Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/02/02
Prof.Dr.sci. Sali Berisha reagon pas rrëfimit të ish z. kryeministrit Arben Ahmetajt: U tregoi shqiptarëve se kreu i vjedhjes së shekullit është Kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama
Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas rrëfimit të një nate më parë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt. Në daljen e tij të përnatshme nga ballkoni i apartamentit të tij ku po kryen arrestin e shtëpisë, Berisha u shpreh se “Ahmetaj iu tregoi shqiptarëve se kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama dhe pronari i djegësit të Tiranës, Erion Veliaj”.
“Në intervistë mbrëmë ish-zëvendësi i Edi Ramës, tronditi anë e kënd PS-në, tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë patur të vështirë të besojnë denoncimet e PD-së, të besojnë denoncimet e Sali Berishës se, kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama, se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Se mbrojtjes të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani.
Por, mbrëmë patën rastin të dëgjojnë nga goja e një socialisti i cili ç’është e vërteta ka qenë objekt sulmesh të merituara dhe të pandërprera nga Sali Berisha në të gjithë karrierën e tij politike, Arben Ahmetaj.
Por Arben Ahmetaj mbrëmë nuk ju tha të vërtetën ju dhe as demokratëve, se ju e keni dëgjuar dhe besuar, por ju tha të vërtetën socialistëve të cilëve ju drejtua se afera e djegësave është një aferë llahtarisht, është një aferë e mafias më të rrezikshme të Shqipërisë.
Se ka për kokë Edi Ramën dhe fallangat e tjera të krimit pas tij.
Të dashur miq!
Gjatë verës, në mënyrën më të përsëritur por edhe në këto kohë në mënyrë të përditshme, PD-ja ju ka deklaruar shqiptarëve se afera e djegësave është vjedhja e shekullit.
Se kjo vjedhje e shekullit kurrë nuk mund të ndodhte pa angazhimin direkt, personal, pa firmat fap, fap, fap, e paf, paf, paf, të kryehajdutit të kombit, Edi Rama.
Sepse është Edi Rama që në 2014 përmbysi strategjinë e trajtimit të mbetjeve me landfille të hartuar me paratë e BE-së dhe e zëvendësoi në mënyrë të kundërligjshme me strategjinë e djegësave”, tha Berisha.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”
Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
No comments:
Post a Comment