2011-03-05

LIDHJE TË FUQISHME SHPIRTËRORE TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS


Qeveria e Kosovës e dënoi sonte ashpër vrasjen që ka ndodhur në Gjermani. Në një reagim të qeverisë thuhet se ajo "është jashtëzakonisht e prekur rëndë dhe dënon ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një qytetar me prejardhje nga Kosova, që ndodhi sot në Gjermani.

Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella popullit amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtrisë amerikane dhe familjarëve të viktimave.

Ky rast makabër është një akt individual kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës, që gjithmonë dhe përjetësisht do të jenë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë procesit të lirisë, pavarësisë dhe tani zhvillimit dhe integrimit të Kosovës.

Qeveria dhe gjithë populli i Kosovës në këto momente të rënda solidarizohen me dhimbjen dhe qëndrojnë pranë qeverisë amerikane, popullit amerikan, ushtrisë amerikane dhe familjeve të viktimave.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh besimin dhe bindjen e plotë që aktorët e këtij akti monstruoz do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar", thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.


Dy anëtarë të forcës ushtarake ajrore amerikane u vranë sot në aerportin ndërkombëtar të Frankfurtit në Gjermani. Forca ajrore amerikane thotë se dy anëtarë të tjerë të kësaj force u plagosën.

Policia gjermane thotë se një person i armatosur hapi zjarr ndaj pjesëtarëve të ushtrisë amerikane në një autobus në aeroportin e Frankfurtit.



Lejtnant kolonele Pamela Cook, nëndrejtore e marrëdhënieve me publikun për forcat ajrore amerikane në Evropë foli me Zërin e Amerikës për incidentin.

"Ajo që dimë është që pati një hapje zjarri në Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit. Dy pjesëtarë të forcës ajrore amerikane u vranë dhe dy u plagosën në këtë incident. Nga informacionet tona, autoritetet gjermane e kanë nën arrest autorin dhe presim që hetimi të ketë filluar".

Cook tha se pjesëtarët e forcës ajrore po shkonin për t’u dislokuar kur ndodhi incidenti. Presidenti amerikan Barak Obama, foli për incidentin në Shtëpinë e Bardhë.

"Jam i dëshpërruar dhe i indinjuar nga sulmi ku humbën jetën dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe u plagosën dy të tjerë. Mendoj se i gjithë populli amerikan shpreh mirënjohjen për shërbimin e atyre që humbën jetën.

Mishelë dhe unë i kemi në mendimet dhe lutjet tona familjet dhe miqtë e tyre dhe po shpresojmë për shërimin e të plagosurve".

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të mësuar hollësitë e incidentit dhe do të punojnë me autoritetet gjermane për t’u siguruar që shkaktarët të çohen para drejtësisë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi i tha Zërit të Amerikës se ishte informuar nga policia gjermane se i dyshuari ishte Arif Uka, një qytetar nga Kosova, nga Mitrovica.

Rexhepi shprehu keqardhjen e thellë për incidentin dhe tha se autoritetet e Kosovës po bëjnë hetime. Ai tha se nuk është e qartë nëse incidenti ishte akt terrorizmi.

Robert Pein, zëdhënësi ndërkombëtar i Fraport, pronar dhe administrator i Aeroportit të Frankfurtit, tha se autoritetet federale gjermane do të marrin të gjitha masat e duhura për sigurinë e aeroportit si rezultat i incidentit.
"Siguria e aeroporteve në Gjermani është përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme gjermane, dhe në praktikisht, zbatohet nga policia federale gjermane. Ata vendosin standartet dhe kërkesat, dhe nëse ka ndryshime që mund të bëhen herë pas here, atëherë ata janë përgjegjës t’i zbatojnë."
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu ngushëllimet e saj për viktimat dhe familjet e tyre, duke thënë se qeveria do të bëjë ç’është e mundur për të zbuluar çfarë ka ndodhur.

Ushtria amerikane ka disa baza në Gjermani, duke përfshirë bazën ajrore të Ramshtajnit afër Frankfurtit.



KOSOVË: QYTETARËT NDEZIN QIRINJ PËR USHTARËT AMERIKANË TË VRARË NË GJERMANI

Grupe qytetarësh të Kosovës ndezën mbrëmë qirinj në Prishtinë dhe në Mitrovicë, në shenjë nderimi për dy ushtarët amerikan që u vranë dje në Frankfurt të Gjermanisë. Ata shprehën, siç thanë, dhembjen për këtë ngjarje, por edhe zemërimin me faktin se ata u vranë nga të shtënat e një shqiptari me prejardhje nga Kosova. Arif Uka, 21 vjeçar, u arrestua dje nga policia gjermane pas vrasjes së dy ushtarëve amerikan. Të afërmit e tij në fshatin Zhabar të komunës së Mitrovicës, thonë se ai është lindur dhe rritur ne Gjermani ku familja e tij jeton prej 40 vjetësh.

Ngjarja nxiti reagime të ashpra në Kosovë. Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në orët mbrëmjes morri pjesë në ndezjen e qirinjve në qendër të Prishtinës.

"Jemi këtu së bashku me studentët e Universitetit të Prishtinës, që si shtet dhe si shoqëri, ta dënojmë këtë akt të tillë. Përkundër asaj që edhe më tutje nuk dihen motivet e një akti të tillë, një akt i tillë është akt kriminal. Ai i cili e ka bërë këtë akt të tillë është kriminel për qytetarët e Kosovës dhe në asnjë formë nuk i pasqyron bindjet e qytetarit të Kosovës dhe të një kosovari, prandaj përmes këtyre qirinjve ne solidarizohemi me popullin amerikan, me ushtarët amerikanë që janë edhe ushtarë të lirisë së Kosovës dhe çdo herë shteti dhe populli i Kosovës do të ketë marrëdhënie të veçanta dhe speciale me SHBA-të", tha ministri Hoxhaj.

Kryetari i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Selim Dallku, dënoi po ashtu sulmin ndaj ushtarëve amerikanë.

"Edhe studentët e Universitetit të Prishtinës, solidarizohen me familjet e personave të prekur nga ky akt, po ashtu me kombin amerikan dhe si studentë, me këta qirinj, paraqesim qëndrimin e Parlamentit Studentor dhe tërë studentëve të Universitetit të Prishtinës, mbi aktin të cilin e cilësojmë si akt jo të mirë dhe kriminel", tha zoti Dallku.

Ngjarja u dënua ashpër nga të gjitha institucionet dhe partitë politike, të cilat theksuan rolin e jashtëzakonshëm të ushtrisë amerikane për çlirimin e Kosovës dhe ruajtjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në gjithë botën.

Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, ndërsa roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm edhe për çlirimin e saj. Edhe më tej rreth 800 trupa amerikane shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.(FLORI BRUQI)


Reagimet e qytetarëve të Kosovës ndaj vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjes së dy të tjerëve në Aeroportin e Frankfurtit nga një i ri, për të cilin thuhet se është me origjinë nga Kosova, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë mjaft të ashpra dhe emocionale.

Por, këto reagime të qytetarëve, të cilat po regjistrohen drejtpërdrejt qoftë nga mediat në Kosovë, qoftë në forumet e ndryshme mediale, njohësit e rrethanave shoqërore dhe psikologjike i vlerësojnë si një shprehje e fuqishme e lidhjeve emocionale, që ekziston te shqiptarët e Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sociologu Shemsi Reçica, profesor në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se ngjarja në Aeroportin e Frankfurtit ka shkaktuar efekte shokuese te qytetarët e Kosovës, të cilët, sipas tij, e kanë përjetuar shumë rëndë këtë ngjarje.

"Kjo është përjetuar rëndë, sidomos për faktin se autori, dorasi i këtyre vrasjeve, humbjeve tragjike të jetëve të dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjes së dy të tjerëve, është vepër e një shqiptari të Kosovës. E kanë gjykuar të gjithë shqiptarët e Kosovës, por edhe jashtë saj".

"Në mënyrë hipotetike, në qoftë se thuhet, po të kishte ndodhur një vrasje në radhët e një ushtrie shqiptare, fjala vjen, nuk do të përjetohej kaq tragjikisht dhe nuk do të reagohej kaq fuqishëm", thotë Reçica.

Ndërkaq, psikologu Dashamir Bërxulli, po ashtu profesor në Universitetin e Prishtinës, e sheh të natyrshëm shpërthimin emocional në reagimet e qytetarëve ndaj, siç thuhet, tragjedisë së skajshme në Aeroportin e Frankfurtit.

Sipas tij, në reagimet e qytetarëve vërrehet dënimi i ashpër ndaj veprës së dorasit të quajtur Arid Uka, në çfarëdo rrethane, e aq më tepër nëse dyshohet se motivet përmbajnë radikalizëm fetar.


"Emocioni i dhembjes është i padiskutueshëm. Kur një anëtar i kombit mik e pëson, dhembja është një pjesë e kësaj panorame emocionale që shprehin njerëzit. Por, nga ana tjetër, kemi edhe ndjenjën e revoltës. Këto ngjarje, që bëhen në emër të fesë, të cilat bëhen në emër të elementeve që nuk na përfaqësojnë neve si shqiptarë dhe popullin e Kosovës në tërësi, atëherë njerëzit protestojnë, sepse distancohen nga ky lloj imazhi dhe nga ky lloj perceptimi që njerëzit mund t’iu japin atyre".

"Nga ana tjetër, ata thjesht shprehin mospajtimin e tyre me aktin, sepse populli shqiptar nuk është i dhunshëm, e aq më pak të bëjë vrasje të këtij niveli, siç ndodhi", vlerëson Bërxulli pë Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, sociologu Reçica, reagimet e qytetareve të Kosovës, të cilët në mjaft raste skajshëm kanë shprehur zemërimin dhe revoltën e tyre, i arsyeton për shkak të, siç thotë ai, motiveve të tyre legjitime.

Shqiptarët, në përgjithësi, dhe veçanërisht shqiptarët e Kosovës, duke qenë një pjesë e madhe e tyre myslimanë me përkatësi fetare, ata janë shumë të ndjeshëm ndaj fundamentalizmit islamik.
"E para, shqiptarët në përgjithësi dhe veçanërisht shqiptarët e Kosovës, duke qenë një pjesë e madhe e tyre myslimanë me përkatësi fetare, ata janë shumë të ndjeshëm ndaj fundamentalizmit islamik. Në çdo rast dhe në çdo moment ata dëshirojnë që të distancohen prej fundamentalizmit islamik".

"Dhe, e dyta, siç dihet, liria dhe pavarësia e Kosovës lidhet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një aleat i madh dhe i fuqishëm, do të thoja, vendimtar, për pavarsinë e Kosovës", thekson Reçica.

Sidoqoftë, psikologu Bërxulli vlerëson se e gjithë dhembja, revolta dhe zemërimin i qytetarëve të Kosovës e shprehur në reagime, konfirmon edhe një segment tjetër të orientimit të shqiptarëve në përgjithësi.

"Kemi edhe një konfirmim tjetër të rëndësishëm, që shqiptarët në radhë të parë kanë kombin dhe elementi fetar nuk mund të jetë asnjëherë përpara atij kombëtar. Si i tillë, nëse në emër të fesë dhe elementeve fetare do të bëhen veprime të tilla që e dëmtojnë imazhin në përgjithësi të Kosovës dhe shqiptarëve, realisht ndryshojnë edhe perceptimin e njerëzve".

"Atëherë, njerëzit nuk janë dakord me të dhe e shprehin në mënyrë emocionale, sepse imazhi i Kosovës duhet të jetë i drejtë dhe i pastërt, ashtu siç është, një popull jo i dhunshëm; është popull që respekton kombet tjera dhe i ruan miqësitë e veta, në të cilat ka investuar shumë vite", përfundon Bërxulli.(Bekim Bislimi)

REAGIMET E SHTYPIT AMERIKAN MBI NGJARJEN E FRANKFURT


Dy ushtarë amerikanë u vranë të mërkurën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë kur një njeri ka shtënë mbi ata jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Frankfurit

WASHINGTON D.C:

Sipas shtypit Amerikan, sot thuhet se " Njeriu, që kreu aktin e djeshëm është një 21-vjeçari që tani për tani gjendet në paraburgim në policin gjermane. Ai është personi i vetem që vrau dy ushtar amerikan dhe palgosi dy të tjerë, deri sa ata duke u sistemuar në një autobus ushtarakë të SHBA, që i priste ata jashtë aeroportit të Frankfuritit. Personi i armatosur hipi në autobus duke shkëmbyer fjalë dhe vrau dy dhe plagosi dy amerikanë të tjerë me të shtëna në gjoks dhe kokë." thekson shtypi amerikan bazuar në të dhënat e hetimeve të para nga shërbimet gjermane.

Shtypi amerikan thotë se gazeta më e medha gjermane Spiegel raporton se "hetuesit besojnë se njeriu ishte një islamist radikal që ka veçuar amerikanët si objektiva; në web-sitin e lajmeve, Spiegel thotë se i dyshuari nuk kishte ndonjë një sasi të madhe të municionit me të."

"Fakti i vetëm që ai mbart një armë pranë në një aeroport nuk mund të jetë një rastësi," shkruan Spiegel teksa ajo citon një hetues pa emër të ketë thënë. "Ai mund të ketë pasë vetëm një revole si një anëtar i një grupi të organizuar."

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi i tha CNNit, se i dyshuari është quajtur Arid Uka(21 vjeç), duke përmendur se edhe Ambasada e SHBA në Prishtinë ka marrë si burim dekleratën e tij të cilën dhe policia gjermane nuk e mohojnë ose të mos konfirmojnë këtë.

"Ky është ska dyshim që është një akt terrorist apo ai është një i çmendur që e ka kryer atë", tha ministri Rexhepi për CNN-in, duke shtuar se "Nuk mund të ketë ndonjë arsye tjetër." sipas tij.

CNN-i raporton se ushtarët erdhën me një aeroplanë pasi kishin qënë duke shërbyer në Bazën Ajrore Lakenheath në Britani, kishin në planë të dislokohen në Frankfurt dhe teksa ishin gati për t'u transferuar në Ramstein Air Base, një bazë kjo më e madhja e SHBA, për trupat amerikane në Europë me qendër afër Kaiserslautern rreth 70 kilometra në jug të Aeroporit ku ndodhi ngjarja.

Sipas shtypit amerikan Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ishte tronditur nga të shtënat dhe premtoi që të shtyjë për një hetim të shpejtë dhe korrekt, siç e quajti ajo. "Është një incident i tmerrshëm," tha ajo dhe ne do të bëjmë gjithçka për të zbuluara sepse u krye ky akt".

Sipas një deklerate të Ministrisë së Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara thuhet se "Presidenti Barack Obama u zotua se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet gjermane për të nxjerr një përfundim të cilat kanë të bëjnë me të shtënat që ndodhën dje jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Frakfurit në Gjermani që mori jetën e dy e pilotëve amerikanë dhe u plagosën dy të tjerë."

"Unë jam i pikëlluar dhe unë jam i indinjuar nga ky sulm që mori jetën e dy amerikanëve dhe plagosën dy të tjerë," tha ai. "Unë mendoj se populli amerikan janë të bashkuar për të treguar mirënjohjen tonë për shërbimin të atyre që kishin humbur jetën."

Presidenti shtoi se ai dhe zonja e parë Michelle Obama janë në këto momente afër me familjet dhe miqtë në zëmerat e tyre dhe lutjet, dhe se ata janë duke u lutur për një shërim të shpejtë për ata që u plagosën.

"Unë dua thotë Presidenti Obama që të gjithë të kuptojnë se ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të mësuar se si të jetë kryer ky akt i rëndë, që mori jetën e dy ushtarve dhe palgosjen e dy të tjerëve," tha presidenti, "dhe se ne kemi për të punuar ngushtë me autoritetet gjermane për të siguruar që të gjithë autorët e krimit të sillen para drejtësisë."

Presidenti Obama e quajti incidentin "një përkujtues të zymtë të sakrifica të jashtëzakonshme të këtyre burrave dhe grave tona në uniformë, që janë duke e bërë në të gjithë botën, për të na bërë një botë sa më të sigurt, dhe megjithse ata përballen me të gjitha rreziqet rreth e rrotull globit."

"Kështu që unë mendoj se është e drejtë të thuhet se në emër të popullit amerikan, ne duam të dërgojmë për sejcilin prej tyre ngushëllimet tona më të thellë të këtyre familjeve," shtoi ai.

Ndërkohë, edhe nga Pentagoni Geoff Morrell Sekretari i shtypit tha se Departamenti i Mbrojtjes do të bashkëpunojë me autoritetet gjermane në hetimin e tyre.

"Departamenti i Mbrojtjes në dekleratën e saj në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes thotë se është thellësisht i pikëlluar nga vdekjen e dy anëtarve të forcave të ushtrisë Amerikane dhe plagosjen e dy të tjerëve dje në Frankfurt, Gjermani," tha ai. "Ne jemi thellësisht të pikëlluar me humbjen e anëtarëve të shërbimit tonë, që janë njerëz të guximshëm të cilët u vranë aq mizorisht . Ne lutemi për familjet e tyre dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. Dhe ne do të bëjmë të gjithë atë çfarë mund të bëjmë që të ndihmojë hetuesit e kësaj ngjarje të tmerrshme, për të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për këtë sulm frikacak. "

Ndërkaq, gazeta Bota Sot, bisedojë, sot në mëngjes me ish kongresmenin republikan dhe ish kanditatin për Senator Joe DioGuardi presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe analisten e publicisten Shirli Klojes DioGuardi , Këshillatare e Çështjeve Bakllkanike të cilët thanë se "Zemrat dhe lutjet tona në këto momente janë me ata që humbën jetën dhe ata që u plagosën dhe familjet dhe miqtë e të gjithë atyre që u preken nga kjo tragjedi këtu në SHBA. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të prekurra thellë për këtë humbje, dhe tragjedi që ndodhi në Frankfurt - Gjermani". "Ky është një akt, që ne të dy besojmë se ishte i veçuar dhe s'ka asnjë lidhje me shqiptarët miqësinë dhe ndjenjat pro amerikane të shqiptarëve."

Çifit DioGuardi, tha se ne pajtohemi plotësisht me qëndrimin amerikan se "Ne jemi të vetëdijshëm se populli i Kosovës është gjithashtu i tronditur me këtë krim neveritës që është një fyerje për vlerat dhe traditat e popullit shqiptare. Akti i një individi të vetëm nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në miqësinë e thellë dhe të qëndrueshme mes dy vendeve tona, ose në marrëdhënie jashtëzakonisht të ngrohtë dhe të ngushtë të popujve tanë dhe qeverive". përfundojn ish kongresmeni republikan dhe ish kanditatin për Senator Joe DioGuardi presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe analisten e publicisten Shirli Klojes DioGuardi , Këshillatare e Çështjeve Bakllkanike.

Shtypi amerikan thotë sot se, Ramstein Air Base afër Frankfurtit kanë në objektivat e fundit që janë në planet e sulm nga terroristët në Gjermani. Policia gjermane në 2007, patë arrestuar tre militantë të cilët kishin planifikuar për të sulmuar objektiva amerikane në Gjermani - në mesin e tyre, ata kishin palnifikuar edhe sulme në Ramstein Air Base dhe disa bare që frekuentohen nga trupat amerikane - për të vrarë qindra, ndoshta mijëra trupa amerikane , thuhet në shtypin Amerikan(BEQIR SINA, New York)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...