2024-02-08

Allison Guerrero, ish-e dashura e Charles McGonigal është shprehur se ish-drejtori i FBI ka paguar një darkë 10.000 dollarë për Edi Ramën

 


Ja çfarë është dosja “McGonigal”, kush

Vazhdon jehona e skandalit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ku përmendet edhe emri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. 

Është  zbuluar se ishte e ish- e dashura e agjentit që njoftoi FBI-në, ndërkohë që në një rrëfim ekskluziv për gazetën “SOT”, ka sjellë detaje sa i takon kësaj çështje edhe gazetari i njohur, Robert Papa, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Zoti Papa zbardh të vërtetën e dosjes “McGonigal”, rolin e Edi Ramës dhe lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI, teksa mes të tjerash tregon se Gjyqi në SHBA kundër ish-spiunit të FBI do të mbahet më 24 shkurt 2024  ku priten të zbardhen fakte të reja nga kjo çështje. 

Po ashtu Papa tregon se kryeministri Edi Kristaq  Rama është përgjuar për dy vite rresht nga FBI. 

Gazeta “SOT” po sjell më poshtë për lexuesin të gjithë reagimin e gazetarit të njohur Papa për këtë çështje.


“Nuk është histori rozë, aspak. Ata që duan të zbusin dënimin e agjentin Mcgonigal kanë nxitur këtë shikim. Hetimi ka nisur nga një e-mail i atij që konsiderohet prej kolegëve të vet si spiun me personin A, ish-operativin e Sigurimit Shqiptar. Hetimet kanë nisur në vitin 2020, pra ka dy vjet hetime. Ai as ka pasur punë asokohe me historinë rozë dhe as nuk jetonte në Brooklyn, por një apartament luksoz në Manhatan. Dyshimet nisën kur  u largua nga FBI më 2019. Arsyeja nuk ishte se donte të bënte para por  sepse nuk e kalonte dot poligrafin. Këtë e ka deklaruar një koleg i zyrës së tij. FBI, mbetet një nga shtyllat e Amerikës. Integritet, meritokraci dhe ndershmëri. Fakt. Por mollë të kalbura ka kudo. Ndër ata edhe një karakter i dobët. Mbas 11 shtatorit, Moller e ndryshoi strukturën  duke e kaluar më shumë në profilin e CIA-s, pr centralizim tërësor. Pra Muller, zyrat lokalë kishin rolin kryesor, aty kryheshin  dhe bëheshin vendimet e çdo çështjeje. Pra, Zyra e Cikagos, nju Jorkut apo e Los Anxhelosit, vendosnin vet. Sot jo, vendimet dhe trendi merret ne Uashington DC. Prej kohësh një klasë burokratësh kanë krijuar “Deep State”, forcën reale ë  komandon duke pasur kontroll në kupolat e CIA-s, FBI-së , Departamenti të Shtetit dhe, Departamenti të Drejtësisë. FBI dhe CIA nuk kanë qenë kurrë  armë politike, por faktet e fundit tregojnë të kundërtën. Para zgjedhjeve të viti 2020, ish-drejtues të CIA-s, nënshkruan një letër të turpshme, duke theksuar “Se dosja e djalit të Bidenit, është një shpifje e agjenturës ruse” edhe pse e dinin se ishte e vërtetë, sepse FBI kishte konfiskuar laptopin e Hunter Bidenit dhe e dinte se akuzat ishin të vërteta. Tekniku që kishte riparuar laptopin e kishte dorëzuar në FBI, por kishte ruajtur një kopjo. Kopjen ia dha Rudi Xhulianit dhe ai ja kaloi gazetës “Nju Jork Post”. FBI nuk ndaloi  aty, por pagoi tëitterin 3 milionë dollar dhe  kreu ligjor i FBI-së, Xhajmes Baker, shkoi personalisht dhe iu kërkoi të mos botonin asgjë sepse është shpifje  e Moskës. E majta uokiste donte të largonte Trumpin. Uokizmi kishte kapur edhe drejtuesit e lartë te FBI. Mcgonigal është fillesa e dosjes false të bashkëpunimit rus me fushatën e Trump. Agjenti i FBI ishte në rrethin e ngushtë të drejtorit Comej. Pas dështimit me dosjen ruse ai emërohet në kryes të njësisë së anti-zbulimit në Nju Jork. Statusi i lartë lidhjet me informatorë të FBI, që tashmë me biznese i krijon një jetë luksoze por të pa justifikuar me të ardhurat. Një nga veset e tij bixhozi, aty justifikohen edhe paratë cash”, thekson Papa.

Gjyqi në SHBA

“Ka dy akuza. Gjyqi në Nju Jork, ku  u vetdeklarua i  pafajshëm dhe gjyqi në Uashington (ku si informator është edhe ish-sigurimsi shqiptar) dhe ku nuk u vetdeklarua i pafajshëm, pra duket se aty avokati i tij ka bërë pazar, duke kërkuar të shikohen faktet dhe po luhet se: parat cash janë kërkuar por duke i thënë se di t’ia kthente ish-sigurimsit shqiptar, i cili në gazetën “USA Today”, përshkruhet si informator. Gjetkë i thonë si ish-spiun i nje agjencia spiunazhi shqiptar, para disa dekadash. Dënimi mund të jetë ose 80 vjet, ose më një avokat të mirë edhe 7 ose 8 vjet. Në këtë hetim dy vjeçar, del 6 herë në aktakuzë kryeministri Rama, i cili ka rënë pre e vetëkënaqësisë, babëzisë dhe komplekseve të tij të inferioritetit  ndaj organeve si FBI që kanë misterin e dikasterit nga ku varej ekipi i tij i basketbollit në Shqipëri. Ministria e Simon Stefanit”, shprehet Papa.

Rama në grepat e FBI?!

“Prej dy vitesh Rama është në grepat e FBI-së për kontaktet me një ish- sigurims shqiptar dhe një agjent potencial rus, Mcgonigal. Dhe për ironi, hetimi ka nisur prej një e-mali nga agjenti i FBI, i cili përdorte një emër të sajuar dhe kishte një celular me numrin e kompanisë A së ish-sigurimsit shqiptar, personit A. Rama në hetimet dy vjeçar del shpesh, madje në një rast, zyra e tij shërben si informatorë e FBI për të nisur një hetim  kundër lobingjeve të një partie kundërshtare ( ka gjasa ndaj Bashës, por mund të jetë edhe kundër Metës). Hetimet nuk i ka kryer zyra e Nju Jorkut as ajo e Uashingtonit, por zyra e FBI në Los Anxhelos. Kjo e ka goditur më shumë Ramën, sepse kongresmeni Rohabaher ka hapur një hetim në atë zyrë rreth skandalit  për 80 mijë dollarët e fotos me  Obamën. U provua se paratë kishin ardhur nga Qipro. FBI-ja e Los Anxhelosit, ka plot  në atë dosje ku Rama del  shpesh”, nënvizon Papa për gazetën “SOT”.

A është Rama vetëm i hetuar dhe vetëm i përgjuar?

“Cili e ka informuar FBI se çka ndodhur dhe çfarë është thënë në takimet në zyrën e kryeministrit? Ose zyra e tij përgjohet nga njerëzit e inteligjencës amerikane, ose ka informuar personi A, që pa tjetër ka deponuar apo edhe vetë Rama është marrë në pyetje nga FBI. Rama hesht, sepse e di që ka gabuar rëndë. Mendjemadhësi apo babëzi pa fund? A nisi përplasja me Kim,pasi ajo e ka bërë të ditur për dosjen që ka FBI me hetime ku del aq shpesh edhe ai? Nuk është rastësi. Nëse ju kujtohet, ambasadori Lu ka shkuar te Berisha me dosjen e Bashën, me lobingjet ruse. Rama nuk shkoi në festimet e 4 korrikut. Çdo vizitë në Nju Jork e liderëve të huaj përgjohet nga FBI, pa diskutim. FBI ka me fakte se cilët kanë kontaktuar, darkuar  apo edhe kanë investuar me Ramën. Nuk ka zot e Soros që e shpëton dot, as përgjimet as hetimet e as dosjen. A ka faj FBI, kur një vend aleat kryen takime me persona të dyshimtë, ish-operativë sigurimi apo plane për të ndërhyrë edhe te hetimet e FBI-së? Rama kujton se SHBA funksionon si qeveria e tij. Gabon. Ai nuk ka miq, as këtu si edhe aty në Shqipëri. Para se të vinte në pushtet, gëzohej kur e priste ndonjë pronar restoranti dhe falej te shtëpia e Soros. I lutej Harasanit ta çonte te “CNN”. Pasi fitoi shkëputet nga ata që e ndihmuan dhe nuk u hapte as telefonin atyre që e mbështetën. Shpall Konsull një biznesmen si Sal Rusi, por ka kohë që biznesmeni  është larguar prej tij. Rastësi? Jo. Nis një biznes bankar me një tjetër biznesmen këtu, ku e shoqja del si lojtare. FBI heton çdo gjë. Soros ka ndikim skajor te departamenti i Shtetit por jo te FBI. Mund të ketë mollë të kalbura por FBI ka integritet. Po u cenuan interesat e Sigurisë Kombëtare, Amerika shet gjithkënd. Gjyqi i Uashingtonit, nuk e ka në akuzë pastrimin e parave dhe ky është gjyqi ku  kryeministri ynë përmendet 6 herë në aktakuzë, por gjyqi i i Nju Jorkut e ka pastrimin e parave. Faktet janë: kryeministri Rama është i hetuar dy vjet nga FBI, por edhe më shumë po  të kemi parasysh hetimin për foton e Obamës. Nuk është i akuzuar, sepse është nënshtetas shqiptar. Por nëse ai  ka marrë green card mes të vëllait, loja ndryshon. Mcgonigal ka tronditur besimin  ndaj FBI dhe FBI do jetë e ashpër ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij”, sqaron Papa.  

Presionet ndaj Ramës

“Fakti që agjenti i FBI, pa kontaktuar ambasadën amerikane i bën presion Ramës në zyrën e tij, tregon se agjenti ka ditur shumë gjëra ndaj Ramës. Personi A,  tha  se “ jam takuar vetëm 2 minuta me Ramën  pasi më ftoi Mcgonigal”. Agjenti i FBI ka ndenjur gjatë me Ramën. Këto nuk janë sqaruar nga Rama. A ka pasur presion nga agjenti i FBI mes fakteve ë rënda? A i ka kërkuar Rama të sulmohet Basha dhe Berisha? Rama është në pozicion të vështirë politikisht, pa diskutim, edhe sikur të ketë rënë viktimë e padijes protokollare apo kompleksit se të huajt janë më të ditur dhe çdo foto apo dreke darkë me zyrtarët të huaj të lartë është një fitore aq sa shkon te absurdja:E kam mik Mcgonigal. Pra e çon lidhjen personale. Tani e dimë që Mcgonical, trajtohet si njeri me vese, tradhtar i Amerikës edhe i korruptuar. Kaq mjafton se me cilët ka miqësi kryeministri ynë. Pra, ose është i çmendur dhe i thotë mik gjithkujt që hyn në zyrën e tij, ose realisht lidh miqësi me personat  e ofruar nga ish -operativët e sigurimit dhe hyn ne marrëdhënie mafioze milionash. Si sulltan fal tenderë deri hidriocentrake për oligarkë ruse. Nuk ka nevojë të kërkoje pagesa as nga ish sigurimisa apo “krimbat” si Mcgonigal. Ju kërkon veç diçka: Luftoni kundërshtarët e mi. Ja pra pse i thoshte Berishës a e kalon dot oqeanin? Sepse kishte në lidhje miqësore me armikun e SHBA, tradhtarin e betimit ndaj kombit amerikan, “mollën e kalbur” të FBI, Mcgonigal. Më kë rri, të them kush je. Pse ka kaq dashuri dhe afrimitet ndaj karaktereve të tillë? Nuk qenka rastësi, pra, elementi kriminal i futur në Parlament prej tij. Sepse i duhen të vjedhë votat,ndërsa në Amerikë lidhet ose më të dënuar në Francë si Soros,ose me pjesën e korruptuar të administratës këtu. Thjesht një spekulim , por kur ai nuk flet, gjithkush mundtë spekulojë”, thotë Papa.

Media amerikane jo shumë e interesuar

““Nju Jork Post”, e njohur si gazeta e pronarit të “Fox Neës” e kishte në faqe të parë si edhe Uoll Strit Journal. Mediat e tjera më shumë në faqet on-line. Teksti i përbashkët: “I paguar nga oligarku rus dhe 225 dollarë cash nga një ish -agjent shqiptar.” Prokuroria ka ngritur 9 akuza në gjyqin e Uashingtonit, ku përfshihet në hetime personi A dhe Rama dhe në akuzë theksohet se personi A që i ka dhënë 225 dollarë cash “ka shërbye më vonë si burim i FBI për një hetim kriminal përfshi një lobist  të politikanëve të huaj, ndaj të cilit Mcgonigal kishte përgjegjësi mbikëqyrje.” Prokurori, Graves tha:” Fshehja e kontakteve me nënshtetas të huaj dhe fshehja  e lidhjeve të tua financiare private është një rruginë drejt korrupsionit. FBI duhet vlerësuar se si ka bërë këtë hetim të ndërlikuar ndaj një zyrtar i të lartë. Ky hetim demonstron përkushtimin e tyre të veprojnë si një organ ligjzbatues i paanshëm. FBI dhe Departamenti i Drejtësisë do të ruajë interesat e SHBA-së dhe do mbajë përgjegjës ata persona që bëjnë deklarata  false dhe përpiqen të mashtrojnë FBI-në.” Alavay. Ndihmës Drejtori i FBI, tha se “ Z. Mcgonigal tradhtoi betimin solemn ndaj SHB si këmbim për përfitime personale në dëm të të sigurisë sonë kombëtare. Integriteti është vela  e FBI ata që e shkelin ne i mbajmë përgjegjës”. Pra të jetë i qartë te gjyqi ku përfshihen ish- sigurims dhe Rama, akuzat janë për falsifikim dokumentesh dhe dënimi maksimal shkon deri 20 vjet. Akuza për  deklarime të rremë deri në 5 vjet për çdo nën akuze. Gjykata Amerikan nuk akuzon një Ramën, pasi hetimin kundër tij duhet ta bëjë SPAK dhe gjykata tona. Por nëse kryeministri Edi Rama do thirret si dëshmitar, kjo do jetë një goditje tjetër politke ndaj tij dhe qeverisë sonë që ka favorizuar rusët”, thotë gazetari Papa.

Çfarë ka ndodhur?

Detajet e publikuara sot përmes rrëfimit ekskluziv për gazetën “SOT” të gazetarit të njohur, Robert Papa, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijnë vetëm pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.



Allison Guerrero, ish-e dashura e Charles McGonigal është shprehur se ish-drejtori i FBI ka paguar një darkë 10.000 dollarë për Edi Ramën. Sipas saj, darka ka qenë në një restorant në Nju Jork dhe Charles McGonigal pagoi me para në dorë darkën për kryeministrin e Shqipërisë.

Këtë deklaratë dhe të tjera, Allison Guerrero i ka bërë gjatë një interviste për gazetarin Çim Peka.

“Charls McGonigal më tha dhe unë e besoj se ai nxori një delegacion gjatë asamblesë së përgjithshme në Nju Jork në vitin 2017, ku ishte dhe Edi Rama. Ishin tek restoranti ‘St. George’ dhe më tha se, darka kishte shkuar 10 mijë dollarë dhe e kishte paguar kesh”, është shprehur ajo.

Sipas Allison Guerrero, ish-shefi i Kundërzbulimit në FBI dhe Edi Rama ishin miq të afërt dhe komunikonin shpesh në celular me njëri-tjetrin.

“E di që ishin miq të afërt, personalë, sepse e kam dëgjuar që Edi Rama e kontaktonte në telefon personalisht. Kam qenë vetë e pranishme kur ka folur. Edi Rama është duke gënjyer nëse ai thotë se nuk janë njohur dhe nuk janë miq”, ka vijuar më tej ish-partnerja e McGonigal.

Pjesë nga intervista e dhënë nga Allison Guerrero në Syri TV:

Çim Peka: Kur e keni dëgjuar për herë të parë emrin e Edi Ramës?

Allison Guerrero: Për herë të parë e kam dëgjuar para 10 vitesh nga Charls McGonigal, ndoshta 1 javë apo dy javë pasi jam takuar me të.

Çim Peka: McGonigal ju ka folur për një darkë 10 mijë dollarëshe, me Edi Ramën?

Allison Guerrero: Charls McGonigal më tha dhe unë e besoj se ai nxori një delegacion gjatë asamblesë së përgjithshme në Nju Jork në vitin 2017, ku ishte dhe Edi Rama. Ishin tek restoranti ‘St. George’ dhe më tha se, darka kishte shkuar 10 mijë dollarë dhe e kishte paguar kesh.

Çim PekaE kishte paguar McGonigal apo Edi Rama?

Allison Guerrero: Charles McGonigal.

Çim Peka: Kishte paguar McGonigal një darkë prej 10 mijë dollarësh me Edi Ramën?

Allison Guerrero: Po kështu më tha.

Çim Peka: Edi Rama para se të bëhej publik, betohej se McGonigal ishte një mik i tij. Pas publikimit të skandalit e mohoi, duke thënë se nuk ishte mik i im. A ishte McGonigal, mik i Ramës?

Allison Guerrero: E di që ishin miq të afërt, personalë, sepse e kam dëgjuar që Edi Rama e kontaktonte në telefon personalisht. Kam qenë vetë e pranishme kur ka folur. Edi Rama është duke gënjyer nëse ai thotë se nuk janë njohur dhe nuk janë miq.

Çim Peka: Gjatë kohës që keni bashkëjetuar me McGonigal, a ishit në dijeni se ai udhëtonte shpesh në Shqipëri.

Allison Guerrero: Po, e dija.

Çim Peka: A e keni pyetur ndonjëherë se çfarë e lidhte me Shqipërinë dhe çfarë misioni po kryente?

Allison Guerrero: Po e kam pyetur. Ai më thoshte se shkonte në Tiranë të punonte atje me agjencitë ligjzbatuese. Ishte një kërkesë e Ramës që të punonte për të ndarë aftësitë e SHBA, për të ndarë aleatin e SHBA, Shqipërinë. Dhe më thoshte se punonte shumë afër me Ramën. Dhe mbi të gjitha ishte dhe nën mbikëqyrjen e drejtorit të FBI.

Çim Peka: Ju keni treguar se FBI ju ka kontaktuar dhe ju tregoi një foto të Edi Ramës dhe ju pyeti nëse e njihni këtë person.

Allison Guerrero: Po është e vërtetë. Është një foto që e kishta postuar në Twitter, një foto që ja kisha bërë Edi Ramës dhe Charles McGonigal dhe kisha shkruar se pse, ky lejohet të shoqërohet me personalitete te huaja, ndërkohë që bën pastrim parash. Në këtë mënyrë tërhoqa vëmendjen e FBI-së, pas dy vitesh që po përpiqesha ta dorëzoja në FBI.