2011-02-28

Sfidë harrimit

Sfidë harrimit, me ese, hulumtime dhe përsiatje për poezinë shqipe, është një libër i rrallë. Ai përmban konceptet, pëlqimet, vlerësimet dhe veçanërisht mënyrën e leximit të poezisë së njërit prej poetëve shqiptarë më të rëndësishëm, të cilat konkretizojnë një anë tjetër të individualitetit të tij bashkëkohor - atë të interpretuesit. Edhe titulli është një sintezë mbi interpretimin e poezisë.

         
 

Sfidë harrimit

nga Ali Podrimja
Ese

Shtëpia Botuese: Onufri
            Ali Podrimja


 

Sfidë harrimit do të thotë të luftosh harrimin ose më drejtpërdrejtë, të mbetesh në kujtesë, duke theksuar shkakësimin qenësor të artit poetik. Në rrafshin e qenësisë njerëzore, sipas filozofisë, nxitja e vërtetë psikologjike dhe qëllimi vetjak, për të cilin krijohet poezia dhe çdo art tjetër është dëshira e pakuptuar për të kundërshtuar vdekjen apo harrimin që vjen bashkë me të. Pikërisht poezia e përzgjedhur e sfidon, sepse e tejkalon atë dhe i shpie poetët në mbretërinë gjithmonë të ndriçuar të kujtesës. Por para se të jetë interpretues, Ali Podrimja është edhe një përpunues, përzgjedhës dhe paraqitës i pasionuar dhe me shije të hollë, që do të thotë se është edhe një ofrues i pjesës më cilësore të saj. Madje, esetë dhe hulumtimet kanë qenë kryesisht parathënie në përzgjedhjet që ka përgatitur.

Ai nuk jeton dhe përjeton vetëm me poezinë e tij, por me krejt poezinë shqipe. Për dhjetëra vjet, duke qenë redaktor në shtëpinë botuese “Rilindja”, ka ndikuar ndjeshëm në përpunimin dhe ngritjen cilësore të saj, sidomos në drejtimin kah modernitetit të poezisë shqipe, që shkruhej në mjedisin e Prishtinës. Në vëllimet e shumta, që ka redaktuar, të disa brezave, është edhe inkurajimi, “ndërhyrja” apo qortimi mjeshtëror i tij. Edhe poezinë e censuruar, që dilte në Tiranën “e largët”, gjithashtu e përpunonte, por në një mënyrë tjetër - nëpërmjet përzgjedhjes. Nga tërë krijimtaria e Fatos Arapit, SFIDË HARRIMIT Ali Podrimja Sfidë harrimit Botimet ONUFRI Kritikë letrare Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Xhevahir Spahiut, etj., ka përzgjedhur dhe botuar në Prishtinë, më cilësoren, e në radhë të parë, të paideologjizuarën e të paskematizuarën, duke dhënë kështu gjedhen e mundshme të lirë të saj. Me këto ndihmesa, krahas poezisë së vet, është bërë poeti më autoritar dhe më i përkujdesshëm ndaj krijimtarisë së poetëve të tjerë, sidomos të rinjve.

Nuk është e rastit që pikërisht Ali Podrimja ka pasur dhe vazhdon të ketë dishepuj, si dhe plot imitues, më tepër se çdo poet tjetër i ditëve të sotme. Vitet e fundit ka përgatitur disa përzgjedhje me grup autorësh, si dhe antologjitë Eni vjen prej Çamërie (Rozafa - Prishtinë; Arbëria - Tiranë, 2004) dhe Një gur i çarë për Kosovën (Rozafa - Prishtinë; Toena - Tiranë, 2005), duke qëmtuar në krejt poezinë shqipe, prej De Radës e deri në bashkëkohësi, që janë të parat me këtë temë dhe gjedhe në historinë e botimeve. Përvoja e madhe dhe mjaft dorëmbarë në këtë lëmë e ka ngritur mendimin e tij në nivel erotik. Përzgjedhja nga opusi letrar i akëcilit krijues, shkruan ai, është krijim i një vepre të re të mbështetur në konceptet e përpiluesit, që është edhe leximi i tij. Përzgjedhësi, sipas tij, është një autor i dytë me liri të plotë, sidomos në ristrukturimin e veprës.

Ndryshe nga shumë poetë që janë egocentrikë dhe që çmojnë vetëm poezinë e afërt me atë që shkruajnë vetë, Ali Podrimja është antonim i tyre, pasi çmon çdo lloj poezie, mjafton të jetë cilësore dhe origjinale, madje e çmon atë edhe kur është në kundërshtim me kredon e tij.

Kështu, ka vepruar, p. sh., me përzgjedhjen e krijimtarisë së brezit të fillimeve ’80 në Kosovë, e cila binte ndesh me qëndrimet dhe kredon time, siç pohon te shkrimi Metafora e një brezi (libri Letra nga të vdekurit, Toena, Tiranë 2004). Me krijimtarinë e tyre, përgatiti përmbledhjen Dritaren lëre hapur (Rozafa, Prishtinë 2002), me qëllim që të popullarizohej origjinaliteti i gjashtë autorëve, që kanë një sintezë poetike të re, ironike, më të qartë dhe më të përcaktuar. Përzgjedhja, sidomos me shumë autorë, është gjithmonë një aventurë e vështirë, por që mbështetet në disa kërkesa, për të mos thënë parime. Meqenëse ajo është vepër e një grupi a brezi me interesime e qasje të përbashkëta ndaj letërsisë, kërkesa kryesore, sipas tij, është që të përmbajë doemos tiparin dallues, origjinalitetin dhe risinë e artit të tyre. Përzgjedhjet janë kërkim i së bukurës dhe provë e cilësisë së saj. Kërkimin e së bukurës, nënvizon diku, e ndieja si obligim ndaj poetëve, por edhe si guxim moral.

Por parimi moral, siç mund ta përforcojë parimin estetik, ashtu edhe mund ta dobësojë e ta luhatë, kur kalon, sadopak, kufirin letrar. Te Sfidë harrimit është gjithashtu hulumtuesi dhe lexuesi model, i cili zbulon në mënyrë më të plotë një anë tjetër të rëndësishme të personalitetit të tij letrar.

Esetë mes durimit dhe triumfit, E shtunë pas një të premteje, Leximi i një dëshpërimi, Zjarrmi e akullt, Poeti dhe monomani, Poet i veçantë - kanë vëzhgime të thella dhe sinteza të thukëta për poezinë e Azem Shkrelit, Fatos Arapit, Eqrem Bashës, Sadik Bejkos, Basri Çapriqit, etj. Këto janë më të arritura, edhe se poezia e këtyre autorëve është me koncepte e teknika të modernitetit bashkëkohor, pra është e afërt me poezinë që shkruan edhe vetë. Veprat e disa prej këtyre poetëve, si dhe të Esad Mekulit, Ismail Kadaresë, Enver Gjergjekut i ka përcjellë me tepër vëmendje ose ka shkruar për ta edhe më parë. Mirëpo, në këto vite, krahas leximit të dikurshëm, është përpunuar edhe leximi i ri, në kontekste të tjera shoqërore dhe letrare, d. m. th. ka shprehur edhe ato mendime dhe vlerësime që nuk mund të thuheshin më parë nën ndëshkimin e censurës. Megjithëse shkrimet paraqiten si lexime vetjake, ato janë hulumtime dhe studime të thukëta, sepse mbështeten mbi koncepte teorike, kryesisht, moderne dhe bashkëkohore, herë të formuluara shprehimisht dhe herë të nënkuptuara nëpërmjet cilësimeve, vlerësimeve dhe mënyrës së vlerësimit. Gjurmon posaçërisht poezinë cilësore problematike, dhe nga gjithë problematika e larmishme parapëlqen atë të qenies kombëtare e të njeriut bashkëkohor në mjediset e hapësirës mbarëshqiptare.

Duke njohur së brendshmi fshehtësitë e mjeshtërisë poetike, ato që studiuesi, e aq më pak lexuesi i zakonshëm, nuk i kap dot, leximi i tij është thelbësor, prandaj edhe është përgjithësuar dhe përbën një gjedhe leximi më vete, madje ndër më të qëlluarat për poezinë e këtyre poetëve. Thelbin e mendimit dhe të krejt poezisë e zbulon me figurat-çelës. Zhbirimet dhe analizat përqendrohen te disa figura të tilla, që jo rrallë janë përftuar nga shëmbëllimet me mjedisin natyror prej nga vijnë shkrimtarët. Ato lexohen brenda kontekstit shoqëror, në të cilin janë shkruar, për të zbuluar mendimin dhe ndjenjat kryesore të tyre, sikurse lexohen edhe në kontekstin letrar, kur janë shkruar për të argumentuar sadopak origjinalitetin, pra dhe prurjen e secilit në tërësinë e poezisë shqipe.

Te Leximi i një dëshpërimi vihet në dukje dëshpërimi, një nga ndjenjat karakteristike të poezisë së Fatos Arapit, që është fryt i zhgënjimit dhe i pamundësisë për t’u shprehur lirisht, ndërsa te Mes durimit dhe triumfit dhe te E shtunë pas një të premteje shpjegohet tipari dallues i mjeshtërisë së Azem Shkrelit - përpunimi i pareshtur i vargut dhe kërkimi këmbëngulës, deri në sakrificë, i fjalës së përshtatshme, - nëpërmjet të cilit, poezia e tij u ngrit në majat më të larta të artit poetik shqiptar. Me vlera të tilla, esetë, hulumtimet dhe përsiatjet e tij janë ndihmesë në krijimin e shkollës shqipe të leximit modem të poezisë. Ali Podrimja, ndoshta, për modesti, është fort i kursyer si në bisedat publike, ashtu edhe në shkrime, për biografinë dhe laboratorin e vet të krijimit. Mbyllja në vetvete e fshehtësive krijuese, qoftë e natyrshme, qoftë e qëllimshme, është si një provë për aftësinë e kritikës dhe të studimeve të poezisë moderne bashkëkohore, që në të vërtetë në kërkimet e tyre hasin plot të fshehta të vështira.

Te Sfidë harrimit, aty-këtu ka një rrëfim konfensional, që me sinqeritet hap disa dritareza të mënyrës së tij të krijimit. Këto lloj dritareza kanë qenë hapur më gjerësisht në shkrimin Trokitje në dyert e magjisë (Letra nga të vdekurit, Toena, 2004), por që fatkeqësisht në këtë libër nuk është përfshirë. Megjithatë, në ligjëratën eseistike në përgjithësi ka jo pak mendime, çelësa për të zbërthyer poezinë e tij, koncepte e parime krijuese, shpesh të formuluara shkurt dhe në formën e sentencave. Me dobi të veçantë për studiuesit është dhënia e një “fshehtësie” të madhe të alkimisë së vet - mbështetja parësore te vepra e Gjergj Fishtës, e njërit prej poetëve të etnisë, dhe të Federiko Garsia Lorkës, plot imazhe tronditëse e befasuese dhe me thukëti kulmore - mbi bazën e së cilës mund të bëhen përqasje dhe krahasime për afritë dhe origjinalitetin midis poezisë së tyre, si në rrafshin letrar shqiptar, ashtu edhe në rrafshin letrar shqiptaro-evropian. Këto dhe çelësa të tjerë të mjeshtërisë krijuese, të hedhur andej-këtej, që lehtësojnë studimin e poezisë së tij.

BASHKIM KUÇUKU

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...