Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/02

Eurodeputetët kundër Vuçiç, letër KE dhe BE : Disa eurodeputetë i kanë dërguar letër zyrtarëve të KE-së dhe BE-së, ku kërkojnë që të mos njihen rezultatet e zgjedhjeve në Serbi.Mos njihni zgjedhjet në Serbi



Eurodeputetët kundër Vuçiç, letër KE dhe BE: Mos njihni zgjedhjet në Serbi

Foto nga Parlamenti Europian

Anëtarët e Parlamentit Evropian nga Partia Popullore Evropiane (EPP), të Gjelbrit dhe Social Demokratët (S&D) i dërguan një letër Presidentit të Komisionit Evropian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikat e Integrimit dhe Sigurisë, në të cilat ata kërkojnë një hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare, provinciale dhe lokale serbe që ishin nën kujdesin e OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian.

Letra gjithashtu kërkon që rezultatet e zgjedhjeve të mos njihen derisa të përfundojë një hetim i plotë i pavarur për parregullsitë zgjedhore. Deputetët kërkojnë një hetim me vëmendje të veçantë për zgjedhjet për Kuvendin e Qytetit të Beogradit, si dhe raportimin e tyre në Parlamentin Evropian.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...