Atentatori, që vrau me armë zjarri të mërkurën në Aeroportin e Frankfurtit dy ushtarë amerikanë dhe palgosi rëndë dy të tjerë, e ka planifikuar veprën sipas njohurive të Prokurorisë së Përgjithshme Federale i vetëm.
Rexhep Uka 70, majtas, me djalin e tij Behxhetin 48, në shtëpinë e tyre në Mitrovicë
Xhaxhai Rexhep Uka ka thënë për agjencinë AP se gjyshi i të dyshuarit ishte një lider fetar në një xhami, në një fshat afër Mitrovicës.
Djali i Rexhepit, Behxheti, ka thënë se ka biseduar me babanë e të dyshuarit, Murat Uka, disa herë përmes telefonit nga Frankfurti pasi më herët janë kontaktuar nga Policia e Kosovës, dhe e vetmja gjë që ai u ka thënë është se e di që djali nuk është kthyer nga puna të mërkurën.
Murat Uka nuk iu është përgjigjur thirrjeve të telefonit në shtëpinë e tij në Frankfurt.
Spiegel Online thotë se Uka i ka thënë hetuesit se kishte kryer sulmin, pasi kishte shikuar një video në YouTube ku gratë myslimane përdhunoheshin nga ushtarët amerikanë.
Atentatori, që vrau me armë zjarri të mërkurën në Aeroportin e Frankfurtit dy ushtarë amerikanë dhe palgosi rëndë dy të tjerë, e ka planifikuar veprën sipas njohurive të Prokurorisë së Përgjithshme Federale i vetëm. Nuk ka tregues, se kosovari 21 vjeçar është pjesëtar i një organizate terroriste tha zëvendësprokurori i përgjithshëm Rainer Griesbaum në Karlsrue. Megjithatë, shtoi ai, atentatori është ndikuar prej rrymave islamiste dhe ka vizituar faqe interneti përkatëse. Prokuroria e Përgjithshme Federale mori përsipër hetimet të enjten dhe lëshoi urdhërarrest. Ndërkaq Forcat Ajrore Amerikane publikuan identitetet e dy viktimave. Ata janë 25 vjeçari Nicholas Alden nga Williamstoni i Karolinës së Jugut dhe Zachary Cuddeback nga Stanardsville-i i Virginias.
* * * * * *
Kush është Arid Uka, vrasësi i ushtarëve amerikanë?
Sipas një njoftimi të zyrës së kriminalistikës së landit Hesenit për televizionin ARD të cituar nga agjensia e lajmeve dpa, Arid Uka në marrjen në pyetje ka thënë se ka parë në internet një video me "pamje të këqia" të ushtarëve amerikanë. Video-ja tregonte se si ushtarët amerikanë plaçkitnin një shtëpi në Afganistan dhe përdhunonin një vajzë.
Pasi e kishte parë videon ai "nuk kishte mundur të flinte gjithë natën". Veç kësaj 21 vjecari kishte vënë re se si ushtarët e SHBA-së shpreheshin me përçmim në aeroportin e Frankfurtit për popullin afgan. Video-ja dhe kjo sjellje e ushtarëve " kishin qenë për të impulsi për të vrarë veçanërisht ushtarë amerikanë që udhëtojnë për në Afganistan".
Por kush është Arid Uka?
Ai vjen nga një familje kosovare, nga fshati Zhaber i Mitrovicë.s Babai i tij, Murat Uka ka ardhur si punëtor në Gjermani para 40 vjetësh. Vetë Murati u shpreh i shokuar kur mori vesh ngjarjen:
“Amerikanët janë miqtë tanë dhe na kanë ndihmuar shumë. Sigurisht, që kurrë nuk pajtohem me atë çfarë ka ndodhur“, thotë ai për mediat.
Edhe të afërmit e familjes se Aridit, të cilët jetojnë në Mitrovicë, e kanë dënuar sulmin mbi ushtarët amerikanë.
Në faqen e internetit në Facebook-un e Arid Ukës lexon referenca për Luftën e Shenjtë, urrejtje për “jobesimtarët” dhe ka një thënie të tijën të preferuar – “të mos flenë kurrë sytë e frikacakëve” – të Khalid Bin Walid-it, një luftëtar i lashtë islamik. Besimtarit i lejohet të luftojë jobesimtarët kur të sulmohet”.
Gjermanët janë të frikësuar nga feja islame dhe përhapja e saj dhe më parë do të besonin në Santa Claus”, shkruan ai.
Fqinjët: Shoqërohej me një siriano-gjerman, ishte tip i qetë
Sipas së përditshmes gjermane "Bild", e cila i referohet një fqinje të shtëpisë ku banonte familja e Aridit, atentatori ishte shoqëruar hapur me një islamist gjerman, që ishte arrestuar në qershor të 2010, siriano-gjermanin Rami M.
Rami M. ka banuar në të njëjtën shtëpi. Të dy ishin shokë, thotë fqinja për agjensinë e lajmeve dapd. Rami M. ishte arrestuar verën e kaluar nga shërbimi sekret pakistanez, ISI. Pa Raminë, Aridi nuk do të kishte pasur kurrë një ide të tillë", thotë ajo për agjensinë gjermane dapd.
Në kohën e sulmit ndaj ushtarëve, ai ka thënë gjashtë deri në shtatë herë "Allah Akbar" dhe pastaj ka qëlluar mbi ata, shkruan dpa.
Një tjetër fqinjë, Katarina F. me origjinë nga Serbia për të përditshmen online Bild.de e përshkruan Aridin si një të ri normal dhe djalosh të këndshëm.Po për këtë faqe interneti, një ish-shok i tij i klasës e cilëson Aridin :"Një tip i qetë, shumë miqësor, por tip që nuk binte në sy. Ai vepronte më shumë vetëm, nuk kishte asnjë shok".
Ai përfundoi një shkollë profesionale në Eduard -Spranger-Schule dhe ishte punësuar prej një muaji në qendrën ndërkombëtar postare në aeroportin e Frankfurtit si ndihmës. Detyra e tij ishte të shpërndante postën. Kontrata e punës e 21 vjeçarit do të përfundonte në fund të marsit.
"Ne ishim të kënaqur me punën e tij , i tha gazetës "Bild", zedhënësi i postës, Stefan Heß.
* * * * * *
Detaje të tjera janë duke u publikuar në lidhje me vrasjen e dy ushtarëve amerikanë nga Arid Uka, 21 vjeç në Frankfurt të Gjermanisë. Ndërkohë, është publikuar edhe fotografia e parë pas arrestimit të Aridit.
Prokuroria gjermane po vazhdon hetimet, ndërkohë janë paraqitur edhe mospajtimet e para ndërmjet tyre dhe autoriteteve amerikane.
Prokurorët federale gjermane kanë thënë se ekziston dyshimi se akti ishte i motivuar nga islamizmi. Megjithatë, ministri i brendshëm gjerman Boris Rhein ka thënë se deri tani nuk është zbuluar se ai vepronte në ndonjë rrjet.
“Nga hetimet tona deri më tani kemi mësuar se ai (Aridi) ka vepruar vetëm”, ka thënë ministri Rhein, shkruan Guardian.
Por një zëdhënës i Pentagonit, Dave Lapan, ka thënë se ende nuk dihet nëse në sulm kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. “Përqendrimi kryesor i hetimeve do të jetë përcaktimi nëse me Aridin kanë qenë të përfshirë edhe njerëz të tjerë”, ka thënë Lapan.
“Ka shenja se bëhet fjalë për myslimanizëm të radikalizuar”, ka shtuar ai.
Raportohet se i riu Uka ka jetuar në një bllok apartamenti me një të dyshuar për terrorizëm, Rami M, i cili dyshohet se ka lidhje me Lëvizjen Islamike të Uzbekistanit.
Ndërkohë, në një intervistën e tij të parë me policinë, Uka thuhet se ka këmbëngulur se kishte vepruar i vetëm dhe nuk ishte anëtar i asnjë grupi terrorist.
Por, Spiegel Online thotë se Uka i ka thënë hetuesit se kishte kryer sulmin, pasi kishte shikuar një video në YouTube ku gratë myslimane përdhunoheshin nga ushtarët amerikanë.
* * * * * *
Arid Uka, 21 vjeç, i njohur me emrin Abu Reyann, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm gjerman, Borid Rhein, i cili ka thënë se ky është rezultat i marrjes në pyetje të të dyshuarit.
Ai ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik. Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt. Një shok i klasës ka thënë për Bild se “Aridi është shumë i qetë, por i rezervuar. Nuk kishte miq”.
Gazeta britanike Daily Mail ka publikuar sot foton e Arid Ukës nga ueb faqja e Facebookut – që është listuar sipas emrit të tij real, por është ndryshuar më vonë në Abu Reyann, emri i tij i zgjedhur “i luftës”.
Sajti është i mbushur me referenca për Luftën e Shenjtë, urrejtje për “jobesimtarët” dhe ka thënien e tij të favorshme – “të mos flenë kurrë sytë e frikacakëve” – të Khalid Bin Walid, një luftëtar i lashtë islamik, i cili bashkoi Arabinë për herën e parë, transmeton gazeta britanike “Daily Mail”.
“Koha për t’u nisur, ti vrasës i vjetër!”, ka postuar në adresën e mikut të tij, Kastriot Ferizi, në foton që është vendosur në faqen e tij në dhjetor të vitit të kaluar. Në një tjetër ai shkruan se Abu Reyyani është nofka me të cilën e njeh.
Aty ka edhe shumë thirrje kundër hebrenjve dhe një thirrje për xhihad që thotë: “Nëse dikush ju thirr në Luftën e Shenjtë... po, dhe? “Kjo është pjesë e kësaj feje të bukur. Besimtarit i lejohet të luftojë jobesimtarët kur të sulmohet”.
Në gusht të vitit të kaluar 21-vjeçari iu përgjigj një pyetje online për armën e tij të preferuar, e cila doli të jetë snajperi Barrett M82.
“Jobesimtarët e mjerueshëm” është një këngë anti-perëndimore në ueb sajt, të cilës i referohet gjithashtu.
“Gjermanët janë të frikësuar nga Islami dhe përhapja e tij dhe më parë do të besonin në Santa Claus”, shkruan ai.
* * * * * *
Amerikanët janë miqtë tanë, thotë babai i Aridit
Murat Uka, babai i Arid Ukës, 21-vjecarit, i cili dyshohet se vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit, shprehet se janë të shokuar me atë çfarë ka ndodhur.
“Amerikanët janë miqtë tanë dhe na kanë ndihmuar shumë. Sigurisht, që kurrë nuk pajtohem me atë çfarë ka ndodhur“, thotë ai për media.
Edhe të afërmit e Aridit, të cilët jetojnë në Mitrovicë, e dënojnë sulmin mbi ushtarët amerikanë.
Behgjet Uka djali i axhës së Aridit
Behxheti, ka thënë se ka biseduar me babanë e të dyshuarit, Murat Uka, disa herë përmes telefonit nga Frankfurti pasi më herët janë kontaktuar nga Policia e Kosovës, dhe e vetmja gjë që ai u ka thënë është se e di që djali nuk është kthyer nga puna të mërkurën.
Behgjeti, djali i axhës së Aridit, thotë se më i lumtur do të ishte sikur një rast i tillë t’i ndodhte familjes, sesa që ju ka ndodhur ushtarëve amerikanë.
Aridi i pranon vrasjet
Arid Uka, 21-vjeçar, i njohur me emrin Abu Reyyan, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm gjerman, Borid Rhein, dhe ka thënë se ky është rezultat i marrjes në pyetje të të dyshuarit.
Ai ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik. Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt.
Një shok i klasës ka thënë për Bild se “Aridi është shumë i qetë, por i rezevuar. Nuk kishte miq”.
Ministri i Brendshëm i shtetit Hes, Boris Rein, tha se Arid Uka ka pranuar se cak i sulmeve të tij ishin ushtarët amerikanë.
"Hetimet kanë treguar se ai ka vepruar i vetëm dhe se nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist", citon AP deklaratën e Reinit.
Uka ka qëlluar për vdekje dy ushtarë amerikanë, ndërsa ka plagosur dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
* * * * * *
Organet e sigurisë po hetojnë nëse akti ishte terrorist
Në Mitrovicë, anëtarët e familjes Uka, kanë thënë se emri i të dyshuarit është "Arid" jo "Arif," duke shtuar se ai është lindur dhe edukuar në Gjermani, ku edhe familja e tij ishte shpërngulur 40 vjet më herët.
Xhaxhai Rexhep Uka ka thënë për agjencinë AP se gjyshi i të dyshuarit ishte një lider fetar në një xhami, në një fshat afër Mitrovicës.
Djali i Rexhepit, Behxheti, ka thënë se ka biseduar me babanë e të dyshuarit, Murat Uka, disa herë përmes telefonit nga Frankfurti pasi më herët janë kontaktuar nga Policia e Kosovës, dhe e vetmja gjë që ai u ka thënë është se e di që djali nuk është kthyer nga puna të mërkurën.
Murat Uka nuk iu është përgjigjur thirrjeve të telefonit në shtëpinë e tij në Frankfurt.
* * * * * *
Sipas faqes online të revistës gjermane 'Der Spiegel' organet gjermane dhe amerikane të sigurisë po hetojnë me intensitet të lartë për të zbuluar, nëse të shtënat në Aeroportin e Frankfurtit ishin një atentat i qëllimshëm terrorist kundër ushtrisë amerikane dhe nëse rrezikohen sulme të tjera ndaj ushtarëve amerikanë në Gjermani.
Duke iu referuar qarqeve gjermane të sigurisë dhe autoriteteve amerikane Spiegel Online shkruan, se ndërkohë ka tregues të qartë për lidhje të sulmuesit me qarqe islamiste në Gjermani. Madje në SHBA druajn, se i riu mund të jetë pjesë e një celule terroriste dhe se duhen pritur atentate të tjera ndaj caqeve amerikane në Gjermani.
SHBA-ja ka dërguar hetues në Gjermani. Pohimi se kemi të bëjmë me atentat terrorist, bazohet kryesisht në hetimet fillestare në lidhje me të dyshuarin. Spiegel Online thotë, se sipas familjes së tij, që jeton në Mitrovicë, atentatori është një besimtar mysliman, i cili ka punuar në Aeroportin e Frankfurtit.
Gjithnjë sipas Spiegel Online hetuesit gjermanë verifikuan një faqe facebook-u, e cila sipas të gjitha gjasave është përgatitur nga atentatori 21 vjeçar. I riu paraqet atje hapur brumosjen e tij islamiste. Sipas hetuesve faqja dëshmon një mendësi radikale të të riut.
Kurse gazeta "Die Welt" shkruan se i riu punonte në aeroportin e Franfkurtit dhe se ungji i tij ka thënë se ai është "besimtar mysliman". I ungji, që jeton në një fshat të Kosovës ka shpjeguar se i riu është rritur në Gjermani. Prindërit e tij kanë emigruar atje, 40 vjet më parë, shkruan Die Welt.
* * * * * *
Prokurorët federalë në Gjermani i kanë marrë përsipër hetimet për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.
Policia tha se hetuesit dyshojnë se sulmuesi është ekstremist islamist.
"Kryeprokurori federal e drejton hetimin", tha zëdhënësi i policisë, Jyrgen Linker.
Zyra e prokurëve federalë në Karlsruhe, Gjermani, është përgjegjëse për rastet "terroriste".
Të mërkurën, një sulmues i qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe i plagosi rëndë dy të tjerë, ndërsa autobusi i tyre priste që t'i transportojë nga aeroporti i Frankfurtit në bazën ajrore Ramstein, tha policia gjermane,.
Hetuesit në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani thanë se ka indicje në rritje se sulmuesi 21 vjeçar Arid Uka me origjinë nga Kosova, ishte ekstremist islamik