2023-05-17

Ura e Ibrit duhet të hapet, Mitrovica duhet bashkuar

 

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se vendim për hapjen e urës mbi Ibrit është duke u trajtuar dhe pritet që ditët në vazhdim të dërgohet në instancat tjera. Mbi këtë urë, në të cilën prej vitesh, nuk mund të kalojnë mjetet motorike, vetëm këmbësorët për Insajderin ka folur analistin serb, Dusan Janjiç.

Janjiç i tha Insajderit se jo vetëm ura por duhet të hapen të dyja komunat, që njerëzit të jenë të lirë për të bashkëpunuar.

Së pari nuk kam asnjë dyshim që ura duhet të hapet dhe jo vetëm ura. Realisht qyteti i Mitrovicës duhet të funksionojë në kuadër të Asociacionit të Komunave. Jam duke folur për një diskutim që ka qenë tepër serioz gjatë kohës së UNMK-ut në 1993 dhe bazuar në atë ide është formuar Komuna e Mitrovicës së Veriut...”, tha Janjic.


Analisti shprehet i bindur që Mitrovica e ndarë në dysh, jug e veri do të bashkohet.

Unë jam i sigurt që do të jetë e bashkuar, është e vetmja mënyrë për të funksionuar, dhe që s’duhet të ketë urë të brendshme. Kur flasim për situatën e sotme, fatkeqësisht ka një luftë për të vendosur mbi të ardhmen e qytetarëve e jo për të treguar për nevojat e rëndësishme të tyre, që të kenë lirinë, të kenë bashkëpunimin, apo për të gjetur punë në anën tjetër”, u shpreh ai për Insajderin.

Derisa flet për Urën mbi Iber, Janjic thotë se ia kujton kohë e ndërmjetësueses së Bashkimit Evropian, Federica Mogherin.

Përmend se si ura simbolizon ndarjen, dëbimet e shqiptarëve e serbëve nga veriu në jug e anasjelltas.

Fatkeqësisht, tani kemi një situatë që po duket si në periudhën e Mogernit, nuk jam i sigurt për vitin por ka pasur shumë histori që ura do të hapet ose rihapet, por çka ndodhi? Përgjatë rrugës diçka u realizua, tani kemi vetëm xhandarmerinë italiane por s’kemi lirinë e njerëzve të shkojnë nëse ju iu duhet diçka dhe fatkeqësisht çështja e urës siç ka qenë në kohën e Mogerinit 1999. Është simboli i ndarjes së qyteteve të Mitrovicës, prapa këtij simboli qëndron çështja e sigurisë”.

“Njerëzit nuk po ndjehen të sigurte, nuk i besojnë njëri-tjetrit e dimë që kjo po shkaktohet edhe nga ndërkombëtarët, qëndrimi i trupave të policisë është një lloj presioni për shqiptarët dhe po ashtu është frika e njëjtë është nga ana e palës serbe dhe më në fund në vitin 1999 kur u vendos Ura e Ibrit në thelb situate u degradua, pati shumë presion për shqiptarët që ta lënë Mitrovicën e Veriut , poashtu edhe ndaj serbëve që qëndronin në anën jugore”, ka deklaruar analisti.

Ai thotë se nëse qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është serioz për hapjen e urës, duhet të mendoj për ri-intergrimin e qytetarëve në ato anë.

“Nuk jam shumë i sigurt për datën, por teksa po flasim për komunat veriore të Kosovës ishin mbi 8 mijë familje shqiptare që iu tha se duhet të lëvizin, për këtë nuk është shumë e lehtë të thuash; po, do ta ri-hapim. Nëse me të vërtete po insistoni t’a hapin, duhet të dalin me një program të saktë për ri-integrimin e njerëzve”, potencoi ai.


I pyetur nëse mund të ketë eskalim të situatës, në rast të hapjes së Urës, Janjiç tha “Nuk ka shanse që të ketë ndonjë eskalim të situatës, pikë së pari sepse siguria është në nivel në Veri”, teksa kritikoi palën kosovare duke thënë se “Qeveria e Kosovës nuk po e njeh realitetin edhe pse e dinë shumë mirë, vetëm janë duke bërë gjoja lojëra të vështira ndërsa në anën tjetër Serbia ka rrezikun të humbas fuqinë”.

Ai foli edhe për pasojat që mund të ketë Serbia në rast se nuk pranon të bashkëpunojë.

“Beogradi e di që nuk do të ketë mundësi që të rivendos komplet struktura të reja të sigurisë, të organizojë njerëz, të organizojë demostrata – gjë që ska mundësi sepse do të ktheheshin në të kaluarën, në 1999-ën. Fatkeqësisht kjo është situata momenatale, në të njëjtën kohë nuk do të njohim progresin e pikave të normalizimit të marrëdhënieve, dialogun”.

“Tani Kurti, Vuçiq dhe Lajçak janë duke punuar mbi marrëveshjet, çështja  e normalizimit të marrëdhënieve është më e thellë, dhe çështja e hapjes së Urës, mund të hap konflikte të reja”, deklaroi Janjic.

Lajçak: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret përmes dialogut

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se vendimi për hapjen e urës së Mitrovicës duhet të merret përmes dialogut.

Unë jam përkrahës i fortë i vendimeve të pajtuara, zgjidhjeve që janë pajtuar. Besoj që gjithçka që përfshinë të dy palët duhet të merret vesh po nga të dy palët. Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut, prandaj unë mendoj që vendimi për hapjen duhet në dialog”.

“Gjithçka është në dorën e të dy palëve. Ata duhet të merren vesh, por unë dua që hapja e urës të jetë kontribut për stabilitet të madh e jo për destabilitet të madh. Kjo është shumë e rëndësishme. Prandaj po e përsëris gjithmonë që dialogu duhet të përdoret si platformë për marrëveshje. Nuk duhet që vizioni i njërës palë të jetë mbi vizionin e palës tjetër”, tha Lajcak ditë më parë.




A mund ta mbrojë NATO-ja Evropën Lindore?

 


02/07/2022 11:24

Krahu lindor i territorit të Aleancës përforcohet në disa mënyra: Polonisë dhe Rumanisë ju rrit vlera si shtylla thelbësore të NATO-s në Evropën Lindore. Trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të SHBA do të vendosen në rajon për të frenuar Rusinë. Përveç kësaj, NATO-ja mbetet e hapur për anëtarët e tjerë të rinj dhe tani i klasifikon Ballkanin Perëndimor dhe Detin e Zi si “strategjikisht të rëndësishëm”.

Çështjet e paqëndrueshmërisë politike dhe besnikërisë

Koncepti i ri strategjik thekson se NATO nuk mund të përjashtojë më realisht mundësinë e një sulmi ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të anëtarëve të caktuar të Aleancës. Dokumenti përshkruan humnerën, në skajin e së cilës evropianët nuk janë të vetmit që e gjejnë veten: Siria dhe Rusia kanë përdorur tashmë armë kimike në historinë e tyre të fundit, Kina dhe Irani po zhvillojnë fshehurazi aftësi bërthamore dhe aktorë të rrezikshëm jo-shtetërorë vazhdojnë të armatosen.

Përtej kësaj tabloje të përgjithshme dëshpëruese të përshkruar në konceptin e ri strategjik, ka një sërë kërcënimesh që vijnë nga brenda shteteve të NATO-s. Aleanca duket se nuk po i merr seriozisht për momentin. Disa vende të NATO-s kanë probleme serioze të besnikërisë ndaj vlerave thelbësore euroatlantike. Paqëndrueshmëria politike në disa vende anëtare po dëmton kohezionin e Aleancës dhe Ballkani vazhdon të lëkundet nën peshën e armiqësive historike në rajon.

NATO-ja mund të jetë në gjendje të mbrojë Rumaninë dhe Poloninë nga agresioni rus, por jo nga dëmi që këto vende i shkaktojnë vetes: në dy shtetet lindore anëtare të BE dhe të NATO-s, drejtësia është qartësisht në varësi të politikës. Por kjo e keq, që shkatërron sundimin e ligjit shpërfillet- për shkak të ndihmës së domosdoshme nga Rumania dhe Polonia për Ukrainën dhe për refugjatët ukrainas.

Populizmi është edhe më i rrezikshëm në Lindje sesa në Perëndim

Hungaria duket se është më afër Rusisë sesa NATO-s. Turqia po ndjek strategjinë e saj të rritjes së ndikimit si në Lindjen e Mesme si dhe në Ballkan. Bullgaria e gjen veten në një bazë të paqëndrueshme, e cila çekuilibrohet sa herë që nuk priret drejt Moskës. Në mënyrë të ngjashme, Sllovakia dhe Republika Çeke nuk kanë marrë kurrë një rrugë të pakthyeshme drejt Perëndimit, ndërsa Kroacia ka një qendër pushteti që fokusohet te Rusia (presidenti) dhe një tjetër që preferon Perëndimin (kryeministri). Nga ana e saj, Bullgaria po minon Maqedoninë e Veriut, Tirana ende ëndërron për Shqipërinë e Madhe dhe Serbia politike gjithsesi është në anën e Rusisë. Të gjitha këto çarje në rajon janë në avantazhin e Moskës: ajo mund të peshkojë në ujëra të turbullta dhe të kërkojë avantazhet e saj atje.

Në Rumani, kryeministri Nicolae Ciuca, një gjeneral properëndimor, mbetet i pambrojtur, edhe pse drejtësia e shpëtoi nga akuzat për plagjiaturë në tezën e doktoraturës. Shteti rumun jo vetëm që po bëhet gjithnjë e më shumë paternalist, por gjithashtu po priret drejt autokracisë: politika dominon masmedian dhe gjyqësorin, madje edhe Gjykatën Kushtetuese. Modeli i Hungarisë së Viktor Orban po shtrihet gjithnjë e më shumë në vende të tjera.

Populizmi po rikthehet fuqishëm kudo në Evropë, por ky fenomen është edhe më i rrezikshëm në Lindje sesa në Perëndim, sepse institucionet janë ende të dobëta dhe as nuk duan të mbrohen. Në këtë pjesë të kontinentit, demokracia deri tani ka qenë më shumë një moment në një histori të dominuar nga diktaturat dhe autokracitë. Pyetja është: a mund t’u besojë NATO shteteve që gjithnjë e më shumë heqin dorë nga liritë demokratike dhe mbysin shtetin e së drejtës?

Dokumenti i CIA-së ( Central Intelligence Agency ), trojet shqiptare bashkohen në 2035, ja harta e Shqipërisë së Madhe nga Preveza, Shkup dhe Nish

     
Flori Bruqi








   Shkruan Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi ,PHD AAAS.



.....         Dokumenti i  Agjencisë intelegjente Amerikane CIA 
( Central Intelligence Agency ), trojet shqiptare bashkohen në 2035, ja harta e Shqipërisë së Madhe nga Preveza, Shkup deri në Nish. Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e artikulohet në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë  edhe 12 vjet (në vitin 2035). 


Alarmohet Greqia dhe Serbia: Shqipëria e Madhe nis me shpërbërjen

Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur. Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhur një hartë e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash. Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA( Central Intelligence Agency) dhe Agjencisë Ruse GRU: (Гла́вное управле́ние Генера́льного шта́ба Вооружённых сил Росси́йской Федера́ции Glavnoje upravlenije General'nogo shtaba Vooruzhonnykh sil Rossiyskoy Federatsii ). Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë rusë GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare. Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare. Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi. Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU. Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike. Evropa Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës. Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore. Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë. Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet. Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez. Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës. Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën. Alarmohet Greqia dhe Serbia: Shqipëria e Madhe nis me shpërbërjen e Maqedonisë, SHBA faktor nxitës Alarmohet Greqia dhe Serbia: Shqipëria e Madhe nis me shpërbërjen Shqipëria Natyrore e ka frikësuar Beogradin dhe Athinën. Serbia dhe Greqia po përpiqen të ndalojnë rritjen e rolit të shqiptarëve në rajon, fenomen i cili po mbështetet nga SHBA. Nga paniku i Shqipërisë së Madhe, Serbia dhe Greqia po përpiqen të ndalin këtë fenomen, duke kërkuar shpërbërjen e Maqedonisë. Disa ekspertë të rajonit janë shprehur për gazetën serbe “Novosti” se, Shqipëria e Madhe nuk është një projekt i parealizueshëm, praktikisht funksionon që tani. Ata madje thonë se më vonë gjithçka do të bëhet “çështje e mbyllur” dhe kjo do të ndodhë pa asnjë konflikt madhor mes shteteve të rajonit. Ndërsa politologia kroate Jadranka Poloviç, thotë se, Hillari Klinton vizitoi rajonin dimrin e kaluar ku vetëm në Maqedoni nuk vajti. Kjo sipas saj ishte “dënim me vdekje” për këtë shtet dhe “Shqipëria e Madhe” do të nisë me shpërbërjen e Maqedonisë. Analisti grek Analisti politik grek, Dimitris Panatojakis, thotë se shqiptarët presin që bashkimi i tyre në një shtet të ndodhë në vitin 2016. Sipas tij Uashingtoni dhe Brukseli kanë shpenzuar shumë për këtë qëllim. Ai thotë se ndoshta “Shqipëria e Madhe nuk do të jetë formale por legalisht dhe praktikisht ajo funksionon që tani sepse kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërinë nuk ekzistojnë dhe mes Kosovës dhe Maqedonisë ato janë më shumë imagjinarë se sa real. Historiani dhe politologu serb, Dragan Petroviç thotë se ky projekt ka mbështetjen e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe një pjesë të mirë të Gjermanisë. Por ai thotë se, nëse vendet e rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia bashkëpunojnë atëherë faktori shqiptar nuk do të ketë shanse të realizojë këtë projekt. Vendet që sipas tij nuk e mbështesin këtë koncept janë Franca, Spanjë, Italia, Sllovakia dhe Rumania. Shqipëria Natyrore E përditshmja New York Times në një artikull, marrëveshja e nënshkruar mes Serbisë dhe Kosovës vleftëson agjendën e dhunshme nacionaliste të “Serbisë së Madhe” të promovuar nga Sllobodan Millosheviçi, i cili vdiq në burg në vitin 2006, ndërsa përballej me akuzat për krime lufte. Kjo gjithashtu, thuhet në artikull, inkurajon aspiratat për një “Shqipëri të Madhe” në mesin e shqiptarëve etnikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Por, gazeta thekson se marrëveshja nuk do t’i pajtojë dy kombet ballkanike, e as nuk do t’i ndihmojë ato që të fitojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Për t'i bërë gjërat edhe më keq, të dy shtetet thanë në këtë javë se nuk mund të pajtohen për një afat kohor për zbatimin e marrëveshjes”, shkruan David L. Phillips, drejtor i Programeve në Institutin për Studimin e të drejtave të Njeriut, në Universitetin Columbia, është edhe autor i “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Detyruese dhe Intervenimi i SHBA-së". “NYT” thekson se kjo pengesë nuk është asgjë krahasuar me shkallën e masakrave të Ballkanit në vitet e ’90-ta, por përfaqëson një dështim të vazhdueshëm për ta lënë pas të kaluarën e trazuar dhe për të vazhduar drejt integrimit me pjesën tjetër të Evropës. Marrëveshja Serbi-Kosovë Marrëveshja, e nënshkruar më 19 prill, pranon se Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2000, ka një rol të vazhdueshëm në mbrojtjen e interesave të serbëve në veri të Kosovës. Në fakt, ajo ndan Kosovën në zonë qendrore me shqiptarët dhe me një shtojcë serbe. Shumica e 1.7 milionë banorëve të Kosovës janë shqiptarë të përkatësisë myslimane, por një pjesë e konsiderueshme e serbëve dhe të pakicave ortodokse në veri kanë mbrojtjen e NATO-s dhe janë autonomë nga qeveria kombëtare.

Bashmir Xhemaj sjell biografinë: “Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës”

Shkruan :Flori Bruqi,PHD


“Krypersonazhi i këtij libri personifikon dy etapa të rëndësishme të historisë së shqiptarëve në shekullin e kaluara: përpjekjen amerikano-shqiptare për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri në vitet 1950 dhe përndjekjen e shqiptarëve nga komunistët në Jugosllavi”, ka thënë autori, i cili ka paralajmëruar se së shpejti do të dal në qarkullim botim i dytë me dokumente dhe histori të padëgjuara më parë.





Ky libër i hulumtuar gjatë dhe i mbështetur në arkiva të shumta, ofron një kontribut të jashtëzakonshëm për historiografinë shqiptare”

Është një histori mjaft prekëse e treguar thjeshtë dhe me vërtetësi. Do të gjeni aty njeriun me emrin  Destan Berisha, i cili pasqyron në miniaturë vuajtjen që Kosova përjetoi gjatë shumë dekadave.





 Publicisti Shkëlzen Maliqi, i cili ishte edhe redaktor i këtij libri, tha se për ta ka qenë surprizë ky libër sepse ai s’ka pasur nevojë fare që të redaktohet.

“Për ne ka qenë surprizë se ky libër ka qenë i gatshëm dhe s’ka pasur nevojë që të redaktohet dhe se ky libër mund të jetë një kthesë për historinë tonë dhe që flet për një shqiptar i cili ishte agjent i CIA-s në kohën e komunizmit në Shqipëri” tha publicisti shqiptar Shkelzën Maliqi.



Do të shihni sesi jeta bëhet e padrejtë kur ti mendon se ke vuajtur mjaft për të merituar shpresën. Dhe kur shpresën e ke në prag, ajo këputet dhe bëhet zhgënjim.





“Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës” i shkruar nga Bashmir Xhemaj. Autori në këtë libër zbardhë jetën e një njeriu të zakonshëm por që jetoi historinë më të jashtëzakonshme të shqiptarëve në shekullin XX.



Gazetari dhe profesori i Historisë në Universitetin e Prishtinës, Durim Abdullahu, tha se ekziston një shprehje e famshme e cila thotë “më së miri është të shkruani një libër të atillë që dëshironi ta lexoni vetë” dhe se njëjtë ka vepruar Bashmiri që ka zgjedhur një personazh përmes së cilit rrëfen një varg të gjatë historish.






Po ashtu edhe studiuesi dhe historiani Bejtullah Destani tha që është i gëzuar që Bashmiri ka dhënë një libër të mrekullueshëm i cili mund të jetë një doktoraturë në Universitetet e Kosovës e jashtë saj.




E për fund parë të pranishmëve foli edhe vet autori i librit, Bashmir Xhemaj, i cili tregoi arsyet se përse kishte filluar të shkruante këtë libër, e ndër arsyet kryesore ishin që ai dëshironte të përçonte mesazhin tek të tjerët që të shkruajnë për historinë shqiptare dhe se ky personazh ishte një familjar i largët i tij ndërsa tha se me promovimin e këtij libri ai e ka përmbushur amanetin e babait të tij.






“Ky libër sjell diçka të re për historiografinë shqiptare, duke hulumtuar në arkivat shqiptare, italiane e greke, atëherë ky libër sjell argumente e dëshmi të tjera se nuk është vetëm Filbi, shkaktar i dështimit të operacionit, ka një sërë arsyesh të tjera. Amerikanët nuk kishin pranuar të hynin vetëm në Shqipëri madje edhe aeroplanët që i nisen mbi Shqipëri i përzgjodhën pilotët polak në mënyr që ata te pilotojnë. Shqiptarët nuk ishin të përgatitur për këto kushte dhe madje mbi të gjitha u nënvlersua regjimi i Enver Hoxhës në Shqipëri, ai pas luftës së dytë botërore kishte arritur të nderonte një sistem shumë të fortë dhe sigurimi i shtetit i kapte të gjalle pa rënë në tokë shumë agjentë shqiptarë me parashuta”, tha Xhemaj.

Ngjarjet në këtë libër zhvillohen nga krypersonazhi Destan Berisha, i cili pa ndonjë ditë shkollë luftoi përreth Prizrenit kundër italianëve dhe gjermanëve në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, ai largohet nga Kosova duke u strehuar në Greqi ku bën një jetë të rëndë në kampet e refugjatëve.





Në vitin 1948, ai merr kontakt me amerikanët të cilët kishin filluar përgatitjet së bashku me britanikët për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri përmes dërgimit nga deti dhe me ajri të agjenteve shqiptarë. Gjatë katër viteve sa zgjati operacioni i CIA-s në Shqipëri, Destan Berisha hyri e doli disa herë por la mbrapa të vrarë shumë shokë të tij, kështu jeta e tij merr drejtim të panjohur dhe Destani për një moment shkëput bashkëpunimin me CIA-n.

Në këtë biografi, jeta e Destanit nuk përfundon me kaq. Aty ka edhe histori dashurie me një vajzë më të vogël në moshë se ai, epilogu i të cilës përfundon me dhimbje. E ardhmja nuk rezervon diçka të mirë për Destanin, i cili dekada më vonë, në një udhëtim të çuditshëm, arrestohet dhe burgoset në Jugosllavi duke u akuzuar si spiun i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky rast, nga zbulueset e dokumenteve të CIA-s, rezulton një prej “ngjarjeve më të mëdha sekrete mes Jugosllavisë dhe Amerikës”.
Bashmir Xhemaj është një figurë aktive në jetën publike në Kosovë. Gazetar për shumë vjet në televizion, ku ka mbuluar kryesisht politikën. Xhemaj ka studiuar komunikimin politik në Universitetin e Sheffield-it, dega në Selanik. Që nga viti 2014 punon si këshilltar për Qeverinë e Kosovës, fillimisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ky është libri i parë i tij.


ibri biografik “Një Shqiptar në CIA – dy jetetët e Destan Berishës” i autorit Bashmir Xhemaj, botim i shtëpisë botuese “Dukagjini” flet për krypersonazhin Destan Berisha, i cili si njeri pa ndonjë shkollë kishte luftuar me grupet nacionaliste gjatë kohës së luftës 1943-45, dhe pastaj nga Greqi në Itali bëhet pjesë e CIA në një operacion sekret të amerikanëve për të rrëzuar me armë Enver Hoxhën në Shqipëri.




Ngjarjet në këtë  libër publicistikë “Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës” janë dramatike, që shpesh marrin drejtim të panjohur dhe me shumë rreziqe për krypersonazhin Destan Berisha i cili arrin të hyjë dhe dal disa herë nga Shqipëria.

2023-05-15

Fitorja e vetme me peshë për Berishën erdhi nga “helenizmi” në Himarë

 

Teksa e gjithë harta e Shqipërisë është kthyer në ngjyrën rozë të socialistëve, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka arritur të “gllabërojë” gjashtë bashki të vogla.

Bashkia e vetme që bën diferencë dhe i jep rëndësi e peshë Berishës në këto zgjedhje, është ajo e Himarës.

Kjo për shkak të gjithë zhurmës që është bërë ditët e fundit në Himarë, ku u arrestua kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Alfred Beleri, për shitblerje votash dhe siç duket kjo fitore e vetme me rëndësi për Berishën erdhi nga ideologjia që kandidati shfaqi gjatë fushtës zgjedhore për helenizimin e qytetit.

“Kryetari” i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, këtë herë nuk ia doli të fitojë as bashkinë e vendit të lindjes, Tropojën, e cila u fitua me një diferencë të konsiderueshme nga kandidati i PS-së Rexh Byberi. Menjëherë pas fitores tropojanët ia morën valles e kërcyen me lodra.

Sa i përket Shkodrës në të cilën opozita kishte shpresë për fitore, rezultati është drejt përfundimit dhe demokratët duket se nuk kanë shumë shpresë për fitore.

Teksa po numërohen kutitë e fundit, Benet Beci ka një diferencë të thellë prej 10 mijë votash para kandidatit të “BF” Bardh Spahia.

Përfundon numërimi në 56 bashki! PS merr 50, “Bashkë Fitojmë” gjashtë, harta ngjyroset rozë

Vijon ende numërimi në 5 bashki të vendit, Tiranë, Kavajë, Malësi e Madhe, Kukës dhe Kurbin.

PS ka triumfuar në 50 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër dhe Divjakë, Pogradec, Shijak, Shkodra, Durrësi, Fieri, Divjaka.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave, Gledian llatja.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%.

PS mori edhe bashkinë e Kolonjës, Erion Isai siguroi 3873 vota, kurse Ethem Lumani i “Bashkë Fitojmë” 2150.

Kandidati socialist, Mariglen Disha triumfoi në bashkinë Librazhd me 8922 të votave, duke lënë pas Shefki Çotën nga “Bashkë Fitojmë”.

Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS Dhimitër Toli ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.

Në vendlindjen e demokratit Sali Berisha, bashkinë Tropojë triumfoi Partia Socialiste me Rexh Byberin, i cili kryesoi me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj u “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 4876 vota.

PS fitoi edhe në bashkinë Libohovë, ku Leonard Hide mori 1387 vota, kurse Adil Xhelili 1248.

Në bashkinë Rrogozhinë ka triumfuar socialisti Edison Memolla, duke lënë pas Shkëlqim Hoxhën, kandidatin e “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Këlcyrë triumfoi Klement Ndoni i PS-së me 49.33% të votave.

Socialisti Arif Tafani fitoi 41 vota më shumë në Belsh se Bedri Qypi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Përmet Alma Hoxha triumfoi me 4416 vota, kurse Edmond Komino i “Bashkë Fitojmë” me 1336 vota.

Socialisti Besmir Veli triumfoi në bashkinë Delvinë, duke lënë pas Ilir Mehmetin. Nertil Bellaj triumfoi në bashkinë Selenicë, ndërsa ishte kundër Leonard Rakipajt nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Tepelenë Tërmet Peçi mori 82.67% të votave, duke lënë pas me rezultat të thellë baftjar Imerin nga “Bashkë Fitojmë” dhe Sokol Gugën nga PD.

Në bashkinë Peqin, socialisti Bukurosh Maçi mund Mustafa Pashjan me 6400 vota. Në bashkinë Poliçan fioi Adriatik Zotkaj nga Partia Socialiste me 13362 vota, me një fitore të thellë ndaj Behar Xhaferajt, pjesë e  koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili mori  461 vota.

Kandidati socialist, Eduard Duro triumfoi në bashkinë Devoll me 8279 vota, ndërsa ishte në garë me Elvis Hajdërllim pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili mori 7827 vota.

Me 22402 vota fitoi në bashkinë Lushnjë Eriselda Sefa, ndërsa Eduart Shark ai koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 13362 vota.

Socialistja Festime Mjeshtri fitoi në bashkinë Bulqizë me 8364 vota, duke lënë pas kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Dëfrim Fiku me 5514 vota.

Në bashkinë Mat, Agron Malaj shpalli fitoren me 8733 vota, ndërsa Skënder Gjuci mori 4517 vota.

Socialistja Valbona Kola mori bashkinë Klos me 4466 vota dhe u pasua nga Bedri Hoxha me 3499 vota.

Socialisti Sotiraq Filo hspalli fitore të thellë në garë me Ledina Alolli nga Bashkë “Fitojmë” me 7365 vota diferencë.

Kreshnik Hajdari triumfoi në Kuçovë me 6904 vota dhe u pasua nga Lefter Maliqi me 6222 vota.

Kandidati socialist Oltion Çaçi fitoi Sarandën me 52.46% të votave dhe u pasua nga Ardit Çikuli me 33.28% të votave.

Kandidati i PS-së, Rahim Spahiu mori Dibrën me 16061 vota, kurse Ismail Uka nga “Bashkë Fitojmë” mori 6432 vota.

Socialisti Adriatik Mema siguroi 3456 vota në Skrapar, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Euglen Mustafallari mori 2733 vota.

Në bashkinë Cërrik socialisti Andis Salla mori 8444 vota, kurse Servet Duzha 3416 vota.

Në bashkinë Patos kandidati i PS Fation Duro mori 8211 vota, kurse Sofije Alushaj nga “Bashkë Fitojmë” 2758 vota.

Në bashkinë Prrenjas, socialisti Nuri Belba 6733 vota, kurse kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Suzana Topi 4040 vota.

Ervin Demo fitoi në bashkinë Berat me 61.47% të votave, kurse Zija Ismaili 38.53%

Kandidati socialist Kristian Shkreli siguroi 55.78% të votave në Vaun e Dejës, kurse Zef Hila i “Bashkë Fitojmë” 38.31% të votave.

Qerim Ismailja triumfoi në Mallakastër me 48.23% të votave, ndërsa u pasua nga Agron Kapllanaj i “Bashkë Fitojmë”.

PS siguroi fitoren në Vlorë me kandidatin Ermal Dredha, i cili mori 70.55% të votave.

Në bashkinë Konispol fitoi kandidati socialist Ergest Dule me 2386 vota, kurse Fatmir Shero mori 1978 vota.

Në bashkinë Maliq mori 13574 vota socialisti Gëzim Topçiu, kurse kundërshtari nga “Bashkë Fitojmë” mori Alfred Gega 6875 vota.

Pjerin Ndreu mori Lezhën me 52.75% të votave, kurse Pashk Gjoni mori 47.25%.

Socialistja Juliana Memaj mori 58.85% të votave në Dimal, ndërsa është paruar nga kandidati i PD-së, Dritan Sula.

Në bashkinë Divjakë PS me Josif Gorrean mori 9309 vota, kurse Aurel Marlko i “Bashkë Fitojmë” 42.63%.

Kandidati i Partisë Socialiste Ilir Xhakolli ka fituar me një diferencë të thellë ndaj dy kandidatëve të tjerë në Pogradec.

Në bashkinë Shijak Elton Arbana fitoi për të dytën herë një mandat 4-vjeçar.

Socialisti Benet Beci fitoi bashkinë Shkodër me 60.22% të votave, kurse Bardh Spahia mori 39.78%.

Në bashkinë Durrës, Emiriana Sako triumfoi me 45433 vota, kurse Igli Cara mori 36599 vota.

Në bashkinë Pukë triumfoi kandidati i “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj me 58.13% të votave dhe la pas Gjon Gjionajn me 41.87% të votave.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti mori 3448 vota në Has, ndërsa socialisti Beqir Mulaj 2709 vota.

Në bashkinë Memaliaj triumfoi Albert Malaj 52.255 të votave, duke lënë pas Gjolek Gjucin me 47.75% të votave.

Në bashkinë e Fushë Arrëzit fitoi Hil Curri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 2693 vota, 58.99%. ndërsa socialisti Fran Tuci mori 1872 vota, 41.01%, nga 16 QV në total.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Albert Mëlyshi mundi në këto zgjedhje socialistin Ndrec Dedaj me 6355 vota në Mirditë, ndërsa ky i fundit mori 5160 vota.

Kandidati i partisë MEGA, Romeo Çakulli ka triumfuar në bashkinë Finiq me 2221 vota, është pasuar nga Leonidha Hristo i “Bashkë Fitojmë” me 1854 vota.

Nga ana tjetër në Tiranë, Erion Veliaj është rreth 40 mijë vota para Belind Këlliçit, avantazh i thellë ende pa përfunduar numërimi.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...