2024-02-10

“Roli kryesor në mirëmbajtjen e sigurisë në Ballkan i takon NATO-s”

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se Serbia vazhdimisht ka nxitur destabilitet në rajon dhe se ajo është duke u armatosur nga Rusia, Kina dhe Irani.

“Planet e Serbisë janë ogurzeza. Ajo nuk ka pushuar aktivitetet e saj për të nxitur destabilitet rajonal, kërcënuar Kosovën dhe sfiduar seriozisht NATO-n. Ani pse investimi i NATO-s në Ballkan është i madh, Serbia mbetet masha kryesore e Rusisë. Ajo po armatoset vazhdimisht nga Rusia, Kina dhe Irani. Kështu po dëshmon që është destabilzuesi i Ballkanit”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij rrethanat aktuale dhe ato të ardhshme do të dëshmojnë se planet e Serbisë janë përpos të këqija, janë edhe të pamatura mirë dhe do të dështojnë edhe për nga aspekti i sigurisë, edhe nga ai diplomatik.

Tutje ai ka theksuar se “NATO sa më shpejtë të ftojë Kosovën për anëtare të saj aq më mirë për stabilitetin rajonal, NATO sa më shpejtë të përjashtojë Serbinë nga Partneriteti Për Paqe aq më i qartë mesazhi për Millosheviqët e vegjël në pushtet”.

“Radojçiq dhe kriminelët tjerë janë “emisarët special” të Vuçiqit, Vulinin dhe Mosjilloviqit. Vendimet i marrin ata, ndërsa Serbia ka kriminelë mjaftueshëm për të kërcënuar stabilitetin rajonal. Institucionet e sigurisë së Serbisë vuajnë nga e kaluara: edhe nga komunizmi, edhe nga gjenocidi që kanë bërë”, ka përfunduar ai.


Ushtarët ukrainasë.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës, i nisur në orët e para të 24 shkurtit, përmes raketave të cilat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në pothuajse në 25 qytete, bëri që të mendohej edhe për një konflikt në Ballkanin Perëndimor.


Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Edhe, samiti i Bashkimit Evropian bëri thirrje për nevojën e ruajtjes së stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pikërisht pas këtyre sulmeve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me pjesëtarë të opozitës për të diskutuar situatën e sigurisë në vend.


Por, sa po mendohet nga ekspertët e fushës së sigurisë se është duke u rrezikuar Kosova të ketë një destabilizim pas tensioneve të fundit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Samiti i Bashkimit Evropian.

Njëri nga ekspertët e sigurisë në Kosovë, Avni Islami, i pyetur nga Albanian Post se sa rrezikohet Kosova pas luftës në Ukrainë, konsideroi se nuk pret që lufta mes këtyre dy shteteve të ketë implikime edhe në Kosovë.

“Në aspektin ushtarak nuk pres që të ketë implikime jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan për shkak se nuk mund të tërheqim paralele mes Ukrainës dhe Rusisë ngase Kosova dhe vendet e tjera të rajonit”, deklaroi Islami për AP.

Por, ndryshe thotë ai për njërin nga vendet e Ballkanit.

“Përveç, Serbisë të cilët janë në fokus të aleancës veri atlantike dhe duke pasur parasysh se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i garantuar nga trupat e KFOR-it të përbëra nga anëtarët e NATO-s”.

Ai sqaroi se edhe Rusia ka qëllime të caktuara e që kanë të bëjnë me raportin Kosovë – Serbi.

“Kësisoj pavarësisht Rusia është e interesuar që të tërhiqet ajo paralele dhe të implikojë edhe të tjera sidomos edhe Serbinë në raport me Kosovën, unë nuk pres që të ketë ndonjë veprim apo aventurë të dalluar nga ana e Serbisë sepse pasojat do të ishin të mëdha dhe katastrofale edhe për Serbinë”.

Flamuri i Kosovës dhe i Ukrainës.

Ndërsa, për njohësin tjetër të sigurisë, Drizan Shala, situata në Ukrainë vazhdon të jetë enigmatike.

“Situata në Ukrainë ende është jo e qartë se si do të përfundoj invazimi ushtarak në Ukrainë dhe si do të mund të reflektoj kjo situatë në gjendjen e sigurisë në Ballkan në përgjithësi e në Kosovë në veçanti”, shprehet Shala.

Ai rekomandon institucionet shtetërore që të jenë të koordinuara në mbikëqyrjen e sigurisë dhe kontrollit të Kosovës.

“Kosova, niveli politik duhet që të jetë në gjendje të koordinojë veprimet strategjike për të garantuar sigurinë nacionale të Kosovës përmes NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Sipas tij, në nivele më të larta duhet të veprojnë edhe misionet të cilat janë në Kosovë.

“Në nivel operacional duhet të veprojnë KFOR-i dhe EULEX-I, si dy misione të sigurisë në vend dhe të ketë bashkërendim të veprimeve në terren duke ruajtur sigurinë e përgjithshme të vendit”.

Shala shton se, “në veprimet taktike institucionet e sigurisë duhet që të vazhdojnë veprimet e tyre përmes monitorimit dhe reagimit sa më optimal si forcë e parë”.

Kosova i vendos sanksione Rusisë

Të premten e 25 shkurtit, Qeveria e Kosovës ka miratuar një pako me sanksione kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova me këtë vendim u është bashkëngjitur Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen ndaj sulmit rus në Ukrainë.

“Ushtria ruse është ajo e cila me këtë agresion e bëri Evropën të tronditet dhe arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare të rimendohet”, ka thënë Kurti.

“Kjo Rusi që po shohim sot nuk është e re, por edhe një paralajmërim që ajo nuk synon të jetë e re”.

Qeveria e Kosovës.

Ndërsa, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla, ka thënë se sulmi rus përbën “një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë sigurisë evropiane dhe asaj ndërkombëtare në dekadën e fundit”.

Sakaq, ishte ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila bëri të ditur se masat ndërshkimore përfshijnë sanksionet ekonomike dhe financiare të vendosura nga Këshilli i BE-së dhe SHBA-ja.

“Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare dhe masa të tjera restriktive që shenjtërojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politike të përfshirë në marrjen e vendimit për invadimin rus në Ukrainë”.

Mehaj për sulmet ruse në Ukrainë: Nëse kërkon SHBA, Kosova do të ofrojë të gjitha kapacitetet operacionale të FSK-së

Edhe, ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka reaguar pas sulme të Rusisë në Ukrainë duke thënë se nëse kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova është e gatshme të ofrojë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ai këto deklarime i ka bërë në rrjetin social ‘Facebook’.

“Në anën tjetër, nëse kërkohet nga SHBA, si partneri dhe aleati ynë jetik, për angazhimin tonë, jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së që ata vlerësojnë se mund të jenë kontributore në operacionet e mundshme”, ka shkruar Mehaj.

Kërkesë e Mehaj ka qenë që të miratohet vendosja e Bazës së Përhershme Ushtarake Amerikane në Kosovë.

Opozita kërkon marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Në Kuvendin e Kosovës, më 25 shkurt është mbajtur seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar rreth dialogut Kosovë – Serbi.

Deputët e partive opozitare kanë kërkuar nga Qeveria që të ndërpresë dialogun teknik me Serbinë dhe të vazhdojë me bisedimet e nivelit të lartë, me qëllim arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Kërkues i kësaj séance ishte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se cështja e dialogut është interes kombëtar.

Kuvendi i Kosovës.

“Të kalojë në fazën finale dialogu, në marrëveshjen e madhe, me të cilën do të kërkohet njohja reciproke Kosovë-Serbi, në kufijtë ekzistues. Bazuar në tri parimet e dakorduara edhe me negociatorët ndërkombëtarë, pra: integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetueshmëria”, tha Haradinaj.

Dialogu Kosovë – Serbi, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011 fillimisht për cështje teknike, për të kaluar më vonë në nivel politik midis kryeministrash dhe presidentësh.

Ndryshe, Serbia dhe Bjellorusia, janë dy shtetet e vetme në Evropë që nuk e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë, e cila për të dytën ditë me radhë po sulmohet nga shteti rus.

Kosova solidarizohet me popullin ukrainas

“Ndaleni Luftën, Mbrojeni Ukrainën” “Shtëpia duhet të jetë një vend i sigurt” “Ne jemi me Ukrainën”, ishin disa prej mesazheve që mbanin në duar, një grup qytetarësh që kanë protestuar të premten pranë Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë, pas invazitonit rus në Ukrainë.

Fotografia nga protesta e qytetarëve kundër invazionit rus në Ukrainë

“Planet e Serbisë janë ogurzeza” –


Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi, ndërsa nga institucionet e sigurisë në Kosovë merret si kërcënim pasi ata vlerësojnë se forcat serbe janë duke pritur një moment të volitshëm për invadim të Kosovës

Kjo është një foto ilustrim ku janë ushtria e Serbisë, ish-kasapi i Ballkanit Sllobaodan Milloshoviq, dhe kryepeshkopi serbëve Dobrica Qosiq ideatori i “Botës Serbe” ndërsa me poshtë është presidenti i Republikës Sërpsak, Milorad Dodik, dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Shqetësimet e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Bashkimit Evropian (BE) se incidentet e dhunshme në Kosovë mund të shndërrohen në “konfrontim rajonal”, duhet pranuar me kujdes.

Këto shqetësimë po forcohen edhe më shumë nga preukopimet e kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit të Mbrojtes, Ejup Maqedonci.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me anë të një postimi duke thënë se në Rashkë të Serbisë, po shihet një riorganizim i grupit paramilitar dhe terrorist i Millan Radoiçiqit, me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serb. Sipas Kurtit, më 10 nëntor, Radoiçiq udhëhoqi një takim me rreth 40 politikanë serbë dhe zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.

Ndërsa së fundi, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi dhe se “po presin një moment të volitshëm për mësymje” në Kosovë.

Kosova është shumë e ekspozuar para një rreziku real, të një aktiviteti të dhunshëm siç e kemi parë më datë 24 shtator të këtij viti.

Kështu e vlersojnë situatën ekspertët dhe njohësit e sigurisë, Bedri Elezi dhe Ramadan Qehaja, por i po të njëjtit mendim është edhe Burim Ramadani, ish-inspektori i AKI-së.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka deklaruar se rreziku për përsëritjen e një ngjarje të tillë siç ishte 24 shtatori është shumë i madh me ç’rast ka pasur edhe lëvizje konkrete edhe nga NATO në këtë drejtim të cilët kanë forcuar kuadrin e tyre në Kosovë.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi

“Kosova është shumë e ekspozuar para një rreziku real, të një aktiviteti të dhunshëm siç e kemi parë më datë 24 shtator, ku grupe kriminale apo terroriste siç i ka shpallë Qeveria e Kosovës të mbështetura nga Serbia dhe Rusia  kishin bërë një agresion më 24 shtator. Prandaj rreziku i një ngjarje të tillë që të kemi prap është shumë i madh dhe këtë rrezik e kam paralajmëruar në vazhdimësi edhe institucioneve më të rëndësishme të sigurisë siç është NATO, ShBA dhe së fundi kemi pasur edhe një lloj kërkese për vigjilencë dhe kujdes edhe nga kancelari gjerman, Olaf Scholz”, ka thënë Elezi.

I njëjti ka thënë se, Serbia ka rekrutuar mbi 300 persona të dislokuar në dy baza ushtarake në pjesën e kufirit të Mitrovicës duke i paguar ata me një shumë prej një mijë deri në pesë mijë euro për të marrë pjesë në sulmet e mundshme që mund të ndodhin së shpejti në Kosovë.

“Janë dy baza ushtarake në pjesën e kufirit të Mitrovicës brenda territorit të Republikes së Serbisë dhe janë diku afër 20 kilometra larg kufirit administrativ në Kosovë dhe në ato dy baza dyshohet se janë mbi 300 persona të rekrutuar të gjithë të udhëhequr nga struktura të cilët i kemi parë me 24 shtator dhe se të njëjtit nuk ishin arrestuar apo nuk ishin ndaluar nga autoritetet serbe pasi që ishin larguar nga Kosova”, ka deklaruar Elezi.

“Të njëjtit dyshohet dhe besohet që janë riogranizuar dhe kanë rekrutuar edhe djemë të tjerë të moshës madhore dhe mund të them se po paguhen nga vlera 1 mijë deri në 5 mijë euro, por t’u rekrutuar dhe për të marrë pjesë në sulmet që mund të ndodhin së shpejti në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në katër komunat me shumicë serbe”, vijon ai.

Sa i përket armatimit, ai ka thënë se armët për këta rekrutë të rinjë janë duke u future përmes rrugëve dytësore nga trekëndëshi nga Serbia, në Maqedoninë e Veriut e më pas deri në Kosovë.

“Dyshohet se një numër i konsiderueshëm i armatimit janë duke u futur nga trekëndëshi Serbi-Maqedoni-Kosovë duke përdorur disa rrugë dytësore që kalojnë nëpër fshatrat serbe dhe arrijnë deri në Prishtinë”.

Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani

“Roli kryesor në mirëmbajtjen e sigurisë në Ballkan i takon NATO-s”

Në anën tjetër, ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se Serbia vazhdimisht ka nxitur destabilitet në rajon dhe se ajo është duke u armatosur nga Rusia, Kina dhe Irani.

“Planet e Serbisë janë ogurzeza. Ajo nuk ka pushuar aktivitetet e saj për të nxitur destabilitet rajonal, kërcënuar Kosovën dhe sfiduar seriozisht NATO-n. Ani pse investimi i NATO-s në Ballkan është i madh, Serbia mbetet masha kryesore e Rusisë. Ajo po armatoset vazhdimisht nga Rusia, Kina dhe Irani. Kështu po dëshmon që është destabilzuesi i Ballkanit”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij rrethanat aktuale dhe ato të ardhshme do të dëshmojnë se planet e Serbisë janë përpos të këqija, janë edhe të pamatura mirë dhe do të dështojnë edhe për nga aspekti i sigurisë, edhe nga ai diplomatik.

Tutje ai ka theksuar se “NATO sa më shpejtë të ftojë Kosovën për anëtare të saj aq më mirë për stabilitetin rajonal, NATO sa më shpejtë të përjashtojë Serbinë nga Partneriteti Për Paqe aq më i qartë mesazhi për Millosheviqët e vegjël në pushtet”.

“Radojçiq dhe kriminelët tjerë janë “emisarët special” të Vuçiqit, Vulinin dhe Mosjilloviqit. Vendimet i marrin ata, ndërsa Serbia ka kriminelë mjaftueshëm për të kërcënuar stabilitetin rajonal. Institucionet e sigurisë së Serbisë vuajnë nga e kaluara: edhe nga komunizmi, edhe nga gjenocidi që kanë bërë”, ka përfunduar ai.

Ndërkohë, rreth kësaj çështjeje, Dukagjini ka kontaktuar edhe me gjeneralin në pension të çështjeve ushtarake dhe sigurisë, Ramadan Qehaja i cili tha se rreziku ekziston dhe asesi nuk mund të neglizhohet diçka e tillë.

Gjenerali i pensionuar i çështjeve ushtarake dhe sigurisë, Ramadan Qehaja

“Rrezikshmëri për ndërhyrje në Kosovë nga forcat serbe ka dhe asesi nuk mund të mohohet diçka e tillë”, ka thënë Qehaja.

Fillimisht ai nuk beson që ushtria serbe do ta sulmojë drejtpërdrejtë Kosovën me një invadim klasik, por mund të mbështes grupe të caktuar që të krijojnë rrethana e mandej të futet ushtria serbe.

Tutje ai ka theksuar se “forcat ushtarake dhe policore serbe po përgatiten dita ditës që në momentin e caktuar të jenë të gatshëm për të kryer detyrat që kanë të bëjn me aneksimin e një pjese të territorit të Kosovës”.

“Këta njerëz si Milan Radojçiqit dhe të tjerët nuk mund të inkorperohen në këto veprime të mëtejshme, por këtë po e shoh më shumë si një lloj taktike të veprimit apo një manovër politik i cili ka për qëllim të fut një panik dhe ai nuk mund të veprojë më sepse ai është demaskuar dhe qëllimet e tij janë parë tanimë”, vijon ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se reagimi i ndërkombëtarëve kundër Serbisë nuk do të jetë i ashpër siç shpresojmë ne.

Ndryshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, këtë javë kishte deklaruar se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti ukrainas kishte thënë se nëse partnerët e tyre nuk bëjnë asgjë tani, atëherë do të ketë një “shpërthim” tjetër në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i rusisë Vladimir Putin ka folur në një intervistë për luftën në Ukrainë, teksa ka sulmuar presidentin e SHBA, Joe Biden.

 Flori Bruqi

Intervista e Putin me gazetarin Tucker Carlson zgjati 2 orë, ku dhe u fol për një sërë temash. Bisedën  zt.Vlladimir Putin e ka nisur duke lavdëruar ushtrinë e vendit të tij, teksa tha se kanë arritur të krijojnë sisteme hipersonike me rreze ndërkontinentale dhe se po vijojnë punën për t’i zhvilluar më shumë ato.

                                            Vlladimir Putin 

“Kemi krijuar sisteme hipersonike me rreze ndërkontinentale dhe vazhdojmë t’i zhvillojmë ato. Tani jemi përpara të gjithëve, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në zhvillimin e sistemeve të goditjes hipersonike. Dhe ne i përmirësojmë ato çdo ditë”, tha Putin.

Putin për marrëdhënien me SHBA

Vladimir Putin u pyet nga gazetari se si i ka marrëdheniet me Amerikën  dhe nëse ndryshimi i liderit në SHBA do mund të sillte dhe ndryshime në luftën në Ukainë.

“Ti më pyete nëse një lider tjetër vjen dhe ndryshon diçka? Nuk bëhet fjalë për liderin që është tani”, tha Putin, teksa theksoi se ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Domald Trump.

“Nuk ka të bëjë fare me personalitetin e një personi të caktuar. Unë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Bushin dhe Trump. E di që në Shtetet e Bashkuara, Bushi u portretizua si një lloj fshatari që nuk kupton shumë. Ju siguroj se nuk është kështu”, tha presidenti rus.

Akuzat për Perëndimin

Putini ka pohuar se ka pasur një marrëveshje që ishte shumë afër paqes në Ukrainë, teksa akuzoi “palën perëndimore” se ata donin që lufta të vazhdonte sa më shumë.

“Është ana perëndimore dhe Ukraina është me sa duket një shtet satelit i SHBA-së. Është e qartë. Sapo filloi operacioni ushtarak në vitin 2022, Rusia ishte gati për negociata me qëllim zgjidhjen paqësore të krizës dhe kjo u dëshmua në bisedimet e Stambollit.

Më pas SHBA-ja dhe satelitët e saj në BE na thanë se nuk është e drejtë të zhvillohen bisedime me trupat ruse jashtë Kievit dhe ne i tërhoqëm. Por Perëndimi kishte marrë vendimet e tij”, theksoi presidenti rus i cili sqaroi se denazifikimi i Ukrainës mbetet qëllimi kryesor i operacionit special ushtarak.

Akuzat për CIA

Kur u pyet nëse ai e di se kush hodhi në erë tubacionet Nord Stream, udhëheqësi rus u përgjigj duke qeshur: “Sigurisht”.

Putin tha se ka qenë CIA ajo që hodhi në erë tubacionet Nord Stream, teksa me ironi u shpreh: “E dini, nuk do të hyj në detaje, por njerëzit gjithmonë thonë në raste të tilla, kërkoni dikë që është i interesuar. Por në këtë rast nuk duhet të kërkojmë vetëm dikë që është i interesuar, por edhe dikë që ka potencial, sepse mund të ketë shumë palë të interesuara, por jo të gjithë kanë mundësi që të bëjnë shpërthime në fund të Detit Baltik”.

Nuk do të sulmojmë asnjë vend të NATO-s

Putin u shpreh se Rusia nuk ka ndërmend dhe se nuk po planifikon të sulmojë asnjë vend të NATO.

Presidenti rus përjashtoi mundësinë që forcat e armatosura të vendit të tij të pushtojnë Poloninë ose Letoninë, vende ku Rusia “nuk ka interesa”.

“Ne nuk kemi interesa në Poloni, Letoni apo gjetkë. Pse do ta bënim këtë? Ne thjesht nuk kemi asnjë interes. Nuk ka dyshim”, u përgjigj presidenti rus.

Intervista e presidentit rus Vlladimir Putinit me komentuesin amerikan të Fox News Tucker Carlson ,n1% Kremlin(Moskë) më 6.2.2024 , kritikohet si propagandë ruse.

Intervista e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me Tucker Carlson, komentuesin amerikan i cili ka bërë emër duke përhapur teori konspiracioni dhe e ka vënë në pikëpyetje mbështetjen e Uashingtonit për Kievin në luftën e saj kundër trupave pushtuese ruse, është kritikuar ashpër pse i është dhënë platformë propaganduese liderit rus në intervistën e tij të parë me një gazetar amerikan prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës para gati dy vjetëve.


Presidenti rus Vladimir Putin (djathtas) duke folur gjatë një interviste me ish-gazetarin e Fox News, Tucker Carlson, në Kremlin, Moskë, 6 shkurt.
Presidenti rus Vladimir Putin (djathtas) duke folur gjatë një interviste me ish-gazetarin e Fox News, Tucker Carlson, në Kremlin, Moskë, 6 shkurt 2024.

Gjatë intervistës, Putini përsëri pretendoi se Ukraina ishte kërcënim për Rusinë, sepse Perëndimi po e tërhiqte këtë vend drejt NATO-s – gjë që është mohuar plotësisht nga aleanca ushtarake – derisa i ka shmangur temat si, lufta e tij brutale ndaj shoqërisë civile dhe lirisë së shprehjes në Rusi.

Putini i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara t’i bëjnë trysni Kievit t’i ndalë luftimet dhe të arrijë marrëveshje me Rusinë, e cila e ka pushtuar një të pestën e Ukrainës.

Carlson rrallëherë e sfidoi Putinin, i cili foli gjatë për historinë e Rusisë dhe Ukrainës, duke dështuar t’i përmendë akuzat nga grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë.


Edhe ndaj vetë Putinit ka urdhërarrest ndërkombëtar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për dëbimin e jashtëligjshëm të fëmijëve ukrainas dhe dërgimin e tyre në Rusi gjatë luftës.

“Putini e dha mesazhin e tij ashtu siç dëshironte”, tha Ian Bremmer, ekspert politik nga Nju Jorku dhe president i Eurasiagroup.

Carlson është përballur me kritika për intervistimin e Putinit kur Qeveria e tij po e mban Gershkovichin dhe një tjetër gazetare amerikane, Alsu Kurmashevën e Radios Evropa e Lirë, në burg nën akuzat në lidhje me raportimet e tyre, të cilat të dy i mohojnë plotësisht. Rasti i Kurmashevës nuk u përmend në intervistë.

Për Gershkovichin, Putini tha se zyrtarët rusë dhe amerikanë janë duke biseduar dhe se ka përparim në këtë rast. Ai la të kuptohej se Moska e dëshiron që Gjermania ta lirojë Vadim Krasikovin, i cili u dënua më 2019 për vrasjen e një disidenti çeçen në Berlin, në këmbim të Gershkovichit.

“Ne kemi vullnet ta zgjidhim këtë, por ka kushte të caktuara që duhet të bisedohen. Unë besoj se mund të arrihet marrëveshje”, tha ai.

Komentuesi politik i ekstremit të djathtë, Tuchker Carlson, i cili e mbajti intervistën më 6 shkurt dhe e publikoi në uebsajtin e vet, e pyeti Putinin nëse ai mund ta parafytyronte Rusinë duke dërguar trupa brenda Polonisë.

“Vetëm në një rast, nëse Polonia e sulmon Rusinë. Ne nuk kemi interes në Poloni, apo Letoni, apo diku tjetër. Pse do ta bënim këtë? As që bëhet fjalë”, tha Putin.

Carlson, ish-gazetar i Fox News, bëri emër duke përhapur teori konspiracioni dhe e ka vënë në pikëpyetje mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën në luftën e saj kundër trupave pushtuese ruse. Kjo ishte intervista e parë e Putinit me një figurë të mediave perëndimore prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në fillim të vitit 2022.

 Duke e përshkruar vendimin për ta intervistuar Putinin, Carlson tha më 6 shkurt në X se mediat amerikane përqendrohen në presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe se zëri i Putinit nuk dëgjohet në Shtetet e Bashkuara, sepse gazetarët perëndimorë “nuk janë lodhur” ta intervistojnë atë prej se nisi pushtimin e Ukrainës.

Por, shumë gazetarë perëndimorë e kanë mohuar këtë, duke thënë se ata kanë kërkuar vazhdimisht ta intervistojnë Putinin, por janë refuzuar.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se zyra e tij ka marrë shumë kërkesa për intervista me presidentin, por “shumica e mediave perëndimore që cojnë kërkesë janë televizione tradicionale ose gazeta të mëdha të cilat nuk e marrin mundin bile të duken të paanshme në raportimet e tyre. Natyrisht se nuk kemi dëshirë të komunikojmë me media të tilla”.

Reputacioni i Carlsonit si gazetar i pavarur është vënë në dyshim, dhe më 2020, Fox News e fitoi një rast për shpifje kundër tij. Gjykatësja kishte thënë në vendimin e saj se Carlson gjatë prezantimit të storjeve nuk po “theksonte fakte të vërteta” për çështjet që diskutonte dhe se po “ekzagjeronte”.

Carlson ishte njëri prej gazetarëve më të vlerësuar të Fox News para se të largohej vitin e kaluar.

Vuçiq dhe Putin janë dy idiotë të despotizmit ekstremist luftënxitës

 Rusia është e rrethuar ngado që sillet më forcat ushtarake të NATO-së, ku në rast të zgjerimit të luftës, do pëson shumë keq. Çmenduritë serbe dhe ruse shkojnë aq larg në imagjinatën e tyre, duke nxjerrë përfundime absurde, së Rusia dhe Serbia nuk i takojnë Evropës. Realiteti është krejt ndryshe , dhe nuk ka lidhje më këtë marrëzi. Interesat ruse dhe serbe janë të ndërsjella në Ballkan. Këto marrëdhënie të ndërsjella më shumë bazohen në mitologji, së sa kanë bazë në real politikën. Këto janë refleks infatil dhe indoktrinim marrëzie . Zor që do të ndezin këto dy projekte të çmendura në mes të Evropës. Putin dhe Vuçiq janë idiotë të despotizmit lindor , duke mos i marr parasysh pasojat që ju sjellin.

-Çmenduritë ruse dhe serbe shkojnë përtej çdo imagjinate. Sa po kalon koha po bëhet e çartë së Putini, nuk mund ta pushton Ukrainën, e lere më të vazhdon më pushtime të tjera. Ata edhe ,mund të shkojnë deri diku, por duket fantastike të mendohet së Rusia do të fiton luftën mbi një shtet sovran. Putini po izolohet gjithnjë e më shumë nga qytetërimi evropian për një periudhë të gjatë kohore .Ai po bënë përpjekje të bënë kthesë drejtë Azisë, nga i cili kontinent zor që do të këtë hair. Nëse e marrim shtruar situatën dhe bëjmë analizë serioze politike, Rusia nuk mund të arrin objektivat e shtrirjes të realizimit të “botës ruse” , e cila ide ju ka fiksuar thellë në kokë Putinit dhe putinistëve të vegjël në Ballkan, për realizimin e idesë të “botës serbe”.


Vuçiq dhe Putin janë dy idiotë të despotizmit ekstremist luftënxitës
Vuçiq dhe Putin janë dy idiotë të despotizmit ekstremist luftënxitës

Skender Mulliqi



-Çmenduritë ruse dhe serbe shkojnë përtej çdo imagjinate. Sa po kalon koha po bëhet e çartë së Putini, nuk mund ta pushton Ukrainën, e lere më të vazhdon më pushtime të tjera. Ata edhe ,mund të shkojnë deri diku, por duket fantastike të mendohet së Rusia do të fiton luftën mbi një shtet sovran. Putini po izolohet gjithnjë e më shumë nga qytetërimi evropian për një periudhë të gjatë kohore .Ai po bënë përpjekje të bënë kthesë drejtë Azisë, nga i cili kontinent zor që do të këtë hair. Nëse e marrim shtruar situatën dhe bëjmë analizë serioze politike, Rusia nuk mund të arrin objektivat e shtrirjes të realizimit të “botës ruse” , e cila ide ju ka fiksuar thellë në kokë Putinit dhe putinistëve të vegjël në Ballkan, për realizimin e idesë të “botës serbe”.

Rusia është e rrethuar ngado që sillet më forcat ushtarake të NATO-së, ku në rast të zgjerimit të luftës, do pëson shumë keq. Çmenduritë serbe dhe ruse shkojnë aq larg në imagjinatën e tyre, duke nxjerrë përfundime absurde, së Rusia dhe Serbia nuk i takojnë Evropës. Realiteti është krejt ndryshe , dhe nuk ka lidhje më këtë marrëzi. Interesat ruse dhe serbe janë të ndërsjella në Ballkan. Këto marrëdhënie të ndërsjella më shumë bazohen në mitologji, së sa kanë bazë në real politikën. Këto janë refleks infatil dhe indoktrinim marrëzie . Zor që do të ndezin këto dy projekte të çmendura në mes të Evropës. Putin dhe Vuçiq janë idiotë të despotizmit lindor , duke mos i marr parasysh pasojat që ju sjellin. Shtrohet pyetja logjike, si ka mundësi që populli rusë dhe populli serbë po mos të janë shumica si këta , të ndjekin sharlatanët siç janë Putin dhe Vuçiq?Kjo është natyrisht për studim. Dhe, tjetra që është shumë logjike të mendohet, së këta dy autokratë dhe kriminelë moti i kanë humbur njohuritë për realitetin.

Serbet dhe regjimi i Vuçiqit ju ka bashkëngjitë më vetëdije mirazhit putinist, duke e shndërruar edhe Serbinë në putinizem. Dhe, kjo ndërmarrje e përbashkët primitive e kriminale serbo- ruse në Evropë dhe në rajon do të dështojnë. Pasojat e qëllimeve të tyre djallëzore pushtuese , janë opium për masat e gjera në Rusi dhe në Serbi, ku do tu sjellin pasoja afatgjate dhe të pariparueshme.

Vetëm dënimi dhe izolimi i regjimit të Aleksandër Vuçiqit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan

 

Vetëm dënimi dhe izolimi i regjimit të Aleksandër Vuçiqit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan
Vetëm dënimi dhe izolimi i regjimit të Aleksandër Vuçiqit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Prof.Dr.Muhamet Kelmendi



Gazetarët dhe politikanët perëndimor kërkojnë me ngulëm dënimin e Aleksandër Vuçiqit dhe të politikës agresive të Beogradit kundër Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit. Në perëndim janë shtuar zërat për ta dënuar shtetin serb, politikën agresive nacional raciste serbe dhe vetë Aleksandër Vuçiqin me klikën e vetë.Gazetari gjermane i Frankfurter Allgemeine Zeitung, që është një gazetë ditore shumë e respektuar në opinionin gjerman, i kushton një artikull të gjatë gjendjes dhe agresionit serb, politikës ndërkombëtare dhe rrezikut për luftë. Analiza është e drejta dhe shumë konstruktive për çështjen. Artikulli i gazetarit Michael Martens, të botuar në profilin e tij, në platformën "x", është një analizë që i bënë gazetari gjendjes në Ballkan, në BE, në SHBA , agresionit rus dhe tërë gjendjes, që drejtpërdrejtë ka lidhje Ballkanin Perëndimor. Artikulli i ka disa pjesë: 1. Lufta agresive në Ukrainë dhe municioni, armët dhe gjërat tjera ushtarake që Serbia me ndihmën e NATO-s, të prodhuara në Serbi i dërgohen Ukrainës. Në kuadër të mjeteve përmendet municioni, që është shumë preciz dhe kualitativ, raketat me veprim të gjatë dhe mjetet tjera luftarake. Këto i dërgon Serbia në Ukrainë nëpërmjet NATOs. 2. Zgjedhjet në SHBA, duke marrë si pikëvështrim, fitoren e Trampit, në zgjedhjet presidenciale, mundë të bëjnë ndryshim të tërë gjendjes në Ballkan. Z. Martes shprehet, duke u mbështetur në punimin e z. Grenel, të botuar kohët e fundit, që është shumë kritik ndaj z.Kurti, lidhur me ndalesën e dinarit, dhe ku kërkohet ndryshim i qasjes amerikane në favor të Beogradi, është domethënës për politiken e z.Tramp. "Rreziku, më i madh, shprehet autori, është për Bosnjën e Hercegovinën dhe për Kosovën. Agresionit serb fiton në peshë dhe Kosova edh Republika Serbe janë vatrat e para të veprimit agresiv serb". "Fitorja e z.Tramp në SHBA është rrezik permanent për agresionin serb në Kosove", shprehet z.Martens. Mendimet e tilla kanë ardhur erdhe nga politikanë gjerman, anglez, austriak dhe amerikan. Z. Server bënë thirrje për syçelëti dhe për një angazhim të të gjitha forcave në Kosovë për të ruajtur shtetin e pavarur të Kosovës. Michael Ruth, deputet i SPD, në Bundestagun gjerman, kërkon nga SHBA që të dënon politikën agresive të Beogradit dhe agresioni kriminal në Banjskë. Z.Ruth bënë krahasim midis terrorit në Banjskë dhe ndalimit të dinarit në Republikë dhe kërkon që të dënohet agresioni kriminal serb.. E jo ndalesa e dinarit, që është e drejtë e Republikës së Kosovës. Mendime mbi këtë çështje ka shumë. Të gjithë bëjnë thirrje për dënimin e Aleksandër Vuçiqit dhe të politikës së Beogradit. Kërkohet të veprohet me përkushtim, derisa është herët, para se të shpërthen lufta e re në Evropë.



Vuçiq e humbi betejën me Kryeministrin Kurti në KS të OKB-së, propozimi gjerman me 4 muaj trazicion për dinarin serb në Kosovë formulë e qëlluar

 

Vuçiq e humbi betejën me Kryeministrin Kurti në KS të OKB-së, propozimi gjerman me  4 muaj trazicion për dinarin serb në Kosovë formulë  e qëlluar

Dr. Hysni Aliu



Ne kësaj radhe duhet ti jemi shumë mirënjohës budallait Aleksandër Vuçiq i cili ia mundësoj Kryeministrit Kurti ti paraqet arritjet e Kosovës para Këshillit të sigurimit, të ofroj gatishmërinë edhe për nënshkrim të marrëveshjes dhe të tregon që ne jemi një popull i civilizuar që nuk hakmerremi dhe nuk merremi me patologji gënjeshtrash për të arsyetuar mendimet e sëmura ashtu siç bënte Vuçiq.

-Seanca e Jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ishte një befasi e dhimbshme për kreun e shtetit serb Aleksandër Vuçiqin. Kështu ndodh kur je mashtrues patologjik dhe beson që edhe gënjeshtrat e pafundme ti merr dikush si të vërteta. Vuçiqi, ra brenda në kurthin që e ngriti vetë, e të cilin kishte menduar se po ja përgatitë që të bije Kosova në atë kurth,. E kishte menduar që ja ka ngritur kurthin Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti. Ai besonte që Këshilli i Sigurimit do ta dënonte një vendim të ligjshëm të Kosovës, por i doli e kundërta. Askush se dënoj atë vendim përveç Rusisë, kurse pati kritika indirekte për mënyrën e zbatimit, derisa Franca kërkoj pezullimin e tij si gjithherë. Ne kësaj radhe duhet ti jemi shumë mirënjohës budallait Aleksandër Vuçiq i cili ia mundësoj Kryeministrit Kurti ti paraqet arritjet e Kosovës para Këshillit të sigurimit, të ofroj gatishmërinë edhe për nënshkrim të marrëveshjes dhe të tregon që ne jemi një popull i civilizuar që nuk hakmerremi dhe nuk merremi me patologji gënjeshtrash për të arsyetuar mendimet e sëmura ashtu siç bënte Vuçiq.Përveç kësaj, ajo çka është tepër, tepër e rëndësishme, është fakti se Aleksandër Vuçiq vetë e thirri seancën e Këshillit të Sigurimit ku temë kryesore ishte dënimi i sulmeve të Radojçiqit e grupeve paramilitare serbe në veriun e Kosovës ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës heroi Afrim Bunjaku. Dënimet i dëgjuam nga të gjithë perëndimorët dhe nga kryeministri Kurti.

Kurti si gjithherë nuk u provokua nga patologjia e Vuçiqit e histeria e tij por qëndroj ashtu siç është një burrështetas i edukuar, largpamës dhe që flet me mendje e jo me ndjenja.

Tani Serbia ka mësuar që kur je i fëlliqur duhet të ia mbash gojës kapakun e mbyllur. Sa i përket dinarit serb, Kurti e ka arritur qëllimin e vetë. Ka filluar nga niveli 130 për të ra tani në nivelin 80. Kjo për mua do të thotë një fleksibilitet i mençur në raport me miqtë tanë ndërkombëtar.Unë e lexova një deklaratë të ambasadorit gjerman Rohde, i cili kërkon një kohë tranzitore 4 mujore, dhe e cila ka munguar më herët, kur vetëm kërkohej tranzicion i gjatë por pa e treguar përfundimi. Ky është një rast i mirë për BQK-në që të reflektoj.

Unë e ftoj BQK-në që ta shfrytëzoj këtë ofertë gjermane dhe që të del publikisht me zgjatje të afatit të tranzicionit nga 1 muaj në 4 muaj. Kjo do e mbyllte këtë temë. Kosova nuk guxon të diskutoj për këtë temë me Serbinë në Bruksel por vetëm drejtpërdrejt si dy shtete.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...