Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/07

Jack Smith ka kërkuar ryshfet 100 milionë dollarë nga Hashim Thaçi, për t u liruar nga akuzat e Gjykatës Speciale, thotë Biznesmeni dhe pronari i disa kompanive amerikane Patrik Birne

 




Biznesmeni dhe pronari i disa kompanive amerikane, Patrik Birne  ka publikuar një dokument prej 151 faqesh në të cilin pretendohet se janë zbuluar detaje të hollësishme të një skeme korruptive nën udhëheqjen e ish-prokurorit të Gjykatës Speciale Xhek Smith kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tani udhëheqë hetimet kundër Donald Trumpit. Jack dërgoi njerëz në Evropën Lindore për t’ua përcjellur mesazhin e mëposhtëm palëve të ndryshme: Ne e dimë se gjatë luftës civile në ish-Jugosllavi ju keni vrarë disa njerëz. Jack do t’ju padisë, por nëse do vendosësh  shumën e parave në një valixhe që unë do t’ia dërgojë Smithit, problemet e tua largohen”, ka shkruar ai. Në tekst ndër të tjera thuhet se ish-prokurori,  ka kërkuar ryshfet prej 100 milionë dollarësh nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mënyrë që të lirohet nga akuzat e pretenduara për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por ish-kreu i shtetit kosovar kishte refuzuar, ndërsa pikërisht për këtë arsye ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...