Drita Çetaku, përkthyesja nga turqishtja e romanit "Unë jam e kuqja" e Arhan Pamuk, zbardh disa nga detajet e këtij përkthimi
Në Stambollin e shekullit të 16-të, disa miniaturistë punojnë në atelienë e një sulltani. Papritur, një prej miniaturistëve vritet dhe një mori ngjarjesh trazojnë jetën e këtyre njerëzve që mundojnë të bëjnë art sallonesh ashtu siç ishte moda e asaj kohe. Vetë Orhan Pamuk nuk e ka shpjeguar përse i ka vendosur ngjarjet shekuj më parë dhe pse kërkon të analizojë jetën e miniaturistëve këtij arti kaq pak të njohur në ditët e sotme. Një roman që zbërthen një nga temat më të diskutuara sot në botë, atë të dy kulturave, Lindjes dhe Perëndimit, por jo me gjuhën e filozofisë, shkencës apo politikës, por në gjuhën e bukur të artit, ajo gjuhë që e thotë aq thjesht gjithë atë mundim që mund t\u hajë studiuesve kjo temë delikate. "Unë jam e kuqja", një roman sa simbolik aq edhe i thellë prek temën më të ndjeshme sot në botë, atë të dy kulturave që edhe pse kanë një bagazh të rëndësishëm historik sërish janë të përfshira në debatet se cila dominon mbi tjetrën. Për të shuar të gjithë debatet që mund të lindnin pas botimit të këtij romani jo vetëm artistik, por dhe një prerje e bukur e një prej problemeve më bashkëkohore të kohës, Pamuk shkruan në hyrje të librit se: "Lindja dhe Perëndimi i përkasin Zotit", duke iu referuar kështu një thënieje të huazuar nga Kurani. Ky roman që e bëri famën e këtij shkrimtari të kishte një sukses të jashtëzakonshëm në vitet \97-\98 do të jetë këtë javë në tregun e librit shqip, nga përkthyesja Drita Çetaku. Kjo zonjë që e ka njohur për herë të parë këtë autor në vitin 1998, vendosi ende pa e imagjinuar si një nobelist të ardhshëm ta sillte këtë autor në gjuhën shqipe. Kthimi i saj nga Stambolli drejt Tiranës do të shoqërohej edhe me një mori librash të këtij autori, duke nisur kështu dhe tentativën për të gjetur një botues për këtë autor. Kjo zonjë mund ta shpjegojë shumë thjesht atë çfarë ndodhi mes saj dhe Pamuk, duke u shprehur se e gjithë kjo punë lindi falë një admirimi. Për një vit me radhë, në tryezën e saj të punës ka qenë vetëm një libër "Unë jam e kuqja", i cili zbardhej çdo ditë në gjuhën shqipe nga Çetaku. Kohët e përkthimit të këtij autori duket se kanë qenë të pazakonta për përkthyesen, e cila e quan edhe këtë si një sfidë që kërkon të bëjë në botën e bukur të përkthimeve. Ajo çfarë kërkon vazhdimisht ndërsa endej në faqet e këtij romani, ishte ideja që ky libër të kishte të njëjtat ndjesi si në origjinal. Pasionet e bëra në shekullin e 16, nuk kanë pse të humbasin shkëlqimin në shekullin e XXI, kur mesazhet vijnë për kohën që ne jetojmë. Teksa flet, kupton se përkthimi i Pamuk ka lënë gjurmë të bukura në fytyrën e saj, që i jep një shkëlqim të çuditshëm këto ditë vjeshte. Për të është vetëm një gjë e rëndësishme, që përkthimi të jetë sipas standardeve të duhura, në mënyrë që nobelisti të mos zhgënjejë lexuesin shqiptar.
Si lindi ideja për të përkthyer një autor si Orhan Pamuk?
Ideja ka lindur kohë më parë se ai të mendohej si një nobelist i ardhshëm. Unë e kam lexuar këtë roman në vitin 1998, kur sapo ishte botuar në Turqi dhe sigurisht për vlerat që mbart më ngacmoi që unë ta përktheja duke ia prezantuar edhe lexuesit shqiptar. Sigurisht që në atë kohë unë nuk e dija se cila nga shtëpitë botuese mund të ishte e interesuar për të përkrahur këtë nismë timen dhe mbeti për një kohë të gjatë thjesht një ide. Vitin që kaloi u takova me zonjën Flutura Açka të shtëpisë botuese "Skanderbeg" dhe të dyja e kuptuam se kishim të njëjtën dëshirë, shumë të madhe që ky libër të vinte në libraritë shqiptare.
Cilat kanë qenë vështirësitë që keni hasur në përkthimin e një romani si "Unë jam e kuqja", i cilësuar nga kritika si një nga prodhimet më të mira të këtij autori?
Eshtë një roman jashtëzakonisht i bukur dhe kualitativ, por të gjithë autorët e mëdhenj, përveç kënaqësisë së leximit kanë edhe vështirësinë gjatë përkthimit, për faktin se edhe tema që trajtohet është paksa e vështirë. Eshtë një temë paksa e panjohur për shqiptarët. Eshtë një lloj diskutimi për artin e Lindjes dhe atij të Perëndimit duke u konkretizuar me miniaturat. Miniaturat janë format e pikturave të aplikuara në shekujt e kaluar në shtetet e lindjes. Sigurisht që kjo është diçka fare e panjohur për lexuesin shqiptar dhe vështirësia niste që në termat që përdoren në këtë drejtim.
Mund të na flisni pak se për çfarë flet romani?
Duke e thënë fare thjesht, ngjarjet zhvillohen në fund të shekullit të 16-të në Stamboll, kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në atë periudhë dhe kryesisht ngjarjet lëvizin nga atelieja e sulltanit në shtëpitë e disa miniaturistëve që punojnë për llogari të tij. Romani hapet me një vrasje të kryer dhe njëri prej këtyre miniaturistëve papritur zhduket, vritet nga dikush dhe megjithëse në pamje të parë ngjan si një roman policesk të rëndomtë, ecuria dhe duke kaluar nga faqe në faqe të japin të kuptosh se ke të bësh me shumë plane brenda këtij romani. Nga plani policesk ke të bësh me lidhjen dashurore të një çifti, në dilemat e një artisti të lindjes ku ai papritur ndihet me artin e Perëndimit. Sigurisht që romani nuk mund të shpjegohet kaq thjesht, pasi është një orvatje e Pamuk për të treguar kulturën, themelin kulturor të Perëndimit dhe Lindjes.
Cilën anë të këtyre dy kulturave mban Pamuk?
Do t\i përgjigjesha kësaj pyetjeje me një fjali të shkurtër që ai vetë e ka huazuar nga një libër i shenjtë nga Kurani, ku thuhet se "Lindja dhe Perëndimi i përkasin Zotit", dhe këtë ai e ka vënë në hyrje të librit të tij.
Cilat kanë qenë pikat tuaja të takimit, përveçse atij nëpërmjet procesit të përkthimit me këtë autor?
Unë, personalisht, nuk e kam takuar Pamuk, por thjesht e kam admiruar si shkrimtar. Shtëpia botuese "Skandarbegs" në momentin që nisëm të merreshim me përkthimin e librit, ka kontaktuar me këtë autor, duke e ftuar të vijë në Shqipëri dhe ai e ka pranuar me kënaqësi këtë ftesë për të ardhur në panairin e librit në nëntor, por siç duket marrja e "Nobel"-it e shtyu edhe ardhjen e tij në Tiranë. Përveç librit "Unë jam e kuqja" që pritet të dalë këtë javë në treg ne kemi në proces edhe disa libra të tjerë të këtij autori për t\i sjellë në shqip. Po të shohësh librat e tij, ata janë shumë interesantë. Në disa prej tyre që në tituj ndeshim ngjyrat. Si "Libri i zi", "Bora". Ai luan jo vetëm brenda librave, por që në tituj me kontrastet, si romani "Kështjella e bardhë", ka "Fytyra e fshehtë" që është bërë edhe film në Turqi,
"Shtëpia e heshtur". Romanet e tij janë tetë si romane dhe unë mund të them se romanet e fundit sa vijnë e bëhen gjithnjë e më të suksesshëm.
Sa kohë ju është dashur për ta përkthyer këtë roman?
E gjithë puna ime për të sjellë në gjuhën shqipe Orhan Pamuk ka qenë gati një vit, duke pasur parasysh se gjatë kësaj kohe kam pasur edhe shkëputje normale për një proces pune.
A jeni njohur me modele të tjera përkthimi në gjuhë të tjera që ka pasur ky autor, apo jeni bazuar vetëm në botimin origjinal?
Përkthimi im është bazuar në përkthimin nga origjinali, por gjatë këtij procesi pune më është dashur të shikoj edhe përkthimet që i janë bërë këtij autori në gjuhë të huaj. Kam parë një përkthim në anglisht të Erda Dognar, i cili e ka këtë përkthim për në Amerikë dhe për mua ka qenë një përkthim jashtëzakonisht i suksesshëm. Por jam munduar të jem një përkthyese sipas origjinalit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Dy fjalë lexuesve për “Leksikonin Enciklopedik” të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane
Bruqi, Flori Leksikon enciklopedik i Akademisë Shqiptare Amerikane : shkencë, art, kulturë, letërsi / FloriBruqi. – Prishtinë : Flomed, ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
- Nga Flori Bruqi Administrata e ish presidentit deri sotëm Joe Biden kishte prioritet diçka ...
-
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,PHD AAAS. STUDIM EKSPLIKATIV HISTORIK DHE FILOZOFIK QË SAKTËSON VIKTIMËN DHE AGRESORIN L ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
No comments:
Post a Comment