Pas takimit në konferencën e përbashkët ai tha se ata ranë dakord se paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie vendimtare për të gjithë në rajon dhe Evropë dhe se destabiliteti nuk është në interesin e askujt.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar sot në Beograd një takim me ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius.
Pas takimit në konferencën e përbashkët ai tha se ata ranë dakord se paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie vendimtare për të gjithë në rajon dhe Evropë dhe se destabiliteti nuk është në interesin e askujt.
Vuçiç ka treguar se i ka dhënë fjalën ministrit gjerman se Serbia nuk do të befasojë askënd me lëvizjet e saj ushtarake apo me lëvizje të tjera.
"I kam dhënë fjalën se Serbia nuk do të befasojë askënd me lëvizje ushtarake apo me ndonjë lëvizje tjetër. Ne do të ruajmë stabilitetin, fjala ime do të thotë më shumë se shumë nënshkrime në rajon dhe Evropë.", tha Vuçiç, sipas RTS.