2011-03-05

Zbulohet një vepër antikuar e Pal Engjëllit

Dr. Musa Ahmeti

Pasurimi i fondeve të albanologjisë me tituj të ri, të librit antikuar, ku autorë janë shqiptarët, përbën një risi, përkatësisht zbulimet e tilla janë me një rëndësi të dorës së parë për albanologët dhe historianët. Zbulime të tilla janë të pakta dhe shumë të rralla, për shumë arsye. Më kryesorja, kërkohet një punë këmbëngulëse, e lodhëshme dhe shumëvjeçare, por edhe një përgaditje e lartë profesionale duke shtuar këtu edhe “fatin” si një faktor të rëndësishëm. Kërkime dhe hulumtime të mirfillta, sistematike të planifikuara dhe të organizuara nga institucione shqipatre deri me tani për mesjetën shqiptare nuk ka pasur. Kryesisht, për këtë periudhë “të errët të hisotrisë dhe albanologjisë” kanë shkruar autorë të huaj, e ndër ta, janë të paktë ata që kishin qëllim kryesor botimin dhe publikim e studimeve të mirfillta. Të huajt, më shumë rastësisht, pra pa ndonjë qëllim të caktuar, botuan dokumente, dorëshkrime dhe informacione me vlerë, të cilat edhe sot e kësaj dite edhepse jo të kompletuara, janë të patejkaluara në albanologji dhe historinë e popullit shqiptarë.
Nëse më parë kishte arsye dhe alibi për studuesit, hulumtuesit, historianët dhe albanologët shqiptarë, që nuk bënin studime dhe botime serioze, me karakter të mirfillët shkencor, sot, kjo alibi nuk ekziston më. Në fakt, tani vërehet hapur mospërgaditja profeisonale dhe mungesa e specialistëve të cilët me rrezultatet e tyre të mirogranizuara sistematiksiht të mbështetuara nga Shtetit Shqiptar dhe institucionet e përkatëse do të ishin të barabartë me kolegët e tyre pëerëndimorë.
Studiuesit e huaj, në botimet e tyre, të shumtën e rasteve, duke mos pasur qëllim parësor studimet albanologjike, botimet e tyre i kanë të mangëta, të paskata, kunëdrthënëse dhe mjaft të gabuara. Megjithatë, ne shqipatrët, duke mos pasur mundësi tjetër, jemi shërbyer me këto botime. Është koha e fundit, që Institucionet përaktëse shqiptare në mënyrë të planifikaur dhe sistematike të bëjnë kërkime dhe hulumtime për të gjitha fushat e albanologjisë dhe historisë, sepse për këtë gjë, kemi shumë nevojë dhe jemi të bindur se rrezultatet nuk do të mungojnë.
Gjatë kërkimeve tona nëpër arkiva e biblioteka kemi ndeshur në shumë dokumente, dorëshkrime, inkunabula, libra antikuar dhe të tjerë, të cilët janë të panjohura ose fare pak të njohura. Në këtë kuadër, bëjmë publike librin antikaur të Pal Engjëllit (nipit të kryeiepshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit senior) i cili është botuar në Venedik më 7 maj 1524, me titull: “”Epistola Pauli Angeli: ad Sanctissimum in Christo patrem et Dominum Nostrum Dominum [D.N.D] Clementem diuina Prouidentia Papam septimum...”
Kjo ksombël, edhe pse e botuar para 486 vjetësh, është e panjohur për albanologët dhe studiuesit shqiptar, edhe pse ajo ruhet të paktën në nëntë kopje të botimit të parë nga viti 1524, të cilat i kemi konsultuar ne dhe në një kopje të ribotimit të dytë nga viti 1525. Duke dashur që kolegëve studiues, historianë dhe albanologë, por edhe lexuesit të gjërë, t’ua bëjmë sa më të afërt këtë ksombël të rallë, për mendimin tonë me vlera të veçanta hisotrike, filozofike dhe teologjike, ne botojmë disa faksimile të saj, përshkrimin fizik sipas kritereve bashkëkohore shkencore dhe analizojmë përbajtën e saj në mënyrë përmbledhëse.
Ne nuk dëshirojmë për momentin të futemi në debate me autorë të cilët me shkrimet e tyre paragjykojnë familjen e Engjëllorëve, për shkak se pothuajse të gjithë ata përshkruajnë njëri tjetrin ose kopjonë ndonjë studiues të huaj që nuk i ka dashur të mirën albanologjisë dhe historisë shqiptare, duke mos pasur në dorë dokumentet e shumta, dorëshkrimet dhe botimet poashtu të shumta, për të cilat ne, në asnjë mënyrë, nuk dëshirojmë të marrim guximin e të pohojmë origjinalitetin dhe saktësinë e tyre, pa bërë studime krahasuese dhe pa i ballafaquar ato, të paktën me disa burime tjera të sigurta. Në të vërtet, duke botuar dokumente e dorëshkrime, duke sjellur njoftime për tituj librash antikuar dhe të dhëna të reja biografike dhe bibliografike, dëshirojmë që vlerat e vërteta të dalin në dritë ndërsa falsifikatet (nëse ka tëtilla, të cilat duhet të dëshmohen me argumente e jo me pohime boshe dhe të paqëndrueshme) të hudhen në pluhurine harresës, atje ku e kanë edhe vendin.

Përshkrimi fizik i ksomblës nga viti 1524
Të gjitha ksomblat e librit antikuar të Pal Engjëllit t; botuara n; vitin 1524 me 7 maj, janë të lidhur me kopertina të forta pergameni të bardhë. Në asnjërën prej 9 (nëntë) ksomblave që njohim ne, në kopertinë nuk ka shenime, dekorime apo ndonjë vizatim. Menjëher pas kopertinë janë 2 fletë boshe dhe pastaj vjen frontespici i cili është i shënuar në gjysëm faqe. Nuk ka asnjë ndryshim, cilidoqoftë ai, në asnjërën prej kosomblave që njohim ne, nga botimi i parë i vitit 1524. Të gjitha janë identike dhe kanë dimensione 21 x 14,5cm.
Përsa i përket botimit të dytë të librit antikuar të Pal Engjëllit, nga viti 1525, ne njohim vetëm një ksombël deri me tani, ndryshimi i vetëm është te dimensionet. Dimensionet e ksombëlës janë më të vogla, përkatësisht 15 x 10cm. Poashtu edhe madhësai e grafemave është më e vogël, ndërsa është ruajtur e njëta renditje si edhe te botimi i parë, i rreshtave në faqe, i paginimit, titullit dhe gjithçka tjetër. Faqja e frontespicit është e papaginuar. Në pjesën sipër tekstit është stema e Papës Klementi i shtatë, e cila është e vendosur në kronizë katrore. Ksombla nuk ka një titutll të shkrutër apo të veçantë, por fillon me një inicilal, grafemën “E” e cila është e shtrirë vertikalisht në tre reshta. Teksti i frontespicit përbëhet nga 14 rreshta.
Sikurse të gjitha botimet e kohës, edhe të nëntë ksomblat që kemi konsultuar, frontespicin e kanë të shoqëruar me një katërkëndësh të dyfishtë. Brenda katërkëndëshit ka dekorime floreale shumë të bukura, në të majtë, ndërsa lartë ka figura nga mitologjia, kurse në anën e djathtë dekorimet janë me motive bilbike shumë domethënëse. Poshtë, në fund të frontespicit ka dekorime floreale të shoqëruara me figura nga përditshmëria, ndërsa në mes është një stemë e cila mbahet fort nga duart e dy personave të cilët shikojnë në të majtë.
Në frontespic nuk është shënuar vendi i botimit, botuesi e as data, muaj apo viti i botimit të ksomblës, por këto shënime i gjejmë në faqen e fundit të ksomblës (f. 49v). Nuk është shënuar emri i botuesit, e as vendi i botimit. Mirpo, për vendin e botimit, pohojmë me siguri se është Venediku pas kërkimeve tona të bëra atje dhe literaturës së konsultuar kemi ardhur deri një përfundim i tillë.
Faqet janë të paginuara lartë në të majtë. Dy faqet që janë të renditura menjëher pas frontespicit nuk janë të paginuara, ndërsa fletët tjera janë të paginuara edhe pse në disa raste numrat nuk vërehen, për arsye se ngjyra është fshirë apo kur është bërë prerja e margjinave të e faqeve të ksomblës së bashku me pjesët e letrës janë prerë edhe numrat përkatës. Ksombla ka gjithsej 98 faqe tekst. Pas përfundimit të teksti janë 2 fletë (katër faqe) boshe dhe kopertina e veshur nga brenda me letër të hollë të kohës. Ksombla është e ndarë në dy pjesë dhe tre kapituj. Pjesa e parë është e ndarë në dy kapituj të gjërë. Kapitulli i parë është i ndarë në pesë nën kapituj dhe atë: f. 1r-8v nënkapitulli i parë, f. 9r-12v i dyti, f. 13r-15v i treti, f. 16r-v i katërti, dhe f. 17r-v i pesti. Kapitulli i dytë është i ndarë në nënkapituj: f. 18r-20v i pari, f. 20v-22v i dyti, f. 23r-26r i treti, f. 26r-v i katërti, f. 26v-28v i pesti, f. 29r-30v i pesti, f. 31r-v i gjashti, f. 31v-33r i shtati, f. 33r-v i teti, f. 33v-34v i nënti, f. 35r-v i djeti, f. 35v-39v i njëmbëdjeti. Në f. 40r është përmbajtja tabelare e lëndës. Në f. 40v është stema e Pal Ëngjëllit. Stema është e vendosur në një shqyt, ndërsa shqyti brenda një katërkëndëshi. Nuk ka dekorime. Brenda shqytit të stemës është një engjëll që mban në dorën e djathtë një degë palme, ndërsa në kokë ka një kurorë mbretëore. Engjëlli krahë ti ka të ngritur lartë. Është i gjunjëzuar dhe është i kthyer në të majtë. Sipër shqytit është një kryq me dekorime të varfëra.Pjesa e dytë e ksomblës fillon në f. 41r dhe ka këtë titull: “Epistola Salutifera charitatis: Pauli cognomento Angeli...” Në fillim të tekstit është një inicial me dekorime floreale ku dominon hardhia e rrushit me frut dhe gjethe të shumta, kurse brenda grafemës “E” është një zog me krah të hapur dhe kokën e kthyer në të majtë. Kjo pjesë nuk është e ndarë në kapituj, por paraqet një tërsi të veme përmbajtësore dhe tematike. Siç thamë fillon në f. 41r dhe vazhdon deri në fund të ksomblës në f. 49v. Në fund të faqes 49v, është data, mauj dhe viti i botimit të ksomblës, pra ksombla ka gjithesj 98 faqe. E tërë ksombla ka 107 inicila, me dimensione dhe forma të ndryshme. Nga këto iniciale (nistore) 3 janë me dekorime floreale, 68 e janë unicial (grafema kapitale) dhe 38 janë grafema të vogla, të tipit mijuskul (italike).

Cilat janë veprat tjera të Pal Engjëllit junior dhe ku ruhen ato
Ksombla e librit antikuar e Pal Engjëllit ruhet në bibliotekën: “Seminario vescovile–Como,” pastaj në “biblioteca Statle–Cremona, biblioteca Nazionale Vittorio Emanuele III–Napoli, biblioteca Comunale Augusta–Perugia, biblioteca Angelia–Roma, biblioteca Vallicelliana–Roma, biblioteca Universitaria Alessandrina–Roma; biblioteca Civica-Padova dhe në biblioteca Civica A. Hortis-Trieste.” Gjatë kërkimeve dhe hulumtimeve tona shkencore ne kemi konsultuar këto ksombla dhe kemi edhe riprodhimet e tyre në letër, në CD dhe mikrofilm. Për të mos e rënduar lexuesin ne nuk po shënojmë edhe vendodhjet [signaturat] ku ruhet ksombla në bibliotekat përkatëse.
Pal Engjëlli është autor i gjashtë librave të botuar në periudhën kohore 1520-1544. Nga këta tituj, vetëm njëri është i njohur për studiuesit, albanologët dhe historianët shqiptar dhe ai, vetëm si titull i përshkruar nga të tjerët (studiuesit e huaj) sepse shqiptarët nuk e kanë pasur asnjëher në dorë ksomblën origjinale. Është fjala për ksomblën me titull: “Epistola Pauli Angeli ad Saracenos: cum libello contra Alcoranum: pro proudia: preuiaque dispositione conuersionis infidelium omnium mirabiliter: et fere repente: ad Iesum Christum Dominum Deum nostrum, uiam, ueritatem, et vitam plene satietatis: cui soli sit emper omnis laus, honor, et gloria, nobis autem obedientia fidelis, et pura tantum. Amen. Venezia: Alessandro Bindoni, 1520” të cilën ne e kemi të riprodhuar të tërën në letër dhe të skanuar. Për këtë ksombël, vendodhjen e saj, përmbajtjen, përshkrimin fizik dhe gjëra të tjera do të shkruajmë në njërin nga numrat e ardhshëm të Milosao-s.

Titujt e pesë librave të tjerë antikaur të Pal Engjëllit janë:
1. “Epistola Pauli Angeli: ad Sanctissimum in Christo patrem et Dominum Nostrum Dominum [D.N.D] Clementem diuina Prouidentia Papam septimum. In Sathan ruinam Tyranidis et in salutiferi supersubstantialis panis quottidiani Christicolarum gloriosam resurrectionem triumhatem iterum in omnem terram. Item prefato eiusdem Paulum Angeli [P. A.] in summam angelicam ordinatiori transmutatione capitulorum iam reformatam pro quacumque etiam summam consimilim et prefato summi Pontifici suoque sacro Concistoriali Senatui corrigendam submissam, cum enucleata veraci, apertiorique declaratione perfectae detegenda... [Venezia, m.a.] Datum in Domo Domino Nostro Iesu Christi in peregrinatione nostratis, Anno Domini M.D.XXII, nonis Maii [7 maj 1524];
2. “Epistola Pauli Angeli ad Sanctissimum Dominum Nostrum Dominum [D.N.D] Clementem diuina Prouidentia Papam septimum. Venezia: Bernardino Viani da Lissona, 1525;
3. “Apologia: vel quasi exorcismus aduersus illorum hostium Dei peruersam: & ualde malignam intentionem: qui nuperrime triginta illas hamatiuas conclusiones Vuittemberge sic publice coaxare non horruerunt. Venezia: da Bartolomeo Zannetti, 1537;
4. “In transmutationis Summae angelicae ornationem Pauli Angeli nouissima satiusque reordinata connexio. Venezia, 1543;
5. “Pauli cognomento Angeli Apologia aduersus Lutheranae perfidiae nonnullas versutas palliatas & impias conclusiones. Venezia: da Bartolomeo Zanetti, 1544.

Përmbajtja e ksomblës dhe vlera e saj

Ksombla e Pal Engjëllit e shkruar para 486 vjetësh ka një vlerë të veçantë, për vetë faktin se renditet ndër librat e paktë të njohur deri me sot, që kanë për autorë një shqiptarë. Nëse e shikojmë në këtë kuadër, atëherë kjo ksombël me botimin e saj të parë (1524) dhe atë të dytë, (1525) është një fillim i mbarë (së bashku edhe me titujt tjerë të Pal Engjëllit) për plotësimin e një zbarzëtise shekullore të krijimeve autoriale shqiptare në latinisht dhe italisht.
Së bashku me paraardhësit ose bashkëkohësit, Marin Barletin, Marin Beçikemin, Mikel Marulin, Mikel Trkanjotin, Gjon Gazulin, Domenik Topinë, Dhimitër Frangun, Gjon Muzakën e ndonjë tjetër, Pal Engjëlli junior, me 6 veprat e tij të njohura deri me sot, do jetë njëri ndër krijuesit më frytëdhënës me vepra kryesisht teologjike, përkthime por edhe krijime të mirfillta në latinisht dhe italisht.
Ksombla që kemi në dorë fillon me letrën që autori i drejton papës Klementi VII, për të vijuar pastaj edhe me dy të tjera për adresantin e njëjtë. Letrat kanë karakter teologjik dhe trajtojnë porbleme thellësisht religjioze aktuale për kohën. Edhe pjesa tjetër kryesore e ksombllës trajotn të njëtën problematik, në disa raste me një trajtim filozfiko-historik të problemit, ku vërehet thellësia e mendimit dhe euridicioni i gjërë i doeminakit Pal Engjëlli.
Autori në më shumë se një vend shënon vitin 1524, por edhe muajt mars dhe datat kur ai shkruan letrat-debat të cilat secilan në vetvete duhet studiuar e analizuar për porosinë dhe anën përmbajtësore shumë të pasur.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...