2024-02-01

Pse Kosova po insiston në ndalimin e dinarit? 2 orë më herët Krenare Cubolli Kartëmonedha të ndryshme në dinarë serbë. Kartëmonedha të ndryshme në dinarë serbë. Shpërndaje Printoje Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Ndër temat më të diskutuara të kësaj jave në Kosovë është hyrja në fuqi e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që pamundëson përdorimin e dinarit serb. Më poshtë, ju shpjegojmë më shumë për të. Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të. Për ta pranuar të parët në emailin tuaj, para publikimit në ueb-faqen e REL-it, regjistrohuni falas! Nëse hyni në dyqane apo kafene në komunat e banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës, çmimet do t’i shihni kryesisht në dinarë të Serbisë. Po nuk patët dinarë për të paguar, ju pranohen edhe eurot. Disa shitës, më pas, mund t’ju pyesin: A e doni kusurin në dinarë apo në euro? Në disa zona të banuara me serbë në jug të Ibrit, çmimet janë të ekspozuara edhe në dinarë, edhe në euro. Kjo praktikë, qysh prej pasluftës, as që është diskutuar në Kosovë deri në 17 janarin e sivjetmë. Atë ditë, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), prezantoi një rregullore që përcakton se valuta e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë është euroja. Vendimi i BQK-së ka nisur së zbatuari prej 1 shkurtit 2024, pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar për shtyrjen e tij. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është zotuar se do të sigurohet tranzicion i lehtësuar. Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002. Sipas Nenit 11 të Kushtetutës së Kosovës, “si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme”. Si ilustrim: Qytetarët e Kosovës pranojnë rreth 1.22 miliard euro remitenca prej vendeve me valuta të ndryshme, mirëpo të gjithë ata që janë klientë të bankave komerciale në Kosovë, paratë i marrin në euro – nëse kanë llogari vetëm në këtë valutë. Dinarë dhe euro në një kuletë. Dinarë dhe euro në një kuletë.


Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.

Ndër temat më të diskutuara të kësaj jave në Kosovë është hyrja në fuqi e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që pamundëson përdorimin e dinarit serb. Më poshtë, ju shpjegojmë më shumë për të.

Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të.


Nëse hyni në dyqane apo kafene në komunat e banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës, çmimet do t’i shihni kryesisht në dinarë të Serbisë. Po nuk patët dinarë për të paguar, ju pranohen edhe eurot. Disa shitës, më pas, mund t’ju pyesin: A e doni kusurin në dinarë apo në euro?

Në disa zona të banuara me serbë në jug të Ibrit, çmimet janë të ekspozuara edhe në dinarë, edhe në euro.

Kjo praktikë, qysh prej pasluftës, as që është diskutuar në Kosovë deri në 17 janarin e sivjetmë. Atë ditë, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), prezantoi një rregullore që përcakton se valuta e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë është euroja.

Vendimi i BQK-së ka nisur së zbatuari prej 1 shkurtit 2024, pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar për shtyrjen e tij. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është zotuar se do të sigurohet tranzicion i lehtësuar.

Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002. Sipas Nenit 11 të Kushtetutës së Kosovës, “si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme”.

Si ilustrim: Qytetarët e Kosovës pranojnë rreth 1.22 miliard euro remitenca prej vendeve me valuta të ndryshme, mirëpo të gjithë ata që janë klientë të bankave komerciale në Kosovë, paratë i marrin në euro – nëse kanë llogari vetëm në këtë valutë.

Dinarë dhe euro në një kuletë.
Dinarë dhe euro në një kuletë.

2 orë më herët

Kartëmonedha të ndryshme në dinarë serbë.
Kartëmonedha të ndryshme në dinarë serbë.

Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.

Ndër temat më të diskutuara të kësaj jave në Kosovë është hyrja në fuqi e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që pamundëson përdorimin e dinarit serb. Më poshtë, ju shpjegojmë më shumë për të.

Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të.

Për ta pranuar të parët në emailin tuaj, para publikimit në ueb-faqen e REL-it, regjistrohuni falas!

Nëse hyni në dyqane apo kafene në komunat e banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës, çmimet do t’i shihni kryesisht në dinarë të Serbisë. Po nuk patët dinarë për të paguar, ju pranohen edhe eurot. Disa shitës, më pas, mund t’ju pyesin: A e doni kusurin në dinarë apo në euro?

Në disa zona të banuara me serbë në jug të Ibrit, çmimet janë të ekspozuara edhe në dinarë, edhe në euro.

Kjo praktikë, qysh prej pasluftës, as që është diskutuar në Kosovë deri në 17 janarin e sivjetmë. Atë ditë, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), prezantoi një rregullore që përcakton se valuta e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë është euroja.

Vendimi i BQK-së ka nisur së zbatuari prej 1 shkurtit 2024, pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar për shtyrjen e tij. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është zotuar se do të sigurohet tranzicion i lehtësuar.

Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002. Sipas Nenit 11 të Kushtetutës së Kosovës, “si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme”.

Si ilustrim: Qytetarët e Kosovës pranojnë rreth 1.22 miliard euro remitenca prej vendeve me valuta të ndryshme, mirëpo të gjithë ata që janë klientë të bankave komerciale në Kosovë, paratë i marrin në euro – nëse kanë llogari vetëm në këtë valutë.

Dinarë dhe euro në një kuletë.
Dinarë dhe euro në një kuletë.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...