2024-02-01

Lufta nuk është në prag, por mund të nisin aventura nga “opsione të armatosura”




Nga Flori Bruqi



Prishtinë 01.02.2024.

 “Kur Brukseli  para disa kohe shpalli masa ndëshkuese vetëm për Kosovën, e jo për Serbinë, në Kosovë u prit me mosbesim dhe çudi pse dënohet vetëm njëra palë kur të dyja palët po kontribuojnë në përshkallëzim”, thotë Maliqi në një intervistë për Danas.

Pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë të komunës së Zveçanitnë veri të Kosovës, mediet ndërkombëtare po e përcjellin situatën në Kosovë dhe po bëjnë analiza e ngrisin pikëpyetje nëse Kosova dhe Serbia janë në prag të një konflikti të ri të armatosur.

Gjiganti botëror mediatij, Al Jazeera, ka shkruar se momentumi në negociatat Kosovë-Serbi ka humbur, ndërsa CNBC ka theksuar shqetësimet se paqëndrueshmëria mund të shndërrohet në një konflikt të armatosur.

“Tani në muajin e saj të 20-të, lufta në Ukrainë mbetet fokusi kryesor i fuqive perëndimore që kërkojnë të ndihmojnë Kievin të rivendosë integritetin e tij territorial. Ndërkohë, megjithatë, tensionet janë përshkallëzuar në një pjesë tjetër të Evropës që mbetet shumë e paqëndrueshme pas një konflikti brutal dhe kompleks që shpërtheu në vitet 1990”, shkruan rrjeti ndërkombëtar mediatik amerikan CNBC.

Sipas kësaj analize, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës – të tensionuara– janë bërë gjithnjë e më armiqësore muajt e fundit.

“Dhuna shpërtheu në veri të Kosovën në shtator dhe Beogradi u përgjigj me një grumbullim ushtarak në kufirin e tij me fqinjin e tij. Tani ka shqetësime se paqëndrueshmëria në këtë rajon juglindor të Evropës mund të shndërrohet në një konflikt të armatosur, ndërkohë që bota është e hutuar nga lufta në Ukrainë. Duke pasur parasysh kontekstin aktual politik dhe të sigurisë, analistët thonë se një shpërthim i dhunës në veri të Kosovës “duhet të ngrejë këmbanat e alarmit””, shkruan CNBC.

Armiqësia e gjatë mes Serbisë dhe Kosovës është shpërthyer në armiqësi të hapur në veri të Kosovës muajt e fundit.

“Veriu i Kosovës, i cili kufizohet me Serbinë, ka një shumicë me banorë serbë, ndërsa vendi në tërësi është rreth 93% shqiptarë. Kryeqyteti serb Beogradi nuk e njeh fqinjin si shtet të pavarur”, shkruan CNBC.

Në këtë analizë shkruhet për forcat paqeruajtëse të NATO-s që janë me mision paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999, pas një lufte të përgjakshme midis shqiptarëve dhe fqinjit ish-jugosllav në vitin 1998.

Përkundër këtyre garancive, analistët e mbrojtjes thonë se situata në rajon është si një kuti, me potencialin për t’u ndezur me më të voglën shkëndijë.


CNBC: Shqetësime se paqëndrueshmëria mund të shndërrohet në një konflikt të armatosur

Rrjeti ndërkombëtar mediatik amerikan CNBC i ka kushtuar një analizë situatës në Kosovë, me titull: ‘Një luftë e dytë mund të shpërthejë lehtësisht në Evropë – ndërkohë që të gjithë janë të hutuar nga Ukraina


Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rikthyer në misionin e tij për të diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sepse bllokimi i dialogut dhe cenimi i Marrëveshjes së Ohrit ishin të qëllimshme dhe veprimet padyshim ishin të ndërsjella, ka thënë Shkëlzen Maliqi, analist politik dhe publicist nga Prishtina.

Duke komentuar faktin se BE-ja tashmë ka bërë një hap në vendosjen e sanksioneve ndaj regjimit të Kurtit, si dhe kërcënimin me sanksione ndaj Serbisë nëse regjimi i Vuçiqit nuk i plotëson kërkesat e Unionit, Maliqi thotë se autoritetet e Kosovës e pritën me mosbesim vendimin e BE-së.



Mendoj se ndëshkimi i Kosovës ishte i pritshëm, shton ai, sepse Qeveria e Kosovës është paralajmëruar që të mos ndërmarrë masa të pakoordinuara dhe të njëanshme “sovrane”, por të bashkëpunojë për deeskalimin e krizës dhe kjo nuk ndodhi për shkak të kokëfortësisë së kryeministrit Kurti, i cili “për marrëveshjen politike dhe harmonizimin e mënyrës së zbatimit të saj, udhëhoqi politikën e shtyrjes së serbëve të Kosovës në demokraci, e cila vetëm sa forcoi rezistencën e tyre”.

Megjithatë, thekson ai, Lajçak tha në Prishtinë se Serbia duhet të presë sanksione nëse nuk merr masa de-përshkallëzimi.

Lufta nuk është në prag, shton ai, NATO është në gatishmëri, por ka mjaft të ashtuquajtura “opsione të armatosura” me formacione paraushtarake në terren që mund të nisin aventura që, në këtë moment, janë në interesin e Rusisë.

Nga nisja e krizës dhe më pas luftës së Rusisë në Ukrainë, mediat kanë mbledhur qindra mijëra klikime duke i rënë “këmbanës” së një lufte të mundshme në Kosovë. Ndihmuar nga deklarata politkanësh, mediat abuzuan gjerësisht me efektin emocional që tituj të ekzagjëruar shkaktojnë tek lexuesit. Në rastin më të mirë kjo ndodh me qëllim mbledhjen e klikimeve për përfitime financiare. Në rastin më të keq, është rezultat i një fushate të porositur me qëllim përparimin e axhendave të caktuara.

Jona Plumbi

Trajtimi i temës së luftës në Kosovë preferohet nga mediat shqiptare për shkak të interesit të gjerë dhe patriotizmit që ngjall tek lexuesit. Fatkeqsisht gjatë viteve të fundit, kryesisht mediat online kanë përdorur këtë interes për “mbledhje klikimesh”, duke u kthyer në burim keqinformimi dhe shqetësimi emocional tek lexuesit.

Kontekst

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë në një konflikt të vazhdueshëm që prej fundit të luftës në 1999. Nga njëra anë Kosova vijon punën për njohjen e pavarësisë dhe pjesëmarrjen në organizata ndërkombëtare. Në anën tjetër është Serbia e cila bën përpjekjet e saj për të shtuar numrin e vendeve të cilat nuk e njohin Kosovën.

Pavarësisht ndërmjetësimit nga Bashkimi Europian dhe, viteve të fundit edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy liderët e këtyre shteteve, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç nuk kanë lëvizur nga pozicionimi i tyre politik. Kurti, i mbështetur nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, refuzon dialogun me Serbinë nëse qëllim përfundimtar nuk është njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia. Vuçiç në anën tjetër, edhe ai i mbështetur nga kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, deri tani e kanë refuzuar idenë e njohjes së shtetit të Kosovës.

Ky pozicionim politik shpesh herë çon në deklarata të ashpra apo edhe të pavërteta, qëllimi i të cilave është të nxisin patriotizmin dhe ndjenjën e sovranitetit tek të dy popujt.

Një tjetër faktor i rëndësishëm në ndërtimin e këtyre deklaratave politike është edhe konteksti historik dhe politik i vendit. Studiuesi Adri Nurellari shpjegon për Faktoje se kjo lidhet edhe me aspiratat e popujve për integrim në organizata ndërkombëtare.

“Sondazhet e fundit tregojnë se pas Shqipërisë, Kosova me 92% është vendi me nivelin më të lartë në Evropë për sa i përket mbështetjes për integrimin Euro-Atlantik apo pro-amerikanizmit. Nga ana tjetër 54% e popullsisë serbe është kundër integrimit në BE dhe ky numër shkon në 68% nëse parakusht për integrimin është heqja dorë nga Kosova. Ndaj është e kuptueshme që nevoja e Kosovës për të konservuar e kultivuar raporte të mira me partnerët perëndimorë është më e madhe. Për këto arsye edhe deklaratat gatuhen ndryshe.” – shpjegon Nurellari.

Lufta e Rusisë në Ukrainë riktheu vëmendjen tek konflikti i lënë pezull mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe shtoi këmbanat e alarmit për një luftë të mundshme në Kosovë edhe pse kjo nuk ka gjasa të ndodhë, sipas vlerësimit të Nurellarit.

“Nëse do të kishte përplasje me armë mes policisë e strukturave paralele të kontrolluara nga Beogradi, padyshim që do të ndërhynte KFOR-i duke marrë masa ndaj të dyja palëve që të mos përshkallëzohej konflikti në përmasat e 1998-99. Mirëpo një eventualitet i tillë do të shkatërronte përpjekjet e mëdha të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë për pajtim dhe bashkëjetesë.” – shpjegon Nurellari.

Retorika Politike

Në 16 janar 2023, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, në një konferencë për shtyp deklaroi se paqja në Kosovë dhe Metohi u ruajt ekskluzivisht falë Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Viti 2023 nisi jashtëzakonisht keq dhe vitin e kaluar paqja u ruajt me vështirësi” – tha Brnabiç për gazetarët.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përdor intervistat në gjuhë të huaj, për t’u përballur me retorikën politike të Serbisë. Kështu ndodhi në nëntor 2021, kur gazeta britanike “The Telegraph” njoftonte se kryeministri i Kosovës “paralajmëroi se Serbia po kërcënon me një luftë të tretë Ballkanike”.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...