2024-02-04

Nikolla Sanduloviq: BIA më detyroi t’i puth fotografitë e agjentëve serbë të vdekur në Kosovë

 


    Sanduloviq: BIA më detyroi t’i puth fotografitë e agjentëve serbë të vdekur në Kosovë

    Nikolla Sanduloviq, i cili kohëve të fundit është rrahur dhe torturuar nga shërbimi famëkeq sekret serb BIA, ka folur sërish për mediat ndërkombëtare rreth dhunës së ushtruar ndaj tij pas vizitës te varrezat e familjes Jashari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”



    Ai ka ndarë edhe hollësi të reja për rastin, ku shpjegon për “Observer” se BIA e uli në gjunjë dhe e detyroi të puth fotografitë në mur të agjentëve serbë që kanë vdekur në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.

    “Pastaj kur filluan rrahjet më goditën aq fort sa humba ndjenjat. Në furgon më goditën në kokë, më goditën me grusht në fytyrë dhe më goditën me shkelma. Në hollin e selisë së BIA-s, ma hoqën këmishën dhe më detyruan të gjunjëzohesha dhe të puthja fotografitë në murin e agjentëve që kishin vdekur në Kosovë. Ata vazhduan të pyesnin se kush qëndronte pas vendimit tim për të vizituar vendin e varrimit, kush po më jepte ryshfet për të bërë gjëra të tilla”, ka thënë Sanduloviq, siç e citoi “The Guardian”.

    Tortura, thotë Sanduloviq, zgjati gjashtë orë.


    “Ata u ulën në të dyja këmbët e mia, më tërhoqën krahët dhe ma kthyen kokën mbrapa, ndërkohë që videografonin [skenat] dhe bërtisnin ‘tradhtar”.

    “Në fund thash: ‘Nuk do t’i përgjigjem më pyetjeve. Më vrisni ose telefononi një mjek.”

    Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

    Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...