Floart-Press,15.janar 2007.
Dihet mirëfilli se nga maji deri në tetor 1975 UDB-a ndërmorri një fushatë të gjerë arrestimesh në Kosovë dhe me këtë rast (6 tetor 1975)u arrestua për herë të tretë simboli i rezistencës ADEM DEMAÇI.Në organizimin e këtij procesi kanë marrë pjesë fatkeqësisht të gjitha strukturat(hallkat)e pushtetit në Kosovë,duke filluar nga Komiteti i Lidhjes Komuniste të Kosovës... e deri te mediumet në gjuhën shqipe dhe serbe/TV-të dhe gazetat). Në këtë proces drejtpërdrejt kyqen:
1.MAHMUT BAKALLI-ish.kryetar i Komitetit të LKK-së(aktualisht këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj);
2.MEHMET SHOSHI-ish-sekretar i Punëve të Brendshme të Kosovës;
3.HASAN MEHMETI-ish-kryeshef i Sigurimit shtetëror(UDB-së)në Prishtinë;
4.NAZMI JUNIKU-ish-sekretar Krahinor i Jurisprodencës dhe Administratës së Përgjithshme;
5.DURAK JASHARAJ-ish-gjykatës hetues;
6.HALIL KELMENDI-ish-prokuror publik; 7.DURMISH KOÇINAJ-ish-kryetar trupit gjykues
8.SHEFQET BYTYQI-ish-gjykatës;
9.FEHMI GASHI-ish-gjyqtar porot;
10.MILEVA GRUJIQI-ish-gjyqtare porot;
11.HASAN BERISHA-ish-gjyqtar porot;
12.NAZMIJE KRASNIQI-ish-procesmbajtëse në gjykim; 13.ISAK HASANI-gazetar i „RILINDJES“;
14.ALI OLLONI ish-gazetar i”Zërit të rinisë”
15.FAHREDIN GUNGA-ish-kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës(RTP); Hetimet ndaj viktimave të këtij procesi i kanë kryer këta udbashë:
1.Bafti Jakupi,
2.Pavle Jelisaviq
3.Mehmet Haskaj
4.Ibush Kllokoqi
5.Drago Dragojeviq
6.Muharrem Dana
7.Sllobodan Mijoviq
8.Asllan Sllamniku
9.Shefqet Hashani
10.Jusuf Karakushi
11.Svetisllav Dollasheviqi
12.Zenun Shala 13.Naip Hoxha
14.Refik Tashi
15.Metush Sadiku 1
6.Zejnullah Shala
17.Hasan Mehmeti
18.Shefqet Obria
19.Faik Nura 20.
Rajko Çalloviqi
21.Metë Kuqi
22.Ramçe nga Prizreni .....etj
ÇKA DEKLARUAN MAHMUT BAKALLI DHE FADIL HOXHA NË PRAG TË MBAJTJES SË GJYKIMIT...!!! -Fadil HOXHA-ish-zyrtar i lartë i LKJ-së,pak ditë para se të fillonte procesi i gjykimit kundër Adem Demacit dhe dhjetra veprimtarëve tjerë,do të deklarojë:”...Sa pretendentë e të pafytyrë!Hiç më pak se mbrojtës të interesave të popullit shqiptar,e këndej as katundi i vet,as lagjja e vet nuk i njeh,VEC PER TE KEQ E PER HAJNI!!!” -Ndërkaq Mahmut BAKALLI-kryetar i atëhershëm i Komitetit Krahinor të LK-së,në një mbledhje në Kaçanik më 13 janar 1976,thotë:”Irredentizmi shqiptar në versionin në versionin e tij të ri përpiqet të paraqitet në petkun e ideologjisë dogmatike staliniste,por karakteri reaksionar dhe qëllimet e tij mbeten të njejta.Sikurse nuk ka mundur të depërtojë në masat shqiptare atëherë kur u paraqit në formë balliste-fashiste shqiptaromadhe(!!!),irredentizmit shqiptar nuk do t´i shkojë për dore të depërtojë as tash kur përpiqet të mbështillet në petkun dogmatiko-stalinist...Në këtë baza irredentistët shqiptarë do të paraqiten para gjyqeve dhe do të marrin denime shembullore!!!” Dhe vërtet porosia e Mahmut B(Ç)akallit shkojë në vend.Më 7 shkurt 1976 Gjykata e Qarkut në Prishtinë,në procesin gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni (pikërisht nga M.Bakalli):Durmish KOÇINAJ në bazë të nenit 117 al.1 e 2 të KP dhe nenit 100 e 101 al.1 të KPJ-së,në“emër të popullit”shpalli aktgjykimin P.nr.239/75 prej 89 faqesh dhe me këtë rast u denuan: 1.Adem Demaçi me......................15 vjet burg të rëndë, 2.Skënder Kastrati,me..................12 vjet burg të rëndë, 3.Hetem Bajrami,me.................... 7 vjet burg të rëndë, 4.Hasan Dërmaku,me................. 10 vjet burg të rëndë, 5.Osman Dumoshi,me................ 7 vjet burg të rëndë, 6.Rexhep Mala,me...................... 9 vjet burg të rëndë, 7.Selatin Novosella,me............... 7 vjet burg të rëndë, 8.Ilaz pireva,me.......................... 7 vjet burg të rëndë, 9.Fatmir salihu,me..................... 7 vjet burg të rëndë, 10.Xhavit Dërmaku,me.............. 9 vjet burg të rëndë, 11.Sherif Masurica,me............... 7 vjet burg të rëndë, 12.Sami Dërmaku,me................ 6 vjet burg të rëndë, 13.Zijadin Spahiu,me................. 5 vjet burg të rëndë, 14.Isa Kastrati,me...................... 6 vjet burg të rëndë, 15.Ahmet Hoti,me ..................... 6 vjet burg të rëndë, 16.Njazi Korça,me..................... 6 vjet burg të rëndë, 17.Irfan Shaqiri,me.................... 7 vjet burg të rëndë, 18.Hilmi Ramadani,me ............. 5 vjet burg të rëndë, 19.Nazim Shurdhani,me............. 4 vjet burg të rëndë. NË VAZHDËN E KËTIJ GJYKIMI EDHE TRI GJYKIME TJERA Pas këtij gjykimi,mbahen edhe tri gjykime tjera,të cilat padyshim konsiderohen si vazhdimësi e këtij procesi gjyqësor... (I) -Më 18-22 shkurt 1976,Gjykata e Qarkut në Prishtinë,në procesin gjyqësor të drejtuar nga gjyqtari Shefqet Bytyqi,në bazë të nenit 3,28,38,40, dhe alinea 1 të KP,si dhe nenit 332 të KPP dënohen : 1.Adem Rukiqi,me............................9 vjet burg të rëndë, 2.Bektesh Rudhani,me.................... 6 vjet burg të rëndë, 3.Tafë Rukiqi,me............................. 6 vjet burg të rëndë, 4.Ymer rukiqi,me............................. 2,6 muaj burg të rëndë, 5.Arif Rukiqi,me............................... 1,6 muaj burg të rëndë, 6.Zydi Bilalli,me............................... 3 vjet burg të rëndë, 7.Bislim Bajraktari,me..................... 4 vjet burg të rëndë, 8.Xhevdet Nasufi,me...................... 2,6 muaj burg të rëndë, 9.Idriz Mehmeti,me......................... 1,6 muaj burg të rëndë, 10.Sadullah Zeqiri,me.................... 2,6muaj burg të rëndë, 11.Ajet Rukiqi,me........................... 4 vjet murg të rëndë, 12.Adem Pavataj,me...................... 2,6 muaj burg të rëndë, (II) -Më 16/17 mars 1976 në Gjyqin e Qarkut në Vranjë të Serbisë,nën kryesimin e gjykatësit Radomir Gjorgjeviq dhe prokurorit publik Radisav Stojsanoviq,në bazë të nenit 117 al.1 në lidhje me nenin 100 dhe 101 të kodit penal të jugosllavisë,denohen: 1.Jetullah Arfi,me........................... 12 vjet burg të rëndë, 2.Fazli Abdullahu,me..................... 6 vjet burg të rëndë. (III) -Dhe në gjykimin e tretë,të mbajtur poashtu në Vranjë,nën kryesimin e gjyqtarit Dushan Mitroviq dhe prokurorit Radisav Stojanoviq,në bazë të nenit 118 al.1 të KPJ-së,denohen: 1.Qamil Nuhiu,me........................ 4 vjet burg të rëndë, 2.Selajdin Nuhiu,me.................... 1,6 muaj burg të rëndë. CILI ISHTE KOMENTI I RADIO TELEVIZIONIT TË PRISHTINËS/RTP/ LIDHUR ME GJYKIMIN E ADEM DEMAÇIT....!!! Pas shpalljes së aktgjykimit kundër Adem Demaçit dhe dhjetra atdhetarëve tjerë,RTP-ja gjegjësisht kryeredaktori i këtij mediumi FAHREDIN GUNGA dha këtë KOMENT televiziv: (Një fragment i komentit) ”Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës,grupit irredentist,i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar,iu shqiptuan denime të merituara.Opinioni ynë,klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës,e posaçërisht kombësia shqiptare,i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë,i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht,duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen,ashtu siç i ka gjykuar,denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre. Pas shqiptimit të denimeve të merituara,ky grup as që meriton të mirret ngojë,sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh,të cilët popullit të vet deshtën t´ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik...Petku i tij dogmatiko-stalinist,frazat në emër të gjojamarksizëm-leninizmit,aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist,antisocialist dhe antishqiptar...Prandaj,çdo tentativë e armikut,sikurse edhe e këtij irredentist,do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste,të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit,integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste.” Ky koment i kryeredaktorit të RTP-së është botuar në “Rilindje”,”Zëri i Rinisë”etj.Gjithashtu një artikull i ngjashëm me titull”U denua grupi armiqësor irredentist”u shkrua nga Isak Hasani në gazetën”Rilindja” dhe Ali Olloni në gazetën”Zëri i Rinisë”.
(ju lutem os fallsifikoni materjalin nëse e shperndani ose e përpunoni).
Burimi :
https://floart-press.blogspot.com/2007/01/kush-mori-pjes-n-arrestimingjykimin.html?zx=bd93b9ceb86f221a