2024-02-05

Jakup Krasniqi “i akuzuar për krime” në faqen e Presidencës, Osmani: Hetimet vazhdojnë!

 Presidentja Vjosa Osmani tha se janë duke vazhduar hetimet për gjetjen e personit që ka ndërhyrë në webfaqen e Presidencës, duke e përshkruar Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Osmani tha se do të ketë takime me institucionet e sigurisë, ndërsa e cilësoi të papranushme ndërhyrjen.

“Unë do të kem takime me institucionet e sigurisë sa i përket veprimeve të policisë, kurse hetimet sa i përket kompanive që kanë qenë më herët të angazhuara për menaxhim dhe janë tani e po vazhdojnë. Takimet janë duke vazhduar derisa të gjendet personi që e ka bërë atë ndërhyrje të papranueshme”, u shpreh Osmani.

“Do të sigurohem që patjetër të zbulohet kush e ka bërë një ndërhyrje të tillë”, shtoi presidentja.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani ka reaguar dje pas raportimit se ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi në webfaqen e Presidencës paraqitej si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kupina tha se Osmani dhe stafi i saj politik s’ishin të njoftuar e as të konsultuar lidhur me “ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z.Jakup Krasniqi”. Tash, tha se po e hetojnë këtë ndërhyrje dhe se presidentja ka kërkuar të merren masa diciplinore për personat përgjegjës, por edhe hetim nga Policia e Kosovës.

“Tashmë po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës. Poashtu, qysh nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike”, shkroi Kupina në Facebook.

“I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj”, thuhet në postimin e tij.

Nisma Socialdemokrate ka kritikuar Presidenten e Kosovës për prezantimin e Jakup Krasniqit si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në uebfaqen e këtij institucioni.

Përmes një reagimi publik, Nisma thotë se “figurën e ndritshme të Jakup Krasniqit nuk mund ta njollosin shkarravinat e “Presidencës së Kosovës”!”

Nisma thotë se askujt nuk ja kishte marrë mendja se mund të ndodhte një gjë e tillë që Jakup Krasniqi të paraqitej si i “arrestuar për krime lufte kundër njerëzimit”.




Jakup Krasniqi (i lindur më 1 janar 1951) në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, është politikan shqiptar dhe ish-President i përkohshëm i Kosovës. Ka qenë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjatë Luftës së Kosovës ai ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Në nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës.

Jakup Krasniqi
Ish–President i Parlamentit të Kosovës

 Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik dega Histori. 
Më pas i kushtohet punës si pedagog dhe krahas saj fillon veprimtarinë politike në ilegalitet. 
Në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb. 

 Ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës. Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar ministër për shërbimet publike. Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës. Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës. Në vitin 2014 së bashku me Fatmir Limaj formuan partinë e quajtur Nisma për Kosovën. Ishte  Kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie. 

 1972–1977  ishte Arsimtar në Fatos dhe Arllat; 1976–1977, Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas; 1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj; 1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas; 1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas; 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK); 1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë; 1999–janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim; 2001-Deputet në Legjislaturën e Parë; mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës; tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II; 2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës; nëntor 2007 deputet, mandati III; janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves; 1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës; 1981–1991 I burgosur politik; 1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas; 1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës; 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK; 1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet e Vjenës. 

Libra nga prof.Dr.Jakup Krasniqi:


Kthesa e madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shtëpia Botuese "Buzuku", 320 faqe, Prishtinë 2006. ISBN 978-9951-08-059-6 

"Kosova i a historical context"; Shtëpia Botuese "Eeuroprinty", 128 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-05-109-X 

Një luftë ndryshe për Kosovën; Shtëpia Botuese "Buzuku", 222 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-08-092-2

 Pavarësia si kompromis; Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-116-6 

Kosova në kontekst historik; Botim i dytë i plotësuar
. Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-115-0 

Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1991 sipas shtypit shqiptar; Shtëpia Botuese "Buzuku", 317 faqe, Prishtinë 2011;

 ISBN 978-9951-08-140-5 

Guxo ta duash lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011. 

Pranvera e lirisë ‘81, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.

 Flijimi për lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.

 Pavarësi dhe personalitete : në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Shtëpia botuese "Buzuku", 2012. 

Një histori e kontestuar: kritikë librit të Oliver Jens Schmitt: "Kosova - histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike", Shtëpia botuese "Buzuku", 2013.

 Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI. Viti i botimit 2018.


Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...