Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/02

Kosova nuk është kritikuar për atë që euro të jetë valuta e vetme, por për mënyrën se si është miratuar vendimi.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Eric Mamer, ka folur sërish sot rreth Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme, duke thënë se Kosova nuk është kritikuar për atë që euro të jetë valuta e vetme, por për mënyrën se si është miratuar vendimi

Dinari serb, zëdhënësi i KE-së: Kosova nuk është kritikuar për vendosjen e euros si valutë të vetme, por për vendimin pa konsultime paraprake

Eric Mamer



Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Eric Mamer, ka folur sërish sot rreth Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme, duke thënë se Kosova nuk është kritikuar për atë që euro të jetë valuta e vetme, por për mënyrën se si është miratuar vendimi.

Mamer në një konferencë për media u pyet pse duhet të kritikohet Kosova për përdorimin e euros si valutë e vetme zyrtare dhe vendimi i një institucioni të pavarur siç është Banka Qendrore e Kosovës.

"Nuk duhet të keqinterpretohet deklarata jonë. Nuk e kemi kritikuar Kosovën për vendosjen e euros apo vendimin se cila valutë duhet të përdoret. Ajo që kemi komentuar është vetëm fakti se ky vendim u miratua pa konsultime paraprake", tha ai.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...