Komunizmi është diçka e pashpresë. Andre Malraux, shkrimtari i njohur francez, i cili bëri dhe hapin e parë drejt një rryme filozofike në letërsi, e dinte se përshkrimi i një dogme të tillë do të përçonte mesazhe për gjithë ata popuj a vende që kanë jetuar një sistem të tillë. Nga Franca e atyre viteve, ai shkroi për kryengritjen e Shangait në vitin 1927, të cilën e përcolli për lexuesit nëpërmjet një personazhi, që ende është i njohur në ditët e sotme. Një njeri që sakrifikon në emër të shumicës, një fenomen kaq i përhapur në ditët e sotme në emër të dogmave që kanë marrë epitete të ndryshme. Pikërisht, shuplakat e Malrosë në këtë roman kanë të bëjnë me këtë temë, të cilën ai e trajton me finesën e një shkrimtari që kishte ditur të ishte edhe një diplomat gjatë jetës së tij. Mbi 11 vjet si ministër në qeverinë franceze, e ndihmuan atë të kishte një këndvështrim të mprehtë ndaj fenomeneve të tilla. Edhe pse në kohën kur ai shkroi "Gjendje njerëzore", ashtu siç e ka përkthyer në shqip përkthyesi dhe shkrimtari Hysen Sinani, në Kinë librat e tij do të digjeshin nga komunistët, ai vazhdoi të besonte se "gjendje njerëzore" do të ishte një libër që do t\u fliste kohërave. Dhe ndërsa në Francën e këtyre viteve apo në Kinë libri vazhdon të jetë si udha ku nisi edhe letërsia filozofike, e cila më vonë u udhëhoq nga Sartri, duke u prodhuar në mijëra kopje çdo vit, në Shqipëri në libraritë tona libri pritet të dalë së shpejti. Për përkthyesin Hysen Sinani, ky roman mund të jetë shumë i dobishëm për lexuesin shqiptar, duke qenë se vetë ne kemi pasur një periudhë të tillë në të kaluarën tonë. "Kur një përkthyes i ftohtë, si unë, nis e emocionohet në fund të përkthimit, atëherë libri është vërtet i mirë", thotë me shaka Sinani.
Shkrimtari kundër dogmave, maja më e madhe e letërsisë moderne franceze, duket se qëndron edhe në ditët e sotme në leksionet e tij sentimentale ndaj komunizmit.
Mund të na flisni pak për librin që sapo keni përfunduar së përkthyeri të Andre Malraux. Përse zgjodhët të sillnit në gjuhën shqipe një autor francez?
Ky autor përfaqëson brezin e shkrimtarëve më të mirë të gjysmës së parë të shekullit XX. Unë kam filluar të eksploroj këtë brez në përkthimet në gjuhën shqipe. Kam filluar me një vepër të Lui Ferdinant Selinit. Mendoj se janë një brez i rëndësishëm i shkrimtarëve më të shquar francezë dhe botërorë, të cilët nuk kanë qenë të përkthyer këtu. Mund të ishin përkthyer më përpara, por për arsye të konsideratave që kanë ekzistuar më parë. Romani që është zgjedhur nga ky autor, është edhe më përfaqësuesi i veprave të tij. Në shqip, përkthimi i titullit të romanit do të thotë ose "Fati njerëzor" ose "Gjendje njerëzore", pasi në të bëhet fjalë për një mjerim të gjendjes njerëzore. Tema e tij është ekzotike, dhe tematika është marrë nga kryengritja e Shangait në 1927, dhe shtypja e komunistëve kinezë nga forcat nacionaliste. Kjo mund të quhet edhe vepra e parë e karakterit ekzistencialist, ku ende nuk kishte lindur në atë kohë asnjë rrymë filozofike, ku njeriu merr përsipër fatet e veta, dhe këto fate, sipas Malrosë, ashtu siç kërkonte ta eksportonte komunizmin dhe revolucionin Bashkimi Sovjetik nëpër vende të tjera të botës, ishte i destinuar të dështonte. Por Molro merret më shumë me fatin e njeriut, me përshkrimin e njerëzve. Ajo që është më e bukur dhe që më ka mbetur në mendje mua si përkthyes është depërtimi i këtyre shoqërive perëndimore në Kinën e varfër. Këto janë edhe anët interesante që i gjen te këta autorë që mund t\i quajmë edhe autorë të pararojës, të cilët hyjnë në autorët modernistë pas Luftës së Parë Botërore, të cilat bënë ndryshime në letërsinë franceze, dhe në letërsinë botërore në përgjithësi. Prandaj është rasti të themi se si Malro e Selin, që mund të vijnë më vonë në shqip, apo autorë që kanë ardhur keq në shqip, do të vijnë nëpërmjet veprave të tyre më të zgjedhura.
A mund të quhet modern një shkrimtar që kërkon të rrëfejë për komunizmin?
Janë komunistë idealistë, patriotë. Molron nuk do të ishte modern nëse në librin e tij do të bëhej fjalë për ideologji komuniste. Në libër nuk ka ideologji komuniste. Romani fillon me një personazh të jashtëzakonshëm, i cili është gjysmësamura e gjysmëhero. Një Çen, i cili shkon të vrasë një njeri. Njeriu që ai vret është një tregtar armësh, që ka sjellë armët. Ai do t\i marrë letrën e tij do të grabiti armët e anijes për t\u organizuar, për të bërë kryengritjen e armatosur kundër qeverisë aktuale të Shangait, por në të vërtetë këta bashkëpunojnë me forcat nacionaliste, nuk janë vetëm komunistët që bëjnë kryengritjen. Ata bashkëpunojnë me komunistët deri sa rrëzojnë qeverinë pastaj shpartallojnë edhe komunistët e mbetur. Ata kanë dëgjuar se revolucionet proletare ashtu si në Rusi, përmbysin dhe u japin tokat të varfërve, kanë dëgjuar se punëtorët punojnë më tepër, e një vijë e tillë rrëfimi. Por romani nis me një terrorist, i cili do të vrasë në emër të përfitimit të shumicës. Ky është një problem që vazhdon edhe në ditët e sotme. Aktualiteti është se edhe ata kamikazë që hedhin veten në erë në emër të kujt e bëjnë. Romani tregon se kjo nuk është rruga e drejtë.
Cili është morali që do përcjell Molro në shqip?
Libri nuk kërkon të bëjë moral, por thjesht të thotë se nuk është kjo rruga për të ndryshuar mjerimin njerëzor. Nuk ndryshohet gjendja njerëzore në mënyrë monarkiste. Por gjëra kryesore në këtë roman nuk është vetëm subjekti, ku Molron kërkon të thotë se duhet një plan mareshal. Romani nuk bën ideologji as komuniste, as kapitaliste, apo borgjeze, por paraqet një histori.
Përveç Andre Molro, ju keni përfunduar dhe përkthimin e një autori tjetër po kaq të njohur, si Selin? A ka të përbashkëta mes këtyre dy autorëve?
Nga pikëpamja e konceptit krijues, këta dy autorë duken krejtësisht të ndryshëm. Selini e ka botuar "Udhëtim në fund të natës në 1832", dhe është themeluesi i letërsisë së re moderniste, dhe i pari që vë në qendër të veprës së tij një antihero. Eshtë krijuesi i antiheroit në romanin modern të shekullit XX. Andre Malro përkundrazi kërkon të vejë një hero në qendër, një hero të përkushtuar, të edukuar nga një baba profesor sociologjie. Këta dy autorë i bashkon një filozofi, e cila në atë kohë akoma nuk kishte marrë përmasat e dimensionet e veta. Ishte një filozofi ekzistencialiste, e cila më vonë do të plotësohej nga Sartri. Këta të dy në konceptimin e jetës e fatit të njeriut e gjithçkaje janë të përbashkët dhe njësoj, duke e parë fatin e njeriut në gjendje katastrofike. Këta, në fund të fundit, janë historia e letërsisë franceze, por jo vetëm e asaj, por edhe e letërsisë botërore e gjysmës së parë të shekullit XX. Pa këta dy autorë nuk mund të kishte letërsi botërore.
Çfarë do të gjej lexuesi shqiptar te Molro?
Çdo roman që arrin të bëjë për të qeshur dhe për të qarë, sigurisht që është i mirë. A ka nevojë lexuesi ynë për Don Kishotin, i cili është shkruar para 500 vjetësh? Ky roman, kur e kam mbaruar së përkthyer, më ka emocionuar. Të emocionohet përkthyesi, i cili është pak i ftohtë. Eshtë një roman që, përveç informacionit, të jep edhe kënaqësi. Po t\i krahasoja të dy romanet, romani i Selinit është më i bukur.
Kur Molro niset të shkruajë një libër, do të bëjë letërsi me një qëllim të caktuar, apo nuk ka qëllim?
Këta dy autorë duket se nuk nisen nga qëllimi. Qëllimi për të pasur një libër të bukur është brenda çdo autori. Këta duket se kanë synimin për të bërë libra të mirë. Selini ka një qëllim të dukshëm për të bërë një libër të mirë. Ai e ka nisur romanin me mendimin për të bërë librin më të mirë në Francë, dhe e ka bërë.
Meqë libri flet për komunizmin, si u sollën komunistët kinezë me këtë libër?
Këtë autor e kanë djegur. Se komunisti i Malrosë, për Mao Ce Dunin ishte nga armiqtë e hatashëm. Por ai është shumë human dhe i vjen keq për njeriun, kushdo qoftë ai.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Dy fjalë lexuesve për “Leksikonin Enciklopedik” të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane
Bruqi, Flori Leksikon enciklopedik i Akademisë Shqiptare Amerikane : shkencë, art, kulturë, letërsi / FloriBruqi. – Prishtinë : Flomed, ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
- Nga Flori Bruqi Administrata e ish presidentit deri sotëm Joe Biden kishte prioritet diçka ...
-
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,PHD AAAS. STUDIM EKSPLIKATIV HISTORIK DHE FILOZOFIK QË SAKTËSON VIKTIMËN DHE AGRESORIN L ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
No comments:
Post a Comment