2011-02-28

Letërsia që lindi prej kthetrave politike

Bajram Kosumi lindi më 20 mars 1960 në Tuxhec, Dardanë, gazetar, albanologë dhe politikan shqiptarë nga Kosova. Ka qenë kryeministër i qeverisë së Kosovës.

Përgatitja profesionale e tij Fakulteti Filologjik, dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe Magjistër i shkencave filologjike. U agazhua si gazetarë në vitet 1991-1993, gjatë viteve 1994-1996 dhe 2000-2002 ishte kryetare i Partisë Parlamentare të Kosoves. Mori pjese si antarë i delegacionin të Kosovës në Konferencën e Rambujesë (1999) pas luftes kreu funksionin e ministrit te informiit në qeverin e perkoshme të Kosovës gjate viteve 1999-2000. Që nga themelimi i Partisë AKK është nënkryetarë i saj. Si antarë i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ishte gjate viteve 2001-2004 dhe nga ky funksionë në vitin 2004 zgjedhet minister i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe nga aty pas parabugimit të Kryeminstrit të Qeverisë s Kosovës Ramush Hajredinaj emerohet si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës.

Bajram Kosumi ka bërë disa publikime si "Koncept për subpolitikën", botuar në Prishtinë më 1995, "Fjalor i barbarëve", Prishtinë, 2000, "Koncept për mendimin e ri politik", Prishtinë, 2001 dhe 2004 "Lirika e Fishtës (studim)", i botuar ne Tiranë, më 2004. Po ashtu është bashkeautorë i publikimeve "Libri i lirisë" (bashkautor), Prishtinë, 1991 dhe librit te cenzurar "Letra nga burgu" Prishtinë, 2004.

Bajram Kosumi perposë gjuhës amtare (shqipes) fletë edhe serbishtën dhe anglishtën.

Bibliografia

* Libri i lirisë (bashkautor), Prishtinë, 1991
* Koncept për subpolitikën, Prishtinë, 1995
* Fjalor i barbarëve, Prishtinë, 2000
* Koncept për mendimin e ri politik, Prishtinë, 2001
* Letra nga burgu - libri i censuruar (bashkautor), Prishtinë, 2004
* Lirika e Fishtës (studim), Tiranë, 2004
* Letërsia nga burgu, Toena , Tiranë 2006
* Një vit vendimtar, Toena, Tiranë 2006
* Jeta dhe Veprimtaria e Xhevat Bekteshit ne Departamentin e Metrologjise, Gjon Buzuku, Tiranë 2006

(Përgatiti :Flori Bruqi)

Skeda:B.kosumi.jpg

.
                                                                     Prof.dr.Bajram Kosumi

... në morinë e thesareve të fshehura në letërsinë tonë, ajo e burgut është ndoshta më interesantja dhe e pastudiuara, një letërsi, e cila është pjesë e historisë sonë.

Nëse vende të tjera të Evropës nuk e kanë këtë formë letërsie, te ne një formë e tillë që vjen nga një e kaluar e hidhur, vazhdon të mbetet në harresë, apo të kujtohet tepër rrallë.

Dikur, nëse nuk gaboj, në vitin ‘96, unë dhe një miku im përgatitëm një libër thuajse antologjik. Ishte një përzgjedhje e letrave nga burgu prej rreth 40 të burgosurve shqiptarë në burgjet jugosllave. I pamë letrat, dhe kishte gjëra interesante aty, pak letërsi, pak filozofi, histori, moral, sociologji etj. dhe thamë të bënim një libër që njerëzit të shohin se kush janë ata të burgosur politikë shqiptarë të Kosovës së vitit 1981, që në fakt filluan të ndërronin historinë e Kosovës.

Zoti Kosumi, gjatë Panairit të Librit “Tirana 2006” ju keni promovuar dy libra, njëri prej të cilëve i përket studimit letrar që titullohet “Letërsia nga burgu”. Si lindi ideja për të shkruar një libër të tillë?
Duke përgatitur atë libër vërejta diçka interesante, se ato ishin më shumë se letra, nuk ishin thjesht letra private apo individuale, por përmbanin në vetvete gjëra të mira që duhen të lexohen dhe të njihen prej çdo lexuesi. Kjo ishte ideja ime e parë, se diçka fshihet prapa këtyre letrave, por në fakt ideja fillestare më ka ardhur në vitin ‘90, kur shtëpia botuese “Zëri” më pati ofruar që të botoja një përmbledhje të poezive të mia, por unë në vend që të botoja një përmbledhje të poezive të mia, mblodha katër shokë të burgut që shkruanin poezi dhe mora nga secili 20 poezi dhe bëmë një përzgjedhje që u quajt “Libri i lirisë”, i cili pati jehonë shumë të madhe dhe u prit shumë mirë nga lexuesit, madje është pritur shumë mirë edhe në Tiranë në atë kohë. Ai është libri i parë i botuar në shqip pas luftës, me poezitë, lirikat e shkruara në burg. Aty ka filluar e gjitha, edhe me letrat nga burgu, edhe me poezitë dhe kur shkrova parathënien e letrave nga burgu, e cila është pjesë edhe e këtij libri, aty paralajmërova se me të vërtetë prapa këtyre poezive e prapa këtyre letrave, ekzistonte diçka një letërsi e panjohur deri atëherë, jo vetëm prej lexuesit, por edhe prej historianëve të letërsisë, e cila kishte vlera të mirëfillta letrare dhe përveç tyre kishte edhe vlera të tjera, dokumentare historike, politike, por mbizotërojnë ato letrare dhe duhej të bëhej publike të nxirrej prej sirtarëve të të burgosurve. Ky është fillimi, pastaj kam lexuar edhe Visar Zhitin dhe pashë se njësoj kishte ndodhur edhe në burgjet në Shqipëri, është shkruar letërsia, është ruajtur në forma nga më të ndryshmet dhe vazhdon të rrijë e fshehur.

Letërsia nga burgu

nga Bajram Kosumi
Kapitull më vete në letërsinë shqipe

Shtëpia Botuese: Toena

Numri i faqeve: 160

Çmimi: 600 lekë

Çfarë dallimesh ka mes dy letërsive të shkruara në burgjet e Kosovës dhe asaj të Shqipërisë sipas mendimit tuaj?

Unë e kam trajtuar si një letërsi pa dallime që është shkruar në burgje. Dallimi i parë që mund të bëhet është mes asaj letërsie të shkruar në burg dhe letërsisë shqipe. Ky është dallimi esencial. Dhe unë në libër duke konstatuar se kjo letërsi e shkruar në burgje është pjesë përbërëse e letërsisë shqipe, jam fokusuar në atë që e dallon, kam hartuar një fjalor të simboleve, të kuptimeve poetike të ideve, të figurave për të dalluar atë që është esenciale, ka shumë figura që nuk përdoren, në kuptimin që janë përdorur në këtë letërsi, në letërsi tjetër, ka shumë simbole që janë marrë prej traditës letrare, por i kanë dhënë kuptime të reja dhe vetëm te krijuesit në burg përdoren në ato kuptime. Ose janë gjeneralizuar disa simbole, janë bërë simbole te shumica e krijuesve në burg, por janë krijuar në atë mënyrë, që të mbeten simbole të tilla përjetësisht në atë letërsi. Simboli i kërkimtarit për shembull, atij që nuk kënaqet kurrë me atë që arrin, është një prej simboleve esenciale të kësaj letërsie, që unë besoj se do të mbijetojë në shekuj. Ndërkohë mes krijuesve që kanë qenë në burgjet në Shqipëri dhe në Kosovë ka dallime të vogla, por ato janë të stilit individual.

Ju keni përmendur edhe letërsinë disidente, si është raporti mes kësaj letërsie dhe atij kapitulli që kërkoni të ketë vend në historinë e letërsisë?

Përdorimi i nocionit letërsi disidente edhe pse kohët e fundit ka filluar të përdoret nga historianët e letërsisë shqipe, është gjithmonë me një pikëpyetje. Nuk ka shumë krijues të cilët mund t’i quash disidentë, fatkeqësisht reagimi ka qenë aq i egër kudo, saqë nuk ka lejuar as mundësinë e një disidence. Unë nuk e quaj disidente këtë letërsi. Unë jam marrë shumë edhe me këtë nocion dhe pretendoj që duhet të quhet letërsi nga burgu. Mund të mos duket shumë funksionale pasi nuk është krejt në përputhje me sintaksën e shqipes, sepse ka letërsi të arbëreshëve të Italisë, ka letërsi të nizamëve, por nuk ka letërsi nga nizamët ose nga arbëreshët. Nuk është në përputhje me sintaksën, por unë jam nisur nga konotacioni, nga mesazhi që jep ky emër. Nuk mund të quhet letërsi e burgut sepse është në kundërshtim me përmbajtjen që ka kjo letërsi. Nuk mund të quhet letërsi për burgun, sepse nuk është për burgun, nuk ka të bëjë fare “për burgun”. Është e kundërta e burgut, është letërsi për lirinë. Burgu është vetëm një figurë e prapaskenës së kësaj poezie. Kjo letërsi trajton tema të tjera, tema gjithënjerëzore. Temën e jetës dhe vdekjes, temën e përjetësisë, temën e dashurisë, ose temën shumë të vjetër, por gjithmonë të freskët, temën e marrëdhënieve me atdheun. Janë trajtime të reja të këtyre temave dhe jo si në letërsinë tonë të traditës.

Për fat të mirë apo të keq ju keni qenë vetë brenda qelive të burgut. Ne, lexuesit, që nuk kemi përjetuar një përvojë të tillë, përpiqemi ta perceptojmë nga poezitë tuaja. Po në fakt si është të shkruash brenda qelive?

Në aspektin e brendshëm mendor e shpirtëror, kjo është mbijetesë. Ata që shkruajnë në burg, e bëjnë për të mbijetuar. Vdekja në burg njeriun e pret çdo ditë, çdo mëngjes kur zgjohesh mund ta paramendosh që nuk do të flesh për së dyti, ose do të flesh përgjithmonë dhe shkrimi e bën të burgosurin të mbijetojë. Mund të vdesë i burgosuri, por ajo që do të shkruajë mund të mbijetojë. Është gati si njëfarë mesazhi i njeriut që është mes varrit dhe jetës. Është amaneti si i themi ne dhe prandaj përqendrimi është më i madh në këtë mesazh të fundit. Çdo i burgosur e ndien këtë, merre e lexoji shkrimet e çdo të burgosuri dhe e ndien se të gjitha këto janë mesazhe sikurse të ishin mesazhet e fundit. Ata lënë mesazhet e fundit, thua ti se nesër nuk do të jenë më në këtë jetë. Ky është aspekti i brendshëm shpirtëror i tyre. Unë kam marrë shembull Myslim Kosumin dhe e kam përmendur këtu në libër. Ai i ka shkruar për dhjetë vjet sa ka qenë në burg, çdo javë, letër gruas së tij. Dhe gruaja e tij i ka shkruar një letër atij çdo javë, për dhjetë vjet.

Duke i përgatitur letrat nga burgu që t’i botoj, lexova disa prej tyre, le të themi tridhjetë, dyzet letra dhe erdha në përfundim se ai kishte zbuluar çelësin e mbijetesës në burg duke i shkruar letra dashurie gruas së vet. Por në aspektin e jashtëm, në aspektin fizik, është tmerr, të shkruash në burg është e vështirë, është e rëndë, se ajo që shkruan ke përshtypjen se nuk do të mbijetojë, sepse nesër do të hyjnë gardianët dhe do t’i shkatërrojnë të gjitha ato që ke shkruar. Në çdo burg kanë qenë këto praktika. Rojet e burgut kanë hyrë, ta zëmë, një herë në muaj ose një herë në dy muaj dhe gjithçka që kanë gjetur të shkruar e kanë zhdukur, nuk di ndoshta diçka kanë ruajtur nëpër dosjet e tyre... Prandaj krijuesit ose miqtë e tyre, ose të burgosurit që kanë qenë më të zhdërvjelltë, kanë gjetur forma të ndryshme për t’i ruajtur ato. Unë kam përmendur një rast këtu në libër dhe e kam falënderuar një mikun tim që tash nuk jeton më. Ka qenë i burgosur politik, i vjetër, i paralizuar, ka qenë në karrocë dhe një muaj para se të shkonte në shtëpi, “e kam - tha - një ide si t’i shpëtoj poezitë e tua”.

Ai ishte njeri që nuk merrte vesh nga poezia, ishte një patriot i vjetër, ishte 70-vjeçar, nuk dinte ç’ishin ato që kisha shkruar unë, por e dinte se ishte një mesazh i rëndësishëm që duhet ta lexonin njerëzit e tjerë. Ai më tha se do t’i fuste në gomën e karrocës së vet. Mëdhimbsej, ishte njeri plak. I thashë “Jo, se po të zbuluan do të kthejnë prapë në burg”, por nguli këmbë. E preu gomën e karrocës, i mori poezitë i bëri shuk në rreth dhe i futi në gomën e karrocës, e ngjiti me ngjitës gomën dhe ka dalë me atë karrocë dhe poezitë e mia i ka dërguar në shtëpinë ime. Nganjëherë janë me të vërtetë të çuditshme shpikjet që kanë bërë, p.sh. një grumbull i poezive ka mbijetuar për gjashtë vjet në një sapun rrobash: të burgosurit kanë shkruar poezitë me shkrim shumë të imët, rreth 50 poezi, i kanë bërë sa një cigare, i kanë futur në sapun e kanë mbyllur dhe e kanë mbajtur atë sapun gjashtë vjet në burg. Nga kanë shkuar e kanë mbajtur sapunin me vete dhe ai sapun ka qenë gjithmonë në duart e rojeve të burgut dhe është mbartur nga qelia në qeli. Këto janë përvojat që ndryshojnë nga burgu në burg. Visar Zhiti përmend thasët e të burgosurve që është një prej figurave më interesante. Në ato thasë, të burgosurit në burgun e Qafë Barit kanë mbajtur disa prej gjërave të tyre, që s’i kanë pasur për përdorim të përditshëm, dhe ato nuk i kanë mbajtur në dhomat ku kanë fjetur, por në një tavan, diku të një ndërtese tjetër dhe kanë mundur të shkojnë çdo ditë të marrin diçka e të lënë diçka dhe pikërisht aty kanë ruajtur librat e poezitë. Ka qenë më pak e rrezikshme sepse kanë mundur ta kamuflojnë thesin, të thonë që s’është i imi dhe në këtë mënyrë janë ruajtur. Por për fat të keq edhe ato që janë ruajtur, nuk janë botuar.

Unë dhe disa nga miqtë e mi i kemi nxitur shumë të burgosur që të botojnë shkrimet e tyre, madje mund të them se edhe i kemi detyruar në njëfarë mënyre që t’i botojnë. Por, ka shumë të tjera që nuk janë të botuara. Unë besoj se ato kanë vlera të mëdha, ndoshta jo letrare, por vlera dokumentare historike, edhe për Shqipërinë, por sidomos për Kosovën, sepse brezi që ka shkruar këtë letërsi në Kosovë është brezi i viteve ‘81 që ndryshoi historinë e Kosovës dhe atë shqiptare. Është e nevojshme të dihet për atë brez, jo vetëm atë që kanë thënë gjykatat, akuzat, por çfarë kanë menduar ata njerëz, çfarë kanë bërë gjatë 15 vjetëve të burgut, si e kanë përjetuar, si kanë mbijetuar etj.

Është hedhur ideja e përpilimit të një kolane, ju do të merrni pjesë në hartimin e saj?

Në Shqipëri ka disa botime që janë më tepër vullnete individuale të njerëzve dhe nuk ka një politikë të një shtëpie botuese që të nxisë këtë botim. Në Kosovë unë dhe disa miq formuam njëfarë fondacioni të quajtur “Brezi ‘81", që ka botuar disa libra, rreth 15, por jo më shumë. Nuk ka një nxitje të programuar të kësaj letërsie. Kemi folur së fundi edhe me shtëpinë botuese “Toena” dhe ajo ka treguar interes për të filluar diçka të tillë. Kam një ide më të hershme, që fillimisht të hartoj një antologji me poezi nga burgu, në mënyrë që të nxis historianët e letërsisë në debat, gjë që dua ta bëj edhe me këtë libër. Unë besoj se kjo pjesë e letërsisë ka disa poezi që duhet të jenë pjesë e çdo antologjie të letërsisë shqipe, në përgjithësi disa nga lirikat më të bukura i gjen te këta autorë. Do të doja fillimisht një antologji për të parë lexuesit dhe historianët dhe nuk është fjala vetëm për një letërsi me vlera dokumentare, por është fjala për një letërsi me vlera antologjike. Nëse kjo arrin të krijojë bindjen se është një vlerë letrare, atëherë shtëpitë botuese do ta bëjnë punën e tyre. Ajo që kam dashur të them edhe me këtë libër, nuk është përmbyllja apo përkufizimi i kësaj letërsie, i koncepteve, etj., por hapja e debatit. Dhe nëse ky libër arrin që të krijojë debatin për këtë letërsi unë mendoj se e kam arritur qëllimin tim. Mandej, mendoj se e kam arritur qëllimin që në momentin që ju keni ardhur të flisni për këtë libër dhe jo për librin tjetër politik, që ndoshta ka ngjallur më shumë interesim. Kur e pashë që edhe disa gazeta kishin shkruar më shumë për këtë libër, më erdhi mirë.

Jemi në një kohë kur flitet shumë për hapjen e dosjeve. Cili është opinioni juaj për këtë situatë, aktualizuar kjo edhe në Kosovë?

Unë vetë kam qenë 10 vjet në burg. Mijëra faqe gazetash janë shkruar kundër nesh, me mijëra njerëz kanë marrë pjesë në procese të tilla dhe unë mendoj se është keq për një shoqëri që nuk spastron vetveten. Nuk duhet të ruhet e keqja brenda vetes. Nëse ruan të keqen, ke mundësi ta përsëritësh. Shoqëria duhet ta spastrojë vetveten. Edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë duhet të spastrohet kjo e keqe që ka ndodhur në vitet e totalitarizmit. Duhet të hapen edhe dosjet. Pse të mbahen të fshehta dosjet? Por duhet të bëhet vërejtja që dosjet nuk hapen për t’u hakmarrë. Ajo shoqëri që hap dosjet për t’u hakmarrë, nuk e ka pastruar vetveten. Ajo ka vazhduar luftën, ka vazhduar hakmarrjen. Prandaj dosjet hapen që të mos krijohet përsëritja e atyre veprimeve ose krimeve të ulëta. Edhe aty ku s’kanë qenë krime, nëse vëllai për vëllain, apo miku për mikun ka spiunuar është një vepër e ulët për shoqërinë dhe ajo duhet të spastrohet. Nuk duhet të hapen dosjet për hakmarrje, por që të mos përsëriten më ato krime, duhet të debatohet publikisht për dosjet. Jo që ta përbaltësh dikë, por që të mos i japësh mundësinë një fryme të tillë, një mentaliteti të tillë, një vetëdijeje të tillë, që të sundojë shoqërinë.

Intervistoi ROZETA ROZHANI

Bajram Kosumi

Sfidë harrimit

Sfidë harrimit, me ese, hulumtime dhe përsiatje për poezinë shqipe, është një libër i rrallë. Ai përmban konceptet, pëlqimet, vlerësimet dhe veçanërisht mënyrën e leximit të poezisë së njërit prej poetëve shqiptarë më të rëndësishëm, të cilat konkretizojnë një anë tjetër të individualitetit të tij bashkëkohor - atë të interpretuesit. Edhe titulli është një sintezë mbi interpretimin e poezisë.

Sfidë harrimit

nga Ali Podrimja
Ese

Shtëpia Botuese: Onufri
            Ali Podrimja

Sfidë harrimit do të thotë të luftosh harrimin ose më drejtpërdrejtë, të mbetesh në kujtesë, duke theksuar shkakësimin qenësor të artit poetik. Në rrafshin e qenësisë njerëzore, sipas filozofisë, nxitja e vërtetë psikologjike dhe qëllimi vetjak, për të cilin krijohet poezia dhe çdo art tjetër është dëshira e pakuptuar për të kundërshtuar vdekjen apo harrimin që vjen bashkë me të. Pikërisht poezia e përzgjedhur e sfidon, sepse e tejkalon atë dhe i shpie poetët në mbretërinë gjithmonë të ndriçuar të kujtesës. Por para se të jetë interpretues, Ali Podrimja është edhe një përpunues, përzgjedhës dhe paraqitës i pasionuar dhe me shije të hollë, që do të thotë se është edhe një ofrues i pjesës më cilësore të saj. Madje, esetë dhe hulumtimet kanë qenë kryesisht parathënie në përzgjedhjet që ka përgatitur.

Ai nuk jeton dhe përjeton vetëm me poezinë e tij, por me krejt poezinë shqipe. Për dhjetëra vjet, duke qenë redaktor në shtëpinë botuese “Rilindja”, ka ndikuar ndjeshëm në përpunimin dhe ngritjen cilësore të saj, sidomos në drejtimin kah modernitetit të poezisë shqipe, që shkruhej në mjedisin e Prishtinës. Në vëllimet e shumta, që ka redaktuar, të disa brezave, është edhe inkurajimi, “ndërhyrja” apo qortimi mjeshtëror i tij. Edhe poezinë e censuruar, që dilte në Tiranën “e largët”, gjithashtu e përpunonte, por në një mënyrë tjetër - nëpërmjet përzgjedhjes. Nga tërë krijimtaria e Fatos Arapit, SFIDË HARRIMIT Ali Podrimja Sfidë harrimit Botimet ONUFRI Kritikë letrare Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Xhevahir Spahiut, etj., ka përzgjedhur dhe botuar në Prishtinë, më cilësoren, e në radhë të parë, të paideologjizuarën e të paskematizuarën, duke dhënë kështu gjedhen e mundshme të lirë të saj. Me këto ndihmesa, krahas poezisë së vet, është bërë poeti më autoritar dhe më i përkujdesshëm ndaj krijimtarisë së poetëve të tjerë, sidomos të rinjve.

Nuk është e rastit që pikërisht Ali Podrimja ka pasur dhe vazhdon të ketë dishepuj, si dhe plot imitues, më tepër se çdo poet tjetër i ditëve të sotme. Vitet e fundit ka përgatitur disa përzgjedhje me grup autorësh, si dhe antologjitë Eni vjen prej Çamërie (Rozafa - Prishtinë; Arbëria - Tiranë, 2004) dhe Një gur i çarë për Kosovën (Rozafa - Prishtinë; Toena - Tiranë, 2005), duke qëmtuar në krejt poezinë shqipe, prej De Radës e deri në bashkëkohësi, që janë të parat me këtë temë dhe gjedhe në historinë e botimeve. Përvoja e madhe dhe mjaft dorëmbarë në këtë lëmë e ka ngritur mendimin e tij në nivel erotik. Përzgjedhja nga opusi letrar i akëcilit krijues, shkruan ai, është krijim i një vepre të re të mbështetur në konceptet e përpiluesit, që është edhe leximi i tij. Përzgjedhësi, sipas tij, është një autor i dytë me liri të plotë, sidomos në ristrukturimin e veprës.

Ndryshe nga shumë poetë që janë egocentrikë dhe që çmojnë vetëm poezinë e afërt me atë që shkruajnë vetë, Ali Podrimja është antonim i tyre, pasi çmon çdo lloj poezie, mjafton të jetë cilësore dhe origjinale, madje e çmon atë edhe kur është në kundërshtim me kredon e tij.

Kështu, ka vepruar, p. sh., me përzgjedhjen e krijimtarisë së brezit të fillimeve ’80 në Kosovë, e cila binte ndesh me qëndrimet dhe kredon time, siç pohon te shkrimi Metafora e një brezi (libri Letra nga të vdekurit, Toena, Tiranë 2004). Me krijimtarinë e tyre, përgatiti përmbledhjen Dritaren lëre hapur (Rozafa, Prishtinë 2002), me qëllim që të popullarizohej origjinaliteti i gjashtë autorëve, që kanë një sintezë poetike të re, ironike, më të qartë dhe më të përcaktuar. Përzgjedhja, sidomos me shumë autorë, është gjithmonë një aventurë e vështirë, por që mbështetet në disa kërkesa, për të mos thënë parime. Meqenëse ajo është vepër e një grupi a brezi me interesime e qasje të përbashkëta ndaj letërsisë, kërkesa kryesore, sipas tij, është që të përmbajë doemos tiparin dallues, origjinalitetin dhe risinë e artit të tyre. Përzgjedhjet janë kërkim i së bukurës dhe provë e cilësisë së saj. Kërkimin e së bukurës, nënvizon diku, e ndieja si obligim ndaj poetëve, por edhe si guxim moral.

Por parimi moral, siç mund ta përforcojë parimin estetik, ashtu edhe mund ta dobësojë e ta luhatë, kur kalon, sadopak, kufirin letrar. Te Sfidë harrimit është gjithashtu hulumtuesi dhe lexuesi model, i cili zbulon në mënyrë më të plotë një anë tjetër të rëndësishme të personalitetit të tij letrar.

Esetë mes durimit dhe triumfit, E shtunë pas një të premteje, Leximi i një dëshpërimi, Zjarrmi e akullt, Poeti dhe monomani, Poet i veçantë - kanë vëzhgime të thella dhe sinteza të thukëta për poezinë e Azem Shkrelit, Fatos Arapit, Eqrem Bashës, Sadik Bejkos, Basri Çapriqit, etj. Këto janë më të arritura, edhe se poezia e këtyre autorëve është me koncepte e teknika të modernitetit bashkëkohor, pra është e afërt me poezinë që shkruan edhe vetë. Veprat e disa prej këtyre poetëve, si dhe të Esad Mekulit, Ismail Kadaresë, Enver Gjergjekut i ka përcjellë me tepër vëmendje ose ka shkruar për ta edhe më parë. Mirëpo, në këto vite, krahas leximit të dikurshëm, është përpunuar edhe leximi i ri, në kontekste të tjera shoqërore dhe letrare, d. m. th. ka shprehur edhe ato mendime dhe vlerësime që nuk mund të thuheshin më parë nën ndëshkimin e censurës. Megjithëse shkrimet paraqiten si lexime vetjake, ato janë hulumtime dhe studime të thukëta, sepse mbështeten mbi koncepte teorike, kryesisht, moderne dhe bashkëkohore, herë të formuluara shprehimisht dhe herë të nënkuptuara nëpërmjet cilësimeve, vlerësimeve dhe mënyrës së vlerësimit. Gjurmon posaçërisht poezinë cilësore problematike, dhe nga gjithë problematika e larmishme parapëlqen atë të qenies kombëtare e të njeriut bashkëkohor në mjediset e hapësirës mbarëshqiptare.

Duke njohur së brendshmi fshehtësitë e mjeshtërisë poetike, ato që studiuesi, e aq më pak lexuesi i zakonshëm, nuk i kap dot, leximi i tij është thelbësor, prandaj edhe është përgjithësuar dhe përbën një gjedhe leximi më vete, madje ndër më të qëlluarat për poezinë e këtyre poetëve. Thelbin e mendimit dhe të krejt poezisë e zbulon me figurat-çelës. Zhbirimet dhe analizat përqendrohen te disa figura të tilla, që jo rrallë janë përftuar nga shëmbëllimet me mjedisin natyror prej nga vijnë shkrimtarët. Ato lexohen brenda kontekstit shoqëror, në të cilin janë shkruar, për të zbuluar mendimin dhe ndjenjat kryesore të tyre, sikurse lexohen edhe në kontekstin letrar, kur janë shkruar për të argumentuar sadopak origjinalitetin, pra dhe prurjen e secilit në tërësinë e poezisë shqipe.

Te Leximi i një dëshpërimi vihet në dukje dëshpërimi, një nga ndjenjat karakteristike të poezisë së Fatos Arapit, që është fryt i zhgënjimit dhe i pamundësisë për t’u shprehur lirisht, ndërsa te Mes durimit dhe triumfit dhe te E shtunë pas një të premteje shpjegohet tipari dallues i mjeshtërisë së Azem Shkrelit - përpunimi i pareshtur i vargut dhe kërkimi këmbëngulës, deri në sakrificë, i fjalës së përshtatshme, - nëpërmjet të cilit, poezia e tij u ngrit në majat më të larta të artit poetik shqiptar. Me vlera të tilla, esetë, hulumtimet dhe përsiatjet e tij janë ndihmesë në krijimin e shkollës shqipe të leximit modem të poezisë. Ali Podrimja, ndoshta, për modesti, është fort i kursyer si në bisedat publike, ashtu edhe në shkrime, për biografinë dhe laboratorin e vet të krijimit. Mbyllja në vetvete e fshehtësive krijuese, qoftë e natyrshme, qoftë e qëllimshme, është si një provë për aftësinë e kritikës dhe të studimeve të poezisë moderne bashkëkohore, që në të vërtetë në kërkimet e tyre hasin plot të fshehta të vështira.

Te Sfidë harrimit, aty-këtu ka një rrëfim konfensional, që me sinqeritet hap disa dritareza të mënyrës së tij të krijimit. Këto lloj dritareza kanë qenë hapur më gjerësisht në shkrimin Trokitje në dyert e magjisë (Letra nga të vdekurit, Toena, 2004), por që fatkeqësisht në këtë libër nuk është përfshirë. Megjithatë, në ligjëratën eseistike në përgjithësi ka jo pak mendime, çelësa për të zbërthyer poezinë e tij, koncepte e parime krijuese, shpesh të formuluara shkurt dhe në formën e sentencave. Me dobi të veçantë për studiuesit është dhënia e një “fshehtësie” të madhe të alkimisë së vet - mbështetja parësore te vepra e Gjergj Fishtës, e njërit prej poetëve të etnisë, dhe të Federiko Garsia Lorkës, plot imazhe tronditëse e befasuese dhe me thukëti kulmore - mbi bazën e së cilës mund të bëhen përqasje dhe krahasime për afritë dhe origjinalitetin midis poezisë së tyre, si në rrafshin letrar shqiptar, ashtu edhe në rrafshin letrar shqiptaro-evropian. Këto dhe çelësa të tjerë të mjeshtërisë krijuese, të hedhur andej-këtej, që lehtësojnë studimin e poezisë së tij.

BASHKIM KUÇUKU

Bozhidar Prosenjak Kali i bukur kroat

Visar ZHITI

Udhëtimi im për në Kroaci pati një si trokëllimë brenda meje, që më pas e kuptova, ishte trok i ëndërrt kuajsh. Ndoshta krijohej nga një ndjesi e hershme ballkanike të karvaneve që shkonin e vinin andej-këndej, kuajt e luftëtareve dhe të dasmave, statujat e tyre nëpër sheshe tani, hëna e vjetër dhe era gjithmonë e re dhe, s’e di me ç’magji, përtëriteshin në kujtesen time, madje në parakujtesë, aq sa dhe avioni me dha përshtypjen e kalit me flatra, Pegasit të mitologjisë. Po fluturonim mbi të.
Shkaku i vërtetë i kësaj përshtypjeje duhej të ishte letërsia, natyrisht, një pjesë e caktuar e saj, më saktë një libër. Teksa po mendoja se çfarë duhej të merrja me vete për të lexuar gjatë udhëtimit për në Kroaci, ç’mund të ishte e përshtatshme për në qiell, kur atje sipër jo gjithçka mund të lexohet dhe në këtë rast do të më duhej një libër që të ma bënte më të kuptueshëm dhe më të afërt vendin ku po bujtja, zgjodha romanin “Kali i egër” i shkrimtarit kroat Bozhidar Prosenjak, i botuar mbi 15 herë në vendin e vet, i përkthyer në shumë gjuhë të botës, edhe në shqip, i vlerësuar me çmime të ndryshëm, edhe ndërkombëtarë.
Ai ka shkruar dhe libra për fëmijë, duke kërkuar kështu të përhershmen e pa moshë dhe të gjithkundshmen, poezi e tekste këngësh, vepra dramatike, gazetari, etj. I lauruar në Zagreb, por dhe në Paris, ai mbart shpirtin e vendit të tij dhe qytetarinë europiane. Prandaj dhe romani i tij “Kali i egër” është konsideruar si një ndër veprat më të mira të fundshekullit XX nga kritikë botërorë.
E dija që ai libër ishte më se toksor, ku personazhet e tij veprojnë në tokë të fortë, madje jo urbane fillimisht, larg aeroporteve, që, besoj, e kanë të vështirë ta kuptojnë se ka fusha të tilla, ku ngrihen dhe ulen qenie të stërmëdha, të ngjashme me shpendët gjigandë, dinozaur me flatra, se personazhet e atij libri u takojnë livadheve me bar, kullotave, pyjeve, shirave, që i përkasin paragjuhës, instikteve, janë ekzistencialë, kanë uri, harbime, teka, moskuptim, dyshime e frikë. Që të mos zgjatem, janë personazhe kuaj. Por që shohin si njerëzit dhe kanë atë shpirt. Aventura e tyre vazhdon. Nga luginat e kopeve të egra, kalohet në punën me karroca, nga liria e ashpër në jetën me gardhe, ku përvoja gërryen si një lumë, dy brigjet e së cilës janë bregu i së mirës dhe bregu i së keqes. Jeta e kuajve po u ngjan jetës së njerëzve, të cilët dhe këta të dytët ashtu si kuajt janë të ngarkuar me halle toksore. Aventura pastaj sikur i largohet edhe më, jo vetëm qiellit, por edhe tokës, kalon nëntokë, në një minierë, ku mbartin mineral si në terret e burgut a një lloji ferri i njohur. Liria vjen prapë, miqësi e dashurira, triumfe të shpirtit dhe më në fund gropa e vdekjes... që të çon në qiell.
Dhe unë nuk u mëdysha, mora që të rishoh pikërisht romanin “Kali i egër”, se libri, kurdoqoftë i botuar, bëhet rishtar në çastin kur e shfletojmë, teksa isha dhe vetë në qiell dhe retë m’u shndërruan në kope kuajsh hyjnorë. Kali-personazh nuk ndiehej i huaj në hapësirat qiellore. Se autori jo vetëm që e kishte veshur me vetitë e njerëzve, duke ruajtur nën lëkurë gjendjen parake, por aty ndieje fatet njerëzorë, dëshirat, ambiciet, thyerjet, zhgënjimet, etjen për jetë, për mirësi e harmoni, zënien rob si shka i guximit duke kaluar tek çështjet shpirtërore dhe shpirti dihet, ka si shtëpi të veten a stallë vetë qiellin.
Nëse shohim se te kuajt ka një si njerizim, s’është vështirë ta kuptojmë alegorinë se edhe tek njeriu shpesh ka mbetur kafsha, egoizmi bëhet sundues si instinktet dhe, kur merr ngarkesa negative, kthehet në rrezik. Dhe shpiken grackat, pabesitë, dhuna, puna e detyruar, lidhja e gjallesave. E përditëshmja kacafytet në rivalitetet mizore, ku shumëçka të shpallet kundër. E keqja bëhet normale. Por kjo nuk është normale. Ky romani e jep këtë shqetësim. Madje na tregon se ka dhe duhet të ketë dhe një tjetër jetë, e begatisë dhe e virtyteve, e dashurisë dhe e përkushtimit, e bashkëpunimit dhe kompromisit mes gjallesave, edhe në mos qofshin njerëz, me kuptimin e qënësisë.
E gjitha kjo e shpalosur me një gjuhë poetike, ku përzihet e thjeshta me sentencën, e qarta me alegorinë. Përkthyesja e librit të tij në shqip Dorotea Kerni, bashkëshortja e balerinit të njohur Ilir Kerni, tashmë në teatrin e Baletit në Zagreb, por dhe mbesë e shkrimtarit Vath Korreshi, siç duket ka mësuar nga të dy këta mjeshtra, familjarë të saj, që lëvizjen e bukur dhe ngrohtësinë e fjalës të dijë t’i përçojë me sukses në përkthim, ku vazhdimisht të ndjek një si vrap kuajsh.
Romani bën apel për zbutjen e përbashkët, universale: që parakja të dytësohet, ovulim patjetër, me qëllim që e vrazhdëta të neutralizohet, të mos jetë as te egërsirat dhe njeriu ndërkaq ta ruajë natyrën e vërtetë tek vetja, të jetë i natyrshëm, ta dojë lirinë e mbi të gjitha të dijë ta ushtrojë. Dhimbje për jetën, jo vetëm për atë tënden, por e kujdoqoftë - dhe jeta është jo vetëm nën lëkurë njeriu, por dhe dhe nën lëkurë kuajsh e kafshësh të tjera, - është një mësim i përjetshëm. Një shkrimtar tjetër i shquar, ballkanas dhe ai, nobelist, thoshte pak a shumë se një ditë pa dhimbje është ditë e pa jetuar.
Shkrimtari Bozhidar Prosenjak me “Kalin e egër” ka shkruar një himn për jetën, ku ndjehesh centaur, gjithmonë gjysma jote është tjetër gjë, duke e pasuruar traditën botërore me libra ku personazhe janë përzgjedhur kuajt apo qentë e macet e kaprojtë, shpendët e pemët e deri edhe sendet, etj., se njeriu nuk është i mjaftë, kur në fakt gjithçka pasuron njeriun, aprovon atë në univers. Po kështu marrim dhe porosinë e vështirë të përshtatjes dhe të shoqërizimit, por të mos humbur gjithsesi vetveten. Pra një popull me individë. Kjo është e vërtetë. Dhe sipas shkrimtarit, e Vërteta është një aventurë dhe çdo shpirt njerëzor është i etur për të.
Ndërkaq avioni ishte ulur në tokë. Kisha mbërritur dhe shiu ndriste si jele të lagura kuajsh. Kisha ndjesinë se do të më prisnin me pajton. Dhe nuk m’u duk se po vija për herë të parë këtu, sikur kisha qenë dhe herë të tjera. Një kalë i çuditshëm e kishte sjellë këtë peizazh shpirtëror më parë tek unë. Dhe një njeri me emrin Bozhidar Prosenjak e kishte nisur me kohë, ashtu kuturu, teksa era vërshëllente si të ishte fishkëllima e tij.

Tenton ta shtypë, këngëtarja vdes

Konsiderohej biznesmen i fuqishëm në lëmin e restoranteve dhe të pub-eve në Prishtinë e disa rajone të tjera të Kosovës ndërsa pasmesnatën e së shtunës është bërë protagonist i një ngjarjeje të rëndë në Tiranë. Ka tentuar të vrasë një këngëtare shqiptare me makinën e tij, ndërsa mësohet se me vajzën dikur ka pasur edhe një lidhje intime. Ngjarja ka ndodhur diku në afërsi të "Varrit të Bamit" te një pub i njohur tashmë, ndërsa mësohet se vajza është konfliktuar me ish-të dashurin e saj brenda ambienteve të pub-it. Kosovari ka përplasur me automjetin e tij vajzën dhe më pas është përpjekur të largohet ndërsa është shoqëruar për në policinë e komisariatit nr. 1. Skena e krimit në të vërtet ka një dëshmitare ndërsa policia e Tiranës ditën e djeshme ka heshtur për ngjarjen, ku 22-vjeçarja Elsina Idershai, jo vetëm që ka marrë plagë të rënda nga përplasja me makinë, por më vonë u saktësua se gjendej në reanimacionin e spitalit Ushtarak,ku më vonë ka vdekë. Në mënyrë sporadike, policia e Tiranës ka saktësuar vetëm ngatërresat e emrave të këngëtareve, ndërkohë u tha se e plagosura kishte marrë plagë të lehta dhe se ishte arrestuar autori i aksidentit.

Ngjarja

E "shitur" si një aksident, ngjarja e dy netëve më parë në "Varrin e Bamit" në të vërtet ka rezultuar të ishte një tentativë e mirëfilltë vrasjeje. Burimet e policisë bëjnë me dije se është mbajtur në pranga 44-vjeçari Aziz Kelmendi nga Kosova, pasi ka rezultuar të ishte autori i plagosjes së qëllimtë të 22-vjeçares që njihet si këngëtare dhe madje edhe me emër arti "Emmy". Nga të dhënat që shoqërojnë ngjarjen e rëndë saktësohet se mes kosovarit dhe të resë shqiptare kishte ekzistuar dikur edhe një lidhje intime, lidhje që me sa duket ka përcipituar edhe në një hakmarrje dyfishe në ambientet e atij pub-i. Në ambientet e brendshme të lokalit vajza është përballur me ish-të njohurin e saj, i cili mësohet se ka qenë në shoqërinë e dikujt tjetër, e për pasojë kanë vijuar edhe zënkat që në mes kanë pasur xhelozinë. Pas daljes nga ambientet mësohet se vajza ka dashur të sqarohet me burrin kosovar, ndërsa ky i fundit e ka përplasur me makinë duke i rrezikuar seriozisht jetën. Të dhënat e para që dolën për këtë akt kishin si personazh një tjetër emër të muzikës së sotme, ndërsa emri i "Emmyt" nuk u bë publik derisa policia e Tiranës sqaroi se këngëtarja e aksidentuar është Elsina Idersha dhe jo, Dafina Zeqiri. Vajza e plagosur me dashje nga kosovari-biznesmen është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa i gjithë versioni i pretenduar nga kosovari është hedhur poshtë nga një dëshmitare okulare, që është edhe shoqe e vajzës që përplasi me makinë 44-vjeçari nga Peja, baba i pesë fëmijëve nga dy martesa të ndryshme.

PD: Edvin Kristaq Rama kreu i bastardëve të Gedafëve dhe Benalive

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Albana Mustafaraj deklaroi dje lideri i PS-së, Edi Rama nuk mund t'i shpëtojë përgjegjësisë së 21 janarit. "Kryepuçisti Edvin Kristaq Rama kreu i bastardëve të Gedafëve, Benalive e Mubarakëve shqiptarë që PD-ja i përmbysi në vitin 1991, sërish duke trilluar beson se do ti shpëtojë përgjegjësisë për grushtin e shtetit të 21 janarit dhe viktimat që përdori si mish për top për karrigen e tij. Sot kryepuçisti, Edvin Kristaq Rama, njeriu që u rrit si lëpirësi i busteve të Enver Hoxhës, Hitlerit të shqiptarëve, nipi i Spiro Kolekës xhelatit tjetër që firmoste varjen e disidentëve në sheshet e qyteteve të vendit, u përpoq sërish të lajë duart me organizimin e grushtit të shtetit me pasoja vdekjen e 4 qytetarëve që i solli mish për top për karrigen e tij", - tha Mustafaraj.

Vdes ‘Emmy’, ishte në koma, pranga biznesmenit kosovar

Zemra e këngëtares Elsina Hidersha e njohur me emrin e artit “Emmy” është ndalur së rrahuri sot paradite në Spitalin Ushtarak në Tiranë. 22 vjecara nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të rënda të marra në kokë nga një përplasje me makinë, në orët e vona të së shtunës në të dalë të një pubi në afërsi të zones se Varrit të Bamit”, në Tiranë. 

E reja ndodhej në koma dhe mjekët kishin deklaruar se lëndimet në tru ishin shume te renda dhe vetëm një mrekulli mund ta shpëtonte. Policia ka arrestuar si autor biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi, 44 vjec, pasi akuzohet se është autor i plagosjes së qëllimshme të këngëtares së re. 

Elsina Idershai 22-vjeçarja me origjinë nga Skrapari ndryshe Emmy, është bërë e njohur katër vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: ‘Let it play’, ‘Pse të dua ty’ ‘Rastësisht u pamë’, ‘A ma jep’, etj.