2024-05-24

The novel "Squadrons of Death" by Bardhyl Mahmut presents Serbia's genocide against Albanians - it is rated as the best work by the LSHK

Flori Bruqi,PHD

The novel "Eskadronët e vdekjes" by the author Bardhyl Mahmuti has been evaluated as the best work by the League of Writers of Kosovo, which reflects the Serbian genocide against the Albanians. The President of the League of Writers of Kosovo, Shyqri Galica, said that the work "Eskadronët e vdekjes" by the author Bardhyl Mahmuti is a special work both as a literary and artistic creation and as history. "...It is really special... 

Eskadronët e vdekjes - Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur"





Regardless of the help, which the author claims to have had from many, his own tendency in terms of literary, performative, historical stylistics is a fact that shows not only the dedication of the writer, but the talent to articulate with a rich language, with a sharp thought and a sophisticated request for the enlightenment of Serbian barbarism... ...The writer Bardhyl Mahmuti is the author who has penetrated into the epochal depths of the pharaonic spirit of the Serbian conqueror, giving the most worthy and best novel almost to date on the subject of genocide", said Galica. For the work "Squadrons of Death", the president of the League of Writers of Kosovo presented gratitude to the writer Bardhyl Mahmuti. Author Mahmuti emphasized that this recognition honors not only him, but all others who have committed to shedding light on a crime, as he calls it, so monstrous that, according to him, there is a risk of remaining silent. Mahmuti said that on the eve of the 25th anniversary of the genocide "we cannot be satisfied with what we have done so far". Further, he emphasized that the recognition by the Writers' Union of Kosovo gives a powerful impetus to the distribution of the novel, while adding that this will influence others to see the truth. "...The book 'Eskadronët e Vdekjes', no matter how modest it may seem, has been contributed by others, but thanks to the confessions given to me by either Bajrushi, Sadiku, or Vllaznimi, because the main characters in the novel are real characters. It is precisely those characters who have given him a push and today they are calling me from Italy about who Sadiku is... The acknowledgment from the Writers' Association gives a powerful push to the distribution of the novel not because of Bardhyl Mahmut, but because by reading either in Italian, English or in all other languages ​​they will have the opportunity to see a truth from our point of view. ", said Mahmuti. The book "Death Squads" authored by Bardhyl Mahmuti, was published by the "Genocide in Kosovo-open wound" Center. 

Prezantim i romanit “Eskadronët e vdekjes” dhe bashkëbisedim me autorin z.  Bardhyl Mahmuti - DRINI.us




 The author Bardhyl Mahmuti's novel is based on true events and was published on the occasion of Genocide Day in Kosovo, January 15, 2021. This work has had several editions in Albanian, and has been translated and is being translated into several foreign languages.

Bardhyl Mahmuti përmes “Eskadronëve të vdekjes”, ka arritur të sjellë dëshmi të fuqishme për krimet e kryera nga regjimi serb ndaj shqiptarëve në Kosovë

Shkruan: Erjon Hadergjonaj 

ROMANI “ESKADRONËT E VDEKJES” I BARDHYL MAHMUTIT - Orfeu.AL


 Pas leximit të librit “Eskadronët e vdekjes”, si një i ri cili nuk e ka përjetuar luftën e fundit në Kosovë, mbeta i tronditur dhe i prekur thellë nga rrëfimet e jetës reale dhe përjetimeve të përshkruara aq qartë dhe artistikisht nga penda e autorit në këtë roman. Me të vërtet nëpërmjet veprës autori Bardhyl Mahmuti ka arritur të sjellë një dëshmi të fuqishme dhe mjaftë mirë të detajuar për krimet gjatë luftës të kryera nga regjimi serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Përmes karaktereve si Mifi dhe Sadiku e shumë të tjerë të cilët pasqyrojnë të dyja anët e konfliktit, kam arritur të futem plotësisht në atë periudhe mjaftë të errët por edhe krenare të popullit tonë; personazhe këto të cilat na prezantojnë jo vetëm me mizoritë e përjetuara, por edhe me humanizmin dhe rezistencën e atyre që kanë përjetuar këto ngjarje. Dialogjet dhe përshkrimet janë sa të fuqishme aq edhe të ngarkuara emocionalisht, saqë e bën të pamundur të mbetesh indiferent dhe të mos futesh me tërë trupin, mendjen dhe përjetimet në botë e tragjedisë që shpaloset pothuajse në çdo faqe të këtij libri.
Eskadronët e vdekjes - Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur"


 “Eskadronët e vdekjes” nuk është vetëm një dokumentim i historisë; nuk është një kronikë e thjeshtë por edhe një thirrje sublime për drejtësi dhe një kujtesë e shkrirë në letër për të mos harruar kurrë viktimat e këtij gjenocidi. Ky libër, më ka ndihmuar të kuptoj qartë kontekstin dhe pasojat e luftës në Kosovë, të kristalizoj ne vetëdijen time sakrificën e popullit tonë në rrugën për liri dhe gjenocidin serb ndaj popullit shqiptar i cili edhe sot e kësaj dite mbetet i pandëshkuar, por dhe më ka zgjuar dëshirën e zjarrte të reflektoj mbi nevojën për të njohur dhe dënuar krimet e kryera. Unë si një i ri, mendoj dhe do të bëj thirrje të vazhdueshme që një vepër kaq fisnike si “Eskadronët e Vdekjes” duhet lexuar nga të gjithë ata që kërkojnë të kuptojnë më shumë rreth asaj periudhe të errët gjenocidiale dhe që duan të kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës kolektive për të parandaluar përsëritjen e tilla tragjedive në të ardhmen, duke ngurtësuar kështu përgjithmonë veprën e lavdishme të luftëtarëve të UÇK-së, dhe për të gjetur drejtësi për të gjitha viktimat e pafajshme. Ndoshta kësisoj kur edhe ne të rinjtë do të kuptojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtet dhe duke luftuar me forcat tona për ta shtyrë drejtësinë përpara, nënat të cilat kanë ende lot në sy do të gjejnë prehje duke ditur se kriminelët e vërtet janë ulur në bankat e drejtësisë. Ndoshta dikur, çlirimtarët e vendit tonë do të kthehen në atdheun e tyre duke e ditur se gjeneratat e reja po rriten të lirë në vendin të cilin e mbrojtën pa kushte, atëherë ndoshta plaga e madhe e Kosovës, do të shërohet sado pak…

KD: Shteti vazhdon t’i përjashtojë pensionistët duke mos i harmonizuar pensionet e me koston e jetesës siç ua garanton ligji

 Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës ka dështuar të përllogarisë koston e jetesës së mijëra pensionistëve në mënyrë që t’i rrisë pensionet dhe t’i përshtatë ato edhe me inflacionin.

Ky mosharmonizim përbën shkelje të të drejtave të qindra mijëra pensionistëve dhe dështim për t’i mbrojtur të drejtat që ua garanton ligji. “Qytetarët e Kosovës, të cilët i kanë mbushur 65 vite jetë, pavarësisht nga historia e tyre e punësimit gëzojnë të drejtën e pensionit bazë, politikë pensionale e cila ishte vendosur si masë për zbutjen e varfërisë. Por, përkundër qëllimit të kësaj mase, si mjet jetik në luftën kundër varfërisë dhe mbrojtjes sociale të qytetarëve që kanë mbushur moshën e pensionit, ky qëllim nuk është përmbushur asnjëherë”, është thënë në reagimin e IKD-së.



Më tej thuhet se shuma e përcaktuar ndër vite ka qenë e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet minimale të përfituesve.

Për më tepër, institucionet e Kosovës, respektivisht Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS) për vitet e mëhershme, tani Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) nuk kanë ndërmarrë hapa adekuatë dhe nuk kanë zbatuar legjislacionin në fuqi për caktimin e lartësisë së pensionit.Sipas Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, MFPT e ka për obligim që për secilin fundvit, t’i propozojë Qeverisë së Kosovës lartësinë e pensionit për vitin e ardhshëm, në pajtim me koston e jetesës dhe inflacionit. Në këtë kuptim, pensionet duhet të harmonizohen me koston e jetesës duke rritur shumën e pensionit që duhet paguar me të njëjtën përqindje bazuar në Indeksin e Kostos së jetesës të vitit paraprak.“Përkundër që është obligim ligjor, MFPT dhe Qeveria e Kosovës nuk propozuan dhe nuk morën vendim në pajtim me Ligjin për Skemat Pensionale të financuara nga Shteti dhe në pajtim me Ligjin mbi Metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensionit bazë në Kosovë dhe caktimin e datës për sigurimin e pensioneve bazë. Mospërshtatja e pensioneve duke e përllogaritur koston e jetesës çdo vit është shkelje e të drejtave të qindra-mijëra pensionistëve. Dështimi për t’i përshtatur pensionet me koston e jetesës është një dështim për t’i mbrojtur të drejtat që u ka garantuar ligji. Rrjedhimisht, kjo ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë situatë të vështirë jetese për këtë kategori që siguron jetesën bazuar në pensionin e shtetit”, ka vlerësuar IKD.

IKD-ja shpreh shqetësimin e thellë për moszbatimin e dy ligjeve themelore të cilat kanë në mbrojtje afërsisht 147 mijë pensionistë të Kosovës, të cilët mund të jenë në kufirin e varfërisë për shkak të mosveprimit të shtetit.

“Shteti ka për obligim që të ofrojë kujdes shëndetësor, strehim dhe shërbime shtesë për të siguruar standard mesatar të jetesës për pensionistët. Andaj, IKD, kërkon nga MFPT dhe Qeveria e Kosovës, që të nisë së zbatuari të dy ligjet. Në të kundërtën, për interes publik ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha procedurat ligjore që kjo çështje të adresohet”, thuhet në reagimin e IKD-së.

Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami: “Nuk është trim ai që e ngrehë gishtin e krimit, por është trim ai që e shtrinë dorën e pajtimit”! Adem DEMAÇI





 Në vend se të ushtrojë rolin e gardianit për Kombin e vet dhe funksionin që e kryen, Hashim Thaçi, po hyn udhë e ndër udhë për hatër të disa diplomatëve që i përshpërisin në vesh: “Ti nuk do të shkosh në Hagë, po e bërë këtë dhe këtë shërbim”. Dhe ky njeri po nënshkruan në Rambuje dhjetë pikat e panegociueshme, ku do të mbeteshin 11000 ushtarë dhe milicë të Milloshit; po nënshkruan Vjenën, po nënshkruan demarkacionin e çka nuk do të nënshkruan, vetëm të hyn në histori “për dritare”, siç provoi me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës të Kosovës më 17 shkurt 2008. Ajo detyrë i ka takuar Presidentit të Kosovës, ose të paktën Kryetarit të Parlamentit e jo kryetarit të Qeverisë së Kosovës. Në dhjetë ditshin e dytë të fillimit të Lëvizjes për pajtim të gjaqeve, në zyrën e Anton Qetës, do të mbahet një takim konsultativ. Aty ishin: Anton Çeta, Muhamet Pirraku, Zekeria Cana, Mulla Idriz Kosova dhe Hakif Bajrami. Pas fjalës hapëse të prof. Anton Çetës, do t’i jepet fjala Hakif Bajramit, pa e kërkuar fare. Do ta shtroi këtë detyrë të rreshtimit pajtimtar dhe politik të shqiptarëve në mes tjerash: “Ne duhet në të njëjtën kohë t’i zhvillojmë TRI detyra paralele. Së PARI, nuk ka kuptim logjik, shkencor dhe social fjala “falje e gjakut”, por ka logjikë fjala PAJTIM gjaqesh, ka Lëvizje të pajtimit të shqiptarëve në mes veti; Së DYTI, duhet me të gjitha mjetet ta nxjerrim popullin (kombin) nga kthetrat e Kanunit si ligjësi e historisë reale, kur populli nuk kënaqet me gjykimet e pushtetit okupator, dhe nxjerr një ligj-zakon shumë të ashpër, por logjik për kohët në stilin “dhëmb për dhëmb”. Këtë zakon duhet ta largojmë nga populli me këtë Lëvizje pajtimtare, dhe, tërë peshën e krimeve t’ua lëmë në peshojë gjyqeve me ligjet e shtetit që do ta ndërtojmë në vijim si vazhdimësi e këtij procesi shumë me interes për Kombin tonë. Së TRETI, kjo Lëvizje e pajtimit dhe rreshtimit ri politik kombëtar, do të hapë rrafshin e luftës së mundshme me okupatorin, dhe atë luftë duhet me fjalimet tona, popullit që kupton, e populli kupton në mes rreshtave , do ta organizojmë dhe kur të fillojë, aty do të jemi të gjithë. Por, do të bëjmë LUFTË TË DREJTË nacional-çlirimtare, në aspektin e vërtetë, ku edhe pakicat në Republikën e Kosovës do të ishin të barabarta, ashtu si e parasheh Karta mbi të drejtat e njeriut. Me këtë kapital kombëtare, kur u pajtuan shumë familje shqiptare, patëm shkuar së pari në Zvicër. Aty kishte shumë grupacione politike, bile edhe të hasmuara politikisht njëra me tjetrën. Në Bazel në banesën e një vendasi i ndamë detyrat: Baca Anton me Idrizin të i pajtojnë familjet, unë të angazhohem më tepër për pajtimin e grupacioneve politike, të cilave nuk guxuam t’u flasim publikisht. Më kujtohet, se drejtuesi i Partisë Marksiste Leniniste për Republikën e Kosovës, me adresë, u pajtua publikisht të kaloi në LDK. Dhe ashtu ndodh në tubimin e Cyrihut. Vijoi aktiviteti edhe në viset tjera, diku me sukses e diku pa sukses, por çështja u zgjerua edhe në Gjermani. Janë faktet. Janë ruajtur edhe incizimet. Qëllimi ynë ishte se duhej t’i shpjegojmë asaj mase PATRIOTIKE, se “komunizmi ka vdekur, se ylli në Flamurin Kombëtar nuk është problem, por ne duhet të rreshtohemi për Epokën e re që është me ne dhe para nesh. Togfjalëshi “E vërteta dhe pajtimi” vijnë në Republikën e Kosovës si mall i porositur nga arsenali i “strategjive të kundërta” për ta mjegulluar plagën e Kosovës, për t’i hapur Serbisë rrugë kah Evropa pa e paguar çmimin e saj për gjenocid. Këtu është problemi i disa shteteve dhe i Brukselit, pale me çmimin tonë ta “nxjerrim Serbinë nga kthetrat e Kremlinit”. Kjo punë nuk është detyrë e jonë. Kush i ka dhënë Serbisë kredi private më 1998 për të na shfarosë dhe e ka futë në greminë për hir të interesit privat, ai –ata duhet ta nxjerrin nga humnera. Është këtu fjala për prurje flladi diplomatik në Ballkan, fllad ky që flet në emër të forcës, pa i kuptuar plagët tona subjektive shqiptare. E vërteta, disa diplomatë po veprojnë mirë, të paktën të na tregojnë se nuk jemi vetëm. Por, së pari ne duhet ta duam vet vetën e jo të ngasim te ambasadat, për t’i “konsultuar” për çdo imtësi. Ky zanat është sa destruktiv aq edhe poltronizëm në shëndetësinë politike dhe shtet-ndërtuese për Kosovën, sepse atë zanatë na e kalkulojnë për naivitet. PO, ne duhet të begatojmë miqësinë, patjetër shtet- ndërtuese, sepse të gjitha shtete në botë luftojnë për perfeksionim të sistemit ekonomiko- shtetëror pa ndërprerë. Ky rreshtim kurrë nuk pushon. E tash, në këtë nivel të “instrukcionizmit” nga ambasadat , së pari shqiptarët duhet të pajtohen në mes veti, se cili është çmimi i pajtimit, kur të vërtetën nuk po e dimë, sepse këtyre të huajve, posa nuk u pëlqen diçka, e kanë moto: “mos hyni në histori” , sepse me histori nuk janë bash student të mirë, i kanë mjegullat e tyre koloniale dhe të luftërave lokale kudo nëpër botë, ku industria ushtarake kurrë nuk ka dëshirë të ndalen sepse nuk kanë ku e shesin mallin pastaj. Çka me bë me ata miliona punëtorë në industritë ushtarake… Këta diplomatët pasi që po e duan Serbinë evropiane dhe kjo është shumë e drejtë dhe e shëndetshme për popullin serb, duhet të shtrohet strategjia : “Si të nxirret Serbia nga gremina e urrejtjes dhe hakmarrjes, sepse e ka humbur luftën me gjenocid”. Ky parim arrihet vetëm nëse qendrat e fuqisë, të cilat e respektojnë popullin serbian, duhet me kujdes ta vetëdijsojnë Serbinë, ashtu si u vetëdijësua Gjermania 1945-1965, që t’i paguaj dëmet e luftës, dhe si akt i dytë, të kërkoi falje. Mbi këtë kapitull, pastaj vepron lufta diplomatike- politike, për të vërtetën dhe pajtimin e mirëfilltë. Lëvizja jonë për të vërtetën dhe pajtimin, do të ketë edhe karakter mobilizues, nuk do të lejohet në asnjë nivel të na përzihet në punën tonë humane kombëtare ideologjia sidomos tani. Ne do të i pajtojmë edhe ca familje shqiptare më 1991 me disa nacionalitet tjera, e që këto raste janë të pakta, por ia vlen ta keni edhe këtë faktor në obligim. Do ta mësojmë të vërtetën dhe do të bëjmë pajtimin, në viset e Shqipërisë Vjetër- në ish Vilajetin e Kosovës (prapë po them më 1990/1.., dhe kudo ku kanë mbetur shqiptarë nën robërinë jugosllave. Pastaj do të dalim edhe në diasporë dhe atje do të kemi pengesa të dukshme politike sepse diaspora jonë ishte, si i kemi informatat pikë e pesë, atëherë për ideologji. E ideologjia në këtë Lëvizje nuk ka asnjë pëllëmbë hapësire. Tani Serbia do të na mbajë në maje të thikës pikërisht për ideologji pansllaviste. Ky fakt duhet të thuhet, por jo prej atyre që belbëzojnë gjuhë të huaja, tragjikisht në histori dhe janë injorantë në politikë e diplomaci, pa asnjë ditë përvojë, e mos të flasim për teori. Ne kemi sot diplomat që ka “doktoruar” për monedhat e gjetura në antikë e merret me diplomaci?!!! Ja ku jemi, nuk të bën partia profesionist. Na ndihmoftë inteligjencia shqiptare, populli i madh e i vogël dhe pa dallim nga mosha dhe gjinia, në procesin e së vërtetës dhe pajtimit, që duhet të kontribuojë, së pari në njohjen e vet vetës, sepse kemi shumë saboterë madje edhe dezertorë të luftës, e ata nuk duan ta mësojnë të vërtetën, prandaj nuk e duan as pajtimin . Ata duan të mbesin në mjegullat e kohës dhe mos të dihet e vërteta dhe këtu na pret makineria vrastare\serbe që ne të kemi problem me veten dhe ajo të mbetet në breg. Me këtë rreshtim pune do të pajtohen të gjithë, por nuk do të pajtohen së pari serbianët që nuk duan kurrë të njihet e vërteta. Orarin e punës do ta shtrojë më 1990/1.. gjithnjë Dr. Muhamet Pirraku dhe do të aprovohet në tërësi, Pastaj do të flasë Mulla Idrzi Kosova , duke thënë se në këtë punë fisnike dhe humane do të na ndihmoi ZOTI. Në fund fjalën përfundimtare do ta japi Zekeria Cana me këto fjalë: “Ne jemi në të tri detyrat që i shtroi Hakifi, në një luftë të madhe të shekullit. Puna jonë do të ketë sukses. Në këtë jam i bindur, sepse pas e kemi tërë popullin prapa; e kemi tërë rininë dhe punëtorinë kudo. Askush nuk do të munndet të na pengoi , nëse duam ta kryejmë punën pa hile, pa pleqënime të stërgjata dhe me cinizma, por me fjalë që afrojnë dhe shërojnë. Këtë drejtim Baca Anton dinë shumë mirë ta drejtojë. Na qoftë puna e mbarë më tutje. Deri me tash kemi premtime të mëdha. Tani kur kemi të bëjmë me një plagë në mes shqiptarëve viktima dhe serbianëve xhelatë, do të ndodhë çdo gjë së pari pos të dihet e vërteta. E mos të dihet e vërteta do të bëjnë argati edhe shumë shqiptarë. Këtë Hashim Thaçi e dinë fare mirë dhe nuk i duhet grada në politikë kur pala serbe nuk do të shtrijë dorë tani për tani me asnjë çmim. Në këto premtime, ata që falin dhe atyre që u falet, do të duhet shtrënguar moralisht me BESEN shqiptare se do të ketë dobi kombi i tëri kudo që është. Presidenti Hashim Thaçi ka filluar një punë shumë fisnike në përmbajtje dhe humane në shërimin e plagëve të historisë. Tani, iniciativa e Presidentit Thaçi, i përngjanë disi iniciativës së ish Presidentes Atifete Jahjaga për “luftimin e korrupsionit”, i cili mjerisht me “leje” të politikave po lulëzon kudo dhe në çdo pore të jetës po metstazon si fruthi. Korrupsioni nuk është ekuivalent në meridianet e së vërtetës dhe pajtimit. Por , në hulumtimet e mia, rreth pesëdhjetë-vjeçare për këtë plagë të pajtimit dhe të së vërtetës së pari populli duhet të ketë kurajo, duhet guxim, jo të njëanshëm si tha ai ambasadori i OSBE-së se “duhet favorizuar pakicat”!. Ja atentati i parë mbi këtë iniciativë, sepse Serbia në krimet që i ka bërë nuk ka qenë pakicë, por me tërë makinerinë shtetërore ka provuar të na shfarosë, madje ka bërë plane dhe programe, që janë në duart tona e që dëshmojnë për orientimin gjenocidal serbian mbi shqiptar. Ky realitet nuk mund të abortohet me moralizime diplomatike dhe politike. E vërteta dhe pajtimi, nëse nebulozohen me diplomaci dhe politikë, që në fillim duhet nënshkruar dështimin. Kjo punë fisnike dhe humane do intelektualë të autoritetshëm dhe shumë inteligjent, në të dy anët. Nuk është këtu fjala për kompetenca, por është fjala sa gjenerata jonë intelektuale shqiptare dhe serbe, donë të mos i mbetet asnjërit popull ma barrë që peshon tragjikisht , diku më tepër e diku më pak, por plaga është plagë. Lidhur me këtë, ata që thonë se duhet të i harrojmë historinë, shumë gjëra nuk janë për komision as që mund të ndihmojnë së vërtetës dhe pajtimit në asnjë levë, sepse mbi të vërtetën askush nuk ka primat, përpos ai që e ka pësuar, e në luftë, ta marrim si tanges gjeneral, kanë pësuar të gjithë. Ejani e mos të pësojë ma askush, kur mundemi dhe duam, por para se gjithash duhet të përballemi me të vërtetën. Dhe, të vërtetën sot për sot pala serbiane nuk e donë, pa marrë para sysh se Presidenti paska biseduar me shumë personalitete për këtë çështje. Shkurtë e shqip, ata që i pashë në tubimin e Hashim Thaçit, nuk janë të aftë ta bartin çështjen deri ku duhet. E në rrafshet tjera zor se tani për tani do të gjendet intelektual që do t’i shkonin pas ndonjë Antoni të Ri, jo që nuk ka, por plaga është shumë më e komplikuar, sepse njëra palë po e shtrinë dorën e pajtimit, por pala tjetër duhet ta publikojë “gishtin e krimit”. Këtu ndahen lumenjtë , dhe e vërteta e ngulfat pajtimin në çdo pore të jetës saj reale, që është e mundur, por nuk është shëruese shpirtërore, se dikush në vend që të shtrijë dorën , po ndërton mure, e muret, dihet se çfarë roli kanë muret, madje nuk po ndalë fare gishtin e krimit siç provoi në Podgoricë, në Shkodër, në Prishtinë, me iniciale “made in dedinje- kremlin”!. Në këtë nyje Presidenti na del pak sa i nxituar për diplomaci. 2. 2017 Prishtinë

Prof. dr. Hakif Bajrami: Dorëshkrimi serb për Skënderbeun i viti 1778 IV

Familja e Skënderbeut sipas dorëshkrimit 


 Shkrimtari Serbian (Teodosie) në dorëshkrimin e tij për Skënderbeun (1778), ka shkruar pa asnjë kaptinë apo pjesë të sistemimit, pra ishte dorëshkrim pa kompozicion. 

Lidhur me këtë, sa i takon Pal Ëngjelit, dorëshkrimi Serbian thot se “është i pari që ka shkruar libër për Kastriotin, por që librit tij I ka humbur çdo gjurmë”. 

Do të thoshim edhe një herë se ai shkrim sigurisht është anatemuar nga Vatikani, si klerik i të cilëve ishte Pali.

 Se cili ishte fati i librit tij duhet të zbulohet duke hulumtuar relacionet e tij me Vatikanin dhe Vaslenën. 

Së treti, për familjen e Skenderbut ndër të parët ka shkruar edhe Dhimtër Frangu më 1480, i cili shkrimin (kompozicionin) e tij e ndanë në 10 kaptina.

 Kurse Marin Barleti (1503/5) shkrimin e tij për Skënderbun e ndanë në 13 kaptina.29. (29.Shiqo: Këto botime dhe krahasoi me realitetin hostorik të kohës sonë). 

 Karriera e Gjergj Kastriot Skënderbeut sipas Dhimtër Frangut përshkruhet se ishte djali i Gjon Kastriotit, zotruse i Emantisë ose Umentstisë






Nëna e Skenderbeut sipas Dhimitër Frangut ishte Vojsava, vajzë e një zotëruesi nga Pollogu i Maqedonisë dhe Bullgraisë



                                         Gjon Kastrioti 


Lidhur me këtë, babai i Skenderbeut (Gjon Kastrioti) duke mos u pajtuar që të konvertohet në islam, do të lidhë paqe me Sulltan  Muratin, duke pranuar vazalitet dhe duke i dhuruar fëmijët si peng: Reposhin, Stanishën, Kostandini (i cili në pagzim sipas serbianit quhej Gjergj.30. (30.Shiqo komentimet e: Sansovinit, f. 272 cituar sipas Ç. Mijat. Serpski rukopis o Skenderbegu 1880/90), f. 22).

 Marin Barleti familjen e Skenderbeut e plason se ka prejardhje nga Emantia. Ndërsa gruaja babait Skenderbeut (Gjoni) ishte një princezë rasiane, e cila i lindi nëntë (9) fëmijë:vajzat- Marën, Jellën, Angjelinën, Vllaicën; djemët: Reposhin, Stanishën, Konstandinin dhe Gjergjin.

Dorshkrimi Serbian (Teodosie) shkruan se Gjon Kastrioti e kishte bashkshorte Voisavën me prejardhje bullgaro-vllehe.

Me te Gjoni i kishte 3 djem :Stanishën, Gjorgjin dhe Konstandinin.

Dorshkrimi Serbian prejardhjen e Skenderbut e nxjerr nga thrakasit ose e lenë zvarë, në fillim. 

Dorëshkrimi Serbian thot se Gjoni ndahet nga fëmijët e vet, sepse sulltani e shkeli marrëveshjen duke ia muslimanizuar TRE djemtë. Kallugjeri Serbian në dorëshkrim (supozohet se është njëfar Teodosije-H.B) qalon në falsifikime serioze  sa që shkruan se Gjergji para se të “lindëte”, është BIRSUAR nga Gjoni dhe Voisava”!!!

 Kemi të bëjmë pra me një gënjeshtër të paskrupullt  serbiane të radhës. 

Dhe, ënjenë  popi serb  ngase  e ka  lënë testament  Sveti  Sava nga viti 1219. 

Lidhur me biografinë e Skenderbut, M. Barleti shkruan se u muar nga Sulltani si haraq në gjak në moshën 9 vjeqare.

 Ndërsa Dhimitër  Frangu shkruan se Gjergj Kastrioti u dergua  në oborrin e Sulltanit në moshën 8 vjeqare.

Sipas dorëshkrimit Serbian, Gjergji u dërgua në Pallatin e sulltanit në moshën 12 vjeqare.31. 
(31.Shiqo veprat e autorëve të cekur dhe Dorëshkrimn Serbian f.61.,f.163/5). 


 Sipas M. Barletit kontakti i pare i Skenderbeut me luftën ndodhi në Anadolli në moshën 18 vjeqare. Sipas Dh. Frangut kontakti I Skenderbeut me luftën ndodhi në moshën 19 vjeqare. Ndërsa, sipas dorëshkrimit Serbian kontakti I Skenderbeut me luftën padiskutueshëm ndodhi në Anadolli në moshën 20 vjeqare. Lidhur me kët për dallim nga lufta ekipore, në dyluftim sipas Dh. Frangut dhe M. Barletit Skenderbeu doli kundër Jahja Zanpës, Dorëshkrimi Serbian lidhur me këtë thot se Gjergj Kastrioti Skenderbu në dyluftim doli me Adiosin, ndërsa herën e dytë doli kundër Zam Hasanit. Lidhur me këtë dorëshkrimi Serbian thot se Skenderbeu gjatë dyluftimit u sulmua pabesisht(tinzishtë) pas shpine nga Zapsa derisa po luftonte kundër Jahjas. Pra Skenderbeu jo vetëm që deshmoi heroizma idviduale, por deshmoi gjenialitet komandues edhe në luftëra vednimtare për Perandorinë, e për të cilat nuk dihet ende. 32.(32.Shiqo edhe Dorshkrimin Serbian 1778, f. 125; B. Hrabak, Skenderbeg I njihova ratna vestina, dprëshkrim 1972-ligjeratë.). Në vijim dorëshkrimi Serbian e përshkruan Skenderbeun në luftë kundër Ugërve (Hungarezëve-hb) ku manovroi sa që Ugrët u tërhoqën nga lufta kurse Kastrioti u kthye në Edrene me tërë ushtrinë e ku Sulltani e priti me festim të paparë.33. (33.Dorshkrimi Serbian, f. 125). Lidhur me këtë M. Barleti dhe Teodosie (autori Serbian?) shkruajnë se Skenderbeu luftoi një kohë kundër bizantinëve dhe kundër Ugërve (Hungarezëve), duke deshmuar intelegjencë dhe profesionalizëm të paparë ushtrak. Në këto luftëra thot dorëshkrimi, Skenderbeu së jashtmi luftonte si musliman I devotshëm, ndërsa në zemër ishte I krishterë, pra nuk thot as ortodoks e as katolik. 34.(34. Dorshkrimi Serbian, f. 131). Dorëshkrimi Serbian e potencon se “Skenderbeu nuk luftonte kurrë me zemër kundër të krishterëve”. 35. (35. Dorëshkrimi….f. 182). Madje, pas vdekjes së të jatit,thuhet në dorëshkrim, Sulltani ia helmos vllazërit e Skenderbeut?. Me këtë rast, Sulltani do ta ketë një bisedë SERIOZE me Skenderbun, sepse ky I fundit e luti seriozisht që ta kthejë në pronën (shtetin) e babait të tij për ta vazhduar “shtetësinë princore”, si vazal më 1441..36. (36.Dorëshkrimi Serbian , f. 2=127). Probelmi vijues që shtrohet në dorëshkrimin Serbian është pyetja: Pse Sulltani në shumicën e betejave vendimatre për një dekadë e më tepër, ia beson komandimin Skenderbeut. Të përgjigjesh në këtë pyetje do të thot se Skenderbeu, thuhet në dorëshkrim ishte: I dashur nga ushtarët, së dyti ishte me fat, së treti ishte komandnat temperament me refkekse të papara shpejtësie në përdorimine shpatës dhe shigjestës, se Heroi I luftërave të tilla të rrufeshme dhe të pamëshirëshme donte të tregohej dhe të ishte gjithëmonë I PARI. Ky virtyt i krijoi Sulltanit njëherit edhe një FRIGË, se ky personalitet promotor I të gjithë luftëtarëve nga viset e TRI kontinenteve (Evropë, Azi, Afrikë) po imitonte Aleksandrin e Madh dhe do ta tejkaloi, dhe një ditë do ta aspirojë FRONIN, prandaj në luftërat vijese, vet Sulltani ia caktone detyrn që të jetë I PARI duke ia dhuruar merin SKENDERBE-KRYEGJENERAL, duke ia “krijuar shansën që një ditë në një betejë e ato ishin të shpeshta, të VRITET”. 37.(37.Dorshkrii Serbian, f. 131;Dok. Nga Hilandari të siellura nga B. Hrabak përmes një kallugjeri që ishte denuar dhe ekskomunikuar atje në vitin 1965.). Dorëshkrimi Serbian zbulon se MISIONI I Kardianlit Juliani (misionar I Papës-hb) nuk ishte i përshtashem për të krishterët ortodoks. Në faktë, zbulon dorëshkrimi, se ortodoksët dhe katolikët ma tepër URREHESHIN në mes veti për primat të kanoneve se : Zoti PËRMES Krishtit e jep shqiprin (ortodoksë); SE Zoti DHE Krishti e japin shpirtin (katolikët). Shqiptarët pra janë ndrydhë skajshmërishtë nga të dy anët, para se të arrinte Islami I cili u treguan më “shkencor”, duke përjashtuar premisat profane filozofike trasmetuese të SHPIRTIT- gjallërisë nga Zoti “PËRMES” KRISHTIT (Ortodoksët) dhe, SHPIRTIT- gjallërisë nga Zoti DHE KRISHTI (Katolikët);te ISLAMI duke ‘deshmuar’ se Zoti DREJTËPRËRDREJTË e jep SHPIRTIN, pa ndemejtsimin dhe pa Muhamedin. Në këtë mjegulli racionalizmi dhe empirizmi filozofik mazohist, protestant shqiptarët, shumë lehtë do të konvertohet në racionalizëm emprik islam në stilin COGITO ERGO SUM.38. (38.Shiqo dorshkrimin Serbian dhe parantezat e tij fikse.f.165;175..hb; shiqo: Rene Dekart, Discour de la metode…). Dorëshkrimi Serbian e përshkruan luftën e Skenderbeut në Moravë, duke komanduar që të tërhiqet nga lufta me Ugrët (Ungarezët). Dorëshkrimi jep lidhur me këtë një risi se Skenderbeu do t` i vrasë të gjithë ata jeniqerë (ushtarë) që nuk i binden (1444 apo 1448?), për mos me I treguar Sulltanit filozofin e DEZERTIMIT, DUKE I GJURMUAR EDHE ATA USHTARë Që KISHIN GJETUR STREHIM TE FSHATARëT VENDAS të cilët e flasin një gjuhë larg asaj slave, pra shqip në trevën e Toplicës.39. (39.Dorëshkrimi . f. 201; Dokumente të kometuara nga B. Hrabak 1969-ligjeratë.). Skenderbeu sipas dorëshkrimit lajëmorohet përmes Hamzait se do të kthehet në Kruajë. Në vijim fragmentarizohet fjalimi I Gjergj Kastriotit SKENDERBEUT në Krujë. Ai fjalim thot dorëshrimi ishte një nivel ma I lartë se oratoria e Ciceronit, duke akuzuar Sulltanin për robrim të popullit tij, duke treguar se është kthyer për t` u vu në ball të atdheut, se LIRINË NUK UA KAM SIELL, POR E GJETA KËTU TE JU, NË SHPATAT DHE SHIGJETAT E JUEJA.”. 40.(40.Dorëshkrimi …f. 203; Ligjerata e B. Hrabakut 1969.). Dorëshkrimi Serbian provon ta zbulojë se ku është zhvilluar beteja e dytë e Kosovës më 1448?. Në dorëshkrim theksohet se lufta është zhvilluar në kishë (Graçanicë). Dilema a lidhi Skenderbeu paqe apo armpushim me Sulltanin në Shkup më 1463? Çështje tjetër thelbësore është se Gjergjë Kastrioti SKENDERBEU më 1463 a lidhi Marrëveshje paqësore me Sulltanin në Shkup, apo ajo marrëveshje ishte një armëpushim. Nëse është lidhë Marrëveshje paqësore, atëherë Sulltani e ka thyer SHERIATIN, nëse Skenderbeu ishte aty si I KRISHTERË, sepse (asnjë SULLTAN KURRË-hb) nuk ka pasë të drejtë të lidhë PAQE me një të krishterë. Ky fakt përmes dokumenteve autrentke që ruhen në Stamboll, mund të zbulohet, por po mbahet qe dy shekuj ur dihet I “skajuar nga hulumtuesit”. Nëse Sulltani dhe Skenderbeu kanë lidhë marrëveshje PAQESORE në Shkup më 1463, atëherë Kastrioti ishte musliman, për ndryshe sipas Sheriatit “çliruesi I Stambollit më 1453, në asnjë variantë nuk ka guxuar të nënshkjruaj paqe me të krishterin. Nëse Skenderbeu ishte IMAM I ushtrisë që e koamndonte ai së pakut me rregullat sulltanore është dashur që së pakur 15 herë “ta bëjë HATME KURANIN”. Autori I dorëshkrimit me tërë mundësinë intelktuale PROVON ta falsifikojë luftën e Skenderbeut se ishte me orgjinë serbiane. Në asnjë mënyrë autori nuk mund të pajtohej se një shqiptar do të fitonte namë të tillë në tërë Evropën, sepse edhe atëherë arbanasit konsideroheshin për sllavët “armiqë për vdekje”. Dhe provonte këtë, popi sernian Teodosie, për ta dytësuar të drejtën shqiptare, sepse pikërishtë nga kisha nxitej që një ditë të përtrihet perandoria e Dushmanit (Dushanit) 1346-1355). Fjalimi i Skenderbeut sipas dorëshkrimit serbian kur erdhi në Krujë Dorëshkrimi Serbian zbulon një detal me rendësi kur është në pyetje fjalimi I Skenderbeut, pas kthimit në Arbëri, përmes Nishit-Prekupës-Kushumlisë-LLapit-Kulinës-Caralevës-Prizrenit-Lumës-Dibrës në Krujë. Aty ndër të tjera thot: “Lirinë e kemi në shpatat dhe shigjetat tueja. Ky faktë bëhet më I sigurtë sepse me neve janë vllazërit tanë-Dibranët”.41. (41.Dorëshkrimi, f. 186). Lidhur me këtë, Kuvendin sipas Dhimitër Frangut dhe Marin Brletit, Skenderbeu e ka mbajtur në Krujë. Ndërsa, sipas Dorëshkrimit Serbian kuvedni është mbajtur në Ulqin. 42. (42. Dorëshkrimi…f 130;f. 30). Në Kuvend Skenderbu do të thot se do të kemi vështërsi sepse kemi të bëjmë me amriqë të popullit, prandaj do të ketë deshprime nga nënat dhe baballarët tanë, por liria nuk ka çmim dhe ne do të luftojmë për ta meriatuar atë”. 43.(43.Dorëshkrimi… f. 196). Dorëshkrimi Serbian zbulon se ekspedita e parë kundër Skenderbeut e nxituar nga Sulltani është drejtuar nga Ali Pasha (Barleti), ndërsa Dh. Frangu komandarin që e sulmoi Skenderbun e quan Bali Pasha. Dorëshkrimi Serbian me qellim i pshtjellon vendet dhe emrat për ta promovuar Skenderbeg “Cenojeviqin”, që ishte malazez I islamizuar e që ishte sanxhakbe 1513-1929 me qendër në Zhablak, pra jo në Krujë si qendrë e Arbanisë.44. (44.Dorëshkrimi..f. 173). Edhe emrat e pjesëmarrësëve në Kuvednin e Skenderbeut me rastin e kthimit në Krujë, dorëshkrimi serban I jep shtrembërim duke I injoruar shumë shqiptarë e duke I vënë në pozitë përparësie despotin e Vlorës-Stepanin, që kishte mbetur si relikt I kohës Dushmanit ( Dushanit) dhe njëfar Ivan Bojanin e pjesë jugore të Ulqinit. Këto supozime janë më tepër se roamntizëm I hiperbolizuar me prapavi meskine lashtosllave. 45.(45.shiqo gjërësisht makiancionet në: Dorëshkrimi…f.192-201). Megjithë atë dorëshkrimi e parnon se “Lotët e nënave dhe baballarëve të kreshnikëve të Skenderbut, do të bëhen për herë të parë me dominum dhe imperim, grancion I autoktonisë dhe lashtësisë arbërore, që do të thot ngjizëje mendimi, fjale dhe vepre me popull dhe pushtet të bashkuara albano-shqiptare.46. (46. Shiqo provat për shtrenbërime të relitetit në:Dorëshkrimi…f.190- 199.). PËRFUNDIM-KONKLUZAT DISKUTUESE Dorëshkrimet janë një botë në veti në lëminë e shekncave shoqërore, posaçërisht kur është në pyetje Mesjeta por edhe periudhat tjera. Zakonisht dorëshkrimet që mbesin të pabotuara, janë për tri shkaqe: ose nuk kishte mjete për botim, ose nuk kishte shtypshkronja, ose donin të shtrebëronin të vërtetën dhe me kohë ajo tendencë është mbetur si “mall” për depo, që nuk është kurrfar malli për treg, sepse malli I deponuar nëse nuk çarkullon është zero vlerë. Një dorëshkrim I tillë Serbian nga viti 1778 për Sekendebeun ka mbetur I pabotuar sepse politika serbiane e sidomos kisha nuk shfaqi interesim për ta botuar, sepse i prishte marëdhëniet me Portën, sepse provonte Heroin e shqiptarëve ta konvertojë në sllav, e që vinte në kundershtim me tërë shekncën e historisë botërore. Dorëshkrimi Serbian për Skenderbeun daton nga 5 janari 1778. Dorëshkrimi I formtit okatvë i ka 206 fletë me germa kaligrafi. Në faqën e parë me ngjyrë të kuqe përshkruhet jeta e të parëve të Skemderbeut. Ky dokument deri më 1890 I ka takuar Mihajllo Vukotiqit. Pas kësaj kohe pronësia e tij ka kaluar në Bibliotekën Popullore të Serbisë. Për ta bërë vlerë të “nivelit”, thuhet se dorëshkrimi është nxierr nga dorëshkrimet e vjetra ruse, e thenë kjo që nuk përkon me të vërtetën. Dilema pra shtrohet a është dorëshrimi original Serbian, apo është përshkruar aq më parë kur dihet se Rasianët ishin fqinjë të shqiptarëve nga shekulli XII- në kontinutet.Për ta zgjidhur dielmën mështetemi në faktin se e tërë literatura Skendebegiane në Evropë, pra edhe te serbët, mbështetet në TRI BURIME shqiptare, të cilat pa dielma I zbulon e tërë ajo bibliografi, e ato janë: Burimi I parë I biografisë Skenderbeut thuhet se është përpiluar nga Pal ËNGJULLIT ( shkruar SHQIP në mes viteve 1469-1475). Pal Ëngjulli ishte pushtetar I “Drivastit”, pastaj arqipeshkv I Tivarit, i afërt I Kryeheroit-Skenderbeut, që njëherit të dhëna arkivore sekrete e njohin si TUTOR të djalit të Gjergj Kastriotit- Skenderbeut (regjent I Shqipërisë).Veprës se Pal Ëngjullit thonë kronikat serbe, pra edhe dorëshkrimi që e shqyrtojmë, çuditërisht i ka humbur çdo gjurmë në kohë dhe hapësirë. Përgjegja është shumë e thjeshtë për këtë humbje. Së pari Pal Ëngjulli do të ketë provuar dhe e ka shkruar me gjuhën dhe FAMËN e Skenderbut (shqip), dhe ky realitet ishte ANATEMË, në çdo qendër “civilizuese” evropiane dhe aziatike (në Evropë duhej shkruar latinisht;në Azi dhe Afrikë duhej shkruar arabisht. Çdo shkrim tjetër ishte herezi dhe I denuar-hb), sepse duhej shkruar dhe botuar vetëm në ato alfabete dhe gjuhë që i lejonte kleri (në Ballkan),pra në latinishte. (shiqo: Index Librorum!). 2.Botimi I dytë biografik për Skenderbeun, sipas dorëshkrimit serbian, është zbardhur në vijim nga i ndrituri Dhimitër FRANGU, pushtetar I “Drivastit”, prift i Kishs Romake dhe njëherit arkatar i Skenderbeut. Vepra e Dhimitër Frangut, SCANDERBEGI HISTORIA, Venedik (MLETCI) , prill 1480. Shkrimtari në këtë botim nuk është nënshkruar por në fund thkeson se e ka shkruar një Arbanas.(… edita per quondam Albanesem).Kjo vepër është përkthyer edhe në Ilaishte. Një botim I saj daton nga viti 1545.Ndërsa, Sansovi e betoi më 1573 me titull: “Fatti illustri del Signor Giorgio Scanderbegh, d` incerto auttore”. Më vonë do të lajmërohet përkthimi i përmirësuar nga latinishtja në italishte nga Giovan Maria Bonardo, me titull: “ Gli illustri et gloriosi Gesti et vittoriose imprese fatte conta Turchi dal Signor D. Giorgio Castriotto detto Scanderbeg”, Vendeik 1584, duke shkruar në PARATHËNIE se është fjala për vepërn e Dhimitër Frankut, që ishte në sherbim të Skenderbut. Kjo vepër meriton të thuhet se është ribotruar edhe më 1591 në Venedik nga “libraria della fortezza”, me disa risi ku dominon stema e Familjës Ëngjulli. 3.Botimi i tretë i shkruar nga Marin Barleti-Shkodrani quhej: “De Vita, moribus ac. Rebus , praecipue adversus Turcas, gestis, Georgii Castrioti, clarissimi Epirotarum Principis , qui propter celerbrima facinora Scanderbegus, hoc est Alexander Magnus, cognomintatus fuit, libri tredecim”. Mendohet se është shtypur në Romë më 1505; së dyti prap në Romë më 1524,;së treti më 1529 në Firencë; së katërti në Augsburg më 1537. Si korespondon qëndrimi serbian ndaj këtyre veprave gjatë shekullit XIX si fqinjë të shqiptarëve është pyetje që do të duhej ta kishte kjo historiografi edhe në vijim, por ajo e shkalmuar nga shovinzmi dhe lufta hiensite për përvetsime do të turpërohet nga çdo aspekt gjatë shekullit XX. Mjerishtë edhe një pjesë e shkrolagjive shqiptar edhe sot për intresa fetare dhe ideologjike, është kah manipulon me VEPRËN E GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT, disi po i del krah asaj lagje serbiane që gënjen që dy shekuj. Se kjo lagjë manipulantësh është në rrugë pa kokë, ma së mri po i referohemi së kaluarës evropiane që është marrë me Kastriotin, që kurrë në esencë nuk ka arritur për t` ia mohuar as origjinën e as veprën, e as “konvertimet” fetare, që janë irelevante për shkencën dhe kombin tonë shqiptar, si ma I lashti në Evropë, deshiroi dukush apo jo. Ja se çka thuhet për GJERGJ Kastriotin Skenderbeun nepër Evropë gjatë shekullit XVI dhe XVII-të. Citoj besnikërisht shkrimin e kancalerive kryesore evropiane: “ Opinioni publik në Evropë nuk ka qenë në gjendje të VLERËSOJË rrezikun që i kanosej deri sa Sulltan Sulejmani të gjindej me forcat e tij jeniçere rrufe para mureve të Wjenës, dhe i njeti sultan ta provojë FATIN në Malltë dhe Vatikan. Në atë kohë duke vlerësuar rrezikun nga fuqia e Jeniçerëve i tërë kontinenti do të dridhet nga kushtrimi sulltanor”. Atëbotë Sulltan Sulejmani do të klithë: “Do të shkojë në Romë, ati jem do ta pinë ujin në gastarën e Kishës Shen Pjetrit”.Në këtë luftë psikologjike, para së cilës dridhej e tërë Evropa gjatë shekujve XVI dhe XVII-të, në Napoli, Vendik (Mlet), Frankfurt, Augsburg, Amsterdam, Paris, Madrid, Lisabon dhe në Temzë, asnjë emër heroik nuk ka qenë ma i njohur si i famëshmi Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Në këtë nivel të popullaritetit vedin kryesor në letersinë evropiane e zënë padyshim Marin Barletri -Shkodrani dhe kroati Bartollomej Gjorgji; I pari do të fitojë famë për librin për Skenderbeun I dyti për historinë e Perandorisë Osmane. Bibliografia për Skenderbeun Bibligrafia më e plotë dhe më pregnante për Skenderbun do të botohet për here të parë më 1881 në frengjishte ngai, Xhorgje T. Petrovich (shiqo*: George T. Petrovich, Essai de bibliographie raisonee, ouvrages sur Scanderbeg ecris en langue française, anglaise, allemande, latine, italiane, espagnole, portugaaise, et grecque, et publies depuis l` invention de l` impremerie jusqu` a nos jour, Paris, “Erenest Lerox”, editor 1881). E tërë ajo bibliogarfi, do të konkludojë autori ishte ose e përshkruar nga Barleti ose e kompiluar prej librit tij. Autori provon nga ky arsenal shkrimesh të përvetësojë diçka se Skenderbeu bënte luftë në fqinjësi me serbët, se nëna e tij kishte prejardhje serbiane, se fimijëve Gjoni u jepte emra “Serbian” etj. Por, Kryeheroi mbetet arbror për tërë Evropën, nuk kishte shansë teorike që ta përvetësojnë serbët, edhe pse kurrë nuk pushuan në këtë avanturë. Nuk është pra e rastësishme që jo vetëm fqinjët, por edhe të tjerët provuan të grabisin diçka ose ta përvetësojnë të tërin Skenderbe. Edhe Çeda Mijatoviq, dorëshkrimi serb për Skenderbeun, në “Srpska Kralevska Akademia” nr. XXII 1890 e sjellë Gjergjin buzë torishtës serbiane, por vetëdemantohet, duke argumentuar se TRE biografët e parë të Skenderbeut (Pal Ëengjulli, Dhimtër Frangu, Marin Barleti ishin shqiptar, të cilët për TRE shekjuj rresht e ushqyen Evropën me veprat e tyre si shqiptar. Ku është logjika infektive e disa maskarenjëve që provojnë ta përbaltin Sknderbeun sot me rreligjionizma, nuk duhet lodhur frotë trurin. Por përgjegjnën ndaj tyre duhet ta japing albanologët e mirëfillët, sepse janë lajmëruar edhe të atillë që kanë pasë emër dhe tani janë shitë o në Stamboll, o në Beograd e Moskë , o në Romë për një afat që u skadon, me siguri. Por do të vijë koha që mallin e tyre askush nuk do ta “blenë”, do të mbetet në depotë e tyre, sepse për çdo vit po dalin burime të reja. Gjergj Kastrioti SKENDERBEU sot është i njohur dhe i pranuar HERO KOMBËTAR I KOMBIT SHQIPTAR. 





 (Vrejtëje: Ky studim është vetëm një mednim, por do të duhet shkruar liber kuptohet duke u bazuar në burime të kohës.Në këtë shkrim kohë pas kohe është punuar nga viti 1975. Çdo vrejtje e argumentuar është për mua në sherbim të ndriqimit të jetës dhe Luftës Skenderbut për liri dhe identitet arbror).
Hakif Bajrami.

*************

 Nga Roberto Gamone : Gjon Kastriotit II

Portreti i Gjon Kastriotit II [italisht: Giovanni Castrioto (1456–1502)], i biri i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar dhe i Donika Kastriotit, bijë e princit të fuqishëm shqiptar, Gjergj Arianitit, një punim i shkëlqyeshëm nga Roberto Gammone.

Gjoni ishte për një kohë të shkurtër ”Lord i Krujës, pas vdekjes së të atit (1468), pastaj Duka i San Pietro në Galatinë (1485), Konti i Soletos, Signore i Monte Sant’Angelo dhe San Giovanni Rotondo.

Në vitin 1495, Ferdinandi I i Napolit i dha atij titullin Signore i Gagliano del Capo dhe Oria.

Kur ishte adoleshent, ai u detyrua të largohej nga vendi pas vdekjes së babait të tij në vitin 1468. Ai njihet edhe për rolin e tij në kryengritjet shqiptare të vitit 1481, kur, pasi arriti nga Italia në bregdetin shqiptar, duke u vendosur në Himarë, ai udhëhoqi një rebelim kundër osmanëve.

Pas marrëveshjes së paqes të vitit 1483 ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Mbretërisë së Napolit, ushtritë osmane e forcuan veprimtarinë e tyre për ripushtimin e zotërimeve të Kastriotëve dhe territoreve të tjera të lira shqiptare. Ndonëse në janar të vitit 1484, luftëtarët e Gjon Kastriotit mundën një ushtri osmane pranë lumit Erzen, rezistenca dhe lufta e organizuar e shqiptarëve nisi përkohësisht të dobësohej nga presioni i madh dhe i pandërprerë i forcave pushtuese osmane.

Në verën e vitit 1484, osmanët ripushtuan kështjellën e Himarës. Rënia e rezistencës antiosmane e detyroi Gjon Kastriotin të largohej nga Shqipëria dhe të vendosej sërish në pronat që kishin Kastriotët në Itali.

Histori

Vdekja e Skënderbeut më 17 janar 1468, qe një gjëmë e madhe për Shqipërinë. Po aq e madhe qe edhe për familjen e Heroit. Donika Kastrioti dhe djali i saj Gjon Kastrioti, 13-14 vjeç, e patën të vështirë të jetonin në Shqiperi, pa kryefamiljarin e tyre. Rreziku i vazhdueshëm i pushtueve osmanë i detyroi Donikën me të birin, të largoheshin nga Shqipëria.

Republika e Venedikut e kishte shpallur Gjonin, birin e Skënderbeut, “Qytetar Nderi”.

I kishte siguruar edhe një shtëpi banimi në ishullin Kurcola. Por, Donika preferoi Mbreterinë e Napolit.

E para, se ajo trashëgonte nga i shoqi, në Apuli, dy feude me të ardhura, që mbreti i Napolit, Ferdinandi, ia kishte dhuruar me dekret Heroit, më 1464 – njërën në Monte SantAngelos, tjetrën në San Giovanni Rotondo.

E dyta, se Mbretëria e Napolit nuk bënte si Venediku kompromise të papritura me turqit.

Gjon Kastrioti jetonte ne Mbretërine e Napolit, në pronat që i kishte trashëguar prej të atit, Skenderbeut. Ai po luftonte kundër osmanëve në Otranto, kur përfaqsues të kryengritësve shqiptarë i kërkuan Gjon Kastriotit që të kthehej në Shqipëri, kërkesë që ai e pranoi. Duke përfituar nga interesimi që kishte në këtë kohë oborri napolitan për zgjerimin sa më shumë të frontit të luftës kundër pushtuesve osmanë, Gjon Kastrioti arriti të siguronte nga mbreti Ferdinand, mjetet e nevojshme të lundrimit për të ardhur në Shqipëri, së bashku me një numër luftëtarësh. Në katër anije galera napolitane i ngarkoi forcat e veta dhe u nis në drejtim të atdheut, bashkë me kushëririn e tij, Konstandin Muzakën.

Pasi Gjon Kastrioti zbarkoi në jug të Durrësit, anijet napolitane iu drejtuan Shqipërisë së Poshtme dhe zbarkuan Konstandin Muzakën në zonën e Himarës, ku ishte krijuar një vatër tjetër kryengritjesh antiosmane.

Ndërkohë, në Shqipërinë e Epërme, në rajonet malore të Lezhës e Shkodrës vepronin forcat e Nikollë Dukagjinit e Lekë Dukagjinit. Këta sulmuan edhe qytetin e Shkodrës, gjë që e detyroi Sulejman Pashën të dërgonte përforcime ushtarake edhe në këtë zonë.

Gjon Kastrioti u mirëprit nga banorët e Shqipërisë Qendrore, si trashëgimtar i ligjshëm i vendit.

Me ardhjen e tij, kryengritesit e këtyre rajoneve e fuqizuan luftën për dëbimin e pushtuesve osmanë. Në këto kushte, Sulejman pashë Eunuku nisi kundër tyre një pjesë të ushtrisë osmane, që po përgatitej në rrethinat e Vlorës, për të shkuar në Itali. Për të përballuar sulmin e ushtrisë osmane, Gjon Kastrioti dërgoi një pjesë të luftëtarëve të vet në mbrojtje të një shtegu nga do të kalonin trupat armike. Por, luftëtarët shqiptarë nuk e përballuan dot sulmin e forcave osmane dhe thuajse të gjithë u kapën rob. Kjo humbje ia lëkundi besimin Gjon Kastriotit, për suksesin e kryengritjes, prandaj ai mendoi të largohej nga Shqipëria dhe të kthehej në Itali. Por banorët e zotërimeve të Kastriotëve shprehën një gatishmëri masive për të vazhduar luftën kundër pushtuesve osmanë. Rreth 7 mijë luftëtarë u grumbulluan rreth Gjon Kastriotit dhe në gjysmën e parë të muajit gusht të vitit 1481 i sulmuan dhe i shpartalluan trupat osmane. Krahas kësaj fitoreje u arrit të liroheshin edhe shqiptarët që ishin zënë rob prej osmanëve në betejën e mëparshme. Po gjatë muajit gusht të vitit 1481 edhe në viset perëndimore të Shqipërise së Poshtme, sidomos në rajonin e Himarës, u zhvilluan luftime të ashpra ndërmjet shqiptarëve dhe trupave osmane.

Nën drejtimin e Konstandin Muzakës luftëtarët shqiptarë rrethuan dhe sulmuan kështjellën e Himarës dhe të Sopotit, Borshit. Gjendja shumë e vështirë që u krijua për forcat osmane, që vepronin në këto vise, e detyroi Sulejman Pashën të nisej vetë në krye të 3 mijë ushtarëve në drejtim të Himarës. Por, rrugës këta u shpartalluan prej shqiptarëve dhe lanë mbi 1 mijë të vrarë dhe robër. Midis robërve ishte edhe bejlerbeu i Rumelisë, Sulejman Pasha, të cilin himariotët ia dhanë si trofe lufte Gjon Kastriotit, shprehje kjo e ndjenjave të tyre të thella për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, si dhe të respektit që ata tregonin për veprimtarinë e djalit të tij. Për të tërhequr vëmendjen e përkrahjen e shteteve evropiane për luftën e shqiptarëve, Gjoni i dërgoi mbretit të Napolit si trofe bejlerbeun e Rumelisë. Pas fitores së himariotëve mbi trupat e Sinan Pashës, në viset bregdetare të Shqipërisë se Poshtme u çliruan kështjella e Himarës më 31 gusht 1481 dhe më pas, ajo e Sopotit. Shpartallimi i ushtrisë së Sulejman Pashës në Shqipëri, i lehtësoi së tepërmi aksionet luftarake antiosmane që zhvilloheshin në mbretërinë e Napolit.

Më 10 shtator të vitit 1481 ushtria e Napolit çliroi kështjellën e Otrantos dhe i dëboi kështu osmanet nga Italia. Pas fitoreve të shqiptarëve gjatë muajit gusht të vitit 1481, kundër ushtrisë së Sulejman Pashës, u zgjeruan veprimet e tyre luftarake për çlirimin e qyteteve dhe të kështjellave të vendit. Luftëtarët e Gjon Kastriotit iu drejtuan Krujës dhe ndërmorën sulme për çlirimin e qytetit. Megjithëse nuk arritën ta merrnin, sepse kështjella e Krujës ishte shumë e fortifikuar dhe e papushtueshme me forcën e armëve, deri në fund të vitit 1481, shqiptarët çliruan një pjesë të konsiderueshme të zotërimeve të Kastriotëve, duke përfshirë edhe kështjellën e Stelushit, si dhe krahina të tjera rreth saj.

Si kryezot i viseve të çliruara u njoh Gjon Kastrioti.

Pas marrëveshjes së paqes, të vitit 1483, ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Mbretërisë së Napolit, ushtritë osmane fuqizuan veprimtarinë e tyre për ripushtimin e zotërimeve të Kastriotëve dhe të viseve të tjera të lira shqiptare. Edhe pse në janar të vitit 1484, luftëtarët e Gjon Kastriotit shpartalluan një ushtri osmane pranë lumit Erzen, qëndresa dhe lufta e organizuar e shqiptarëve përkohesisht filloi të dobësohej prej presionit të madh, të pandërprerë të trupave pushtuese.

Në verë të vitit 1484, osmanët ripushtuan kështjellën e Himarës. Rënia e qëndresës antiosmane e detyroi Gjon Kastriotin të largohej nga Shqipëria dhe të vendosej përsëri në pronat që Kastriotet kishin në Itali. Të njëjtën gjë bënë edhe sundimtarët e tjerë shqiptarë, që kishin emigruar dhe që në fillim të viteve 80 erdhën në Shqipëri, për të udhëhequr kryengritjet antiosmane.

Gjon Kastrioti vdiq pas vitit 1502 dhe la pesë fëmijë: Gjergjin Skënderbeu i Ri, Konstandinin, peshkop i Izernias që vdiq në vitin 1500, në moshën 20-vjeçare, Ferrantin të cilit Marin Barleti i ka kushtuar një parathënie në veprën e tij “Historia e Skënderbeut” dhe që ka vdekur më 1561, Federikon, që vdiq më 1503 në moshën 15-vjeçare, në Valencie të Spanjës, ku u varros me nderime mbretërore, si dhe Marien, e cila iu përkushtua artit.

(Përketheu Floripress:Flori Bruqi)


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...