2024-05-19

“Gjenocidi ka arritur në një fazë të re të tmerrshme me operacionin ushtarak në Rafah

 


Ka diskutime dhe përplasje për të ardhmen e pasluftës në Gaza, por konflikti është i përgjakshëm dhe pengjet janë larg çlirimit. “Gjenocidi ka arritur në një fazë të re të tmerrshme me operacionin ushtarak në Rafah”, denoncojnë përfaqësuesit e Afrikës së Jugut përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke i kërkuar Gjykatës të ndërhyjë për ndalimin e menjëhershëm të ofensivës në qytet, “në mënyrë që të mos shkatërrohet mundësia e rindërtimit të një shoqërie palestineze”.

Megjithatë, mesazhi është dhënë tashmë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili e përcaktoi betejën në Rafah si “vendimtare” për fushatën në Gaza, u parapri nga ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, i cili njoftoi, kundër dëshirës ndërkombëtare, se operacioni në qytetin në kufi me Egjiptin “do të intensifikohet”. Ushtria tashmë ka dërguar një tjetër brigadë, ndërsa mban zi 5 ushtarë të tjerë, të vrarë nga zjarri miqësor, duke e çuar numrin total të humbjeve të shtetit hebre në Gaza në 278.

Operacioni më i madh ushtarak

Sakaq, forcat izraelite u përleshën me luftëtarët e Hamasit në rrugët e ngushta të Jabalia në Gazën veriore dje, në disa nga luftimet më të ashpra që kur u kthyen në zonë një javë më parë, ndërsa në jug militantët sulmuan tanket që grumbulloheshin rreth qytetit Rafah.

Vendasit thanë se automjetet e blinduara izraelite kishin arritur në treg në qendër të Jabalia, më i madhi nga tetë kampet e refugjatëve të Gazës, dhe se buldozerët po shkatërronin shtëpi dhe dyqane ndërsa depërtonin. “Fokusi i Izraelit është tani Jabalia, tanket dhe aeroplanët po shkatërrojnë zonat e banuara dhe tregjet, dyqanet, restorantet, gjithçka. E gjithë kjo po ndodh përpara një bote dritëshkurtër,” tha Ayman Rajab , i cili jeton në pjesën perëndimore të Jabalia. “Le të ketë turp bota. Ndërkohë, amerikanët do të na japin ushqim,” tha Rajab, baba i katër fëmijëve, për Reuters. “Ne nuk duam ushqim, ne duam që kjo luftë të përfundojë dhe pastaj të mund ta menaxhojmë jetën tonë në mënyrë të pavarur”, shtoi ai.

Ofensiva shkatërruese

Izraeli tha se forcat e tij pastruan Jabalia muaj më parë si pjesë e një lufte të shkaktuar nga sulmet vdekjeprurëse të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, por javën e kaluar Tel Avivi njoftoi se po kthehej në Jabalia për të parandaluar kthimin e grupit islamik. Luftimet përkuan me një sulm në Rafah në skajin jugor të enklavës, afër kufirit me Egjiptin, i cili bëri që qindra mijëra njerëz të iknin nga të dy skajet e territorit njëkohësisht.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se trupat e saj kishin vrarë më shumë se 60 militantë në ditët e fundit dhe zbuluan një depo armësh pranë kompleksit të strehimoreve, si pjesë e asaj që e përshkroi si një “ofensivë në nivel divizioni” në Jabalia. Si rregull, një operacion divizioni përfshin disa brigada, secila me disa mijëra ushtarë, gjë që do ta bënte atë operacionin më të madh të luftës. “Edhe tani, ushtarët po shkëmbejnë zjarr me celula terroriste në zonë,” tha ushtria izraelite, duke shtuar se qendra e Brigadës së 7-të “koordinoi dhjetëra sulme ajrore, eliminoi terroristët dhe shkatërroi infrastrukturën terroriste”. Të paktën 35,303 palestinezë janë vrarë në luftë deri më tani, sipas shifrave nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Përplasjet në OKB

Forcat izraelite njoftuan se kishin gjetur trupat e tre pengjeve.

Zëdhënësi kryesor i ushtrisë Daniel Hagari tha të premten se ata u vranë nga Hamasi në festivalin e muzikës Nova dhe se trupat e tyre u dërguan në Gaza.

Kryeministri Netanyahu tha se ishte “zemërthyer” me lajmin për gjetjen e trupave. Konflikti i vazhdueshëm midis Izraelit dhe Kombeve të Bashkuara është rindezur me temën: ” Deri më sot nuk keni bërë asgjë për lirimin e pengjeve! Si mund të kërkoni armëpushim përpara se të bëni gjithçka për të sjellë pengjet në shtëpi? “.

Kështu tha ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan , duke folur në debatin e Këshillit të Sigurimit për situatën e pengjeve në Gaza. Atmosfera e furishme në OKB, në fakt, u përkeqësua më tej pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme për të njohur Palestinën si anëtare.

Strategjia kibernetike dhe siguria e tijë...

 Interneti ka qenë një ndër shpikjet më të rëndësishme në historinë e njeriut dhe ndër më të keqkuptuarat. Ai u zhvillua jo si një sistem i planifikuar në mënyrë qendrore, por si një grumbull pajisjesh dhe rrjetesh të lidhura me ndërfaqe të improvizuara. Decentralizimi bëri të mundur drejtimin e një sistemi kaq të ndërlikuar. Por herë pas here ndodhin incidente rrëqethëse, që na kujtojnë se e gjithë struktura është jashtëzakonisht e pasigurt. Më 29 mars, një studiues sigurie njoftoi se kishte zbuluar rastësisht një “derë të pasme” të fshehtë në sistemin XZ Utils. Kjo pjesë e paqartë, por jetike e softuerit, është e përfshirë në sistemet operative Linux që kontrollojnë serverët e internetit në botë.

Nëse dera e pasme nuk do të ishte zbuluar në kohë, çdo gjë, duke filluar nga infrastruktura kombëtare me rëndësi jetike, e deri te faqja e internetit ku ju hidhni fotografitë e maceve, do të kishte qenë e pambrojtur. Kjo derë e pasme ishte krijuar nga një kontribuues anonim, i cili kishte fituar besimin e koduesve të tjerë, duke dhënë ndihmesë të dobishme për më shumë se dy vjet. Ky durim dhe zell, tregon se pas këtij veprimi, fshihet një agjenci shtetërore e inteligjencës. Sulme të tilla mbi “zinxhirin e furnizimit” në shkallë të gjerë, të cilat nuk synojnë pajisje ose rrjete individuale, por vetë softuerin dhe harduerin themelor ku ato mbështeten, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Në vitet 2019-2020, agjencia ruse e inteligjencës së jashtme SVR depërtoi në rrjetet e qeverisë amerikane, duke rrezikuar një platformë të menaxhimit të rrjetit të quajtur SolarWinds Orion. Kohët e fundit, hakerët shtetërorë kinezë modifikuan firmware-in e router-ëve Cisco, për të fituar qasje në objektivat ekonomike, tregtare dhe ushtarake të Amerikës dhe Japonisë. Interneti është i cenueshëm ndaj skemave si dera e pasme e platformës XZ Utils. Ashtu si shumë të tjerë, ky program është me burim të hapur, që do të thotë se kodi i tij është i disponueshëm publikisht.

Ashtu si në Wikipedia, ndryshimet në të mund të këshillohen nga kushdo. Njerëzit që mbajnë kod me burim të hapur shpesh japin këshilla të tilla në kohën e lirë. Pas zbulimit të një cenueshmërie katastrofike në OpenSSL, një platformë e përdorur gjerësisht për komunikim të sigurt dhe që kishte një buxhet prej vetëm 2000 dollarësh, një titull artikulli i vitit 2014, e përmblodhi shumë mirë absurditetin e situatës: “Interneti po mbrohet nga dy djem të quajtur Steve”. Është tunduese të mendosh se zgjidhja qëndron në rivendosjen e kontrollit qendror, qoftë nga shtetet apo kompanitë. Në fakt, historia tregon se softueri me burim të mbyllur nuk është më i sigurt se ai me burim të hapur.

Vetëm këtë javë, Bordi i Rishikimit të Sigurisë Kibernetike të Amerikës, një organ federal, qortoi Microsoft-in për standardet e ulëta të sigurisë, që i mundësuan Rusisë të vidhte një çelës hyrës, që në botën e kriptografisë mund ta krahasojmë me “bizhuteritë e një kurore, për një ofrues të shërbimit cloud”. Kjo i dha Rusisë qasje gjithëpërfshirëse në të dhëna. Për krahasim, softueri me burim të hapur ka shumë përparësi, sepse lejon shqyrtimin e përbashkët dhe llogaridhënien. Prandaj, rruga e duhur është që të shfrytëzohet sa më shumë burimi i hapur, duke lehtësuar barrën e madhe që ngarkohet mbi një numër të vogël individësh të papaguar dhe të mbytur me punë.

Teknologjia gjithashtu mund të ndihmojë. Let’s Encrypt, një organizatë jofitimprurëse, e ka bërë internetin më të sigurt gjatë dekadës së fundit, duke përdorur një softuer të zgjuar për ta bërë të thjeshtë kodimin e lidhjeve të përdoruesve me faqet e internetit. Teksa zhvillohet me kalimin e kohës, edhe Inteligjenca Artificiale mund të jetë në gjendje të dallojë anomalitë në miliona kode, me një klikim të vetëm. Ndreqje të tjera duhet të jenë të natyrës rregullatore. Strategjia kibernetike e Amerikës, e publikuar vitin e kaluar, e bën të qartë se përgjegjësia për dështimet nuk duhet të bjerë te zhvilluesit me burim të hapur, por tek “aktorët më të aftë për të ndërmarrë veprime që parandalojnë rrjedhoja të këqija”. Në praktikë, kjo nënkupton qeveritë dhe gjigantët e teknologjisë, të cilët përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga bibliotekat e softuerit të lirë.

Të dy duhet të zgjerojnë financimin dhe bashkëpunimin me institucionet jofitimprurëse, si Nisma me Burim të Hapur dhe Fondacioni Linux, të cilat mbështesin ekosistemin me burim të hapur. Fondacioni i Përgjegjësisë së Re, një think-tank gjerman, thotë se qeveritë mund t’i lejojnë punonjësit të kontribuojnë në softuer me burim të hapur në kohën e tyre të lirë dhe të lehtësojnë ligjet që kriminalizojnë hakerimin etik. Ata duhet të veprojnë shpejt. Dera e pasme në platformën XZ Utils, mendohet se është sulmi i parë i zbuluar publikisht, kundër një pjese jetike të softuerit me burim të hapur. Por kjo nuk do të thotë se ka qenë përpjekja e parë. Dhe nuk ka gjasa të jetë e fundit. 

ME ZEMËR E SHPIRT PËR MËMËDHEUN

 

FLORI  BRUQI

 


(Babait tiim të ndjerë prof.Maxhun Bruqit,me rastin e 93 vjetorit të lindjes)

 

E gjeti shkabën dykrenshe në themelin e shpisë të bërë blozë

Gjithë jetën, me laps në dorë edukoi breznitë e kohës,

Fëmijëve jua mësojë gjeografinë e atdheut…

Hartat e Shqipërisë etnike ua mësoi tinëzisht

Ndër breze-duke qorruar sytë e yjeve polar

Në retinën e tij delikate

Me shkumës nxënësve ua shpjegonte të padukshmen e dritës,

Në mundimin e madh në kohë të pa kohë.

Foli për shpirtin e dlirë të fëmijëve, pë Ariun e vogël ,

Kishte emision dijen me fytyrë  të qeshur

E sytë e tij kurrë nuk ishin të përulur në kohë

Kishte dhimbjen e vet për Memëdheun e ndarë pikë e pesë…

E shijoi Rilindjen e Kombit

Kërkojë nëpër hapësira qiejsh e resh, Alpet e lira shqiptare

Të veshura me kostum njëshekullor

E gjeti shkabën dykrenshe në themelin e shpisë të bërë blozë

Dhe e bëri të pavdekshëm rininë e vet…

I rijësuar në mote….

 

Prishtinë, 25 dhjetor 2023.

 

 

2024-05-18

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa, është arratisur pas ndryshimit të masës së sigurisë, pasi Gjykata e Apelit dy ditë më parë kishte vendosur që të njëjtin ta kthejë në paraburgim. Policia ka konfirmuar për Telegrafin se tashmë janë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare ndaj Enver Sekiraqës. “Policia e Kosovës, bazuar në aktvendimin e pranuar të Gjykatës së Apelit, të datës 17.05.2024, për ndryshim të masës së sigurisë së të pandehurit Enver Sekiraqa, sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor i ka dërguar ftesën të njëjtit, mirëpo i njëjti nuk është hasur në vendbanimin e tij në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Telegrafin. Më tej Policia thotë se “meqë i njëjti nuk është hasur në shtëpi, Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kompetent, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, mirëpo i njëjti nuk është hasur në shtëpi”. “Po ashtu sot me datën 18.05.2024, për të zbatuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ku i dyshuari duhet të dërgohet në paraburgim, zyrtarët policorë e kanë kërkuar të nëjtin, por nuk e kanë hasur në shtëpi”. Sipas Policisë, veprimet e mëtejme policore, do të bazohen në procedurat e parapara ligjore, aktvendimin dhe rekomandimet e organeve të drejtësisë. “Njëkohësisht Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore, ndaj të pandehurit”, thuhet në përgjigjen e Policisë, për Telegrafin. Apeli ndryshon aktvendimin e Themelores, e kthen Enver Sekiraqën në paraburgim Lexo po ashtu Apeli ndryshon aktvendimin e Themelores, e kthen Enver Sekiraqën në paraburgim I akuzuari Enver Sekiraqa, më 3 maj 2024, për herë të tretë pas kthimit të rastit në rigjykim u dënua me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza. Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh. Mirëpo, Gjykata e Apelit më 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale. Sekiraqa për të njëjtin rast ishte dënuar edhe më 17 maj 2016, për dy vepra penale për “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe për veprën “detyrimi” me dënim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar për veprën penale “dhunimi”. Gjykata e Apelit, më 24 tetor 2017, kishte mbajtur një seancë dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës, pasi e njëjta gjykatë më 19 tetor, në orët e mbrëmjes, e kishte liruar nga paraburgimi atë dhe ndaj tij kishte shqiptuar masën e arrestit shtëpiak. Për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, kishin votuar tri gjykatëset e Apelit, dy nga radhët e EULEX-it, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant, si dhe gjykatësja vendore Mejreme Memaj. Por, kjo gjykatë, pas vetëm dy ditësh, kishte vendosur që sërish ta rikthejë në paraburgim Enver Sekiraqën dhe për këtë, shkak ishte bërë një fotografi e publikuar në rrjetin social, nga miqtë që e kishin vizituar atë pas lirimit nga paraburgimi. Me këtë, gjykata e shkallës së dytë, kishte vlerësuar se Enver Sekiraqa ka shkelur masën e arrestit shtëpiak, që i ishte caktuar. Ndryshe, në seancën e Gjykatës së Apelit, e cila ishte mbajtur më 6 shtator 2017, ku ishin shqyrtuar pretendimet ankimore të palëve, Enver Sekiraqa, kishte kërkuar që të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri. E si garancion për lirimin e tij, Sekiraqa kishte ofruar pasurinë e tij, përfshirë shtëpinë, lokalin dhe një shumë parash, të cilat kishte thënë se do t’i mblidhte me ndihmën e familjes. Prokurorja ndërkombëtare e Prokurorisë së Apelit, Anca Stan, në seancën e 6 shtatorit të kolegjit të Apelit, kishte deklaruar se përveç pretendimeve në ankesë nuk kishte çfarë të shtonte tjetër, por e njëjta kishte thënë se kërkesa e palës mbrojtëse që të përjashtohen disa nga provat kruciale janë të gabuara. Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm. Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Swiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës. Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani. Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim. /Telegrafi/

Prokuroria Posaçme në Tiranë, ka dalë me një njoftim zyrtar për goditjen shtatë grupeve kriminale, për të cilët ka lëshuar 50-urdhër arreste.



Prokuroria  Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për goditjen shtatë grupeve kriminale, për të cilët ka lëshuar 50-urdhër arreste.

Në njoftim bëhet me dije se gjatë kontrolleve, autoritet kanë gjetur dhe sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3 milion euro, ku përfshihen, automjete luksoze, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, sasi të mëdha floriri dhe bizhuterish.

SPAK thekson se grupe të ndryshme kriminale bashkëpunonin me njëri tjetrin, siç është rasti i grupit që drejtohet nga Ervis Martinaj dhe ai që drejtohej nga ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

“Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale  kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit,” thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë deri më tani janë ekzekutuar 20 urdhër arreste, 14 prej tyre në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të 4 procedimeve penale (Nr.59, të vitit 2022, i cili është bashkuar me procedimet penale Nr.  66, të vitit 2022, Nr. 33, të vitit 2024, dhe Nr. 50, të vitit 2024), ka evidentuar kryerjen e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje  gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Në kuadër të procedimeve penale të mësipërme, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke ka shtrirë hetimet edhe në këto shtete për anëtarët e dyshuar të këtyre grupeve kriminale të përfshirë në vepra penale të kryera në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera në Bashkimin Evropian.

Operacioni i Drejtuar nga SPAK dhe i dakortësuar me Europol më datë 17 maj 2024,  zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 2.996,760 euro, ku  përfshihen:

  • 2.996,760 Euro cash;
  • Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;
  • Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;
  • Armë zjarri;
  • Targa të përshtatura automjetesh;
  • Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);
  • Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.49, datë 15.05.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg”, për 50 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht për shtetasit A.N, A.T, I.N, S.N, V.T, E.M, J.K, A.A(alias A.B, alias A.S), A.A( alias E.A), M.B, N.S, E.SH, B.A, E.N, O.Z, E.J, A.N, K.N, E.R, B.XH, E.D, R.L, F.T, K.SH, H.M, GJ.C, K.T, D.M, V.I, S.B, M.H, T.XH, E.M, A.Z, F.K, A.GJ, D.B, A.P, D.B, E.D, XH.RR, A.M, G.B, L.D, E.D, F.H, D.B, A.G, F.B dhe E.Z.

Nga këto urdhër arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona),  Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2).

Gjatë hetimeve intensive të kryera është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me paramendim të shtetasit SH.K., ngjarje e ndodhur më datë 01.02.2021 në qytetin e Fierit;
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje, të mbetur në tentativë, të shtetasit P.GJ. dhe të shkatërrimit të pronës me eksploziv, e ndodhur më datë 15.09.2020, në qytetin e Tiranës;
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me paramendim, të mbetur në tentativë, të shtetasit D.B., e ndodhur më datë 04.11.2020, në zonën e Krujës;
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit E.M., e ndodhur më datë 04.07.2020, në qytetin e Burrelit;
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit H.T. dhe shkatërrimit të pronës, e ndodhur më datë 18.05.2020, në fshatin Zenisht të Matit.
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit D.B, gjatë vitit 2020;
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit P.GJ., gjatë vitit 2020;
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve E.G, L.D dhe A.G, gjatë vitit 2020;
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve F.H. dhe A.H., gjatë vitit 2020;
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit E.M, gjatë vitit 2020;
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit A.N., gjatë vitit 2021;
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve E.M. dhe T.XH., gjatë vitit 2021;
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për një rast shitje bimësh narkotike canabis sativa, dhe trafikimi të lëndëve narkotike, në një vend kufitar me Republikën e Shqipërisë gjatë vitit 2020;
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për një rast dhënie ndihmë për kalim të pa ligjshëm të kufijve, në vitin 2020;
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, në Republikën e Shqipërisë;
  • Identifikimi i autorëve të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë viteve 2019-2020;
  • Identifikimi i autorëve të mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve, për disa raste kriminale, gjatë vitit 2020;
  • Identifikimi i autorëve të një rasti të organizimit ose ushtrimit të veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, gjatë vitit 2020;
  • Identifikimi i autorit të një rasti të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike;
  • Identifikimi i autorit të një rasti të shpërdorimit të detyrës, nga persona që ushtrojnë funksione publike;
  • Identifikimi i autorëve të një rasti të goditjes ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore;
  • Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale.

Cilësojmë se, këto grupe kriminale dyshohet se kanë kryer veprat penale me pasoja të rënda të jetës dhe shëndetit, si edhe në drejtim të pasurisë. Disa nga veprat penale më serioze  për të cilat këto grupe po hetohen janë: “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të “Sigurimit të kushteve dhe të mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kultivimi i bimëve narkotikeve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, , “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurim i kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”etj.

Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale  kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale E.M., kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara E.M. dhe A.N., vijnë  edhe shtetasit E.Sh. dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë E.M. dhe A.N., në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e D.B. etj.

E.SH. kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e D.B. Po kështu E.SH., siguron informacione për lëvizjet e D. B. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit A.N.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi D. B., i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit E.M. dhe A.N. Grupi kriminal i drejtuar nga D.B., bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe F.H., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e E.M. dhe A.N. dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi E.R. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e shtetasit P.Gj., ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte. E.R., ka rekrutuar si pjesë të grupit shtetasit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e shtetasit P.Gj.

Shtetasi K.Sh., me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin E.R., duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit P.Gj.

Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon gjithashtu një shkallë shumë të lartë organizimi dhe rrezikshmërie shoqërore.

Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e një ish Deputeti, katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020, përkatësisht:

– Ish Deputeti me iniciale A.N.;

– Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me iniciale H.M.;

– Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në po këtë drejtori, me iniciale K.SH.;

– 2 efektivë të Repartit Special RENEA, me iniciale A.M. dhe A.P.

Kështu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi H.M., me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin K.Sh. dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.

Po ashtu i hetuari H.M., në bashkëpunim me shtetasin P.Gj., aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi D.B., në bashkëpunim me shtetasin A.M. (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, falenderon në mënyrë të veçantë Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust, Europol, dhe agjencive ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke, të cilët kanë mbështetur dhe ndihmuar SPAK.

Marrëveshja e Konçulit(20 maj 2001-20 maj 2024)






Mr.sci. Refik Hasani 


Më datën 20 maj 2001, pas një procesi jo të shkurtër të rundve të negocimit,  arrihet  Marrëveshja e Konçulit, për ndaljen e luftimeve  si një armёpushim me ndërmjetësimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, z.Pieter Feith, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit dhe duke u konsultuar me të gjithë liderët e partive politike, Drejtues politik të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,së bashku me Komandantat e Zonave dhe  Komandantin e Përgjithshëm të UÇPMB-së, z.Shefket  MUSLIU.

Që nga ajo kohë kan kaluar 23 vite, asnjë takim, asnjë konsultim nuk është realizuar, që nga data e kësaj marrëveshje, edhe pse është paraqitur domosdoshmëri e kohës,për rishikimin e kësaj marrëveshje, për plotësimin  pasi kan kaluar po jemi fare një çerek shekulli.   Ne Shqiptarët,  për shkak diskriminimit  ishim në një  kryengritje të armatosur dhe është formuar UÇPMB-ja, dhe ne do të duhej paraqitur e shfaqur paknaqësi mbi zbatimin.

Beogradi zyrtar,  jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës, kështu aktualisht pas 23 viteve kemi,si: Prezenca e forcave serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan  48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë, 

Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, sepse pas Marrëveshjes së Konçulit shumë Ushtarë pas dorëzimit të armëve nënë mbykqyreje, monitorimi e garantimin e ndërkombëtarë jan ballafaqur e përballur me ftesa të pranura  në biseda të shpeshta informative,jan   keqëtrajtuar, maltretuar dhe u jan ngritur  e kurdisur skenare për burgojes e arrestime,   Policia multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në policin multietnike,

Kështu, që në fllim kemi  cenim, mohim e shkelje me dy këmbët të Marrëveshjes së Konçulit,sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 3, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:

Nënshkruesit njohin dhe mbikëqyrin shtesën protokollare të Konventës së Gjenevës, të 12 Gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jondёrkombёtare, pastaj Vazhdohet  sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 4, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:

Marrëveshja vlenë për tё gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke pёrfshirё policinё e vendosur brenda apo afёr kufijve tё Zonёs sё Sigurisё, tё cilat janё tё definuara nё Marrёveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutёn 1244 tё KS tё OKB-sё.

Po ashtu, sipas asaj që u arrit konform testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 8, ka të bëj mbi  KUFIZIMET,  konform Marrëveshjes së Konçulit,për pikën dhe pikën B të këti neni mbi kufizimet

Nuk jan vetëm këto shkelje, por këtu kemi të bëjm shkelje, edhe të

Deklaratës Universale për të drejtat  e njeriut e vitit 1948,

Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave, 

Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore,dhe

Udhëzues mbi  Nenin 6, të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut.

 

Marrëveshja e Konçulit, do të duhej të RISHIKOHET për plotësimin, e nxjerrjen e një konstatimi nga palët që është   ndërmjetësuar, monitoruar e njëkohësisht ishin dhe mbein garanatues të zbatimit të Marrëveshjes së Konçulit.

Kjo marrëveshje, do të duhej të RISHIKUAR  ZBATUESHMËRIA, si për:

Të gjitha forcat Serbe që janë të përqëndruara nëpër vendbanime e lokalitete  të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të  tërheqin nëpër kazerma, duke përfshi edhe heqjen  e 48 MINIBAZAVE në Zonën Tokësore të Sigurisë,  pasi kemi militarizim të lartë në këtë Rajon,  kjo është mos zbatim  i Marrëveshjes së Konçulit,

Amnistia e ish-Ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, kjo është shkelje e Marrëveshjes së Konçulit, Policia Multietnike, do të duhej instaluar në përpjestim të popullatës, edhe  në hierarkinë Komanduese e  zingjirin Komandues në Policin Multietnike, kjo është mos respektim i Marrëveshjes së Konçulit,

 

Kujtoj opinionin e gjërë, se pas 4  dite,  të nënshkrimit  të Marrëveshjes së Konçulit, është vrar Ushtaraku i lartë i Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Komandant Ridvan QAZIMI-LLESHI, nga Tërnoci, që ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëvshjes së Konçulit.   

Përveqë TJERASH, kërkohet të zbardhet vrasja enigmatike e këtij Komandanti dhe hetimi i një Komisioni hetues ndërkombëtarë mbi ndriçimin e rastit.   

Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve, prandaj    Marrëveshja e Konçulit, është momenti  fundit edhe pas kësaj periudhe kohore të vlerësohet.

 

Të dilet me një konstatim  pasi Marrëveshja e Konçulit,  ishte rrjedhoj e kryengritjes ësë armatosur përmesë  Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, tri komuna, dhe kan mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe  2 marsit 1992.

 

Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte pushtimi klasik,u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, pasivzim e pastrim etnik. Në  23 vjetorin e Marrëveshjes së Konçulit, jan shumë arsye të njohura, për mos zabtimin e kësaj Marrëveshje.

 

*Autori i këtij vështrimi është  Refik HASANI, ka edhe një punim më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore mbi  Marrëveshjen e Konçulit.

2024-05-17

Ulqinaku Dritan Abazoviç merr mandatin nga presidenti i Malit të Zi për të formuar qeverinë e re

 


Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i ka dërguar propozim Kuvendit të Malit të Zi që mandatar për përbërjen e Qeverisë së re të jetë kreu i URA-s së GP-së, Dritan Abazoviç.

“Përfaqësuesit e GP URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi. Prandaj, mora vendim që mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besoj kryetarit të GP URA, z. Abazoviç. I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti malazez të të mbajë seancë së shpejti. të vendosë për programin dhe përbërjen e Qeverisë me propozim të kryeministrit”, ka thënë Gjukanoviç në shpjegimin e propozimit.

Në sqarimin e tij, Gjukanoviç thotë se konsultimet për mandatarin për përbërjen e Qeverisë, në të cilat ishin ftuar përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi, kanë përfunduar të hënën, më 28 shkurt 2022.

Gjukanoviç kujton se që nga e premtja, më 25 shkurt, ai ka pasur bisedime me kryetarin e Partisë Socialdemokrate (SDP) Rashka Konjevic, kryetarin e Socialdemokratëve të Malit të Zi (SD) Damir Sehoviq, përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare URA Bozena Jelusic dhe Milos Konatar, kryetar i Partisë Boshnjake (BS) Ervin Ibrahim, Kryetar i Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve (DUA) Mehmed Zenko, kryetar i Partisë Demokratike (PD) Fatmir Djek, Kryetar i Alternativës Shqiptare (AA) Niko Djelosaj, kryetar i Forcës Genci Nimanbegu, kryetari i Partisë Liberale (LP) Andrija Popoviq, nënkryetarët e Partisë Demokratike Socialiste Jevta Erakoviq dhe Abaz Dizdareviq, Sekretari i Përgjithshëm Aleksandar Bogdanoviq dhe kreu i klubit të deputetëve të saj në Parlamentin e Malit të Zi, Danijel Živković.

Sipas Gjukanoviqit, partitë e tjera parlamentare nuk kanë shprehur interesim për të marrë pjesë në konsultime për këtë temë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...