2024-05-17

Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën që të japë në shfrytëzim për një projekt kulturor “rezidencën qeveritare vila 31”, ish-shtëpia e diktatorit Enver Hoxha.

 



Sipas vendimit, disa ambiente të kësaj ndërtese do të shfrytëzohen për realizimin e projektit kulturor “Vila Art Rezidencë Tirana”.

Zbatimi i projektit do të bëhet nga Ministria e Kulturës, e cila do të marrë përsipër vetëm tarifat e  furnizimit me energji elektrike dhe ujë, si dhe koston e mirëmbajtjes së trajtimit të këtyre ambienteve gjatë gjithë periudhës së dhënies në shfrytëzim.

Ndërtesa gjendet në qendër të Tiranës në lagjen që njihet si ish-Blloku, ku gjatë diktaturës komuniste 1944-1991 jetuan familjet e kupolës së njërit prej regjimeve më të egra të Lindjes.

Hoxha e drejtoi Shqipërinë me dorë të hekurt derisa vdiq në vitin 1985, ndërsa pasardhësi i tij, Ramiz Alia ishte i fundit president që iku nga pushteti në të gjithë vendet e Lindjes pas rënies së “Perdes së hekurt”.

Pas vitit 1991, shtesa e re e ndërtesës që ishte bërë në vitin 1973, u menaxhua nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe ka shërbyer për pritje zyrtare dhe aktivitete të ndryshme.  Pjesa e vjetër e saj funksionon aktualisht si biznes, hotel dhe restorant.

“Ngjarja e Fierit nuk është e rastit”. – Eksperti i njohur zbulon detajet

ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi ndërsa ka komentuar vrasjen e policit në Fier, në një emision televiziv deklaroi se nuk mund të ketë qenë rastësore. Sipas tij nuk ka mundësi që dy të rinj që vijnë njeëri nga Malësia e Gjakovës dhe tjetri nga ajo e Hasit të zihen dhe të vriten në sy të një nëne. Prençi theksoi se nuk mund të jetë rastësi që 23-vjeçari Azgan Mërnica të lëvizte me pistoletë me vete. “Ngjarja e Fierit nuk është e rastit. Nuik mundet që njëri nga Malësia e Gjakovës tjetri nga ajo e Hasit të zihen në prani të një nëne. Kla një indicie të mëpërparshme. Këta duhet të jenë fërkaur edhe më përpara. Personi nuk lëviz kot me pistoletë në brez nëse nuk ka një problem”, tha Prençi. Ndërkohë autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalia, është vetëdorëzuar mbrëmjen e së mërkurës në policinë e Fierit.

Edi Rama pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. – Belgjika paralajmëron se do të hapë “Kutinë e Pandorës” për lidhjen e biznesmenëve dhe politikanëve shqiptarë me krimin e organizuar

 Portali belg Europe Right Now ka bërë një analizë me të gjitha problemet e procesit të hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Ndërsa në shumë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një çështje qendrore dhe një burim ambicie për të marrë masa, sado të vogla apo simbolike të jenë ato, në Shqipëri problemi kyç është se një transformim i ngjashëm me anëtarësimin në BE, i cili do të prekte të gjitha aspektet e jetës, mund të arrihet vetëm me mbështetjen e fortë të një grupi të fuqishëm dhe/ose të gjerë shoqëror, por aktualisht nuk ka një mbështetje të tillë në Shqipëri”, thuhet në hyrje të artikullit. Ja artikulli i plotë “Si rezultat, shteti shumë i centralizuar dhe lidershipi i tij, përfshirë kryeministrin Edi Rama, nuk janë nën presion për të bërë gjithçka që është e mundur për të arritur anëtarësimin e plotë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo konfirmohet nga disa deklarata të kryeministrit Rama, për shembull në lidhje me afatin për anëtarësimin e Shqipërisë në vitin 2030, i ‘shtyrë’ më parë nga Këshilli Evropian (dhe më pas i mbështetur nga Komisioneri i Zgjerimit Varhelyi ). Thelbi i kësaj është se ai nuk insiston në data të sakta, por kërkon që procesi të ecë përpara, me afrim real, “detyrat e shtëpisë” së Shqipërisë të kryera plotësisht. Në të ardhmen e afërt mund të ketë ende probleme që mund të pengojnë procesin integrues të Shqipërisë. Sipas Steven Van Hecke , profesor në Universitetin e KU Leuven në Belgjikë, ekziston shqetësimi serioz se komuniteti shqiptar, i cili ka bërë para në ekonominë gri dhe zi, është i përfshirë në krimin e organizuar dhe ka grumbulluar pasuri të konsiderueshme, ka filluar të depërtojnë në ekonomitë e Evropës Perëndimore, duke blerë pasuri të paluajtshme në rrethe luksoze në qytete të tilla si Antëerp. Politika e lidhur me krimin Është domethënëse që prioritetet e presidencës belge përfshijnë luftën kundër krimit të organizuar, i cili, duke synuar grupet kriminale shqiptare dhe korrupsionin, mund të ndalojë negociatat. Në skandalin e ashtuquajtur “Metamorfoza” (hakimi i aplikacioneve të komunikimit të koduar të Sky dhe EncroChat të përdorura gjerësisht në qarqet kriminale, mesazhe që konfirmojnë lidhjen e biznesmenëve dhe politikanëve shqiptarë me krimin e organizuar) autoritetet belge nuk i kanë dhënë ende të gjitha provat. Megjithatë, është e mundur që ajo të ngrihet në kontekstin e presidencës së Belgjikës në BE. Çështja e krimit të organizuar shqiptar mund të ngrihet edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare (dhe PE) në fund të presidencës belge. Qëndrimet e aktorëve shtetërorë dhe grupeve shoqërore ndaj procesit të integrimit Disa zyrtarë publikë kanë një kuptim të thellë të procesit dhe funksionimit të anëtarësimit në BE, por ndikimi i tyre politik është i papërfillshëm. Ata që punojnë në nivel profesional në këtë fushë duan ta shtyjnë procesin përpara, por nuk e ndjejnë mbështetjen e lidershipit politik. Një manifestim i kësaj është se struktura institucionale ka qenë prej vitesh e pamjaftueshme për të siguruar funksionim efektiv, me institucionet që vuajnë nga mungesa e stafit dhe ekspertizës (Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme e Shqipërisë po i nënshtrohet aktualisht një ristrukturimi të plotë të burimeve njerëzore, me shumicën e mesme, renditja e menaxherëve larguar nga pozicionet e tyre). Për më tepër, perceptimi i institucioneve të BE-së dhe në shumë raste drejtuesve të tyre në sektorin publik shqiptar është mjaft i keq. Ish-ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka , pas një takimi me Isabel Santos (raportuese e PE për shqiptarët), deklaroi në një takim të mbyllur se Isabel Santos nuk ishte në dijeni për asgjë, se takimi ishte i pakuptimtë dhe se ajo nuk donte që në të ardhmen ta takojnë atë. Santos gjithashtu nuk e takoi ministrin e Jashtëm shqiptar gjatë vizitës së saj të radhës në Shqipëri. Lidhjet e forta Pikëpamjet negative për institucionet dhe zyrtarët e BE-së ndajnë edhe politikanët e opozitës shqiptare. Një politikan kritikoi ashpër në mënyrë të përsëritur Parlamentin Evropian dhe përfaqësuesit e tij. Vlen të theksohet se ai nuk fajëson në radhë të parë qeverinë shqiptare për ecurinë e ngadaltë të procesit të anëtarësimit (!), por vetë BE-në dhe shtetet anëtare, të cilat, sipas tij, nuk e duan Shqipërinë në radhët e tyre dhe nuk do ta duan të jetë në një pozitë më të mirë edhe nëse vendi nuk do të drejtohej nga partia aktuale Socialiste (PS), të cilën ata e konsiderojnë të korruptuar (megjithatë, lidershipi politik shqiptar ka një reputacion të mirë dhe ka marrëdhënie të mira me Presidenten e PE Roberta Metsola dhe të saj paraardhësi David Sassoli ). Drejtues të organizatave joqeveritare dhe njerëz të rëndësishëm të biznesit mbështesin anëtarësimin në BE për shkak të efekteve pozitive që do të kishte në ekonominë shqiptare dhe kuadrin ligjor për të bërë biznes. Anëtarët e këtij grupi kanë përvojë të thellë në procesin e integrimit dhe anëtarësimit, por numri dhe ndikimi i tyre në politikë është i vogël. Sipërmarrësit dhe biznesmenët më të vegjël shqiptarë nuk e kuptojnë ose nuk janë të interesuar të anëtarësohen në BE. Arsyeja është se ekonomia e nëndheshme është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare, me evazion fiskal dhe operacione biznesi të papranueshme (por të toleruara nga autoritetet). Përveç kësaj, futja e rregullave të BE-së për prodhimin dhe mbrojtjen e konsumatorit, për shembull, do të krijonte gjithashtu probleme për bizneset e vogla. Qasja në BE: Vetëm një pasaportë për në Perëndim? Më të rinjtë, me orientim perëndimor dhe intelektualë janë pro anëtarësimit në BE, por ata janë të motivuar kryesisht nga lehtësia e vendosjes dhe punës në vendet perëndimore. Ky grup social është më i ekspozuar ndaj trendit në rritje të emigrimit. Shumica prej tyre janë të zhgënjyer nga politika shqiptare, e perceptojnë atë si të korruptuar në të gjitha nivelet dhe nuk besojnë në mundësinë e ndryshimit. Në përgjithësi, qytetari mesatar shqiptar sheh vetëm perspektivën e emigrimit më të lehtë në anëtarësimin në BE, por nuk mund të identifikohet me vlerat liberale të BE-së dhe “mbirregullimin” e saj të jetës. Qytetari mesatar shqiptar është konservator, edhe pse jo fetar, por ka një imazh të tillë për veten, dhe ksenofobia dhe racizmi janë gjithashtu një tipar i shpeshtë i shoqërisë. Një shembull i kësaj është migrimi dhe pranimi i refugjatëve në Shqipëri (MEK, Afgan, Marrëveshja italo-shqiptare), të cilën qeveria e mbështet për shkak të presionit të Perëndimit apo interesave të tjera, por pa mbështetje sociale..

Studimi japonez zbulon rritje të tumoreve dhe vdekshmërisë pas vaksinave të COVID

Rritje e tumoreve dhe e vdekshmërinë në të gjithë popullatën japoneze pas vaksinave me mRNA. Janë këto të dhënat e studimit të fundit japonez, të publikuar nga mjeku Edvin Prifti, i cili është shprehur që në fillim kundër vaksinimit, duke i cilësuar vaksina gjenetike. Në një status të gjatë në Facebook, mjeku Prifti ngre alarmin për gjetjet e studimit, sipas të cilit vazhdimi i prodhimit të proteinës spike nga organizmi i njeriut nxit tumore të llojeve të ndryshme. Këto të dhëna shkencore kanë dalë në dritë pas tërheqjes së vaksinës Astrazeneca. “Një studim aspak optimist vjen nga Japonia i cili evidenton rritjen sinjifikative të tumoreve si dhe vdekshmërinë prej tyre në të gjithë popullatën japoneze pas vaksinave me mRNA. Autorët evidentojnë që vazhdimi i prodhimit të proteinës spike nga organizmi i njeriut nxit faktorin estrogjenik Alfa dhe më pas ky i fundit nxit tumore të llojeve të ndryshme. Pas lajmit që vaksina Astrazeneca u tërhoq nga tregu, po jepen evidenca shkencore të tjera dhe të reja. Mesa duket dogmat duhet të rishikohen dhe analizohen. Studime të tjera duhet të evidentojnë këto rezultate për të vërtetuar dhe përcaktuar përgjegjësitë”. Prifti pretendon s etë gjithë mjekët që kundërshtuan vaksinimin , u ndëshkuan apo u gjetën të vdekur në rrethana misterioze. “Shumë prej mjekëve që kundërshtuan u quajtën sharlatanë sikurse prof. Didier që propozoi hidroksiklorokinën, në disa raste u ekzekutuan sikurse prof Liam Bim në universitetin e Pitsburgut, në disa raste u gjetën të vdekur në rrethana misterioze sikurse prof Karl Plummer shkencëtari më i madh i koronaviruseve në botë, në disa raste u “vetëvranë” sikurse prof. Didonna në Itali që zbuloi plazmën hiperimune dhe në raste të tjera u burgosën dhe këta të fundit çuditërisht kishin akuza si korrupsion dhe evazion fiskal sikurse prof.. Charles Lieber shefi i departamentit të biologjisë molekulare në Universitetin e Harvardit. Se me kë më ngjan si histori!?”. Sipas tij shkenca nuk ka teori konspirative, por të vërtetën. “Shkenca nuk ka teori konspirative siç kam dëgjuar këto kohë, ajo thjesht mbart të vërtetën dhe bashkë me të edhe martirët e heshtur të saj. Shkenca dhe e vërteta ka vetëm një problem, atë mund ta shtypësh për njëfarë kohe, mund edhe ta fshehësh, por kurrë nuk mund ta tjetërsosh pasi shkenca dhe e vërteta është drita. Scientia est veritas! Galileu pasi mohoi gjithçka për të shpëtuar jetën e tij nga Inkuizicioni tha për Tokën: Eppur si muove – Ajo paska lëviz duke iu drejtuar planetit Tokë”. Kujtojmë se mjeku Edvin Prifti akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën, fshehje të të ardhurave dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahut.

Ditën e sotme ai është shprehur se Netanyahu është i destinuar të vdesë në burg si Ratko Mlladiç, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës. “Herët a vonë kasapi i Gazës, Netanyahu dhe ata që marrin pjesë në gjenocidin në Gaza do të presin të njëjtin fund”, tha Erdogan, gjatë një fjalimi në grupin e tij parlamentar, pasi citoi ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës që “presin të vdesin në burg”. Sipas presidentit turk, nëse Izraeli nuk ndalet, do të synojë Turqinë me iluzionin se është një tokë e premtuar.“Mos mendoni se Izraeli do të ndalet në Gaza, nëse ky shtet terrorist nuk ndalet, herët a vonë do t’i vërë sytë Anadollit me iluzionin se është një tokë e premtuar”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.“Ne do të vazhdojmë të jemi në anën e Hamasit që lufton për pavarësinë e territorit të tij dhe mbron Anadollin”, shtoi Erdogan gjatë fjalimit në grupin parlamentar të partisë së tij, pasi përsëriti se nuk e konsideron grupin palestinez një organizatë terroriste”,- është shprehur ai.

Ambasadorja amerikane në NATO porosi vendeve të Ballkanit Perëndimor: – Shpenzoni më shumë për mbrojtjen

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Julianne Smith, u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të fokusohen në aspiratat e tyre euroatlantike dhe në vlerat e shoqërive të hapura dhe demokratike. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Smith u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s nga Ballkani Perëndimor që të angazhohen më shumë për të arritur objektivin e aleancës, që secili anëtar të shpenzojë të paktën 2 për qind të Prodhimit të vet të Brendshëm Bruto (PBB) në mbrojtje, veçanërisht duke pasur parasysh situatën e sigurisë dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ajo, po ashtu, i ka bërë thirrje Serbisë që të mos e thellojë bashkëpunimin me Rusinë dhe me Kinën, duke përsëritur paralajmërimin amerikan kundër tregtisë me kompanitë kineze, përderisa ka thënë se tani nuk është koha për forcimin e raporteve me Rusinë, teksa Moska ka nisur luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. “Rusia po bën çfarë po mundet për të lëshuar një lumë fushatash keqinformuese, të cilat shpesh nxjerrin të pavërteta për qëllimet e NATO-s. Ato shpesh përpiqen të pohojnë se NATO-ja është e angazhuar drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë, që gjë është absurde dhe e pavërtetë”, ka thënë Smith, duke theksuar se Rusia është agresorja që ka nisur luftën në Ukrainë. Ambasadorja amerikane në NATO ka thënë se përparimi në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është i rëndësishëm për ecjen para të Kosovës drejt integrimit në NATO. Smith ka thënë se SHBA-ja është e angazhuar në luftën kundër keqinformimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Ne bashkëpunojmë ngushtë përballë sfidës së keqinformimit, me të gjithë partnerët dhe aleatët tanë në rajon, dhe i inkurajojmë miqtë tanë të mbajnë fokusin në vlerat tona të përbashkëta, në demokracitë dhe shoqëritë shumetnike”, është shprehur ajo. Radio Evropa e Lirë: Zonja ambasadore, të gjitha vendet anëtare të NATO-s nga Ballkani Perëndimor – Kroacia, Shqipëria, Mali e Zi, Maqedonia e Veriut – po i rrisin shpenzimet në fushën e mbrojtjes, teksa kjo përbën një çështje serioze për Shtetet e Bashkuara. A mendoni se ato po i përmbushin detyrimet financiare ndaj NATO-s? Julianne Smith: Secili vend anëtar i aleancës u pajtua, dhjetë vjet më parë, për të shpenzuar 2 për qind të Prodhimit të vet të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtje. Në kohën kur aleatët e bënë këtë zotim, më 2014, tre anëtarë të aleancës e përmbushnin këtë detyrim. Deri në verë, kur të mbajmë samitin e Uashingtonit, ne presim që dy e treta e aleancës ta ketë përmbushur detyrimin. Tani, kemi një numër aleatësh në Ballkanin Perëndimor që janë pranë 2 përqindëshit. Ata kanë punuar zellshëm gjatë dekadës së fundit për t’i rritur shpenzimet për mbrojtje, dhe ne i përshëndesim këto përpjekje. Këto janë vendime të vështira shtetërore, të cilat janë të zorshme kur ka kërkesa në nivelin e brendshëm për të shpenzuar para për prioritete të tjera. Prandaj, jemi thellësisht mirënjohës për lëvizjen që ka ndodhur gjatë dekadës së fundit nga këto shtete anëtare të NATO-s që ju sapo përmendët. Por, ne u bëjmë thirrje miqve tanë në Ballkanin Perëndimor: Kroacisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, që të angazhohen më shumë në përpjekje për të arritur objektivin prej 2 për qind para mbajtjes së samitit të NATO-s, në mesin e korrikut. Këtë po e them sepse presidenti (Joe) Biden po shpreson që në samit të shënohet numri më i madh i aleatëve me shpenzime prej 2 për qind, sesa që kemi pasur gjatë dekadës së kaluar. Pra, çfarëdo që mund të bëjnë miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor, për t’i rritur shpenzimet për mbrojtje, do të çmohej shumë. Dhe, jo vetëm për shkak se kështu ndahet barra, por edhe për shkak të situatës aktuale të sigurisë. Kemi kërcënime gjithandej. Kemi agresionin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, partneritetin e saj në rritje me Kinën, mbështetjen iraniane dhe koreanoveriore ndaj Rusisë. Rritjen e prodhimit brenda Rusisë. Pra, kemi shumë arsye që të gjithë ne t’i rrisim shpenzimet në mbrojtje. Dhe, vërtet duam që të arrijmë në situatë, ku secili anëtar i aleancës shpenzon 2 për qind. Radio Evropa e Lirë: Ka vende të tjera në rajon që nuk janë anëtare të NATO-s, si Kosova, Bosnja dhe Serbia. Sa po iu ndihmon SHBA-ja këtyre vendeve për të ndërtuar kapacitetet e mbrojtjes, pasi që nuk janë anëtare, por kanë një marrëdhënie të veçantë me aleancën? Julianne Smith: Keni të drejtë. Këto vende nuk janë shtete anëtare. Por, kemi situatën ku, Bosnja në veçanti, është kandidate serioze, që do të thotë se ajo ka shprehur haptas dëshirën për t’iu bashkuar aleancës. Së voni, të gjithë 32 ambasadorët udhëtuan drejt Bosnjës për të biseduar me udhëheqjen e atjeshme, rreth asaj se çfarë mund të bëhet më shumë për të thelluar partneritetin ndërmjet NATO-s dhe Bosnjës, për t’iu ndihmuar atyre t’i transformojnë forcat e veta, t’i modernizojnë forcat e veta, të angazhohen për ndërveprim, dhe për t’iu ndihmuar atyre të ndërtojnë infrastrukturën. Serbia ka një vendim sovran për të marrë, nëse do apo jo të angazhohet për anëtarësim. Tani për tani, përgjigja që vjen nga Serbia është jo. Por, ajo ka një partneritet me aleancën, në bazë të të cilit ne mund të kryejmë manovra të përbashkëta, të kryejmë stërvitje të përbashkëta, të bashkëpunojmë për nevojat e veçanta që ajo ka kur bëhet fjalë për sigurinë kibernetike apo për modernizimin e forcave të saj, ajo mund ta përcaktojë se si dëshiron të bashkëpunojë me aleancën. Kosova është çështje e ndërlikuar, për shkak se kemi katër vende në NATO që nuk e njohin atë, por Shtetet e Bashkuara kanë një partneritet shumë të ngushtë me Kosovën, dhe ne jo vetëm që po e mbështesim dialogun e udhëhequr dhe të ndërmjetësuar nga BE-ja – i cili ka për synim të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – por nga një perspektivë bilaterale amerikane, ne jemi këtu për të mbështetur miqtë tanë në Kosovë, teksa ata po angazhohen për aspiratat e tyre euroatlantike dhe po punojnë për t’i forcuar forcat e veta. Prandaj, qoftë në aspekt bilateral apo multilateral, Shtetet e Bashkuara janë këtu për t’i mbështetur dhe për të punuar ngushtë me këto tri shtete, si dhe për të punuar ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Radio Evropa e Lirë: Përmendët bashkëpunimin ndërmjet Rusisë dhe Kinës, por ekziston një marrëdhënie dhe një bashkëpunim i veçantë i Serbisë pikërisht me këto dy vende. A jeni të shqetësuar për bashkëpunimin me Rusinë dhe me Kinën për çështje të mbrojtjes, dhe për blerjen e pajisjeve ushtarake që Serbia i realizon nga këto dy vende? Julianne Smith: Mesazhet amerikane në këtë drejtim kanë qenë shumë të qarta. Ajo që u kemi thënë miqve tanë në Serbi është se ata duhet të marrin vendime sovrane, se si bashkëpunojnë apo nuk bashkëpunojnë me Republikën Popullore të Kinës dhe me Rusinë. Këshilla jonë personale, nga Shtetet e Bashkuara, është se ata duhet të bëjnë hapa të kujdesshëm në lidhje me bashkëpunimin me kompanitë në pronësi të Kinës. Ne besojmë se ka rreziqe dhe sfida në një bashkëpunim të tillë, dhe ne, po ashtu, nuk besojmë se kjo është koha e duhur për asnjë vend që të thellojë marrëdhënien e tij me Rusinë, duke marrë parasysh faktin se Rusia po zhvillon luftën më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Prandaj, ne u bëjmë thirrje miqve tanë në Serbi që të mos e thellojnë bashkëpunimin me këto dy vende, me të cilat ata takohen sot. Ato, në shumë mënyra, nuk ndajnë me ne vlerat e sundimit të ligjit, të demokracisë shumetnike, të të drejtave të njeriut, e të tjera, dhe ne po shohim se këto dy vende po varen gjithnjë e më shumë në taktika të ngjashme hibride, nga keqinformimi e sulmet kibernetike, deri tek aktivitetet e tjera të dëmshme. Prandaj, po dërgojmë mesazhe të sinqerta dhe të hapura në bisedat tona me miqtë tanë në Serbi. Por, ne, po ashtu, e kuptojmë se ky është vendimi i tyre sovran. Radio Evropa e Lirë: Sa të shqetësuar jeni për ndikimin e caktuar rus te një aleat tjetër në Ballkanin Perëndimor? E kam fjalën për Malin e Zi. Po shfaqet një ndryshim i narrativëve, një lëkundje parimesh dhe ndikimi i Kremlinit në këta narrativë. A jeni të shqetësuar nga ky ndryshim? Julianne Smith: Ne po inkurajojmë të gjithë miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor që të qëndrojnë të fokusuar në vlerat tona të përbashkëta dhe në aspiratat e tyre euroatlantike. Rusia po bën çfarë po mundet për të lëshuar një lumë fushatash keqinformuese, të cilat shpesh nxjerrin të pavërteta për qëllimet e NATO-s. Ato shpesh përpiqen të pohojnë se NATO-ja është e angazhuar drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë, që gjë është absurde dhe e pavërtetë. Ato, po ashtu, thonë të pavërteta për atë që bën NATO-ja në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe refuzojnë të pranojnë se NATO-ja është aleancë e mbrojtjes në thelb, dhe nuk kryen agresione apo merr qëndrim sulmues në ndonjë mënyrë apo formë. Rusia është, në fakt, agresorja në rastin e Ukrainës. Rusia e nisi këtë luftë në Ukrainë, dhe, sigurisht, mund ta përfundojë atë nesër, nëse do të donte. Prandaj, ne bashkëpunojmë ngushtë përballë sfidës së keqinformimit, me të gjithë partnerët dhe aleatët tanë në rajon, dhe i inkurajojmë miqtë tanë të mbajnë fokusin në vlerat tona të përbashkëta, në demokracitë dhe shoqëritë shumetnike. Radio Evropa e Lirë: Shtatorin e kaluar ndodhi një sulm serioz në veriun e Kosovës, ku NATO-ja ka paqeruajtësit e saj. Sipas zyrtarëve, ai ishte sulm i drejtpërdrejt ndaj sovranitetit të vendit. A ka SHBA-ja informacione nga inteligjenca rreth asaj se çfarë saktësisht ndodhi atë ditë, se cilat ishin motivet dhe se cilat duhet të jenë pasojat pas këtij sulmi? Julianne Smith: Në këtë rast specifik, kur e pamë këtë dhunë në shtator, ne sigurisht monitoronim situatën nga afër, këtu në aleancë. Arritëm të bëheshim bashkë dhe të diskutonim si 32 aleatë. Keni të drejtë, aleanca ka një mision në terren, misionin e KFOR-it, me rreth 3.000 trupa. Kemi qenë në kontakt të ngushtë me miqtë tanë në Kosovë, teksa kryheshin hetime. Nuk dua të flas për këto hollësi, por kemi bërë thirrje për llogaridhënie. Kemi folur me Serbinë për këtë incident. Dhe, jemi të fokusuar që t’i shtyjmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen dhe të bëjnë përparim në dialogun e udhëhequr dhe të ndërmjetësuar nga BE-ja. Radio Evropa e Lirë: Përmendët Kosovën, që vendet të cilat nuk e njohin, përbëjnë pengesë për të që të bëhet anëtare e Partneritetit për Paqe, që është një ndër objektivat strategjike të vendit. Duke marrë parasysh se SHBA-ja konsideron, dhe se kjo është thënë shumë shpesh publikisht nga zyrtarë amerikanë, se Kosova e ka vendin në këtë program, dhe duke pasur parasysh rrethanat për vendet që nuk e njohin, a mendoni se kjo çështje është shumë e ndërlikuar, por jo edhe e pamundur që të ndodhë? Julianne Smith: Kemi situatën ku katër anëtarë të aleancës janë vende që nuk e njohin dhe duhet ta kemi parasysh këtë. Dhe, kjo duhet të adresohet para se aleanca të mund të ecë përpara me ndonjë lloj partneriteti formal, ndërmjet aleancës dhe Kosovës. Por, për arsye të qarta, mendoj se NATO-ja po e mbështet plotësisht atë që BE-ja po përpiqet të bëjë, pavarësisht faktit se aleanca ka një mision në Kosovë, ne besojmë se të gjithë duhet të synojnë përparimin në dialogun e udhëhequr dhe të ndërmjetësuar nga BE-ja. Vetëm me përparim shtesë në atë drejtim ne mund të kalojmë të çështjet më të mëdha për sa i përket marrëdhënies së Kosovës me aleancën.

Tytti Tuppurainen: Europa po përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk hyri në agjendën e KiE

Evropa është duke u përballur me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk hyri në agjendën e Këshillit të Evropës, për t’u votuar nëse do bëhet pjesë e KiE-së,ka deklaruar deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen. Ajo ka thënë se zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE. 

 “Evropa përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës.

 Zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE.

 Kosova është pjesë e Evropës demokratike”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...