Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/03/05
GRAZHDI I ËNDRRAVE TË MIA
Nga Jorgo Telo
Gati njëzet vite prej jush i larguar
O nxënës, o shkolla, ç’më zhuriti malli!
Dhe në vendin tim ndihem i mërguar;
Ndaj nxënës, kolegë në ëndrra më dalin…
Vijn’, ikin 7 Marse, stepur te ekrani
Jo më si njëherë, por si pensionist.
Përhumb në vegime, me syt’ nga tavani
I vdekur përndjehem, s’na ka kush në listë.
Dikur çdo 7 Mars merrte hov nderimi
Koleg’ pensionistë mbanin derën hapur.
Si limonë të shtrydhur na kaplon trishtimi
Shishe e sosur vere… tashmë të tejflakur…
Më zbresin ndër ëndrra shkolla edhe nxënës,
Më sjellin rininë dhe çaste lumturimi…
Sikur ligjëroj ëndshëm me ta prej të hënës
Përgjat gjithë javës përshfaqej përkushtimi….
Nxënës e kolegë, ju të shtrenjta shkolla,
Më mungoni shumë, mungon gjallëria.
Mungon kënga, vallja; për to më zë kolla;
U sodis si grazhd… i ëndrrave të mia…!
Me ëndrra ushqehem, kështu erdhi koha.
Me to “kapardisem”, mbaj veten me dritë.
Po uroj kolegët, nxënësit në shkolla:
Gëzuar 7 marsin! Rrofshin dituritë!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit
Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
No comments:
Post a Comment