2011-03-05

Shkrimtarët e rinj bëhen të vjetër shumë shpejt

ntervista/ Diana Abu Jaber, një nga shkrimtaret më të njohura të brezit të ri në SHBA, flet për problemet e letërsisë së sotme bashkëkohore.

Gjithnjë ka menduar se duhet të shkruante një roman për kulturat. Përpjekjet e të atit, një burrë që ka ndikuar shumë në jetën e saj, për ta shpërngulur familjen në Jordani, në vendin e tij të lindjes dhe ideja që e shoqëroi gjithë jetën e tij që fëmijët të brumoseshin me kulturën e këtij vendi, e ka bërë Diana Abu Jaber, një nga shkrimtaret më të njohura të brezit të ri në SHBA, të mendojë këtë temë për librin e saj të ardhshëm. Në tryezën e saj të punës, tashmë ajo është duke përfunduar librin që e ka titulluar "Origjinë", i cili pritet të dalë në pranverë. Ndihet e sigurt se ka mundur të qetësojë në art, dhimbjen e atij burri që e deshi aq shumë, ndërsa vetë ka bërë një hulumtim artistik mbi kulturat. Diana Abu Jaber është një nga autoret më të njohura në letërsinë e re amerikane. Në vitin 2004 ajo u vlerësua me çmimin më të lartë për shkrimtarët e rinj, "Pen Center Usa" për letërsi fiksioni. Fondacioni "Përpara Columbus" e ka vlerësuar atë për librin më të mirë amerikan të vitit. Ndërsa në vitin 2003, ajo shpallet si autorja e novelës më të mirë, duke u nominuar për çmimin "PEN/Faulkner". Jep mësim në Universitetin Shtetëror në Portland, duke jetuar kështu mes Portlandit dhe Majamit. Në një intervistë për gazetën "Shqip", shkrimtarja flet për problemet më të ndjeshme të letërsisë së sotme bashkëkohore, duke dhënë edhe disa detaje mbi jetën e saj…




Le ta nisim këtë intervistë me pyetjen se çfarë dini për Shqipërinë?


Oh, tani me siguri që do të më vijë turp nga vetja! Më duhet të rrëfej se di vetëm ca gjëra për vendin tuaj, ndoshta jo ato të rëndësishmet, që përbëjnë historinë e tij. Tani jam duke menduar se çfarë di. Di që Shqipëria ka kaluar nga komunizmi në demokraci dhe ndodhet pranë detit Adriatik. Më kujtohet kur, që në shkollën katolike kemi mësuar se Shqipëria është një nga kombet evropiane kristiane më të lashta! Më vjen keq që nuk di shumë gjëra. Mendoj se kjo është gjithçka që unë mund të mendoj për momentin…



A njihni ndonjë shkrimtar shqiptar?


Sërish më kapët në një pikë ku unë po mendoj se qenkam vërtet e paditur! Por nga shkrimtarët shqiptarë dua të them se kam lexuar vetëm Ismail Kadarenë, disa nga librat e tij.


Çfarë do të thotë të shkruarit për ju? Kur e kuptuat se mes jush dhe këtij arti ekziston një lidhje e fortë?

Në fakt, ndihem sikur unë kam lindur për t\‘u bërë shkrimtare, nëse nuk merret për mendjemadhësi. (If that doesn\‘t sound too pretentious to say). Qëkur kam qenë fëmijë, shkruaja përralla. Jam rritur në një familje që ishte plot me tregimtarë dhe shakaxhinj, kështu që munda të mësoj se tregimtaria ishte një nga mënyrat më të mira për të ruajtur përvojat tona dhe u jep kuptim atyre. Unë besoj se të shkruarit është një lloj udhëtimi, një kalim midis njerëzve, midis vetëdijes dhe pavetëdijes sonë, midis mendimit dhe ndjenjës.




Letërsia e ditëve të sotme duket sikur po merret me njeriun dhe ekzistencën e tij, duke lënë mënjanë mesazhet historike apo politike që vijnë nga rrëfimi i letërsisë. Ç\‘mendoni për këtë çështje?

Mendoj se varet prej autorëve nga të cilët tërhiqesh. Ka një fushë kaq të pafundme librash e autorësh për të zgjedhur. Tri librat e fundit që kam lexuar kishin një gamë të gjerë stilesh - njëri ishte një libër i orientuar nga marrëdhëniet, i shkruar ndoshta duke pasur parasysh një audiencë grash tradicionale; tjetri kombinonte personalen dhe politikën - ngjarje të vendosura në Nju-Jork, nën hijen e sulmeve të 11 shtatorit; dhe i treti ishte krejtësisht politik - i treguar nga këndvështrimi i një fëmije afrikan ushtar. Por dua të them se e vërteta është se asnjëri prej këtyre librave nuk kishte hapurazi asnjë "mesazh" politik. Libri i fundit letrar, që më vjen në mend, i cili i afrohet dhënies së një formulimi të qartë, ishte "Duke lexuar Lolitën në Teheran", që, natyrisht, ishte shkruar nga një shkrimtar iranian, jo amerikan. Kam përshtypjen se amerikanët tentojnë që të japin sa më pak formulime politike - atyre nuk u pëlqen shumë të qortohen dhe u pëlqen që "mësimet" e tyre të nguliten në histori.


Çfarë mendoni për kritikën letrare sot?

Ah, kjo varet krejtësisht nga kritiku! Mendoj se ata mund të kryejnë një funksion shumë të rëndësishëm për të ndihmuar lexuesit të thellojnë dhe zhvillojnë përshtypjet e tyre në drejtim të një libri. Por, shumë shpesh, të ashtuquajturit "kritikë" janë gazetarë të pavarur, të nxituar e pak të paguar dhe tashmë ka shumë pak hapësira në gazeta dhe revista për punën e tyre. Pasqyrat për filmat kanë nxjerrë jashtë gjithçka. Sinqerisht, tashmë pothuajse kam arritur në pikën që të mendoj se kritikët e librit modern duhet thjesht të motivojnë veten për të inkurajuar njerëzit që të lexojnë - dhe asgjë më shumë.

Çfarë mendoni se e dëmton brezin e ri të shkrimtarëve në vendin ku jetoni, si dhe në Evropë apo Ballkan? Çfarë u mungon shkrimtarëve të rinj?


Nuk është e paramenduar, por për një arsye apo një tjetër, nuk duket se lexoj shumë shkrimtarë të rinj. Në SHBA, ashtu si dhe në Evropë, duket se ka një brez fantazirash dhe satirë që përshkon punën e tyre, që mua më duket si një dalje në sipërfaqe e postmodernizmit. Ndoshta mund të jetë e kuptueshme, por mendoj se ajo që unë ndiej është se mungesa e shkrimtarëve të rinj në punë është mjaft e thjeshtë, sensi i moshës - pjekuria, kënaqësia, madje edhe ndjeshmëria. Ndoshta ndonjë e këmben energjinë për ndjeshmëri? Nuk më shqetëson edhe aq ky fakt, ndoshta edhe për faktin se duket sikur shkrimtarët e rinj bëhen të vjetër shumë shpejt!



A mund të na flisni për procesin tuaj të të shkruarit?

Jam një shkrimtare tmerrësisht e padisiplinuar. Shpesh punoj natën, kur nuk më zë gjumi. Kam një penë që shkruan kokëposhtë, ndërsa qëndroj e shtrirë në krevat. Kam një pjesë të madhe të punës të bërë në këtë mënyrë dhe bashkëshorti im është mësuar tashmë me këtë gjë. Gjatë ditës, shkëputem dhe më pëlqen të takohem me miqtë e mi, të gatuaj dhe të organizoj pritje. Gjithashtu jap mësim me kohë të plotë, gjë që e bën shumë të vështirë gjetjen e kohës për të shkruar. Nëse ia dal të shkruaj një ose dy faqe në ditë (ose natë), atëherë e ndiej se e kam bërë punën time.


A ndikojnë shkrimtarët dhe letërsia në jetën politike e shoqërore? A e ka letërsia akoma atë ndikim që ka pasur vite më parë?


E di se letërsia ka një ndikim shumë të madh në jetën time dhe në atë të familjes e të shokëve të mi. Por kur shoh studentët e mi të universitetit, ndonjëherë duket sikur televizioni filmi dhe muzika janë për ta më të rëndësishëm se librat. Letërsia nuk është një mjet thelbësisht teknologjik - për të lexuar një libër duhen përpjekje dhe përqendrim i pandërprerë. Dhe mua më vjen keq të them se nuk jam shumë e sigurt nëse Presidenti amerikan ka pasur kohë të lexojë shumë libra. Por, përsëri vazhdojnë të botohen mjaft libra të rëndësishëm, shoqërorë dhe politike, si "Lufta është një forcë që u jep kuptim jetëve tona", Chris Hedges, që të ndihmon të interpretosh dhe vendosësh veten brenda lëvizjeve dhe rrjedhave të mëdha politike. Kështu që jo gjithçka humbet.

Çfarë mendoni për letërsinë bashkëkohore?

Sa herë që bie në dëshpërim dhe mendoj se letërsia ka rënë dhe është bërë e parëndësishme, zbuloj ndonjë libër befasues që më drithëron dhe me kujton se ç\‘mund të bëjnë fjalët. Për momentin, këtë rol po luan për mua novela e re e Claire Messud, "Djali i Perandorit". Fakti është se, letërsia e madhe vërtet është një thesar i rrallë dhe se shkrimtarët e shkëlqyer nuk rriten nëpër pemë. Vitin e kaluar, ishte Joan Didion me librin "Viti i mendimit magjik". Problemi qëndron në faktin se në këto kohëra botohen shume libra dhe që të jep përshtypjen se në to nuk shkruhet më asgjë thelbësore.
Dhe natyrisht, botuesit janë shumë të shqetësuar për humbjen e audiencës së tyre, kështu që ata shpesh i japin dorë librave bosh të marketingut me kapakë të bukur të tipit "chick lit", që janë thelbësisht josfidues dhe ndershmërisht të paformuluar. Idealisht, ne duhet të kemi një industri botimi, e cila duhet të jetë e hapur për ndryshueshmëri dhe në të njëjtën kohë dashamirëse ndaj rreziqeve financiare.


Na tregoni diçka më shumë për veten tuaj...?

Jam rritur në një ambient familjar mjaft të komplikuar - babai im ishte emigrant jordanez dhe mamaja ime e lindur në Amerikë, me prejardhje irlandeze. Ndaj në shtëpinë tonë ka pasur një shumëllojshmëri gjuhësh, fesh dhe kulturash. Jam rritur gjithashtu në një familje të madhe, me gjyshërit, xhaxhallarët dhe kushërinjtë e mi - jotipike për amerikanët. Babai im u përpoq të na kthente disa herë në Jordani, por asnjëherë nuk arriti të kthehej në kulturën e tij të parë, gjatë kohës që shpërnguleshim. Ai është nomad nga kultura dhe duket se këtë e kam trashëguar edhe unë. Unë udhëtoj dhe lëviz mjaft shpesh. Më pëlqen gjithashtu të lëviz edhe nëpër filmat e mi. Dy librat e mi të fundit kanë të bëjnë me ushqimin dhe kulturën, por libri i ardhshëm që do të publikohet në pranverë titullohet "Origjinë" dhe është një triller psikologjik.

Unë përpiqem me çdo libër të ri, jo thjesht të rishkruaj librin e mëparshëm. Ndaj i ndryshoj emrin dhe gjithë elementet e tjera, por në momentin që e kam mbaruar gjithë kohën shoh fantazmat e librit të parë në këtë të fundit. Ndoshta është kjo ajo çka do të thotë të jesh shkrimtare?

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...