Flori Bruqi
Intervista e Putin me gazetarin Tucker Carlson zgjati 2 orë, ku dhe u fol për një sërë temash. Bisedën zt.Vlladimir Putin e ka nisur duke lavdëruar ushtrinë e vendit të tij, teksa tha se kanë arritur të krijojnë sisteme hipersonike me rreze ndërkontinentale dhe se po vijojnë punën për t’i zhvilluar më shumë ato.
Vlladimir Putin
“Kemi krijuar sisteme hipersonike me rreze ndërkontinentale dhe vazhdojmë t’i zhvillojmë ato. Tani jemi përpara të gjithëve, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në zhvillimin e sistemeve të goditjes hipersonike. Dhe ne i përmirësojmë ato çdo ditë”, tha Putin.
Putin për marrëdhënien me SHBA
Vladimir Putin u pyet nga gazetari se si i ka marrëdheniet me Amerikën dhe nëse ndryshimi i liderit në SHBA do mund të sillte dhe ndryshime në luftën në Ukainë.
“Ti më pyete nëse një lider tjetër vjen dhe ndryshon diçka? Nuk bëhet fjalë për liderin që është tani”, tha Putin, teksa theksoi se ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Domald Trump.
“Nuk ka të bëjë fare me personalitetin e një personi të caktuar. Unë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Bushin dhe Trump. E di që në Shtetet e Bashkuara, Bushi u portretizua si një lloj fshatari që nuk kupton shumë. Ju siguroj se nuk është kështu”, tha presidenti rus.
Akuzat për Perëndimin
Putini ka pohuar se ka pasur një marrëveshje që ishte shumë afër paqes në Ukrainë, teksa akuzoi “palën perëndimore” se ata donin që lufta të vazhdonte sa më shumë.
“Është ana perëndimore dhe Ukraina është me sa duket një shtet satelit i SHBA-së. Është e qartë. Sapo filloi operacioni ushtarak në vitin 2022, Rusia ishte gati për negociata me qëllim zgjidhjen paqësore të krizës dhe kjo u dëshmua në bisedimet e Stambollit.
Më pas SHBA-ja dhe satelitët e saj në BE na thanë se nuk është e drejtë të zhvillohen bisedime me trupat ruse jashtë Kievit dhe ne i tërhoqëm. Por Perëndimi kishte marrë vendimet e tij”, theksoi presidenti rus i cili sqaroi se denazifikimi i Ukrainës mbetet qëllimi kryesor i operacionit special ushtarak.
Akuzat për CIA
Kur u pyet nëse ai e di se kush hodhi në erë tubacionet Nord Stream, udhëheqësi rus u përgjigj duke qeshur: “Sigurisht”.
Putin tha se ka qenë CIA ajo që hodhi në erë tubacionet Nord Stream, teksa me ironi u shpreh: “E dini, nuk do të hyj në detaje, por njerëzit gjithmonë thonë në raste të tilla, kërkoni dikë që është i interesuar. Por në këtë rast nuk duhet të kërkojmë vetëm dikë që është i interesuar, por edhe dikë që ka potencial, sepse mund të ketë shumë palë të interesuara, por jo të gjithë kanë mundësi që të bëjnë shpërthime në fund të Detit Baltik”.
Nuk do të sulmojmë asnjë vend të NATO-s
Putin u shpreh se Rusia nuk ka ndërmend dhe se nuk po planifikon të sulmojë asnjë vend të NATO.
Presidenti rus përjashtoi mundësinë që forcat e armatosura të vendit të tij të pushtojnë Poloninë ose Letoninë, vende ku Rusia “nuk ka interesa”.
“Ne nuk kemi interesa në Poloni, Letoni apo gjetkë. Pse do ta bënim këtë? Ne thjesht nuk kemi asnjë interes. Nuk ka dyshim”, u përgjigj presidenti rus.