Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/02

Dushko Arsiç është dënuar me 13 vite burgim për krime lufte

Aktakuza e ngarkon Arsiçin se bashkë me grupin tjetër kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, si dhe më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, u ka vënë zjarrin


 Dushko Arsiç është dënuar me 13 vite burgim për krime lufte në Kosovë. Vendimi u shpall paraditen e së premtes nga Gjykata Themelore e Prishtinës



                             Krimineli serb Dushko Arsiç

Sipas mediave në Kosovë, ai akuzohet se ka marrë pjesë në një vrasje të ndodhur në prill të vitit 1999 në Butovc të Prishtinës, si dhe plagosjen e një tjetri.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 2 nëntor 2022, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Arsiç, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupet paramilitare, në muajt janar-qershor 1999, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...