë më intensiv, por në mënyrë të ngadalshme. Frikën… s’e kam patur asnjëherë! Në të vërtetë, këtu në Japoni s’ka koleg që punon në të njëjtën fushë. Por, jashtë Japonisë, po ekziston komuniteti ndërkombëtar i albanologëve. E kam ndjerë ekzistencën e tij jo vetëm në Shqipëri, edhe në Kosovë, Gjermani, Austri. Edhe tani ndiej se po gjendem në këtë komunitet të madh… pra, në një cep të largët të sallës.

A.D: Po historia e katedrës së gjuhës shqipe në universitetin e Hiroshimës, cila është? E keni themeluar ju, apo dikush tjetër më herët?

I.I: Siç e përmenda më sipër. Ishte një veprim jetëshkurtër, por një përvojë e pazëvendësueshme për mua.

A.D: Nëse keni informacion, a kanë universitetet e tjera japoneze katedra kushtuar gjuhës tonë?

I.I: Mendoj jo, më vjen keq. Por, në Universitetin e Tokios mbeten disa profesorë që janë marrë me programin e studimeve ndërdisiplinore për historiografinë të Evropës juglindore pas viteve ‘90 (edhe unë kam marrë pjesë në atë program). Ka mundësi që studentë mësojnë shqipen nga nevoja për të lexuar tekste.

A.D: Falë punës tuaj, janë përkthyer nga gjuha origjinale shqipe autorë të rëndësishëm shqiptarë si Ismail Kadare apo Ylljet Aliçka. Si është pritur në Japoni letërsia shqipe?

I.I: Në Japoni ka një grumbull i dashuruesve të letërsisë botërore. Midis këtyre “tifozëve”, Ismail Kadare është një nga autorët më të njohur. Disa vepra të tij janë përkthyer në gjuhën japoneze, shumica e të cilave janë përkthimi nga frëngjishtja. Në internet e kam shfaqur përkthimet e tregimeve si “Ëndrra mashtruese” dhe “Përbindëshi” që s’ishin aq të njohur ende në Japoni. Sapo e mbarova përkthimin e romanit “Dimri i vetmisë së madhe”. Këto janë pritur pozitivisht nga lexuesit japonezë që njohin mirë rëndësinë e Kadaresë. Tregimin e Ylljet Aliçkës “Parullat me gurë” e përktheva në kohën kur filmi me të njëjtin titull u vlerësua me Çmimin e Artë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio më 2001. Shumica e lexuesve ishin njerëzit që kanë treguar interes për filmin.

Përveç kësaj, shpresoj se do të bëhen më të njohur autorët e tjerë si Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Fatos Kongolli, Viktor Canosinaj, Ermir Nika etj., veprat e të cilëve i kam përkthyer pjesërisht. Si rezultat i punës, “I humburi” i Kongollit u botua një vit më parë, ka dalë në qarkullim. Tani përgatitem për përkthimin e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, po rastësisht në kohën kur do të shfaqet një film i “shokut Zylo”.

A.D: Ndonëse falë internetit bota është kthyer në një fshat të vogël, sërish mbetet perceptimi se largësia mes Shqipërisë dhe Japonisë është shumë e madhe, ndaj mund të ndodhin ngjarje të cilat mbeten pa u marrë vesh. Kështu që, lejomëni t’ju pyes nëse ka studime për letërsinë tonë? Po aktivitete kushtuar asaj si për shembull promovime a konferenca?

I.I: Në Japoni studimet për letërsinë shqipe mund të zhvillohen në kornizën e studimeve për letërsi evropiane. E njoh se në Tokio e Kioto janë zhvilluar disa seminare apo simpoziume të vegjël, në një të të cilëve një profesoreshë ka mbajtur një kumtesë lidhur me letërsinë shqipe. Ajo ka hapur përkthimin e tregimit “Kopshti” të Ernest Koliqit në një antologji të letërsisë botërore (Nuk e di nëse e ka përkthyer nga shqipja).

A.D: Kam vërtetë interes të di, çfarë vlerëson më shumë lexuesi japonez nga elementët e letërsisë shqipe?

I.I: Lexuesit japonezë i pëlqejnë, unë mendoj, pasuria dhe larmia e letërsisë shqipe së sotme. Ata shikojnë me çudi dhe me adhurim, se kjo karakteristikë ka ekzistuar në një vend kaq të vogël, i cili ka qenë në kampin socialist, madje në të ashtuquajturin “izolim”. Në romanet e autorëve si Kadare, Agolli, Kongoli, mund të shikojmë jo vetëm elemente lokale (apo rajonale), por edhe ato universale.

A.D: E parë nga perspektiva juaj, si është sot gjendja e letërsisë shqipe? Kush janë autorët kryesorë të saj?

I.I: Kaloi tridhjetë vit pas rënies së diktaturës, kultura e botimeve ka shtrirje të madhe në hapësirë. Është e vështirë të ndjek të gjithë rrymë letrare. Për mua, përveç Kadaresë, Fatos Kongoli dhe Dritëro Agolli mbeten autorët kryesorë për mua. Këta të dyja janë mjaft të shquar në zonën shqipfolëse, pa tjetër. Por duhet të “zbulohen” dhe njihen më mirë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Azi.

Përsa i përket autorëve në fillim të shekullit XXI, unë lexoj jo sistematikisht, por sipas shijes sime personale. Këto ditë kam interesin për vlerësimin ndaj librit “Flama” të Tom Kukës. Ka mundësi të mirëpritet ky roman edhe në Japoni, ku ka histori dhe traditë e gjatë të romaneve detektive, ashtu si në Britaninë e Madhe.

A.D: A është ajo sot në gjendje të qëndrojë dinjitoze përballë lexuesit të një tjetër kombi, e aq më tepër të një kombi si Japonia me të cilin, vlerësuar nga sipërfaqja, nuk gjenden shumë pikëtakime?

I.I: Është në një gjendje të tillë, pa tjetër! Mosngjashmëria në sipërfaqen midis dy kombeve, nuk është as pengesë, as problem. Në letërsinë shqipe mund të gjejmë përvojë bashkëkohore, gëzimet e vuajtjet njerëzore, që ka vlerë, ka rëndësi të njëjtë për të gjithë. Në të vërtetë, në vendin tonë, gjatë këtyre 75 viteve, s’kemi jetuar nën regjimit totalitar, s’jemi përfshirë në konflikt rajonal. Por absurditeti enigmatike që shikohet në figurat të veprave e Kadaresë ose Kongolit, burokraci qesharake që satirizohet në ato të Agollit, këto u zgjojnë simpatinë edhe lexuesve japonezë sot. Këtu s’ka nevojë për koment për kontekst historik. Po mbetet vetëm një pengesë e pashmangshme; largësia gjuhësore. Unë, si një përkthyes, përpiqem të heq perden (apo murin?) e trashë për t’u dhënë tejdukshmërinë lexuesve.

A.D: E për të ardhmen e letërsisë tonë çfarë mendoni?

I.I: Më duket se ka kaluar mjaft koha për të provuar “rishikimin” letrare ndaj jetës personale në kohën e diktaturës. Po tani, shikoj se si autorët e rinj do të vlerësojnë kohën e tranzicionit të viteve ‘90, në të cilën ka tërbuar kaosi me shpresa e zhgënjime. Sepse e vizitova shpesh Shqipërinë pikërisht në atë periodë. Këto pikëpamje, akoma nuk janë njohur mirë në Japoni.

A.D: Kontributi juaj për t’i dhënë zë një gjuhe të vogël sikurse është shqipja meriton një vlerësim të madh e të paçmuar. E keni ndjerë këtë vlerësim?

I.I: Po, gjithmonë. Tani ju falënderoj që më dhatë shansin për të shfaqur mendimin tim. Më kënaq kur e pranoni me respekt përpjekjen time për të folur apo shkruar shqip. Shpresoj se përpjekja ime, akoma e vogël, do të kontribuojë për prezantimin e vlerës më të mirë të krijimtarisë në letërsinë shqiptare.

Varshava druan, se Rusia në kufirin e eksklaves së saj Kaliningrad mund të inskenojë një valë migrantësh. Aeroporti atje lejon ndërkohë fluturime nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut

 

    
Një gardh kufitar me tela me gjemba dhe kemera vrojtimi mes Lituanisë dhe eksklaves ruse Kaliningrad në afërsi të Polonisë.

Një gardh kufitar me tela me gjemba dhe kemera vrojtimi mes Lituanisë dhe eksklaves ruse Kaliningrad në afërsi të Polonisë.

Qeveria polake do të venndosë një gardh përgjatë kufirit me eksklaven ruse Kaliningrad, për të penguar kalimet ilegale të kufirit. Ky vendim, që u komunikua në Varshavë nga ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak, ka të bëjë me frikën brenda qeverisë, se Rusia mund të inskenojë një valë migrantësh në kufi.  Kaliningradi kufizohet me Lituaninë dhe Poloninë, të dy këto vende anëtare të BE-së dhe të NATO-s.

Migracion nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut?

"Aeroporti në Kaliningrad tani lejon fluturimet nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Unë kam vendosur, të ndërmarr masa, për të rritur sigurinë në kufijtë polakë", tha Blaszczak para gazetarëve dhe shtoi, se puna për bllokimin provizor të segemntit kufitar prej 210 km do të nisë brenda ditës se kësaj deklarate.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak

Sipas Blaszczak kompleksi kufitar do të përbëhet nga tre gardhe paralele me tela me gjemba në një lartësi prej 2,5 metrash dhe një gjerësi prej tre metrash si dhe do të ketë pajisjet e nevojshme elektronike.

Polonia në shtator të vitit të kaluar ngriti një mur të betonizuar prej pesë metrash të lartë përgjatë kufirit me Bjellorusinë dhe krijoi atje një zonë tre km të gjerë dhe 400 km të gjatë, hyrja e së cilës është e bllokuar për të gjithë ata persona, që nuk janë rezidentë në Poloni, madje edhe për punonjës të organizatave joqeveritare dhe gazetarë.

Çdo ditë dhjetra vetë përpiqen të kalojnë ilegalisht kufirin

Dhjetra mijëra migrantë e refugjatë, kryesisht nga Lindja e Mesme janë përpjekur të kalojnë kufirin më 2021 nga Bjellorusia për në Poloni. Truproja kufitare polake dhe organizatat joqeveritare në vendin e ngjarjes vazhdojnë të njoftojnë për dhjetra tentativa të përditshme për kalime ilegale të kufirit.

Qëkurse masat u shfuqizuan në korrik, vazhdon të jetë e ndaluar që t'i afrohesh kufirit më pak se 200 metra.

Qëkurse masat u shfuqizuan në korrik, vazhdon të jetë e ndaluar që t'i afrohesh kufirit më pak se 200 metra.

Gardhi polak në kufirin me Bjellorusinë

Perëndimi beson, se vala e migrantëve nga Minsk ishte e nxitur, për të destabilizuar rajonin, gjë që e hedh poshtë qeveria bjelloruse. Ne kulmin e krizës Polonia dërgoi mijëra ushtarë dhe policë për përforcimin e patrullave të truprojës kufitare dhe miratoi një ligj, që lejon kthimin e migrantëve në Bjellorusi. Të ashtuquajturat pushbacks dhe në përgjithësi qendrimi i ashpër kundër migrantëve i qeverisë së Varshavës u dënuan nga aktivistët dhe organizatat e ndihmës.

Një "Plan Marshall" për Ukrainën

 

Presidentja e Komisionit të BE-së dhe kancelari i Gjermanisë anazhohen fort për rindërtimin e shpejtë të Ukrainës. Në Berlin zhvillohet një konferencë ndërkombëtare ekspertësh për rindërtimin e Ukrainës.

    
Deutsch-Ukrainisches Wirtschaftsforum Rebuild Ukraine

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz kërkojnë një "Plan Marshall ndërkombëtar të shekullit 21" për rindërtimin e Ukrainës. Kemi të bëjmë me një "detyrë gjeneratash, që duhet të fillojë tani", shkruajnë ata në një artikull të përbashkët për gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung". "Ndërtimi i banesave të shkatërruara, shkollave, rrugëve, urave, infrastrukturës dhe rrjetit të furnizimit me energji, të gjitha këto duhet të fillojnë tani, në mënyrë që vendi të rimbëkëmbet shpejt." Ukrainës i duhet një perspektivë, që të mund të rimëkëmbet ekonomikisht pas fundit të luftës.

Me Planin Marshall SHBA në vitet 1948 dhe 1952 me miliarda dollarë financuan rindërtimin e Gjermanisë dhe të shteteve të tjera të Europës.

Afatgjatë do të jetë e rëndësishme, që edhe donatorët private dhe sipërmarrjet të investojnë në rindërtimin e Ukrainës, shkruajnë Scholz dhe von der Leyen. BE ka në këtë drejtim një rol të veçantë, sepse Ukraina është vend kandidat për antarësim: "Rruga e rindërtimit është edhe shtegu i Ukrainës për në Bashkimin Europian."

Gjithahstu von der Leyen dhe Scholz theksojnë: "Mbështetja e Ukrainës është jo vetëm e drejtë, po ajo është edhe në interesin tonë." Sepse Ukraina nuk lufton vetëm për sovranitetin e vet: "Ukraina mbron edhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, bazat e bashkëjetesës sonë paqësore dhe të mirëqenies mbarëbotërore."

Ukraine befreite Gebiete Donetsk-Gebiete

Ekspertët po përpilojnë dosjen "Rebuild Ukraine"

Ekonomia gjermane ndërkohë ka nisur planet për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Me iniciativën e Komisionit për Lindjen të Ekonomisë Gjermane (OA) 50 ekspertë kanë përpiluar një dokument me propozime të detauara dhe oferta, vë në dukje rrjeti redaksional i Gjermanisë "Redaktionsnetzwerk Deutschland" (RND). "Ne duhet të japim ndihmë të menjëhershme, për infrastrukturën dhe furnizimin me energji, por njëkohësisht duhet të mendojmë edhe të ardhmen", tha drejtori ekzekutiv i OA, Michael Harms.

Në dosjen "Rebuild Ukraine" sipas RND rekomandohet, që për rindërtimin të marrin pjesë vendet europiane dhe BE duke emëruar përkatësisht një koordinator të nivelit të lartë për Ukrainën. Ky duhet të krijojë një këshill i cili me qeverinë ukrainase do të konsultohej për nevojat aktuale dhe projektet. Secili vend donator duhet të mbikqyrë projektet e financuara vet, për të garantuar transparencën dhe përgjegjësinë ligjore.

"Popullsia duhet të shohë shpejt rezulate të rindërtimit të infrastrukturës së shkatërruar", tha Harms. "Njëkohësisht duhet të krijohet baza për një rritje të qendrueshme ekonomike." Kjo do të thotë në radhë të parë, të shfrytëzohen potencialet gjigante të zhvillimit që ka Ukraina në digjitalizim, bujqësi dhe duke u mbështetur tek ndërtimi i një ekonomie pa dioksid karboni.

Scholz dhe Schmyhal hapin Forumin Ekonomik

Deutsch-Ukrainisches Wirtschaftsforum Rebuild Ukraine

Kancelari Olaf Scholz dhe kryeministri ukrainas Denys Shmyhal të hënën (24.10) hapën Forumin Ekonomik gjermano-ukrainas në Berlin. Ky është aktiviteti i parë bilateral i këtij lloji që nga fillimi i luftës sulmuese ruse. Në qendër të konsultimeve janë ndihma për ekonominë ukrainase. Njëpikërëndesë është sektori ukrainas i energjetikës, rrjetin e të cili e kanë goditur së fundi qëllimisht forcat ruse.

Scholz dhe Shmyhal në kuadër të këtij forumi takohen edhe për bisedime bilaterale lidhur me ndihmën gjermane për Ukrainën dhe rindërtimin e vendit. Të martën (25.10) zhvillohet në Berlin me ftesë të presidencës gjermane të grupti G7 (vendet e industrializuara) dhe të BE-së një konferencë ndërkombëtare ekspertësh për rindërtimin e Ukrainës.

Tensionet mes Francës dhe Gjermanisë dëmtojnë aftësinë e BE-së për të vepruar

Marrëdhëniet midis Francës dhe Gjermanisë ndodhen sërish në krizë dhe kësaj here kriza është më serioze se zakonisht. Sepse ajo vjen në një kohë kritike dhe dëmton aftësinë e BE për të vepruar në raste krizash.

    
Deutschland Frankreichs Präsident Macron trifft Bundeskanzler Scholz in Berlin

Një njoftim i fundit se takimi ministerial franko-gjerman është shtyrë për janarin e ardhshëm, tregon sa e madhe është çarja e krijuar në marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve. Aleanca midis Gjermanisë dhe Francës është quajtur shpesh "motor” i Bashkimit Europian dhe analistët thonë, se krisja aktuale është duke penguar aftësinë e BE për të vepruar.

Pallati Elysee shpjegoi me shpejtësi për vështirësitë e disa ministrave që të marrin pjesë në takim dhe mungesën e kohës për përgatitjen e takimit. "Shtyrja nuk tregon në asnjë mënyrë për gjendjen aktuale të marrëdhënieve franko-gjermane”, i tha shtypit javën e kaluar zëdhënësja e shtypit, duke shtuar se kemi të bëjmë me shtyrje dhe jo anulim të takimit.

Por, deklarata e saj dhe planifikimi me shpejtësi i vizitës në Paris të kancelarit gjerman për këtë të mërkurë (26.10), nuk i bindi analistët.

Bashkëpunim me rëndësi jetike 

"Takimi ministerial franko-gjerman në përgjithësi nuk sjell rezultate shumë konkrete përveç marrjes së disa vendime të parëndësishme, si për shembull për organizimin e kurseve të përbashkëta të gjuhës, dhe është një rast ku të dy vendet rishprehin angazhimin për bashkëpunim të ngushtë,” thotë Stefan Seidendorf, zëvendësdrejtor i institutit franko gjerman DFI, me bazë në Ludwigsburg. 

"Por ky takim dhe bashkëpunimi franko-gjerman janë me rëndësi jetike për funksionimin e BE-së, dhe takimi nuk është anuluar asnjëherë, që kur është mbajtur për herë të parë në vitin 1963,” i tha ai Deutsche Welles.

Seidendorf shpjegon se ajo çka funksionon në politikën e jashtme amerikane nuk funksionon në Europë. Amerika mund të veprojë e vetme, sepse është aq e madhe saqë vendet e tjera mund të ecin në gjurmët e saj.

"Ndërkohë, asnjë vend europian nuk është aq i madh sa të garantojë i vetëm stabilitetin politik, prandaj nevojitet konsensusi bazë midis Francës dhe Gjermanisë, blloku me dy ekonomitë më të mëdha të Europës, i cili përfaqëson po ashtu edhe dy këndvështrimet më divergjente. Vendet e tjera e mbështesin këtë kompromis,” thekson Seidendorf.

Si Franca dhe Gjermania, janë duke vepruar të vetme 

Por aktualisht, si Gjermania ashtu edhe Franca duket se duan të ndjekin rrugë të veçanta.

Berlini aprovoi së fundmi një paketë ndihme prej 200 miliardë dollarësh për të zbutur krizën e rritjes së çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike në vendin e vet, pa informuar më parë Francën. Informimi i Francës do të kishte qenë hap i mirëpritur, meqenëse një shumë e tillë parash mund të ndryshojë tregun. 

Belgien Brüssel | Flaggen vor der EU Kommission auf Halbmast nach Tod der Queen

Përveç kësaj, në takimin e fundit të NATO-s, Gjermania nënshkroi një marrëveshje me 14 vende të tjera të NATO-s dhe Finlandën për të krijuar një sistem të ri mbrojtjeje nga ajri, të quajtur European Sky Shield Initiative, shkurt ESSI. Kjo nismë synon të krijojë në kontinent një program të përbashkët mbrojtjeje. Por Franca nuk ishte e përfshirë në të.

Hapi i hedhur nga Gjermania është njësoj si ai i hedhur nga Franca, sepse Franca është duke zhvilluar tashmë një sistem mbrotjeje nga ajri, bashkë me Italinë, të ashtuquajturën Mamba.

Që me fillimin e sulmit rus kundër Ukrainës në majin shkurt të këtij viti, mbrojtja ushtarake ka marrë rëndësi të madhe.

Ndërkohë në takimin e nivelit të lartë të BE-së me kryetarët e shteteve dhe qeverive javën e kaluar, presidenti i Francës Emmanuel Macron njoftoi për një marrëveshje të re me Spanjën dhe Portugalinë për ngritjen e një gazsjellësi të ri hidrogjeni dhe gazi nga Barcelona në Marsejë. Ky projekt hodhi poshtë projektin për ngritjen e një gazsjellësi, të quajtur Midcat, që do të lidhte Spanjën dhe Francën duke kaluar nëpër Pirene. Berlini preferonte më shumë këtë projekt, duke shpresuar të përfitonte po ashtu nga gazi iberik

Presidenti francez lëshoi direkt një deklaratë kundër vendit që presupozohet ta ketë aleat. ”Nuk është mirë as për Gjermaninë as për Europën kur Gjermania izolon veten”, tha ai.

Nuk është koha e shakave

"Të dyja palët janë të irrituara me njera-tjetrën," komenton Seidendorf. "Gjermania kujton se mund të bëjë marrëveshje multilaterale me vendet e tjera të vogla duke anashkaluar Francën. Kurse Franca është ende duke pritur nga Gjermania, që të pranojë kërkesën e Macronit për integrim më të thellë europian, bërë gjatë fjalimit që mbajti në Universitetin e Sorbonës në vitin 2017,” shton studiuesi i shkencave politike. Në atë kohë presidenti francez kërkoi mes të tjerash një buxhet të përbashkët të eurozonës dhe bashkëpunim më të madh në fushën ushtarake dhe në sektorin e taksave.

Por Sophie Pornschlegel, një analiste eksperte në institutin European Policy Centre me qendër në Bruksel, mendon se shfaqja e ironizimeve të ndërsjellta nuk është aspak zbavitëse. "Nuk kemi kohë për gjëra të tilla — në Europë ka plasur një luftë dhe ne jemi duke hasur krizë energjie," tha ajo për DW.

"Nëse jemi me fat dhe muajt e ardhshëm nuk do të jenë shumë të ftohtë, ne do ta kapërcejmë disi këtë dimër. Por, do të na duhet një zgjidhje afatgjatë e krizës së rritjes së çmimit të energjisë, për shembull duke krijuar në BE një fond solidariteti,” argumenton ajo.  

Përndryshe energjia do të bëhet e papagueshme, shton Pornschlegel, dhe do të çojë në krizë ekonomike dhe papunësi më të madhe.

"Çarja aktuale në Europë çon ujë në mullirin e [udhëheqësit rus] Vladimir Putinit dhe dëmton aftësinë e BE për të vepruar,” thekson ajo.

A janë mosmarrëveshjet shumë më të thella?

Ka sektorë ku Franca dhe Gjermania tradicionalisht nuk kanë arritur marrëveshje, për shembull në fushën e energjisë. Franca është pro përdorimit të energjisë atomike kurse Gjermania është kundër.

Por, siç thekson Jacques-Pierre Gougeon, një eskpert për Gjermaninë në Institutin për marrëdhënie ndërkombëtare dhe strategjike me bazë në Paris, kriza aktuale është më e thellë se mosmarrëveshjet e deritanishme.

"Hendeku i krijuar është aq i madh,” thotë Gougeon për DW, "sa që disa vende të vogla anëtare të BE, si Polonia dhe vendet baltike janë duke vënë në pikëpyetje aftësinë franko- gjermane për të drejtuar.”

Ronja Kempin, eksperte në Institutin gjerman për çështjet ndërkombëtare dhe të sigurisë me qendër në Berlin, mendon po ashtu se grindjet aktuale reflektojnë mosmarrëveshje më të thella, më fundamentale. "Macron ka kohë që kërkon që BE të punojë me grupe më të vogla, të krijuara për çështje specifike dhe është kundër zgjerimit të BE-së, pa bërë reformimin e tij. Ai e sheh BE-në si rrugë për të zgjeruar pushtetin e Francës,” shpjegon ajo për DW.

"Gjermania, nga ana tjetër e sheh BE-në si rrugë për të bërë ndryshime dhe për të sjellë paqen për vendet,” shton ajo.

Duke parë anët pozitive Seitendorfi nga DFI sheh ende një fije shprese. 

"Drejtuesve të Gjermanisë dhe Francës u është dashur shpesh të kalojnë në procesin e marrjes së leksioneve për të kuptuar, se BE nuk mund të funksionojë pa dyshen franko- gjermane.”

Seidendorf thekson, se ish-drejtuesi gjerman Ludwig Erhard, që ka qenë në pushtet në vitet 1960-të dhe ish- presidenti francez Nicolas Sarkozy, president nga 2007 deri më 2012, kanë marrë leksione të tilla. 

Është "shumë e vështirë” të arrish në kompromis me një aleat që nuk bie dakord me ty për çështje të caktuara, pranon ai. "Por dikur të gjithë e marrin kthesën”. 

Shqetësim për përhapjen e luftës së Ukrainës në perëndim


Varshava kritikon ashpër Bjellorusinë. Në Poloni është rritur shqetësimi për përhapjen e luftës në Ukrainë pas njoftimit të pushtetmbajtësit, Aleksander Lukashenko për njësi ushtarake të përbashkët me Rusinë.

    
Russland | Treffen Präsident Alexander Lukaschenko und Wladimir Putin

Forcat e armatosura ukrainase zhvillojnë trajnime në zonën kufitare pranë Bjellorusisë. Sipas regjistrimive filmike të agjencive Reuters dhe AP shihen ushtarë ukrainas që përgatiten në rast të një sulmi nga veriu. Rreziku është realist, është i mendimit komandanti i njësive ushtarake ukrainase, Serhiy Naev. Nuk duhet harruar që Bjellorusia është aleate e Rusisë në agresionin kundër Ukrainës. "Ne llogarisim me një spektër të gjerë të kërcënimeve dhe bëjmë gjithçka që këto kërcënime të mos bëhen realitet."

Njësi ushtarake me Rusinë

Vetëm para pak ditësh, Lukashenko bëri të ditur, se do të krijiohet një njësi e përbashkët ushtarake ruse-bjelloruse. Ai e argumentoi këtë me ashpërsimin e gjendjes në kufirin perëndimor të Bjellorusisë. Krijimi i forcave të armatosura të përbashkëta ka filluar, u shpreh Lukashenko në një takim me ushtarakë të lartë në vend. "Udhëheqja ushtarake e NATO-s dhe disa shtete europiane e mendojnë hapur mundësinë e një agresioni kundër vendit tonë deri në një sulm atomik. Përmes kanaleve jozyrtare ne jemi paralajmëruar, se është planifikuar një sulm në territorin tonë, sipas modelit të sulmit në urën e Krimesë."

Polen Freiwillige üben Kampf für Ukraine

Vullnetarë bjellorusë, kundërshtarë të Lukashenkos ushtrojnë me armë para se të luftojnë në Ukrainë

Këto zhvillime në Bjellorusi kanë rritur së tepërmi shqetësimin në Poloni nga një zgjerim i luftës drejt perëndimit. Zëvendësministri i jashtëm polak, Marcin Przydacz tha para televizionit polak, TVP se perëndimi duhet të bëjë gjithçka që të pengojë një hyrje të drejtpërdrejtë të Bjellorusisë në luftë kundër Ukrainës. "Lukashenko ka filluar aksione të ndryshme në kufirin me Ukrainën, për të tërhequr pjesë të forcave të armatosura ukrainase në kufirin me Bjellorusinë që ato të mungojnë në frontin jugor. Shtetet perëndimore duhet t'ia bëjnë shumë të qartë qeverisë në Bjellorusi, se çfarë pasojash do të kishte kjo, nëse Bjellorusia merr pjesë aktive në këtë luftë."

Tichanovskaja nuk beson në ndërhyrjen direkte të Bjellorusisë

Një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të forcave bjelloruse nuk e shikon si mundësi reale drejtuesja e opozitës bjelloruse në ekzil, Svetlana Tichanovskaja. Ushtria e vendit të saj nuk është e gatshme për këtë, tha ajo në një fjalim para Parlamentit Europian këtë javë. "Unë dyshoj, se ushtarët bjellorusë do të merrnin pjesë në këtë luftë. Por Lukashenko po krijon situatën e kërcënimit, ai flet për një kërcënim nga ana e Ukrainës, nga armiqtë e jashtëm dhe se Bjellorusia duhet të mbrohet. Por populli në Bjellorusi e kupton shumë mirë, se nuk ka asnjë rrezik nga Polonia, Lituania apo ndonjë vend tjetër demokratik në Europë. Lukashenko përmbush vetëm dëshirën e bosit të tij, Putinit."

Warschau Swetlana Tichanowskaja aus Belarus

Svetlana Tichanovskaja

Në fillim të luftës në Ukrainë në shkurt, ushtarët rusë depërtuan nga Bjellorusia në Ukrainë deri në zonat rreth Kievit. Nëse ushtarët rusë do të zhvendoseshin sërish në Bjellorusi, do të ketë rezistencë në vend, tha Tichanovskaja në "Forumin e Sigurisë së Varshavës" në fillim të muajit. "Ka shenja, se sërish trupat ruse do të zhvendosen në Bjellorusi. Partizanët tanë përgatiten për një rast të tillë, edhe pse për akte të tilla sabotazhi dënimi është me vdekje. Por bëhet fjalë edhe për të ardhmen tonë. Pa një Ukrainë të lirë, nuk do të ketë Bjellorusi të lirë."

Europa Juglindore mes refuzimit e besnikërisë

 Ukraine Tschernobyl | Soldaten trainieren Häuserkampf

Ushtarë ukainas në trajnim

Në kulmin e ashpërsimit të konfliktit me Rusinë, NATO shfaq shenjat e mungesës së unitetit si kurrë më parë. "SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar janë për të treguar forcën, Gjermania, Franca e Italia theksojnë dialogun, kurse një grup i tretë rreth Bullgarisë, Hungarisë dhe Sllovakisë kërkon t'i rrijë larg konfliktit për stacionimin e trupave", thotë Stefan Meister, ekspert në Shoqatën Gjermane për Politikën e Jashtme, DGAP për DW. Normalisht, Gjermania do duhej të ishte një nyjë lidhëse mes këtyre grupeve, por ky mungon për momentin, për shkak të dobësisë së lidershipit edhe në BE. "Kësaj i shtohet dobësimi nga populizmi, Trumpi dhe Brexit. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin përpiqet të përdorë këtë për të negociuar një rend të ri sigurie në Europë, pa SHBA", analizon eksperti për Europën Lindore. Në këtë situatë vendet në juglindje të Europës, anëtare të NATO-s luajnë një rol të rëndësishëm.

Portrait Stefan Meister

Stefan Meister

Kroacia: "Në rast shkallëzimi tërheqje?"

E pikërisht nga ky rajon dëgjohen tone të çuditshme. Presidenti kroat, Zoran Milanoviç në fund të janarit shkaktoi reagime me deklaratën e tij, kur bëri të ditur tërheqjen e vendit të tij në rast të një konflikti me Ukrainën. "Në rast se vjen puna tek shkallëzimi, ne do të tërhiqemi deri në ushtarin e fundit kroat", tha Milanoviç në Zagreb, pa saktësuar, se çfarë nënkupton, se në Ukrainë nuk ka asnjë ushtar kroat të stacionuar. Qeveria kroate u kundërpërgjigj menjëherë. "Presidenti nuk flet për Kroacinë, por për veten. Ne jemi dhe mbetemi një anëtare besnike e NATO-s", theksoi ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman.

Interesantja në këtë kërcënim të presidentit kroat ishte, se as NATO e as SHBA nuk kanë kërkuar ndonjë angazhim ushtarak të Kroacisë, "Deklaratat e Milanoviçit i shërbejnë qëllimeve politike të brendshme, ato duhet të shihen në sfondin e konfliktit të vazhdueshëm me kryeministrin, Andrej Plenkoviç", shpjegon Filip Milacic nga Fondacioni Friedrich Ebert për DW. "Këtu duket se presidenti po përdor kartën nacionaliste, e quan Milorad Dodikun, presidentin e serbëve boshnjakë, një 'partner' dhe u jep ushqim nacionalistëve kroatë për realizimin e ëndrrave të tyre për kufij të rinj një Bosnje me mbështetje ruse."

Deutschland Kroatien Steinmeier Milanovic

Deklarata e Zoran Milanoviç shkaktoi shumë reagime

Historia si "lobiist"në Bullgari

Në një dalje në televizionin bullgar BTV më 1 shkurt, ambasadorja ruse, Elenoroa Mitrofanova bëri tejet të qartë, se çfarë kërkon Rusia nga NATO: tërheqjen pas kufijve në kohën e 1997-s, pra tërheqjen edhe të trupave të NATO-s dhe bazave në vende si Rumania e Bullgaria. Formalisht këto vende mund të mbeten vende anëtare të NATO-s, por vetëm formalisht.

Ministri bullgar i Mbrojtjes, Stefan Janev të paktën mund të mësohet me këtë ide. Që në dhjetor 2021 kryeministri i ri Kiril Petkov duhej ta qortonte publikisht ministrin e tij, kur ai në Facebook u shpreh kundër transferimit të trupave të NATO-s në Bullgari. Në një seancë të parlamentit në janar, Janev kërkoi që "ne të ndalim së lexuari shtypin e huaj e së spekuluari. Duhet të jemi bullgarofil në kuptimin e interesave tona kombëtare bullgare." Po qe se do duhet të stacionohen trupa të NATO-s në Bullgari duhet të jenë vetëm ato bullgare, sipas Janevit.

Theksimi i interesave kombëtare ka një sfond të brendshëm politik. Që nga hyrja në parlament në dhjetor 2021, nacionalistët e Partisë Rilindja e kanë vënë përpara qeverinë. Edhe ambasadorja Mitrofanova e di pozicionin e nacionalistëve bullgarë pro rusë. "Rusia ka ndikim në Bullgari, historinë tonë të përbashkët. Ajo është lobiistja më e rëndësishme, influencuesja më e rëndësishme e marrëdhënieve tona."

Bulgarien I Wahlen I Kiril Petkov

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov

60% mbështetje në Rumani

Ndryshe paraqitet gjendja në Rumani, që krahas Gjermanisë dhe Polonisë, një nga vendet, ku ka trupa amerikane dhe trupa të NATO-s. Sipas një sondazhi të Institutit INSCOP Research, NATO gëzon besimin më të madh tek rumunët krahasuar me vendet (ndër to edhe SHBA, Kina, Gjermania) apo organizata ndërkombëtare (ndër to BE). "Trupa shtesë të NATO-s jo vetëm që janë të mirëpritura, por edhe kapital politik për qeverinë", thotë Sorin Ionita, politologe e think tank "Expert Group" në Bukuresht. "As edhe nacionalistët nuk guxojnë të flasin kundër."

Russland Moskau | Wladimir Putin, Präsident & Viktor Orban, Ministerpräsident Ungarn

"Qeni i Putinit"

Në fokus të zhvendosjes së trupave të NATO-s ndodhet edhe Hungaria që ka një kufi të përbashkët me Ukrainën, si Rumania. Kryeministri, Viktor Orban ka një "marrëdhënie të veçantë" me Rusinë prej vitesh. Admirimi i tij publik për Putinin e refuzimi i sanksioneve kundër Rusisë i kanë dhënë atij nofkën "qeni Pinsher i Putinit". Në fillim të shkurtit, Orban shkoi në Moskë për një "mision paqeje" si u shpreh ai. Por në fakt në qendër ishin furnizimet me gaz, që Hungaria i merr momentalisht nën vlerën e tregut dhe pjesëmarrja ruse në zgjerimin e centralit atomik, Paks. Budapesti i shmang diskutimet për angazhim më të madh të Hungarisë në NATO.

Akt delikat balancimi në Bosfor

Një marrëdhënie mjaft komplekse me Rusinë ka një vend i rëndësishëm strategjik i NATO-s, Turqia. Në luftën në Siri, Putini dhe presidenti Erdogan bashkëpunuan, në Libi ata mbështesnin grupacione të ndryshme. Në fillim Erdogani e injoroi NATO-n me blerjen e raketave mbrojtëse ruse, S-400, më vonë Ankaraja furnizoi Ukrainën me drone ushtarake. E ashtu si Gjermania, Hungaria apo Bullgaria edhe Turqia është e varur nga gazi rus apo nafta. "Ky është një akt delikat balancimi për Ankaranë. Erdogani ka një lidhje të veçantë me Ukrainën dhe do ta mbështesë atë dhe NATO-n. Nga ana tjetër ai nuk duhet të zemërojë aq Putinin, sa t'i mbyllet rubineti i gazit apo të kërkojë hakmarrje në Siri.", thotë Asli Aydintasbas në Këshilli Europian për Marrëdhënie të Jashtme për DW.

Portrait Filip Milacic

Filip Milacic

Oferta e Putinit ndaj elitave të Ballkanit

"Ndryshe nga Perëndimi, Rusia e di, se çfarë do në Europën Lindore. Rivendosjen e pushtetit dhe zonave të inluencës, që i ka humbur në vitin 1991", komenton eksperti britanik i Europës Lindore, Timothy Garton Ash në Guardian. Për të arritur këtë, Kremlini ka përdorur sidomos si strategji gazin e lirë dhe nacionalizmin në Europën Juglindore. Filip Milacic shton se "elitave nacionaliste në Ballkanin Perëndimor Rusia u ofron atë, që nuk ua ofron perëndimi: premtimin të ndryshojë kufijtë në rajon."

Por as gazi me çmim të lirë, as nacionalizmi dhe mungesa e unitetit, nuk do të mjaftojnë për të ndarë NATO-n në rast konflikti, bën bilancin Stefan Meister. "SHBA si fuqi drejtuese mund ta arrijnë atë që duan, NATO është relativisht unike në lidhje me kërcënimin, e edhe nëse ndodh që shtete të vogla largohen, ato në rast udhëkryqi nuk do të venë në dyshim besnikërinë ndaj aleancës. Do të ofrohen armë, do të forcohen trupat, dhe do të fitohet kohë kundrejt Rusisë."

Rrjetet e shërbimeve sekrete dhe ndikimi rus në Bullgari


Në Bullgari përpjekja për ballafaqimin me të kaluarën e sigurimit të shtetit komunist nuk ka sjellë thuajse asnjë rezultat. Klikat e vjetra vazhdojnë të kenë ende pushtet të madh. Ato u shërbejnë interesave ruse.


Ndikimi i shërbimeve sekrete ruse në Bullgari

Ndikimi i shërbimeve sekrete ruse në Bullgari

Edhe 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit fuqia e ish sigurimit të shtetit (DS - Darshawna Sigurnost) në Bullgari është ende e pathyeshme. Punonjësit e tij të dikurshëm kanë pozicione me ndikim në politikë, ekonomi dhe shkencë dhe ndërhyjnë me zell në politikën e këtij vendi anëtar të BE. Edhe pse qeveria i hapi arkivat e sigurimit të shtetit, kur vendi hyri në BE para 15 vjetësh, dhe e bëri të detyrueshëm shqyrtimin e kandidatëve për të gjitha postet e zgjedhura dhe të emëruara.

Ekaterina Bonçeva, anëtare e komisionit KOMDOS, duke folur për rishikimin e arkivave

Ekaterina Bonçeva, anëtare e komisionit KOMDOS, duke folur për rishikimin e arkivave

Ekaterina Bonçeva, anëtare e komisionit KOMDOS përgjegjës për arkivat dhe rishikimet, zgjedhur nga parlamenti që në vitin 2007, thotë për DW: "Kemi krijuar një arkiv me 16 kilometra dosje, të cilat janë në dispozicion për publikun. Kemi dhënë dëshmi, që i gjithë sigurimi i shtetit ka qenë një polici brutale politike. Dhe u kujdesëm që politika në prapaskenë dhe shantazhet me dosjet e fshehta të mernin fund”.

Megjithatë, thotë Bonçeva, pak ka ndryshuar. Ende ish-punonjësit e shërbimit sekret ndikojnë në politikën dhe shoqërinë bullgare - me ndihmën ruse. "Ata kurrë nuk i kanë shërbyer sigurisë kombëtare të Bullgarisë, por vetëm regjimit komunist dhe KGB-së”, thotë Bonçeva. Në fakt në vitin 1972 ministri i atëhershëm i brendshëm Dimitar Stojanov e pati cilësuar me krenari DS-në bullgare si një "degë rajonale të KGB-së". Prandaj edhe sot rrjetet ende aktive të ish agjentëve përbëjnë për Bullgarinë një problem lojaliteti.

Mosbesimi ndaj shërbimeve sekrete

Kjo u bë e qartë së fundmi me sulmin rus në Ukrainë. Qarqe qeveritare të mirëinformuara në Sofje, që kërkojnë nga DW t`u ruhet anonimiteti, thonë se analizat dhe parashikimet e shërbimeve sekrete në atë kohë kanë qenë shumë të fokusuara tek Rusia. Kështu që u mbivlerësua tërësisht potenciali i ushtrisë ruse. Duke nënvlerësuar vullnetin e Ukrainës për mbrojtje dhe aftësitë e ushtrisë së saj, u bënë vlerësime të pasakta. "Në fillim ata njoftuan se nuk do të kishte luftë, pastaj se gjithçka do të përfundonte brenda dy ditëve dhe se Bullgaria duhej të qëndronte më së miri neutrale". Në shkurt 2022 deputetë nga fraksionet e atëhershme të koalicionit qeveritar kërkuan hetime, për të sqaruar nëse shërbimet e kishin mashtruar qëllimisht qeverinë.

Spionage-Forscher Dr. Christopher Nehring in Sofia

Dr. Christopher Nehring studiues i spiunazhit

"Shërbimet e sigurisë duhet të jenë sistemi imunitar i një shteti. Por në shërbimet tona ndihet kudo ndikimi i fshehtë i Rusisë", thotë Hristo Ivanov, deputet dhe bashkëkryetar i aleancës, Bullgaria Demokratike (DB). Kjo mund të jetë edhe një arsye, përse shërbimet sekrete pengojnë verifikimin ligjor të personelit të tyre nga KOMDOS. Nga ata pak punonjës, të dhënat e të cilëve iu dorëzuan KOMDOS-it, rezultoi se rreth gjysma kishin spiunuar për sigurimin e shtetit komunist, shpesh me trajnime speciale në Moskë.

Spiunë dhe gjeneralë

Si në rastin e Ilija Iliev-it, i cili drejtonte një rrjet spiunazhi rus, që u zbulua vetëm në mars 2021. Ai kishte punuar që në vitet 1980-të për shërbimin e fshehtë të ushtrisë së atëhershme sovjetike, tani ruse GRU, ku kishte bërë edhe trajnim. Video-regjistrimet dhe bisedat e përgjuara tregojnë se për vite me radhë ai, së bashku me punonjës të tjerë të shërbimit sekret, të ministrisë së mbrojtjes dhe të parlamentit, u kishte shitur oficerëve të tij të lartë në ambasadën ruse dokumente top-sekret të NATO-s.

Valentin Zankov, u arrestua në mars 2022

Valentin Zankov, u arrestua në mars 2022

Rasti i Valentin Zankow. Gjenerali i rezervës u arrestua në mars 2022, vetëm disa javë pas sulmit rus në Ukrainë. Akuza: spiunazh për Rusinë. Që nga viti 1982 Zankov kishte punuar në shërbimin e zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm dhe ishte trajnuar po ashtu në Moskë. Kjo nuk e pengoi të bënte karrierë në Bullgarinë postkomuniste. Ai u ngrit deri në shef sektori në ministrinö e Mbrojtjes dhe u bë madje edhe atashe ushtarak në Londër dhe Uashington. Sipas aktakuzës Zankov i kishte dorëzuar sekretarit politik të ambasadës ruse në Sofje dokumente sekrete. "Valjo spiuni", siç quhej ai nën zë, nuk e fshihte simpatinë e tij për Rusinë. Ai jo vetëm kritikonte hapjen e arkivave komuniste, por paralajmëronte edhe për gjoja përgatitje të sulmeve të NATO-s kundër Rusisë.

Prandaj mosbesimi ndaj ushtrisë dhe shërbimeve të fshehta është i rrënjosur thellë në shoqërinë dhe politikën bullgare. "Arsyet për këtë janë mungesa e reformave dhe fakti që punonjësit e inkriminuar nuk u larguan”, vlerëson Hristo Ivanov. Kështu që kuadrot e vjetër kanë patur mundësinë të përcjellin mendimin dhe mentalitetin e tyre tek brezi tjetër.

Nacionalizmi dhe politika e jashtme

Edhe në politikën e jashtme bullgare kuadrot e vjetër të sigurimit të shtetit janë aktivë prej dekadash dhe ofrojnë një portë për ndikimin rus. Në dhjetor 2021 për shembull ministrja e jashtme e atëhershme Teodora Gençovska donte të merrte në stafin e saj katër ish punonjës të DS-së. Por kjo u pengua nga kryeministri i atëhershëm reformator Kiril Petkov.

Që në vitin 2010 një verifikim i elitave të politikës së jashtme nga Komisioni KOMDOS arriti në një rezultat tronditës: 201 nga 593 zyrtarë të lartë dhe 205 nga 467 ambasadorë kishin punuar më heret për shërbimin sekret komunist.

201 nga 593 zyrtarë të lartë bullgarë kishin punuar dikur për shërbimin sekret komunist

201 nga 593 zyrtarë të lartë bullgarë kishin punuar dikur për shërbimin sekret komunist

Se si këto rrjete ndikojnë në politikën e jashtme bullgare dhe promovojnë kështu interesat ruse, e tregon grindja për historinë dhe identitetin me Maqedoninë e Veriut. Këtu nuk janë vetëm rrjetet e vjetra të DS në ministrinë e Jashtme dhe në rrethin e këshilltarëve të presidentit Rumen Radev, që qëndrojnë prapa bllokadës bullgare për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Edhe partitë nacionaliste bullgare, që nxisin vazhdimisht konfliktin, janë "të mbushura me kuadro të vjetër të sigurimit të shtetit dhe me grindjen me Maqedoninë e Veriut u shërbejnë interesave strategjike të Rusisë në Ballkan”, thotë Ekaterina Bonçeva.

Një shembull i tillë është ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, nacionalisti bullgar Krazimir Karakaçanov, i cili në vitet 1980 punonte për KGB-në si agjenti "Ivan". Pasi partia e tij VMRO u zvenit dhe ra në harresë, vendin e saj e zuri partia Rilindja, që arriti dhjetë përqind në zgjedhjet e përgjithshme të tetorit 2022. Edhe ajo ndjek një politikë agresive nacionaliste, edhe ajo ka ish anëtarë të sigurimit të shtetit në radhët e veta dhe mban qëndrim të hapur pro-rus si në debatin për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për luftën në Ukrainë.

"Duhet ndryshuar mentaliteti"

Nuk është për t'u habitur, që përveç Partisë Socialiste Bullgare (BSP), janë kryesisht forcat nacionaliste ato të kërkojnë pa ndërprerje dhënien fund të verifikimit të punonjësve të vjetër të sigurimit dhe mbylljen e arkivave komuniste. "Unë nuk jam optimist për zbardhjen e së kaluarës”, thotë Hristo Ivanov. "Në krizën aktuale e të vazhdueshme politike është e vështirë të imagjinohen konstelacione qeverisëse, që dëshirojnë me të vërtetë të merren me këtë çështje.”

Propozimet, që duan ta bëjnë verifikimin e lidhjeve me shërbimet e vjetra sekrete komuniste pjesë obliguese të një kontrolli të tërësishëm për lojalitetin dhe sigurinë dhe që duan ta shndërrojnë komisionin KOMDOS në një institut të kujtesës kombëtare, bien prej vitesh në veshë të shurdhër. Megjithatë deputetja Ekaterina Bonçeva këmbëngul në rëndësinë e Komisionit KOMDOS dhe punën e tij edukative: "Kemi ndërtuar një institucion stabil dhe i kemi treguar publikut se kush ka pasur lidhje me DS-në. Këto zbulime duhet të vazhdojnë, nevojitet ndryshimi i mentalitetit të elitës politike!"

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...