Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/02

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb


Vendimi i Kosovës për heqjen e dinarit, reagon Varhelyi: Keqardhje

Komisiioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Përmes një postimi në platformën X, Varhelyi shprehet se Komisioni Evropian shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.

“Pikëpamja e Komisionit për rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës e cila ishte caktuar të hynte në fuqi më 1 shkurt 2024: Komisioni shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës”, shkroi ai në X (ish-Twitter).

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...