2024-02-01

“Papagalli i Vuçiqit”, Vuçeviq: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën, edhe nëse askush prej nesh nuk do të mbetet atje

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka thënë sot se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, edhe nëse në Kosovë nuk do të mbetet asnjë serb.

Vuçeviq, i ftuar në televizionin Happy, ka vlerësuar se fakti që autoritetet e Beogradit lejojnë dikë të kalojë me një dokument të lëshuar në Kosovë, nuk do të thotë njohje e Kosovës si shtet i pavarur.

“Nëse ndalimi i dinarit fillon sot, është mesazh për serbët që nuk mund të mbijetojnë. Kurti nuk ka pse t’i kushtojë vëmendje paralajmërimeve të KUINT-it, ai po dëbon dhe terrorizon popullin tonë. Ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe do të luftojmë për territorin dhe popullin tonë, por është tmerrësisht e vështirë”, tha Vuçeviq.Ai thekson se përshtypja është se gjithmonë vijnë lajme të këqija nga Kosova sepse siç thotë ai, qeveria e Kosovës ka mbështetjen e fuqive të mëdha.



Pse Kosova po insiston në ndalimin e dinarit? 2 orë më herët Krenare Cubolli Kartëmonedha të ndryshme në dinarë serbë. Kartëmonedha të ndryshme në dinarë serbë. Shpërndaje Printoje Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Ndër temat më të diskutuara të kësaj jave në Kosovë është hyrja në fuqi e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që pamundëson përdorimin e dinarit serb. Më poshtë, ju shpjegojmë më shumë për të. Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të. Për ta pranuar të parët në emailin tuaj, para publikimit në ueb-faqen e REL-it, regjistrohuni falas! Nëse hyni në dyqane apo kafene në komunat e banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës, çmimet do t’i shihni kryesisht në dinarë të Serbisë. Po nuk patët dinarë për të paguar, ju pranohen edhe eurot. Disa shitës, më pas, mund t’ju pyesin: A e doni kusurin në dinarë apo në euro? Në disa zona të banuara me serbë në jug të Ibrit, çmimet janë të ekspozuara edhe në dinarë, edhe në euro. Kjo praktikë, qysh prej pasluftës, as që është diskutuar në Kosovë deri në 17 janarin e sivjetmë. Atë ditë, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), prezantoi një rregullore që përcakton se valuta e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë është euroja. Vendimi i BQK-së ka nisur së zbatuari prej 1 shkurtit 2024, pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar për shtyrjen e tij. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është zotuar se do të sigurohet tranzicion i lehtësuar. Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002. Sipas Nenit 11 të Kushtetutës së Kosovës, “si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme”. Si ilustrim: Qytetarët e Kosovës pranojnë rreth 1.22 miliard euro remitenca prej vendeve me valuta të ndryshme, mirëpo të gjithë ata që janë klientë të bankave komerciale në Kosovë, paratë i marrin në euro – nëse kanë llogari vetëm në këtë valutë. Dinarë dhe euro në një kuletë. Dinarë dhe euro në një kuletë.


Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.

Ndër temat më të diskutuara të kësaj jave në Kosovë është hyrja në fuqi e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që pamundëson përdorimin e dinarit serb. Më poshtë, ju shpjegojmë më shumë për të.

Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të.


Nëse hyni në dyqane apo kafene në komunat e banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës, çmimet do t’i shihni kryesisht në dinarë të Serbisë. Po nuk patët dinarë për të paguar, ju pranohen edhe eurot. Disa shitës, më pas, mund t’ju pyesin: A e doni kusurin në dinarë apo në euro?

Në disa zona të banuara me serbë në jug të Ibrit, çmimet janë të ekspozuara edhe në dinarë, edhe në euro.

Kjo praktikë, qysh prej pasluftës, as që është diskutuar në Kosovë deri në 17 janarin e sivjetmë. Atë ditë, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), prezantoi një rregullore që përcakton se valuta e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë është euroja.

Vendimi i BQK-së ka nisur së zbatuari prej 1 shkurtit 2024, pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar për shtyrjen e tij. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është zotuar se do të sigurohet tranzicion i lehtësuar.

Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002. Sipas Nenit 11 të Kushtetutës së Kosovës, “si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme”.

Si ilustrim: Qytetarët e Kosovës pranojnë rreth 1.22 miliard euro remitenca prej vendeve me valuta të ndryshme, mirëpo të gjithë ata që janë klientë të bankave komerciale në Kosovë, paratë i marrin në euro – nëse kanë llogari vetëm në këtë valutë.

Dinarë dhe euro në një kuletë.
Dinarë dhe euro në një kuletë.

2 orë më herët

Kartëmonedha të ndryshme në dinarë serbë.
Kartëmonedha të ndryshme në dinarë serbë.

Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.

Ndër temat më të diskutuara të kësaj jave në Kosovë është hyrja në fuqi e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që pamundëson përdorimin e dinarit serb. Më poshtë, ju shpjegojmë më shumë për të.

Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të.

Për ta pranuar të parët në emailin tuaj, para publikimit në ueb-faqen e REL-it, regjistrohuni falas!

Nëse hyni në dyqane apo kafene në komunat e banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës, çmimet do t’i shihni kryesisht në dinarë të Serbisë. Po nuk patët dinarë për të paguar, ju pranohen edhe eurot. Disa shitës, më pas, mund t’ju pyesin: A e doni kusurin në dinarë apo në euro?

Në disa zona të banuara me serbë në jug të Ibrit, çmimet janë të ekspozuara edhe në dinarë, edhe në euro.

Kjo praktikë, qysh prej pasluftës, as që është diskutuar në Kosovë deri në 17 janarin e sivjetmë. Atë ditë, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), prezantoi një rregullore që përcakton se valuta e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë është euroja.

Vendimi i BQK-së ka nisur së zbatuari prej 1 shkurtit 2024, pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar për shtyrjen e tij. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është zotuar se do të sigurohet tranzicion i lehtësuar.

Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002. Sipas Nenit 11 të Kushtetutës së Kosovës, “si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme”.

Si ilustrim: Qytetarët e Kosovës pranojnë rreth 1.22 miliard euro remitenca prej vendeve me valuta të ndryshme, mirëpo të gjithë ata që janë klientë të bankave komerciale në Kosovë, paratë i marrin në euro – nëse kanë llogari vetëm në këtë valutë.

Dinarë dhe euro në një kuletë.
Dinarë dhe euro në një kuletë.

Pse tërë kjo zhurmë për dinarin?

 


Serbët lokalë, dhe autoritetet në Beograd, pretendojnë se vendimi i BQK-së e rrezikon jetën e komunitetit serb në Kosovë.

Autoritetet e Kosovës kanë përsëritur se kushdo që ka vepruar deri më tani në kundërshtim me rregulloren e BQK-së e ka shkelur ligjin.

Përmes sistemit paralel, Serbia ua paguan serbëve të Kosovës pagat, pensionet, shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale me dinarë.

Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare Henderson.

Disa ia kanë vënë fajin Doganës së Kosovës që e ka lejuar një praktikë të tillë, pasi që BQK-ja është institucioni i vetëm i autorizuar për import dhe eksport të euros dhe valutave të tjera në Kosovë.

Krimineli dhe kryeqetniku i Vojisllav Sheshelit , Aleksandër Vuçiq mban takim urgjent me ministrat serbë për vendimin e BQK-së

Kryewkrimineli dhe kryeçetniku serb, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur një takim urgjent me disa ministra të Qeverisë serbe mbrëmjen e së martës, lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që vetëm valuta euro të përdoret në Kosovë për operacione me para të gatshme, raportoi agjencia serbosllave " Tanjug".

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe shtetet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores së BQK-së, që është paraparë të hyjë në fuqi më 1 shkurt 2024.

Serbët në  Republikën e Kosovës e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke thënë se ai do të pamundësojë që ata të përdorin dinarin serb për të kryer pagesa me para të gatshme.

Le ta kryejnë si shqiptarët më valutën Euro,frankun zvicran , Dollarë, ponten angleze  etj.

Guvernatori i BQK-së: Rregullorja e re s’e kufizon këmbimin e çfarëdo valute

 Sot  1 shkurt 2024 , në  Republikën e KosovëS  hyri  në fuqi  rregullorja  e Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb. Ky vendim ka rritur shqetësimet serbëve lokalë, të cilët marrin paga dhe pensione nga Serbia me dinarë, por edhe e përdorin këtë valutë për shitblerje.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i rregullores për operacione me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar.

Komuniteti ndërkombëtar kishte kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, duke argumentuar se ai “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”. Bashkimi Evropian më 1 shkurt 2024 shprehu shqetësim për pasojat eventuale që mund të ketë ky vendim në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë.

Ekzekutivi kosovar tha se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalet trasferet e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera.

Megjithatë, nga 1 shkurti nuk do të lejohet importi i parave nëse institucionet që e bëjnë importin, nuk janë të licencuara nga BQK-ja.

Më 31 janar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se do të nisë një fushatë për informimin e qytetarëve për këtë rregullore, duke shtuar se shpreson që do të ketë bisedime mes bankave qendrore të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një mekanizmi për transfer transparent të mjeteve.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se të gjitha bankat komerciale në shtet janë udhëzuar që të hapin degë në veri, teksa BQK-ja i ka obliguar ato që të ofrojnë xhirollogari bazike, pa kosto për poseduesit e tyre.

Ndërkaq, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve është paralajmëruar se do të nisë operimin në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicës serbe, në mënyrë që bizneset atje të mund të regjistrohen dhe fiskalizohen.

Pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës se nuk do të shtyjë zbatimin e vendimit të BQK-së, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania,Franca, Gjermania dhe Italia dhe përfaqësuesit e këtyre shteteve në Kosovë, më herët kanë bërë thirrje për shtyrjen e zbatimit të vendimit të BQK-së.

Presidenca serbe nuk u deklarua për takimin e Vuçiqit me QUINT-in. Por, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se në takim u diskutua pikërisht për vendimin e BQK-së dhe tha se situata e shkaktuar nga ky vendim “është më e vështirë se kurrë më parë”.

“Ishte e qartë për të gjithë në takim se [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti është fajtori kryesor. Serbët në ‘Kosovë dhe Metohi’ kanë të drejt të jetojnë, të përdorin transaksionet për pagesa dhe institucionet tona të jenë funksionale. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga këto”, tha ai për Radio Televizonin e Serbisë.

Sipas Petkoviqit, Vuçiq do të vazhdojë diskutimet për vendimin e BQK-së dhe do të flasë publikisht për këtë çështje në ditët në vijim.

Radio Evropa e Lirë: I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka përmendur ditën e sotme si afat për ndonjë njoftim rreth kësaj rregulloreje sa i përket zbatimit...

Bashkim Nurboja: Pezullimi [i rregullores] në asnjë mënyrë. Shtyrja është në diskutim e sipër. Lajçaku nuk ka pasur takim me askënd nga BQK-ja. Siç e dini, BQK-ja është institucion i pavarur. Ne jemi duke e diskutuar si çështje, nuk ka vendim përfundimtar ende, sot do të dalim me një vendim se ajo nga nesër hyn në fuqi.

Radio Evropa e Lirë: I përmendët institucionet, por në rregullore nuk thuhet se cilët mekanizma do ta monitorojnë zbatimin e kësaj rregulloreje...

Newsletter

Gjithçka që duhet të dini për temën më të diskutuar të javës jua sjellim të enjteve në tre minuta. Për t’i pranuar të parët materialet në emailin tuaj, regjistrohuni këtu.

Bashkim Nurboja: Secili institucion i ka obligimet e veta. Ne e kemi rregulluar domenin që e ka Banka Qendrore, e që ka të bëjë me qarkullimin e parasë. Domenet e tjera, çështjen e inspektoratit e rregullojnë institucionet tjera përkatëse. Administrata Tatimore i ka çështjet e veta, Dogana i ka çështjet e veta... Ne i kemi rregulluar çështjet që na takojnë neve si Bankë Qendrore. Ato kanë të bëjnë me evidentimin e qarkullimit të parave dhe asgjë tjetër. Nuk kanë të bëjnë me një valutë specifike, por me euron dhe valutat e tjera.

Radio Evropa e Lirë: Po thirreni në Kushtetutë, por pse është dashur tani të nxirret një rregullore për zbatimin e ligjeve që ekzistojnë?

Bashkim Nurboja: Nëse nuk është fuqizuar ligji, atëherë nuk e fuqizon as rregullorja. Por, kjo rregullore vetëm i përcakton instrumentet dhe aktorët përkatës që kanë përgjegjësi për zbatimin e ligjit. Deri dje ka qenë ligji që e ka specifikuar, por aktorë përkatës nuk ka pasur. Tash, pasi ka qenë në domenin tonë dhe një ligj - Ligji i BQK-së - e përcakton se institucionet tjera duhet ta ndihmojnë BQK-në në zbatimin e rregulloreve dhe ligjeve, atëherë ne veç i kemi precizuar gjërat. Nuk ka diçka shtesë.

Kemi pasur informim publik, guvernatori [i BQK-së] është paraqitur nëpër media të ndryshme ku e ka shpalosur [rregulloren]. E kemi shpalosur nëpër portale të ndryshme, nëpër media të ndryshme se çfarë nënkupton.

Rregullorja është publike. Kështu që kjo nuk e ndalon askënd të pranojë para prej çfarëdo shteti... do të thotë një qytetar, çfarëdo të ardhurash që do të pranojë, shkon e hap në bankë xhirollogarinë dhe i pranon paratë…Dërguesi i dërgon, pranuesi i pranon. Rrugës, paraja konvertohet në valutën e euros.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë masat ndëshkuese nëse kjo nuk zbatohet?

Bashkim Nurboja: Ne nuk mund të ndëshkojmë. Ne e kemi rregulluar një çështje që mendojmë se është obligim i institucioneve të tjera për ta zbatuar, por BQK-ja nuk jep ndëshkim për institucionet e tjera, përpos për institucionet që i rregullon e që kanë të bëjnë me sektorin financiar.

Radio Evropa e Lirë: A është interesuar ndonjë bankë për t’u licencuar në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi Banka Komerciale [nga Serbia] atje po mbyllet?

Bashkim Nurboja: Në pjesën veriore ka filiale të bankave, të cilat operojnë në të gjithë Kosovën; ka institucione jobankare që merren me sistemin e pagesave, të çështjeve të ndryshme të shërbimeve financiare, të cilat operojnë edhe në veri. Është një numër i mjaftueshëm i tyre. Megjithëse, ka edhe banka tash që kanë shprehur dëshirë për t’i hapur filialet atje.

Në Kosovë është mbyllur një bankë me likuidim vullnetar, që ka qenë Komercjalna Banka. Është mbyllur vetë, për shkak të blerjes nga grupi i NLB-së në nivel ndërkombëtar.

Këtu operon NLB-ja dhe krejt bankat janë të licencuara. Të gjitha institucionet financiare duhet të jenë të licencuara për shërbimet e tyre.

"Beogradi do bëhet hi", çfarë ndodh nëse fillon lufta në Ballkan

 Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka destabilizuar jo pak Evropën, që tashmë nuk e përjashton mundësinë të jetë pjesë e një lufte potenciale.

Shumë deklarata të zyrtarëve të lartë të shteteve dhe institucioneve sa i përket një lufte të mundshme në Evropë kanë bërë bujë në mediat botërore.

Kanë qenë ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius dhe ministri suedez i mbrojtjes Karl-Oskar Bohlin ata që i kanë kërkuar qytetarëve të tyre të jenë të gatshëm në rast të ndonjë ofensive të mundshme të Rusisë edhe në shtete të tjera. Këto deklarata marrin edhe më shumë forcë pas deklaratës së kreut të komitetit ushtarak të NATO-s, Admiralit Rob Bauer, i cili është shprehur se paqen nuk duhet ta marrim më të mirëqenë.

Por si është gjendja e ushtrive në Evropë dhe në vendet e tjera të botës?

Kush janë ushtritë më të fuqishme?

kompania e tij Neuralink vendosi me sukses çipin e quajtur "Telepati" te një pacient dhe rezultatet fillestare po tregojnë sinjale pozitive.

 Për herë të parë në histori një çip është vendosur në trurin e një njeriu. Këtë arritje e ka njoftuar miliarderi Elon Musk në rrjetin social "X" ku tregon se kompania e tij Neuralink vendosi me sukses çipin e quajtur "Telepati" te një pacient dhe rezultatet fillestare po tregojnë sinjale pozitive.

Qëllimi i kompanisë është të lidhë trurin e njeriut me kompjuterët dhe thotë se dëshiron të ndihmojë në trajtimin e kushteve komplekse neurologjike. Me anë të çipit njerëzit do të kenë mundësi që të kontrollojnë telefonat dhe kompjuterat e tyre vetëm duke menduar, e pas tyre mund të kontrollojnë çdo pajisje tjetër. Elon Musk njoftoi se pacientët e parë do të jenë personat që kanë humbur mundësinë e përdorimit të gjymtyrëve të tyre