Dy romane te shkruajtura ne menyre shume elegante, te thelle dhe me nje analize psikologjike nga shkrimtarja Hanne Orstavik
E vërtetanga Hanne Orstavik Roman Shtëpia Botuese: Skanderbeg books Përktheu: Myrteza Shini Numri i faqeve: 164 Çmimi: 550 lekë |
“E vërteta”
Johana, një vajzë e re që studion për psikologji, gjendet rastësisht e kyçur në shtëpi, pikërisht në ditën kur i duhet të niset për një udhëtim të gjatë me të dashurin e saj në Amerikë. Kjo kohë mbylljeje brenda katër mureve, është e mjaftë për autoren e këtij libri, të ngrejë në këmbë një dramë të tërë psikologjike. Të gjitha marrëdhëniet e saj: ajo tejet delikate dhe posesive me të ëmën, e brishtë me mikeshën e saj të ngushtë, plot dilema me të dashurin, trysnitë e saj të brendshme, gjendjet kaotike të ndikuara nga lloji i studimeve që bën, vetë jeta e saj me nënë të divorcuar, vijnë e dalin në sipërfaqe gjatë kohës së kësaj ndodhie. Jeta e saj duket se parakalon si një ëndërr, por tashmë mes ndalesash psikologjike. Hanne Orstavik me një laps të hollë arrin të konturojë me finesë çfarë mundimesh fshihen pas një vrapi të zakonshëm rinor, çfarë drame bën hije pas një dashurie formale nënë-bijë, çfarë brerjesh ndjekin një love story, e vërteta është një libër joshës dhe ngërthyes, dhe një pohim i ri për cilësinë e autores së tij. Johana, rrëfyesja në romanin “E vërteta”, është një studente e psikologjisë që jeton me të ëmën. Një mëngjes ajo zgjohet dhe gjendet e mbyllur në dhomën e saj të gjumit. Dy javë më parë ajo ka nisur historinë e saj të parë të dashurisë. Në monologun e saj Johana risjell ngjarjet e javëve të fundit, asisoj sa lexuesi e ka të vështirë të vendosë se ç’është e vërtetë, kur jeta e dikujt gjendet në përvojën emocionale personale.
Dashurianga Hanne Orstavik Roman Shtëpia Botuese: Skanderbeg books Përktheu: Myrteza Shini Numri i faqeve: 164 Çmimi: 550 lekë |
“Dashuri”
Vibeka, një grua e divorcuar, jeton me djalin e saj nëntëvjeçar, në një zonë të largët e të veçuar të Norvegjisë. E zënë peng mes dimrit të gjatë, rutinës së përditshme dhe monotonisë nga jeta e mbyllur, një natë ajo vendos ta thyejë vetminë në shoqërinë e një punonjësi Lunaparku, i ardhur në qytezë nga një vend tjetër. Por një pakujdesi e vogël prej nëne të lodhur, pafajësisht, do ta vërë në dilemë dashurinë e saj më të madhe në jetë, atë për të birin, Junin, pikërisht në përvjetorin e ditëlindjes së tij. Ftohtësia jashtë duket se derdh ftohtësi edhe në marrëdhëniet e saj me të. Cili prej të dyve e do më shumë tjetrin? Lexuesi e ka të vështirë të nxjerrë përfundime, ai mbetet i skllavëruar nga intriga e këtij libri. “Dashuri” është një dramë e rëndë fatale. “Dashuri” është një histori rreth Vibekës dhe Junit, nënë e bir, që sapo kanë ardhur në një qytezë në veri të Norvegjisë. Është dita pikërisht përpara ditëlindjes së tij dhe nëpër qytet kanë udhëtuar karnavalet. Juni del jashtë të shesë bileta lotarish të klubit të tij të sportit dhe Vibeka shkon në bibliotekë. Nga këtu e tutje ne ndjekim të dy individët në ditë të ndarë nga njëri-tjetri deri në një natë të ftohtë dimri, ndërkohë që sensi i palehtësisë rritet. “Dashuri” ilustron atë si gjuhë dhe ndërton realitetin e vet, dhe si nënë e bir mund të jetojnë në dy botë krejt të ndryshme. Kjo distancë gjendet jo vetëm mes qenieve njerëzore, pro dhe brenda çdo individi. Ky roman tregon se si kjo distancë mund të ketë pasoja fatale. Orstavik i përshkruan këto orë të ngarkuara me një ndjenjë fine të gjuhës. Toni është i qetë, fjalët e besueshme, historia pa u kthyer në një rrëke lotësh për lidhjet e prishura familjare. Hanne Orstavik lëvron në këtë roman këto ngërçe psikologjike marrëdhëniesh shoqërore, veçmas një prej marrëdhënieve më esenciale: nënë-fëmijë.