2024-02-01

Komuna e Qemajl Aliut shpenzon mbi 100 mijë euro për dreka, darka e derivate Demokracia

Komuna e “çliruar” e Shtimes po vazhdon luksin e shfrenuar. Vetëm gjatë vitit 2023, Komuna e “çliruar” e Shtimes që udhëhiqet nga Qemajl Aliu me partnerët e tij të koalicionit, LDK-në dhe AKR-në, ka shpenzuar për dreka, darka e derivate, 105 mijë e 126 euro, shkruan Demokracia.com. Në vitin 2023, Qemajl Aliu ka shpenzuar hiç më pak se 45, 479.32 euro për furnizim me ushqim dhe pije, ndërsa dreka dhe darka zyrtare 7,666.57 euro. Furnizim me Ushqim dhe Pije vetëm për Administratën Komunale, duke përfshirë Zyrën e Kryetarit, ka shpenzuar hiç më pak se 7,847.05 euro, që në total vetëm këto dy kategori shpenzimet arrijnë shumën në vlerë prej 15,513.62 euro. Me para të qytetarëve të Shtimes, zyrtarët komunalë duke përfshirë kabinetin e kryetarit dhe drejtoritë komunale kanë shpenzuar në dreka dhe darka këtë shumë marramendëse, e cila është e papërballueshme siç është Komuna e Shtimes, një komunë e vogël. Krahas drekave dhe darkave zyrtare, Komuna e Shtimes e udhëhequr nga Qemajl Aliu, për derivate ka harxhuar 36,466.54 euro. Lidhur me këto shpenzime ka reaguar opozita në këtë komunë, shkruan Demokracia.com. “Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Shtime, shpreh shqetësimin e thellë ndaj shpenzimeve të paparashikuara dhe të papërballueshme të pushtetit të Qemajl Aliut dhe koalicionit të tij me LDK-në dhe AKR-në gjatë vitit 2023. Shifrat e paraqitura tregojnë një nivel të pakuptueshëm të harxhimeve për furnizim me ushqim dhe pije, dreka-darka zyrtare dhe administratë komunale, duke shfrytëzuar fonde të taksapaguesve të Shtimes.”, thuhet në reagimin e PDK-së. “Kjo shumë prej 45 mijë eurosh për furnizim me ushqim dhe pije është e jashtëzakonshme për një komunë të madhe, aq më tepër për një komunë të vogël si Shtimja. Ky shpenzim marramendës nuk mund të justifikohet dhe nuk reflekton efikasitetin dhe përgjegjshmërinë që duhet të karakterizojë administratën komunale.”, thuhet më tej në reagim. PDK ka kërkuar nga Qemajl Aliu dhe koalicioni i tij të japin llogari dhe shpjegojnë publikisht arsyet pse janë shpenzuar këto shuma marramendëse për luks, përderisa ka familje të cilat janë në gjendje të rëndë ekonomike. Është e rëndësishme, sipas tyre, që transparenca dhe llogaridhënia të jenë parimet themelore të një administrate të përgjegjshme dhe të qartë ndaj qytetarëve. “Dega e PDK në Shtime po ashtu bën thirrje publike për një hetim të keqpërdorimit të këtyre mjeteve dhe për të siguruar se këto shkelje nuk do të ndodhin më në të ardhmen.”, thuhet tutje në reagim. /Demokracia.com/

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...