Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/02/02
“Sistemi shtetëror nën sulm kibernetik”, eksperti: Të shpallet emergjenca e jashtëzakonshme kibernetike!
Pas sulmit më të fundit në sistemin e Institutit të Statistikave, ekspertët e teknologjisë bëjnë thirrje për shpalljen e emergjencës së jashtëzakonshme kibernetike. Jo vetëm INSTAT sipas tyre, të gjitha institucionet ndodhen në gjendje alerti për shkak të formës së implementimit të teknologjisë.
“Në institucionet shtetërore ekziston centralizimi që nëse sulmohet qendra sulmohen edhe pjesët e tjera. Në infrastruktura të tilla kërkohet decentralizimi.”, tha eksperti i teknologjisë, Edmond Liçaj.
Është mungesa e burimeve njerëzore sidomos asaj të kualifikuar sipas ekspertit Liçaj që nuk ndihmon në marrjen e masave të duhura. Ai ngre sugjerimin e ndërmarrjes së një VKM-je që mundëson punësimin edhe të ekspertëve ndërkombëtare me kohë të kufizuar.
“Shteti nuk ka kapacitete të mjaftueshëm për burimet njerëzore nuk ka ekspertë të duhur, mund të ketë drejtues por jo specialist. Një pagesë ditore me orë sic e kanë dhe shtetet e tjera, ku mund të kontribuojnë jo vetëm ekspert kombëtar por dhe ndërkombëtar sipas rastit. Në rastin e instatit ky institucion ka nevojë për 5-10 ekspertë të tillë dhe mund të jenë në dispozicion. Ekspert që përgjigjen gjithmonë në raste emergjence”, vijoi Liçaj.
Grupi Iranian i hakerave kanë reaguar përsëri për sulmin e së enjtes tek INSTAT teksa bëjnë të ditur se asnjë e dhënë nuk është më në këtë sistem.
“INSTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush!”, thuhej në deklaratën e Homeland Justice.
Nga fotot e publikuara nga këta hakera në rrjete sociale kuptohet të jenë vjedhur të dhëna sensitive të punonjësve siç është numri i llogarive bankare, nr. personal, emër, mbiemër, numër telefoni, adresë e-maili, adresë banimi, IBAN.
“Shqipëria është në alert sepse jemi vazhdimisht të sulmuar ku na dalin të dhëna dhe nuk mund të themi që është i sigurt dhe private pasi kompania që i ruan në këto momente ka patur sulm edhe para disa kohësh.”, deklaroi eksperti Liçaj.
Shqipëria që prej viti 2022 është sulmuar nga hakerat iranianë. Sulmi më i fundit para INSTAT ishte dhe ai i faqes së Kuvendit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment