Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/02

Trupa të shumta të KFOR kanë zhvilluar patrullime të shtuara gjatë ditës së premte përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, KFOR bën me dije se misioni i patrullimit është një procedurë standarde që toga italiane e xhenierëve ORF kreu përgjatë vijës kufitare administrative, pa dhënë detaje të mëtejshme. Megjithatë, dyshime ka për patrullimin e trupave, pasi në foto shfaqen disa imazhe të ushtarëve të KFOR me minakërkues, apo që filmojnë ura kyçe. KFOR-i shprehet se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. “KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin standard të KFOR në rrjetet sociale.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...