2011-03-05

Të fshehtat e shkrimtarit të "Doktor Zhivagos"

Boris Pasternak

Boris nuk u plak. Shkrimtari që kishte një kujdes të jashtëzakonshëm për veten, që te këmishat që i zgjidhte gjithnjë të bardha, këpucët e lustruara apo xhaketat elegante, pati të njëjtën pamje para kamerave deri në ditën e fundit të jetës. Qysh atëherë, kur vetëm 22 vjeç botoi librin e tij të parë dhe gazetarët u përqendruan në vështrimin e fshehtë të djaloshit që guxonte të thoshte se letërsinë nuk e kishte rastësi, e deri atëherë kur bashkë me bashkëshorten e tij fotografoheshin në kopshtin e shtëpisë ndërsa kujdeseshin për qenin e tyre të vetëm. Mundi të ishte aq enigmatik, gjë të cilën ia tregonin rrudhat e lehta mbi fytyrën e bardhë apo bluzat prej pambuku. "Letërsia nuk është vetëm një ditë, apo një muaj", belbëzonte ai, ndërsa i duhej të përgjigjej ditët e fundit të jetës konceptet e tij për këtë art. Në vilën ku Pastërnak jetoi deri në vitet e fundit të jetës, vazhdojnë të ruhen me kujdes të gjitha dorëshkrimet e tij. Letrat interesante të Marsel Prust që mbërrinin çdo fundjavë në adresën postare të Pastërnak, pas një publikimi që parën për shtypin vite më parë vazhdojnë të ruhen në sirtarët e drunjta të këtij apartamenti. Gjithçka që shkrimtari nuk donte ta bënte publike, që nuk kishte të bënte shumë me personazhet e tij i ruante aty, në bibliotekën pafund, ku mund të lexoheshin vetëm nga miqtë dhe e shoqja.


"Doktor Zhivago"


A do të fitonte Pastërnak çmimin "Nobel" në letërsi në vitin 1958, nëse nuk do të kishte shkruar "Doktor Zhivagon", një nga romanet më të mëdha të letërsisë ruse? Për shumë fansa të letërsisë së tij, Pastërnak ishte një novelist///////////// edhe para se të shkruante këtë vepër. Librat e tij kishin një përshkrim të ndjeshëm psikologjik, gjë që vinte edhe nga vetë edukimi në këtë fushë i shkrimtarit. Personazhet e tij mund të dalloheshin fare lehtë në morinë e letërsisë të shkruar në atë kohë për vetë lirshmërinë apo zgjedhjen që u jepnin situatave. Pastërnak thoshte se çdo personazh është brenda tij, dhe ai mundohet të transformohej në të ndërsa shkruante, të jepte zgjedhjen më të mirë për secilin prej tyre, në mënyrë që publiku të ndiente të njëjtat gjëra si ai, ndërsa i lexonte. Letërsia ishte një vuajtje dhe burri me sytë e mëdhenj nuk mund ta fshihte këtë dhembje nga fytyra e tij e bardhë. Nuk kishte shumë rëndësi vlerësimi i menjëhershëm që ai po merrte në të gjitha qarqet letrare, për sa kohë sa ai ndiente se ende diçka brenda tij e ftonte të hidhte të tjera ide. Pas çdo libri///////////////////// për të do të thoshte fillimi i një mbarsje tjetër, një mbarsje që duhej të niste që në momentin kur ai i kishte dhënë zgjedhje një romani, për të nisur krizën në një roman tjetër. "Letërsia kthehet në një lojë shahu, kur ti e njeh mirë atë. Nëse lëviz gurët e duhur, ti e fiton atë", shprehej Pastërnak.


Jeta


Boris Leonidovich Pasternak lindi më vitin 1890 dhe vdiq në vitin 1960. Ai lindi në Moskë dhe ishte i biri i një artisti të talentuar. Babai i tij ishte piktori që ilustronte punët e Tolstoit, ndërsa mamaja një pianiste shumë e njohur. Edukimi i tij do të niste në një gjimnaz gjerman dhe më pas ai do të vazhdonte një nga universitetet më të njohura në Moskë. E çuditshme sesi prindërit e tij mendonin që Pasternak do të bëhej një muzikant i njohur. Duke ndjerë influencën që Scriabin, kompozitori i njohur kishte te djaloshi ndërsa e dëgjonte, ata vendosën që ta çonin të studionte për gjashtë vjet muzikë. Por edhe pse kjo gjini artistike do të ndryshonte ndjesitë e djaloshit, duke e bërë më të ndjeshëm në vitin 1912, ai do të braktiste studimet duke shkuar në Universitetin e Marburg në Gjermani për të studiuar psikologji. Studimet në psikologji do ta hidhnin atë dalëngadalë në një nga fushat që më vonë do të bëhej qëllimi kryesor i jetës së tij, letërsia. Pas katër muajsh studime, ai udhëton drejt Italisë, kthehet sërish në Rusi dhe vendos të studiojë letërsi. Libri i tij i parë u botua në vitin 1922 dhe quhej "Jeta e motrës sime". Ky roman interesant do të vinte në sy të kritikës, e cila do ta quante atë një nga shkrimtarët më bashkëkohorë të kohës, në Rusinë e atyre viteve. Pikërisht gjatë kësaj kohe, babai i tij do t\‘i shkruante poetit të njohur, Rilke, ku t\‘i shprehej për talentin e djalit të tij të vetëm. Poeti gjerman do të lexonte me vëmendje krijimet e djaloshit që po tërhiqte vëmendjen e rusëve, duke u shprehur se sheh një shkrimtar të ardhshëm. Kaq do të mjaftonte që djaloshi t\‘i përkushtohej edhe më tepër këtij pasioni, duke pasur një prodhimtari më të lartë në ato vite pas botimit të romanit të parë.


Dashuritë


Pastërnak nuk do të ishte një burrë i qetë në dashuri. Pasionet e tij për letërsisë do të ngacmonin xhelozinë e grave që jetonin pranë tij, duke qenë se në adresën e shkrimtarit mbërrinin letrat e shumë grave. Martesa e tij e parë ishte me Evgeniia Vladimirovna Lourie në vitin 1922. Kjo dashuri nga e cila do të lindte një djalë, do të zgjaste nëntë vjet dhe më 1931-in, Pastërnak kërkon divorcin. Katër vjet më vonë ai martohet me Zinaida Nikolaevna Neigauz. Për shkrimtarin, martesa ishte diçka pozitive për një burrë që e kishte kohën e limituar për të punuar. Ai nuk kishte shumë kohë të mendonte për punët e familjes, për gjithçka që mund të shqetësonte apartamentin ku jetonte me Neigauz. Ndërsa e pranonte se nuk mund të jetonte vetëm, pa ndier erën e një gruaje në apartamentin e tij. Shkrimtari ka pasur një jetë shumë interesante si gjatë Luftës së Parë Botërore edhe më pas kur ishte një nga njerëzit që u përfshi në lëvizjet kundër komunizmit. Gjatë gjithë jetës së tij, shkrimtari fliste vetëm për libra të rinj. Edhe atëherë kur mësoi se vuante nga kanceri, ai nuk doli asnjëherë për sëmundjen, por tregonte subjektin e novelës së tij të re. Ai vdiq më 30 maj të vitit 1960. I biri i tij e mori çmimin "Nobel" të të atit në ceremoninë që u bë në Stokholm në vitin 1989. Ai tha vetëm një fjali "Pastërnak e donte Rusinë". Gjithçka çfarë përshkruhet te "Doktor Zhivago" është dashuria e tij për këtë vend dhe kjo gjë mund të shihet edhe në realizimin që këtij romani i ka bërë në film regjisori David Lean në vitin 1965. Askush nuk mund të dyshojë te Pastërnak, askush nuk mund të sjellë më personazhet e tij të thellë psikologjikë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...