2011-03-04

Flori Bruqi:Alberto Moravia, Nobeli i mohuar



Gruaja leopard, Alberto Moravia


Ky liber i perket serise se romaneve te shkurter te Moravias. Eshte historia e nje tradhetie bashkeshortore, nje paaftesie te dhimbshme per tu kuptuar qe ne menyre te vullnetshme nuk gjen zgjidhje. Ky liber perben nje nga pikat me te larta te meditimit ekzistencial te Moravias 'Jeta nuk mund te njihet".
Ky liber eshte botuar pas vdekjes se autorit i cili nuk arriti ta perfundonte.
Gruaja leopard, Alberto Moravia
Alberto Moravia (1907- 1990) eshte nje nga novelistet italiane me te mire te shekullit te kaluar. Veprat te tij kane ne qender seksualitetin modern, izolimin shoqeror dhe ekzistencializmin. Ne vepren e Moravias peshkruhet hiprokizia e jetes bashkohore, paaftesia e njerezve per te arritur lumturine nepermjet menyrave tradicionale. Disa nga librat me te njohur te Moravias jane: 'Indiferentet', 'Agustini', 'Merzia', 'Çoçarja' etj mbi te cilet jane bere dhe realizime kinematografike.

Arsyet e panjohura në bazë të të cilave Stokholmi nuk ia dha shpërblimin. Indiferentët dhe Çoçarja japin një portret të pakëndshëm, anojnë tepër kah tema erotike


Autor romanesh “prej voyeur-i”, pa “tension idealist”, disa nga to bile “pa domethënie”. Përmbledhëse dhe të sforcuara janë këto gjykime, të panjohura, me të cilat juria e Akademisë suedeze ia mohuan Nobelin për letërsi Alberto Moravia-s, edhe pse e kishin marrë shumë herë në konsiderim kandidaturën e shkrimtarit roman përgjatë një dhjetëvjeçari, duke u nisur nga viti 1949.

Për akademikët e Stokholmit, vepra narrative e autorit të Indiferentët dhe Çoçarja zbulon “një portret të pakëndshëm”, që mund të karakterizohet me fjalën “voyeur”, sepse autori është tepër i vëmendshëm ndaj temës “erotike”.
Këto prapaskena të kurorës së munguar të Moravisë i ka zbuluar Enrico Tiozzo, docent i letërsisë italiane në Goteborg, me librin Letërsia italiane dhe çmimi Nobel – Histori kritike dhe dokumente. Tiozzo paraqet për herë të parë të gjitha letrat e pabotuara të Akademisë së Suedisë që kanë të bëjnë me kandidaturat italiane për shpërblimin prestigjioz nga viti 1901 deri më 1957.

Akademikët e gjykuan Konformistin si një libër “inkoherent në mënyrë të habitshme” dhe Përçmimin “një roman mjaft konvencional”, ndërsa Maskarada ishte “pa domethënie”. Nga këtu edhe refuzimi që ia hoqi Nobelin. “Moravisë i mungon krejtësisht pulsi i nxehtë i shkrimtarëve të mëdhenj. Ai s’ka pasur kurrë asgjë për të treguar dhe kurrë s’ka qenë i zoti të hapte debate mbi gjendjen njerëzore”.

Një peshë e caktuar e mohimit të Nobelit i detyrohet qëndrimit krejt armiqësor të disa anëtarëve të Akademisë me ndikim të veçantë, mes të cilëve spikat Dag Hammarskjold, politikan suedez, që ishte sekretar i përgjithshëm i OKB-së, i cili në një mendim drejtuar kolegut akademik Par Lagerkvist i kishte renditur të gjitha ato që, për mendimin e tij, ishin jo meritat e shkrimtarit italian.

Drastik edhe mendimi i elaboruar për jurinë nga Ingemar Wizelius, kritik letrar i të së përditshmes suedeze Dagens Nyheter, që pati për detyrë të vlerësojë kandidaturën e Moravisë të bërë nga profesor Carlo Dionisotti, italianist i njohur i Universitetit të Londrës. Më 1955, Wizelius ia kushtoi Moravisë dymbëdhjetë faqe të daktilografuara, duke e definuar “një përshkrues i vëmendshëm ambientesh dhe psikolog i palodhshëm, i mprehtë dhe brilant”, por të pajisur me një prozë që “as në pasazhet më emocionuese nuk është në gjendje të ndërrojë ritmin”.

Pasi që kishte shprehur një mendim substancialisht pozitiv mbi veprën e debutimit, pavarësisht pesimizmit të tij të thellë, Wizelius la anash tërë prodhimin moravian të viteve të dyzeta (“më pak interesantja në karrierën e shkrimtarit”) dhe pesëdhjeta, duke u deklaruar vendosmërisht sa kundër tregimeve po aq edhe kundër romaneve.

Lexoni edhe:

http://floripress.blogspot.com/2011/02/alberto-moravia-trajta-cingeritese-e.html

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...