2024-02-01

Habit ish-gjenerali shqiptar Bardhyl Kollçaku : – Shqipëria është gati nëse plas lufta!Edhe Rusia edhe Serbia po përgatitet të sulmojë sërish në Kosovë”.

                        Shkruan:   Flori Bruqi




Një zyrtar kryesor i NATO-s, Rob Bauer, ka paralajmëruar se civilët në Perëndim duhet të përgatiten për luftë të gjithanshme me Rusinë.


Ish gjenerali Bardhyl Kollçaku




I ftuar në “Studio Live” ish-gjenerali Bardhyl Kollçaku, njëkohësisht deputet i PS u ndal te tregon shtetet e tjera që synon Rusia, pas Ukrainës.

“Është një temë e diskutuar në të gjitha kancelaritë Europiane. Nuk është thirrje për luftë, është thirrje përgatitje për luftë të imponuar nga sjelljet dhe imponimet agresive të Rusisë të imponuar nga agresioni në Ukrainë. Edhe përgatitjet e vazhdueshme që bën Rusia dhe duhet që nuk ka të ndalur në përpjet e saj gjithë industria civile po kthehet në industri ushtarake duke prodhuar qindra tanke në vit gati 100 tanke në ditë, i bie më shumë se 1000 tanke në vit.

Është një konkluzion i nxjerrë jo vetëm nga strategët e vendeve të Natos por nga të gjithë që studiojnë luftërat. Rusia qoftë në ambiciet e pa mata të Putinit duket se nuk ka të ndalur pavarësisht përpjekjeve të rezistencës së Ukrainës. Përfundimi i luftës duket i largët”.

Skenari më i keq? Shqetësuese për Kollçakun është fakti që lufta në Ukrainë nuk ka të ndalur.

“Ky është skenari më i keq, por është dhe një skenar që e kishim parashikuar kur miratuam strategjinë ushtarake të aleancës.

 Kërcënimi kryesor ishte Rusia dhe terrorizmi. Ne nuk jemi të bindur dhe nuk garanton askush se Ukraina është objektivi i fundit i Rusisë.  Shqetësimi i parë është që lufta në Ukrainë nuk ka të ndalur edhe Rusia apo lodhja me këtë luftë”.


Në këtë situatë Kollçaku shtoi se edhe Shqipëria për përgatitet.

“Pa diskutim që duhet të përgatitet edhe Shqipëria. Forcat e armatosura e kanë marrë këtë sinjal dhe janë në ullinë e përgatitjes me kapacitete maksimale, ju shikoni dhe dronët që po blemë, anti tanket por edhe masa të tjera. 


Por nuk është e rëndësishme vetëm për forcat e armatosura por është popullsia ajo që duhet ta kuptojë se është e nevojshme. Qoftë venet baltine Suedia apo vende të tjera në krahun lindor po konsiderojnë me seriozitet kthimin e shërbimit ushtarak”.

Kurse ish-deputeti Azgan Haklaj tha se sulmi në Banjskë të Kosovës u bë me qëllim për të ndarë Mitrovicën.

“Kjo situatë, këto deklarata për përgatitje për luftë sepse unë nuk mendoj se do kemi luftë, por janë kërcënime. 


Vijnë për faktin se Rusia e shef veten të dështuar, Ukraina s’ka pasur sukses por as Rusia. U përpoq ta shpërndajë në Banjskë në Mitrovicë të Veriut në Bosnje. Banjska ka qenë agresion ushtarak për të ndarë Mitrovicën dhe për të krijuar trazira në Kosovë.

Edhe Rusia edhe Serbia po përgatitet të sulmojë sërish në Kosovën”.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Dritan Goxhaj ka deklaruar se blerja e raketave Javelin nga ana e Kosovës nuk e rrit dot mbrojtjen e saj përballë Serbisë.

Duke folur në një emision televiziv, Goxhaj theksoi se shitja e raketave nga ana e SHBA-ve në Kosovë tregon se ajo nuk e lëshon kollaj shtetin e ri.

Me këtë akt, sipas tij, SHBA kërkon t’i tregojë Rusisë praninë e fuqishme të saj në Kosovë dhe në Ballkan.

Duke iu referuar pranisë së SHBA-ve në Ballkan, Goxhaj tha se amerikanët kanë nën kontroll edhe vetë ushtrinë serbe.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dashur t’i bëjnë presion Serbisë, sepse SHBA ka kohë që e kontrollojnë ushtrinë e Serbisë që prej mbarimit të luftës në Kosovë. Kanë vendosur një marrëdhënie të ngushtë me ushtrinë e Serbisë.

Aktualisht ka prej 12 vitesh që Qendra e Forcave Speciale në Evropë ka hapur një zyrë të veçantë në Beograd që monitoron të gjitha lëvizjet e ushtrisë apo edhe aktivitetet që bën ushtria serbe prej 12 vitesh. Kosova vazhdon të mbetet pjesë e gjeopolitikës amerikane për t’i treguar qeverisë së Kosovës dhe Albin Kurtit, kur kundërshton amerikanët apo aleatët. Ata e tregojnë që janë pjesë e gjeopolitikës edhe duke miratuar shitjen e këtyre armëve pavarësisht se Kosova nuk është pjesë e NATO-s dhe pavarësisht nuk ka një ushtri sepse janë vetëm Forca të Sigurisë së Kosovës. Jo më shumë për t’u treguar serbëve, por për t’u treguar rusëve që ne do të vazhdojmë të jemi këtu dhe nuk do ta lëshojmë Kosovën”, u shpreh Goxhaj.

Megjithatë, Goxhaj nënvizon se kjo nuk e bën Kosovën imune përballë një sulmi të mundshëm serb.

I pyetur nga gazetari dhe moderatori, Nolian Lole se sa shanse reale ka Kosova në një përballje me Serbinë, përfshi këtu edhe raketat Javelin, Goxhaj u shpreh se një përballje direkte mes Kosovës dhe Serbisë pa praninë e NATO-s, nuk do të mund të ndalonin dot ushtrinë serbe.

“Javelinët nuk mund ta ndalojnë një ofensivë serbe në rast se do të mbetemi në atë aspekt në një përballje direkte mes Kosovës dhe Serbisë, pa ndërhyrjen e NATO-s. Javelinët nuk mund ta ndalonin një ofensivë të forcave serbe sepse javelinët nuk mbrojnë gjithçka. Nuk ka armë të tjera për të krijuar mbrojtje të këtyre njësive të cilat mund të sulmojnë këto tanke apo autoblinda. Nuk ka armë kundërajrore, nuk ka as armë artilerie, nuk ka as raketa”, tha Goxhaj.

Madje, ai bëri të ditur se Serbia ka porositur 10 mijë dronë “Shahed” nga Irani dhe me armatimin që ka vetë Serbia, as Kosova bashkë me Shqipërinë nuk i bëjnë dot ballë.

“Serbia ka porositur në Iran 10 mijë dronë “Shahed”. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë asnjë armatim për t’u mbrojtur nga këta dronë”, shpjegoi Goxhaj.

Ish-luftëtari i UÇK-së shtoi se pavarësisht se kryeministri  Edvin Kristaq Rama deklaroi vitin e kaluar se “në rast se Kosova do të hynte në konflikt, automatikisht do të hynim edhe ne. Por si do të hyjmë kur nuk kemi asgjë”.

Goxhaj vuri në dukje se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë armatimin e duhur për t’u vetëmbrojtur dhe në rast të një sulmi të pikave strategjike nga ana e Serbisë, Shqipëria dhe Kosova nuk kanë se si të mbrohen apo të parandalojnë sulmet.

“Nuk them të blejmë armë, por më e pakta që duhet të kishim bërë, duhet të kishim blerë armë për vetëmbrotje dhe armë të mbrojtjes kundërajrore. Ai që ka blerë 10 mijë dronë, nuk i ka blerë për të sulmuar as shtëpinë time as shtëpinë tuaj. Nuk i ka blerë as për të sulmuar baza ushtarake, por i ka blerë për të sulmuar ato pika strategjike që kemi.

Ai të sulmon hidrocentralet dhe duke të sulmuar hidrocentralet ta ka nxjerrë jashtë funksionit komplet shtetin sepse duke mos pasur energji elektrike nuk do të funksionojë asgjë. Këto pika sot nuk kanë mbrojtje sepse ne nuk kemi mbrojtje kundërajrore, sepse nuk kemi as radarë për të funksionuar në këtë gjë”, përfundoi Goxhaj.


Dushan Bajtoviç

Drejtori i ‘Srbijagas’zyrtar i Partisë Socialiste të Serbisë, Dushan Bajatoviç, ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një klip nga podkasti i “Informer TV”, në të cilin ka thënë se nëse do të duhej të shkonte në luftë për Kosovën, ai do të ishte i pari që do të regjistrohej

Ai shtoi se është një ish-komandant ushtarak dhe se ka marrë pjesë në luftën në Bosnje dhe Hercegovinë, në Vukovar të Kroacisë dhe në Kosovë.

“A duam të hyjmë në luftë për Kosovën? Epo, nëse duhet, detyrimi nuk vjen nga ne. Unë do të jem i pari që do të aplikoj. Meqë ra fjala, kam qenë komandant ushtarak, kam qenë në Vukovar, kam qenë në Bosnje, kam qenë në Kosovë. Më thirri vendi im. A është kjo politikë e mirë apo e keqe?

Kemi pasur edhe kundërshtime ndaj politikës së Millosheviqit kur Millosheviqi ishte gjallë dhe ishte shef, por ne morëm Republikën Srpska, i bëmë një vepër Kosovës, nuk do të dorëzohemi kaq lehtë.

Nuk më intereson se çfarë mendon askush për ne, po të qëndrojmë pa mbështetjen e Rusisë, kjo është marrëzi, do të na hanë për dy ditë, nuk do të ishte vetëm Kosova, por edhe Vojvodina dhe rajoni i Rashkës, dhe unë si individ nuk do ta lejoj këtë.” ka thënë Bajatoviç.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...