Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/07

MILAN SHUFLAJI DHE FAMA E TIJ NË HISTORIOGRAFINË EVROPIANE(9 nëntor 1879-19shkurt 1931)

 Paanshmëria, korrektësia dhe simpatia e madhe ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afërta me Shqipërinë, pranimi dhe argumentimi në mënyrë shkencore i tezës së prejardhjes së drejtpërdrejtë të shqiptarëve nga ilirët, si dhe autoktonia e tyre në trojet shqiptare, ishin shkaqe që e shtynë Beogradin për të organizuar vrasjen e Milan Shuflajt më 18 shkurt të vitit 1931. Menjëherë pas atentatit, policia konfiskoi të gjitha dorëshkrimet që ndodheshin në apartamentin e tij.(Floripress)



Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

                      


Kur pushteti monarkofasist i Beogradit programote shfarosjën e kombit shqiptar, kur edhe diplomacia e Evropës ishte plasuar pas tij, kur edhe Turqia e kalbur nga mbeturinat e perandorisë po ndërtonte shtëpiza në Anadolli për t` i mbushur me Aranutët fatmjerë, kur limanet e Tivarit dhe Selanikut ishin mbushur me anije evropiane të ankoruara për të bartur shqiptarë të rraskapitur dhe të torturuar, në Anadoll, Milan Shufaj sikurse  Emil Zola më 1895, që me një shkrim e ndryshoi kahën e kompromitimit francez duke e shpëtuar viktimën Drajfus, më 1931 Milan Shuflaji do të shpërthej duke thënë:  “Shqiptarët dhe gjuha e tyre janë objektivi im jetësor për të spjeguar se kemi të bëjmë me popullin më të lashtë n` Evropë e që ende është me veti të shkelqyera gjuhësore dhe civilizuese Indoevropiane, prandaj nuk e meriton të atrocitohet sikurse po provon Beogradi.



 Ky popull është në trojet e veta, prandaj sa më lagë duart e mafisë politike serbiane, sepse për ta shfarosur, ose për t` u sherbyer klaneve mafioze greke dhe ruse, për okupimin e trojeve të tyre, më kjo politikë nuk mund të ketë sukses. Po, plagë dhe mizori do të ketë, por shfarosje jo, sepse shqiptarët ngadal po largohen nga mentaliteti  i popullit çiragji”! .



Me një dituri të shkëlqyer dhe me guxim prej ilirologu Milan Shuflaji, duke e realizuar amanetin e mësuesit të tij Tadija Smiçikllas, do të vërsulet në arkivat dhe bibliotekat e: Vatikanit, Venedikut, Dubrovnikut, Zagrebit dhe Wjenës, dhe për një kohë rekorde do të arrijë për të grumbulluar informata për qyetet dhe katundet iliro-arbanase, për mënyrën e jetesës e mbi të gjitha për gjuhën e shqiptarëve me të cilën mund të deshifrohen edhe shumë gjuhë të vdekura si: Etrurishtja, Hetitishtja dhe sistemet gjuhësore ( centum dhe satem) në përgjithësi.

Duke vrejtur fuqinë e argumenteve të këtij Kolosi të shkencës, Albert Ajanshtajni do të shkruaj se: “Milan Shuflaji po e nxjerr nga terri një histori e cila por si drita do të mbetet e pakontestuar sepse veprës së tij do t` i thonë shkrim i rrezitur prej Diellit, sepse është shkrim i argumentuar, që ka pushuar majftueshëm nepër arkiava, ku truri i mençurisë mrizon pa probleme”. Nga ky parashikim, Beogrdai i fashizuar aty kah viti 1928, do t` ia filloi lëvizjës së planeve për ta nxënë dhe për ta privuar nga jeta Milan Shuflajin. Po, Milan Shuflaji do të shpëtoi përkohësisht sepse ishte  një hulumtues i shkollës së Wjenë dhe aty ishte në lidhje me të gjitha kokat e shkencës humanitare të Evropës, së cilës kriza ekonomike ia kishte helmatusur plagët e vejtra të lagjës së intrigave, që lindnin në Stamboll, pushonin në Hallkidik të Greqisë dhe shpërndaheshin në Lindje deri në Sibir; që të shpërthejnë edhe në Perendim përtej La Manshit, krejtë me prapavi që trualli shqiptar të serbizohet përmes: shpronësimit, shpërnguljës dhe shfarosjes fizike, krejtë me program që Evropa po u larguan shqiptarët nga Ballkani do të konsiderohet e krishterë”. Këtë hipokrizi Milan Shuflaji nuk mund ta përbinte, prandaj u lëshua në hulumtime për historinë shqiptare dhe ia doli detyrës me faqe të bardhë.




Do të shkruaj Milan Shuflaji edhe për Konventën e 30 jnarit 1923 në Lozanë për këmbimin e popullsisë në mes Turqisë dhe Greqisë. Do të zbulojë e do të shkruaj Milan Shuflaji edhe për pazaret e Beogradit me Stambollin më 30 janar 1933 (në 10 vjetorin e Llozanës) për të i shfarosë shqiptarët nga Jugosllavia, me të njejtin model politik si ai greko -turk. Madje me  që nuk kishte sllavë në Anadolli për t` ia derguar Serbisë, një familje shqiptare do të detyrohet të shpërngulet në Anadolli, pushteti i Stambollit  do t` ia dërgoi Beogradit  në anën tejtër një kali për një familje. Ja ky ishte zbulimi i ri që ushtrohej mbi trupin e shqiptarisë, zbulim ky të cilin Milan Shuflaji dhe kolosët si ky e bërën copë e grimë duke ia thyer të dy gjymturët, duke i detyruar anijet që lundronin në vijat Selanik- Stamboll dhe Tivar- Stamboll të prapsohën, sepse shumë prej tyre i kishin zhdukur stuhitë e Adriatikut dhe Egjeut, duke kaluar tërë tragjedia edhe në një bestytni rreligjioze se: “Zoti po i denon zollumçarët, për faktin se shumë nëna shqiptare i kishin hudhur fëmijtë në detë, duke mos patur çak t` u japin me ngrënë”. Po, po për këtë dukuri kobzezë kishte shkruar edhe shtypi i kohës, sidomos kishte shkruar shtypi rrevolucionar francez dhe ai i Kominternit. Të tjerët si në orkestër ishin rendisë në krah të Beogradit, për ta rrealizuar “misionin e shekullit, për ta bërë Evropën të krishterë me emrita të serbia

Si u gjet Milan Shuflaji në Tiranë

Milan Shuflaji mbante lidhje më 1929 me Shtjefën Gjeçovin,  me Ministrin e Arsimit të Shqipërisë  e mbi të gjitha ishte vënë në korrespeodencë me Bedri Pejanin dhe Mitaht Frashërin. Prej të gjithëve merrte një prosi se me pendën e tij mund të ndihmojë sa një armatë e tërë, që shfarosja e shqiptarëve të paktën të pengohet.  Lidhur me tragjedinë shqiptare Bedri Pejani dhe Gjergj Bubani ia kishin përkthyer Milan Shuflajit këto tragjedi:  “Ç` vajtojnë gërmadhat e Rugovës”,“Palgët e Dukagjinit” dhe “Tragjedia e Kosovës”. Prej këtyre studimeve e kishte mësuar realitetin tragjik të shqiptarëve në Mbretërinë Jugosllave. Prandaj, Milan Shuflaji kishte vëndosur se një komb duhet të ndihmohet, edhepse nuk është shtetëformues , sepse nuk është sllavë, sepse ndaj tij ishin vërsulur ushtari, xhandari, tagërmbledësi, koxhobashi serbian, e mbi të gjitha kolonisitët që kishin të drejtë me i vrarë shqiptarët dhe mos me u përgjegjë fare. Prandja Milan Shuflaji ishte vërsulur nepër arkiva për t` ia zbuluar rrënjët  e një toke që quhej Arbani-Shqipëri antike dhe mesjetare.  Në fillim Milan Shuflaji punën e filloi vetëm, por shumë shpejtë i dualën për krah Tollëzoi dhe Jireçeku, të dy nga shkolla e Wjnenës. Kjo shkollë do të sjellë optimizëm në të gjitha qendrat arsimore shqiptare.


                    Si e vranë Milan Shuflajin më 18 shkurt 1931

Milan Shuflaji u vra më 18 shjurt 1931 në Zagreb prej agjentëve të policisë Beogradit, sepse po mirej me zbulimin e historisëmesjetare shqoptare. E vërteta, emri i këtij shkenctari në hostorinë dhe politikën shqiptare nuk guxon të fetishizohet. Por do të duhet të nderohet aq sa e meriton nëse nepër sheshe, biblioteka dhe shkolla figuron emri i tij famëlartë dhe i dlirë, sepse i ka shërbyer një kauze që është e drejtë dhe e respektuar.

Nëse Mashkin e ka zbërthyer Historinë e Perandorisë Romake, nëse Georgie Ostrogorski e ka bërë të njohur Historinë e Bizantit, nëse Han (gjerman) dhe Halil Inallgjik e kanë skalitur Historinë e Perandorisë Osmane, atëherë Milan Shuflaji ia ka trasuar rrugët historiogarfisë mesjetare shqiptare, për të pasur hulumtuesit gjithëmonë një adresë të saktë se ku ishin, ku jemi dhe kah duhet të shkojmë.  Ja veprat e tij: Akte dhe diploma që ilustrojnë historinë mesjetare të Shqipërisë, libri 1, Wjenë 1913 dhe 2, Wjenë 1918; Rrethanat kishtare të Shqipërisë paraosamne, Budapesht, 1916; Qytetet dhe kshtjellat e Shqipërisë nesjetare, Wjenë 1924; Historia e Shqipërisë veriut,Beograd 1924; Serbët dhe Shqiptarët –simbioza e tyre në Mesjetë, Beograd 1925; Historia e Shqipërisë Veriore, Beograd 1925, Konstandin Balshaj (Roman histrik) Zagreb 1920. Millan Shufllaji ka shkruar edhe me qindra studime që u kanë sherbyer hulumtuesëve të historisë për t` i shkruar veprat e tyre më të mira, sepse ka lënë adresa dhe udhërrëfim të sigurt.

Lavdi veprës shkencore të Milan Shuflajit.

Më 7 shkurt 2024


No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...