2011-03-05

PLAKUSHA ZVICRANE CARLA DEL PONTE DHE MESKINI DIC MARTY : JANË TË GATSHËM TI HETOJNË RRENAT E VETA! PËR TRAFIKIM ORGANESH!!!!?

  Shkruan:Mr.sci. Flori Bruqi,Prishtinë

Akuzat e ish kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë Luftës në Kosovë, janë të “papërgjegjshme dhe jodinjitoze”, tha ish bashkëpunëtorja e saj e afërt, Florence Hartmann.

Ajo më tutje i tha gazetës zvicerane Le Temps se Del Ponte kishte “prezantuar gjëra mbi të cilat ishte e pamundshme që me prova të krijoheshin faktet”.
Ndërkohë as Prokurorët e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës nuk kanë gjetur prova se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë Luftës në Kosovë, tha sot zëdhënësja Olga Kavran.
“Zyra e prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetime preliminare dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, që ndërlidhet me akuzat”, tha zonja Kavran dhe shtoi se “përkundër këtyre përpjekjeve zyra e prokurorit nuk mundi t’i provojë akuzat e tilla dhe nuk ka bazë për vazhdim të mëtejmë sa i përket juridiksionit tonë”, ka thënë Kavran.


Ministria e Jashtme e Zvicrës ka vendosur të ndaloi promovimin e librit “Gjuetia – unë dhe kriminelët e luftës” shkruar nga ish-prokurorja e Gjykatës për krime të luftes në ish-Jugosllavi (ICTY), Carla del Ponte.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës libri i Del Pontes, që tani është ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, përmban deklarata që një zyrtar i shtetit zviceran nuk ka të drejtë ti thotë publikisht.
Në shtypin serb, shumë javë para se të dilte libri, ka pasur shumë shkrime sipas të cilave Del Ponte në librin e saj shkruan se ka pasur të dhëna për trafik të organeve gjatë luftës në Kosovë. Sipas këtyre informatave UCK kishte masakruar 300 serb nga Kosova dhe më pas u kishte marr organet që ishin shitur në Perëndim.
Ahmet Isufi, ish komandant i UCK-së dhe tani nën kryetar i AAK-së, ka mohur një gjë të tillë dhe i ka quajtur këto akuza politike, kurse një zëdhënës i TMK-së ka thënë se Del Ponte po gënjen.
Sipas medieve, autoritetet i kanë kërkuar Del Ponte që të kthehet sa më shpejtë që është e mundur në Buenos Aires dhe të vazhdoj punën e saj si ambasadore e Zvicrës.
Të drejtat e librit që është në italisht i mban shtëpia botuese italiane, Feltrinelli. Në anglisht, libri ka dalur  në fillim të vitit 2009.



Edhe pse Serbia luftënxitëse për gati një dekadë e lau në gjak gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë, duke i shkaktuar katër luftëra gjenocidiale, megjithatë kryekasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq, falë zvarritjeve të kryeprokurores Del Ponte nuk u dënua fare nga Tribunali i Hagës. As Serbia nuk u gjykua për gjenocid.
Kemi parë se në rastin e Kosovës, gjatë dy proceseve gjyqësore, kryeprokurorja Del Ponte, vazhdimisht ka cituar shpifjet e zyrtarëve serbë, tamam si të ishte një kryeprokurore e Serbisë e jo e një Tribunali Ndërkombëtar. Më vonë zyrtarët serbë filluan të citojnë Del Ponten. Aq lëmsh i bënë punët sa nuk dihet më kush kë citon, nuk dihet ku fillojnë e ku mbarojnë shpifjet e gënjeshtrat e Beogradit, as ku fillojnë e ku mbarojnë shpifjet e Del Pontes, janë bërë një. Mbase këto qëndrime të koordinuara vijnë pas marrëveshjes së fshehtë të ish-kryeprokurores Carla del Ponte, të bërë me ministrin e jashtëm të Serbisë, Goran Svilanoviq, në maj të vitit 2003, për të fshehur krimet që do të dëshmonin gjenocidin shtetëror të Serbisë. Lidhur me këtë marrëveshje, pos tjerësh, ka shkruar gjerësisht gazeta “New York Times” në maj të vitit 2007. 




Ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Del Pontes (siç është rasti me prokurorin në procesin kundër Millosheviqit, Geoffrey Nice), dëshmojnë se Carla del Ponte krye në vete i ka ngritur aktakuzat kundër shqiptarëve. Këtë nuk e ka bërë pse ka pasur fakte, por për të tërhequr paralele për barazimin e krimeve, për t’ia bërë qejfin Serbisë apo “për të mos iu hidhëruar Millosheviqi”. Dhe për këtë i ka pasur duart e lira, pa mbikëqyrje as nga Haga as nga Nju Jorku. “Carla Del Ponte ka ndihmuar për t’i fshehur implikimet e shtetit serb në krimet e luftës. Punën e saj nuk e ka kontrolluar askush, as në Hagë as në Nju Jork, që është diçka e paimagjinueshme për drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë ish-prokurori Nice. 


Shpifjet e tmerrshme të Carla Del Pontes “për tregtinë e shqiptarëve me organet e serbëve të rrëmbyer”, proserbët nxituan t’i materializojnë. Kështu, të njëjtën ditë, Televizioni Shtetëror Rus, në terminin qendror të lajmeve (më 6 prill 2008), shpifjet e Del Pontes i ilustroi madje edhe me pamje televizive! Por, pamjet ishin nga kampi i përqendrimit në Prijedor të Bosnjës, kurse boshnjakët nga Bosnja e Hercegovina që mbaheshin në këtë kamp, u prezantuan si serbë nga Kosova! 

Në atë kohë, akuzat kurrë të argumentuara të ish-kryeprokurores së dështuar të Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, se shqiptarët e Kosovës kanë nxjerrë dhe trafikuar organet e serbëve gjatë luftës në Kosovë, ish-bashkëpunëtorja e saj e afërt, Florence Hartmann i ka quajtur “të papërgjegjshme dhe jodinjitoze”. “Del Ponte nuk ka as provën më të vogël për një trafik të mundshëm organesh që u janë marrë të burgosurve nga luftëtarët e Kosovës. Ajo po na zhyt sot në orët më të errëta të propagandës”, ka nënvizuar Hartmann, për gazetën zvicerane “Le Temps”, të datës 16 prill 2008. 

Vitin e kaluar doli në treg prej shtëpisë botuese Feltrinelli libri i Carla Del Pontes “Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës (La caccia - Io e i criminali di Guerra). Zonja del Ponte nuk i shpëtoi dot tundimit për të ngelur e famshme dhe për të vazhduar që të qëndrojë në qendër të vëmendjes kësaj radhe duke shitur e firmosur një libër shumë të debatueshëm. Më  së shumti  libri ka tronditur opinionin publik shqiptar. Akuza  makabre e plakushës Carla Del Ponte ,është gjëja se prej disa burimeve të “besueshme” Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka marrë peng mbi 300 serbë të Kosovës e i ka transportuar me makina nëpërmjet Kukësit e Tropojës në Burrel, në një shtëpi të verdhë diku tek 20 kilometra në jug. Në Burrel janë futur nëpër disa laboratorë ku para se këta serbë të vriteshin iu janë marrë organet e trupit dhe nëpërmjet Rinasit janë trafikuar në vende perëndimore. Skenar ky që Stephan King apo Alfred Hitchcock do e kishin pasur zili, por që për këdo që e njeh Shqipërinë, Kosovën dhe rrethanat e asaj kohe përbën padyshim një fyerje të inteligjencës.




Kjo çështja e trafikut të organeve, duke qenë e llahtarshme kuptohet që tërheq lehtësisht vëmendje dhe jo rastësisht plakusha Carla Del Ponte ka përzgjedhur librin(La caccia - Io e i criminali di Guerra)  për t’ia rrëfyer publikut ....

Një taktikë marketingu për librin e saj më të vërtetë e qëlluar. Trafiku i organeve në vetvete është një mit urban që mbillet dhe lulëzon lehtë në një vend fertil me injorancë e përhapet lehtë nëpër shoqëri ku mbizotëron kultura e thashethemeve. Ky mit urban u përhap disa vite më parë në Shqipëri sidomos nga disa organizata që në letra konsiderohen jofitimprurëse, por që në fakt janë më se grabitqare të cilat për të siguruar donacione nga jashtë sajonin probleme të mprehta të këtij lloji që me zhurmën e madhe që bëjnë tërhiqnin vëmendjen e fondacioneve apo qeverive të huaja.



“Por qindra mija krime  të kryera nga serbët nuk mund të justifikojnë disa krime të kryera(sa gishtat e dorës) po ashtu nga disa kosovarë dhe jo nga kosovarët, por nga disa kosovarë”



 Madje asokohe një çështje e tillë, që në realitet mund të demistifikohet lehtë, zuri faqet e shtypit të Tiranës ,Prishtinës nga ca idiot (lexo gazetar të paguar bukur mirë nga qarqe serbe,greke,ruse etj)dhe zaptoi madje reportazhe të tëra të televizioneve që hamendësonin praninë e laboratorëve sekret në Fier,Burrel apo edhe në Prishtinë a gjetiu tjetër. Sikur këto laboratorë ,klinika  etj., të ishin varreza makinash ku klientët të venë e të bëjnë pazar kur të kenë nevojë duke blerë një organ të një “makine” për ta transplantuar tek “makina” e tyre si të ishte organi kollodok apo pasqyrë e përdorur.

Ekspertiza e autorit të këtij artikulli për mjekësinë në fakt avitet maksimumi tek përdorimi i leukoplastit apo andolit , por disa gjera lidhur me trafikimin e organeve thjeshtë nuk shkojnë mbarë me një arsye të shëndoshë dhe mund të demistifikohen lehtë po të kërkohet sadopak informacion elementar për transplantimet e organeve nëpërmjet një shëtitje nëpër  roterin www.google.com.

Shqipëria ,Kosova e asaj kohe ka qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare e tejmbushur jo vetëm me spiunë të gjithfarë flamujve, por edhe me gazetarë apo aktivistë të shoqërisë civile dhe një aktivitet i tillë nuk kishte sesi të mos binte në sy. Rrugët e Verilindjes së Republikës së Shqipërisë janë aq të këqija sa edhe dhia zbret prej tyre me frena dore, e jo më të mos bien në sy kamionë të tërë të mbushur me 300 robër serb që shkojnë drejt Burreli




Monstrumi  Dick Marty thotë :“Mirëpo, nëse e lexoni me kujdes raportin tim, unë nuk them në asnjë rast se Z. Hashim Thaçi është i implikuar drejtpërdrejt në një trafik organesh.”



 Kuptohet që një organ njeriu nuk është si floppy disc që e nxjerr nga një kompjuter e ia fut tjetrit. Për ta nxjerrë organin kërkohen klinika shumë moderne dhe mjekë shumë të përgatitur ndërkohë që dihet se një pjesë e mirë e qytetarëve të Burrelit zbresin në Tiranë edhe për mbushjen e dhëmballëve. Vetë transplantimi i parë zyrtar për herë të parë në Shqipëri si proces është bërë vitin e kaluar me ndihmën mjekëve dhe aparateve të marra nga Italia ndërkohë që transplantimi i parë në Botë është bërë në Boston në 1954.

Organi duhet të transportohet prej dhuruesit tek pacienti që ka nevojë brenda pak orësh e prandaj në vendet e zhvilluara ekziston një rrjet i sofistikuar me banka moderne me të dhëna për pacientët dhe me një sistem të përsosur logjistik transporti me helikopterë, ambulance apo avionë specialë që koordinohen nga qendra të specializuara. Pak pasi hiqet organi prej donatorit, zbrazet prej gjakut me një solucion special të ftohtë dhe vendoset në enë sterile të paketuara me akull dhe niset menjëherë për tek pacienti sa më shpejtë që të jetë e mundur. Zemrat dhe mushkëritë duhet të transportohen brenda katër orëve pas nxjerrjes prej donatorit, mëlçia mund të durojë 12-18 orë, pankreasi 8-12 orë e kështu me radhë. Si mund të mos ketë rënë në sy në aeroportin e Rinasi që gjatë asaj kohe ishte në monitorimin ose kishte prani të bollshme të NATO-s?

Madje në vendet e zhvilluara ekziston gjithashtu një sistem tejet i koklavitur i cili shqyrton përputhshmërinë e organeve të dhuruara me pacientët në nevojë duke studiuar nëse përkon grupi i gjakut, nëse përputhen indet, si janë përmasat e organeve apo aspekte të tjera të hollësishme midis donatorit dhe pacientit për të garantuar shpërndarjen sa më efikase dhe të suksesshme të organeve që vihen në dispozicion.

 Organet nuk janë si diamantet e Afrikës që i fsheh ku të duash dhe i shet kur të teket. As që mund të mendohet të ketë pasur një sistem të tillë kaq të ndërlikuar dhe njëherazi të fshehtë në Shqipëri kur dihet që ne kemi vështirësi për të ndërmarrë operacione të tilla të ngjashme mjekësore ndërkombëtare edhe me gjithë infrastrukturën e shtetit në dispozicion. Mjafton të përmendet rasti i dhimbshëm i humbjes së personalitetit të shquar Gramoz Pashko për të cilin maksimumi i mjeteve shtetërore u vunë në dispozicion për të kuptuar pamundësinë teknike të Republikës së Shqipërisë .




Oj plakushë Del ponte e Ti monstrum  Dick :Nuk është UÇK, si e tillë që kriminalizohet apo kritikohet”




Pastaj vetë numri i madh i individëve të përfshirë e bën qesharake këtë pretendim. Ku i bie të ketë shkuar gjithë ky bollëk organesh pa lënë gjurmë e ngjallur dyshim kur për shembull gjatë vitit 2000 në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë gjithsej 956 transplantime mushkërie dhe 2198 transplantime zemre?

Aq i ekzagjeruar dhe joracional është ky pretendim për trafikun e organeve sa i paraqitur në këtë mënyrë vetë del Ponte bën autogol pasi vetëm trushkulurit mund të besojnë këto pallavra të pabaza.

Kjo marrosje e del Pontes të trondit për marazin antishqiptar që paska kultivuar kjo zonjë e që vë shumë në dyshim paanshmërinë dhe objektivitetin e veprimtarisë së saj si prokurore në gjykatën e Hagës kur është bërë fjalë krimet e Kosovës. Lajthitja shembullore që paraqet besimi i saj në këto fakte detyrimisht nuk dëshmon për një koeficient të lartë inteligjence. Ky shkrimi i saji dëshmon për më tepër për mungesën e informacionit apo për një njohje të kufizuar të rrethanave të luftës së Kosovës.




Pse nuk e hulumtoni egzodin shqiptar matuf Marti dhe Ti plakusha Ponte?

Në këtë libër  fantom  të plakushës Carla Del Ponte , e cila  përpiqet ti mbush mendjen publikut që UÇK-ja paska pasur një sistem logjistik kaq të sofistikuar sa të shes nëpër botë organe njerëzish ndërkohë që një ndër sfidat kryesore të luftëtarëve ka qenë furnizimi me armë e municion nga Shqipëria për në Kosovë.

Ky transport bëhej me njëmijë e një mundime, në kushte nga më primitivet duke u transportuar shpesh nëpër çanta shpine të rrezikuar nga pusitë e ushtrisë serbe e nga minat, dhe nëpër një kalvar aq të gjatë e të lodhshëm (protagonistët e këtyre misioneve dëshmojnë se vetëm për të kaluar bjeshkët e Pashtrikut nevojiteshin mbi 16 orë marshim) sa kur kallashi kinez i ushtrisë shqiptare mbërrinte në zonën operative të Llapit apo Drenicës ishte ndryshkur.

Ky libër i del Pontes me këto fakte kaq të pagëlltitshme të shkruara prej saj me të vërtetë ngre pikëpyetje të mëdha për objektivitetin, profesionalitetin dhe efikasitetin e veprimtarisë së Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës në Ish Jugosllavi.

Në mënyrë të veçantë dëshmia e pretenduar prej saj për trafik organesh të bërë nga shqiptarët është një teknikë e ndyrë marketingu. Tingëllon sikur të jetë bërë enkas për përfitime dhe famë personale duke instrumentalizuar një tragjedi sikurse ka qenë lufta e Kosovës, duke spekuluar me një mit urban që siç ndodh zakonisht me enët boshe bën tepër zhurmë, si dhe duke nëpërkëmbur dhimbjen dhe emocionet e shumë njerëzve që kanë humbur të dashurit e tyre në atë luftë.

Botimet e tilla dhe Rezuluta e KE për shpifjet e Dick Martyt  meritojnë  jo vetëm përbuzjen publike por edhe qëndrime zyrtare nga qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që kurrsesi nuk mund të rijnë duarkryq përpara kësaj përbaltje.






"Mua personalisht do të më interesonte që t’i merrja përsipër hetimet në Kosovë. Mirëpo e shoh që për këtë gjë nuk ka menduar askush. E njoh dosjen në fjalë mirë dhe lidhjet dhe kjo do të mund të bëhej shpejtë. Do të shohim se a ka vullnet politik për këtë gjë. BE-ja duhet të veprojë dhe amerikanët duhet të ndihmojnë".


Kështu ka deklaruar Karla Del Ponte sh-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës në një intervistë për të përditshmes zvicerane "Neue Zürcher Zeitung".




Ku kanë tretur eshtrat e shqiptarëve Z.Del Ponte dhe Ti matuf Marty?

Lidhur me raportin e Dik Martit dhe atë se cfare do të ndodhë pas publikimit të tij,Del Ponte ka dhënë këtë përgjigje :"Duhet të formohet një institucion i pavarur ndërkombëtar i cili do të duhej të jetë përgjegjës për hetime dhe mbrojtje të dëshmitarëve".

Raporti i eurodeputetit zvicerian është inicuar pikërisht nga libri i kryeprokurores së Hagës,fakt që ajo e pranon edhe vetë."Unë i kam përmendur faktet për organet në libër në mënyrë që dikush të fillojë të hetojë ato që ne nuk kishim mundur t’i hetonim. Mirëpo ka patur edhe krime tjera në të cilat ne jemi penguar që të hetojmë.Natyrisht që kemi patur pak dëshmi për një aktakuzë, por indikacionet ishin serioze",tha Carla del Ponte.



Serbia mirëpret përfshirjen e Karla Del Pontes

Kryeprokurori serb për krime lufte deklaroi se mirëpret përfshirjen e Karla Del Pontes në hetimet rreth akuzave për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë.



                                    Vladimir Vukçeviç




"E mbështes nismën e Karla Del Pontes të ndihmojë hetimet për trafikim organesh, që do duhet të ndërmerren nga një institucion i pavarur", tha Vladimir Vukçeviç për mediat serbe.

Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së Del Pontes për mediat zvicerane se po përpiqet "të përfshihet në hetimet në Kosovë".




Prokurori Vladimir Vukseviç u tha gazetarëve në Beograd se hetuesit e tij kanë të dhëna të reja se rreth 300 serbë që u zhdukën gjatë konfliktit në Kosovë në vitet 1990 u bënë viktima të një rrjeti në Shqipëri për trafikimin e organeve. 

Ai paraqiti fotografi të disa viktimave serbe të këtij operacioni si dhe të zonave ku thuhet se u zhvilluan këto ngjarje. 




Ina Rama 

Vitin e kaluar, prokurorja e përgjithëshme e Shqipërisë Ina Rama  tha se nuk do të ndihmonte kryerjen e një hetimi nga ana e Beogradit që synonte shqyrtimin e pretendimeve për trafikim organesh. Këto pretendime dolën në sipërfaqe vjet nëpërmjet një libri të ish kryeprokurores së Gjykatës së OKB-së për krime lufte në ish Jugosllavi,Carla del Ponte. 




Reagimi: Grup i përbashkët prokurorësh shqiptarë dhe nga Haga verifikuan akuzat, rezultuan të pavërteta

Akuzave të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ish-prokurorit Dik Marti, për trafik të organeve brenda territorit të Shqipërisë, u është përgjigjur me një reagim zyrtar Prokuroria e Përgjithshme, duke i hedhur poshtë ato. Nga ana e institucionit qendror të akuzës, këto akuza janë konsideruar të vjetra, të ezauruara dhe pas bazë vërtetësie. Sipas zëdhënësit të këtij institucioni, këto akuza janë verifikuar në terren dhe nuk ka rezultuar asgjë. Referuar deklarimit zyrtar të organit qendror të akuzës, verifikimi ka qenë i përbashkët në vitin 2004, nga prokurorë shqiptarë dhe një grupi të Prokurorisë së Hagës. Më tej në deklaratë, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se për herë të parë dëgjon të përfshihet edhe Fushë-Kruja në këto akuza dhe se asnjëherë pala shqiptare nuk është bërë pengesë për asnjë autoritet që të ushtrojë detyrën në hetimin e kësaj çështjeje. Njëkohësisht, sipas deklaratës zyrtare, Prokuroria e Përgjithshme, në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare ku Shqipëria është palë, shpreh gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me institucionet e specializuara ndërkombëtare.

Deklarata


Pas njohjes me përmbajtjen e projekt-rezolutës së Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që vjen si rezultat i raportit të përpiluar nga anëtari i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ish-prokurori Dik Marti, dhe pas shqyrtimit të detajeve të shprehura në të, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se “akuzat për trafik të organeve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të ushtarëve serbë të zënë rob gjatë luftës në Kosovë janë tashmë të vjetra, të ezauruara dhe pa asnjë baze vërtetësie”. Sipas organit qendror të akuzës, deklarimeve të ish-prokurores Carla del Ponte në librin e saj për një bazë në fshatrat e Burrelit ku pretendohej se kryhej heqja e organeve të ushtarëve serbë për qëllime tregtimi, i ka paraprirë në vitin 2004, një verifikim i një grupi të Prokurorisë së Hagës në bashkëpunim me prokurorë shqiptarë, që ka marrë në evidencë këto të dhëna në shtëpinë e supozuar si bazë për këtë qëllim. Në bazë të verifikimit të përbashkët të ekspertëve të Hagës dhe atyre shqiptarë, sipas deklaratës për shtyp të znj. Ina Rama, nuk ka rezultuar se të dhënat e parashtruara të kenë ndonjë bazë vërtetësie, ndaj Prokuroria e Shqipërisë nuk ka gjetur bazë për nisjen e çështjes penale. “Pretendimet e paraqitura së fundmi në raportin e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Dik Marti, mbi ekzistencën e bazave të tilla ku presupozohet se janë kryer transplante, si në Fushë-Krujë a diku gjetkë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të dhëna për të cilat Prokuroria e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë dijeni dhe për të cilat nuk është njoftuar apo paraqitur kërkesë për hetim nga asnjë organ hetimor ndërkombëtar” vuri në dukje Prokuroria e Përgjithshme në reagimin e saj, duke shtuar se “Prokuroria e Shqipërisë, e cila gëzon besimin e organeve hetimore ndërkombëtare, besim që është forcuar nga profesionalizmi i treguar dhe shkalla e gjerë e bashkëpunimit me to, e deklaron të pabazë çdo insinuatë se institucionet shqiptare janë bërë pengesë për hetimin e kësaj çështjeje”.


 “Në kundërshtim me zonjën Carla  Del Ponte, z. Marty flet vetëm për një grusht rastesh”


 
Theodhori  Sollaku: Ndihmuam Hagën për hetimet, nuk gjetën 

gjë

Pas akuzave të Dik Martit për trafikun e organeve të robërve serbë nga shqiptarët që luftuan përkrah UÇK-së, ka reaguar edhe ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku, i cili ka deklaruar  se, shteti shqiptar i ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme gjykatës së Hagës, për të kryer hetimet në Shqipëri. Sollaku shprehet se gjatë një dreke pune me ish-presidentin Meidani dhe prokuroren Del Ponte, kur mbante postin e këshilltarit juridik në Presidencë, është shprehur vullneti i plotë i bashkëpunimit, por edhe gjatë kohës që ai ka drejtuar organin e akuzës shqiptare. “Më bëri një pyetje disi provokative, tha: Do kontribuojë Shqipëria nëse gjykata do të ketë nevojë? I shpreha gatishmërinë e shtetit shqiptar. Shqipëria e ka bërë të qartë se bashkëpunimi me Hagën do të jetë në lartësinë e duhur. Dhe kur u bëra kryeprokuror gjeta një letër nga Haga që kërkonte hetime dhe udhëzova kryerjen e hetimeve në Burrel”, - deklaron Sollaku. Edhe pse u kryen ekspertiza me mjete moderne për ekzaminime të njollave të gjakut të padukshme, në fund nuk u mor asnjë kampion i tyre nga ekspertët e Hagës, për shkak se rezultonin të bagëtive të therura. “Unë mendoj se në një kohë të dytë, nëse autoritetet serbe do të plotësojnë kërkesën, do të ishte mirë që duke i dhënë rrugë kësaj letërporosie të mbyllet përfundimisht kjo çështje”, - shprehet Sollaku. Ish-kryeprokurori shton se prokurorët serbë duhet të bëjnë edhe një tjetër kërkesë, sipas konventës në fuqi, që të kryhet sërish një hetim që do të mbyllë përfundimisht të gjithë zhurmën. “Mendoj se nëse do të ishte gjetur diçka serioze për hetimin, të paktën ata do të kishin marrë gjurmët e gjakut, gjë që nuk është bërë dhe mundësi tjetër për të marrë kampione ata nuk kanë pasur. Kjo tregon se interesi nuk ka qenë për të vazhduar më tej, sepse nuk kanë gjetur asnjë provë”, - shton Sollaku.



*******


Gazeta franceze, “Le Monde”, në një artikull të botuar ditë më parë, ka bërë një analizë rreth raportit të Dick Martyt, me ç’rast ka hedhur dyshime për qëndrueshmërinë e akuzave të tij. Kjo gazetë paraqet qëndrimet kundërshtuese të personaliteteve me zë kundër akuzave të Martut dhe ish- kryeprokurores së Trubunalit të Hagës, Karla del Ponte.



Në librin e vet, të botuar me 2008, Karla del Ponte evokonte ekzistimin e një “shtëpie të verdhë”, e cila gjendej në afërsi të Burelit, në pjesën qendrore të vendit, e zbuluar nga një ekip i gazetarëve hulumtues. Sipas tyre, në këtë shtëpi paskëshin qenë praktikuar tortura dhe heqja e organeve.

Më 2008, këto akuza kanë pas nxitur po kështu pyetje. Përse prokuroja e Tribunalit penal ndërkombëtar , e ngarkuar që të ndjek krimet e luftës, nuk i ka vërë në pah këto fakte të supozuara ? Jacques Rupnick, specialist i Ballkanit në CERI, prerazi thotë se, është fjala këtu për një zhurmë mediale : “Si të shpjegohet ndryshe fakti se prokuroja e rangut të saj bën akuza të tilla pa ofruar asnjë provë, përderisa pikërisht ajo duhej të ishte në gjendje t’i argumentoj ato ?”

Madje edhe zëdhënësja e saj e dikurshme, Florence Hartmann, e kishte akuzuar se po bën akuza pa ofruar asnjë grimë prove .

                                             Libri i Carla del Pontes që hedh pretendimet absurde


I pyetur lidhur me këtë çështje, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Bernard Kouchner, i dërguari special i OKB-së, nuk e kishte fshehur skepticizmin e vet karshi tezës për njëfarë “shtëpie të verdhë”.

Mirëpo, raporti i Dick Martyt, ndonëse i autorizuar që të orvatet të nxjerr prova, është pikërisht pa prova. Këtë madje nuk e fsheh vet deputeti zviceran : ai është mbështetur kryesisht mbi dëshmitë dhe raportet e shërbimeve sekrete perëndimore.

Në mungesë të mjeteve, ai nuk ka patur mundësi të vizitojë gjashtë vendet të cilat ai i ka identifikuar si burgje të UÇK-së në Shqipëri. Për shkaqe të sigurisë, ai nuk jap emrin e asnjë dëshmitari, disa prej të cilëve nuk kanë qenë të intervistuar nga ai por nga” përfaqësuese të shërbimeve policore të vendeve të ndryshme, nga hulumtues dhe universitarë e gazetarë hulumtues të një reputacioni dhe të një besueshmërie të pranuar”.

“Ka dëshmitarë të këtyre ngjarjeve që kanë qenë të eliminuar, të tjerë të frikësuar nga vet fakti pse i kanë pyetur lidhur me këto ngjarje”, arsyetohet ai. Rrjetet shqiptare të krimit të organizuar duket se është më vështirë të infiltrohen se sa Mafia italiane”. Një lajtmotiv që përsëritet rregullisht . Kështu UÇK-ja është përshkruar kështu si një organizatë kriminale që përdorë “një imazh të bukur (…) të një armate guerile” për t’i maskuar aktivitetet e veta ilegale.”

Më 2004, një mision i Gjyqit penal Ndërkombëtar të Hagës si dhe të UNMIK-ut, i dërguar për të hetuar lidhur me këtë “shtëpi të verdhë”, kishte gjetur inxheksione, disa gjurmë të gjakut dhe epruveta të zbrazëta, por këto nuk kishin mjaftuar për të sajuar prova.



Apsurdi dhe shpifjet ordinere nga   manjaku Dick Marty !!!

Sipas senatorit zviceran, gjithsesi, vrasjet me plumb në kokë - e menjëherë pastaj është bërë nxjerrja e organeve - nuk janë bërë në “shtëpinë e verdhë. Ky vend ishte shumë larg nga aeroporti i Tiranës, kryeqytet i Shqipërisë, për të lejuar dërgimin e shpejtë të organeve kah klinikat private perëndimore.

Dick Marty pohon se heqja e organeve është bërë në Fushë Krujë, një qytet shumë më afër Tiranës dhe i pajisur me një klinikë.

Përveç akuzave, është kalendari i publikimit të këtij raporti që zgjon dyshimin.


Paraqitja e akuzave të tilla kundër premierit kosovar Hashim Thaçit, të nesërmen e fitores në zgjedhjet legjislative e çuditë Jacques Rupnick-un: “Me një raport të tillë, bëhet një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në lojën politike të Kosovës, duke e delegjitimuar atë që ka dalë i pari dhe që tani duhet të organizojë negociata për koalicionin”.

Profesori Jacques Rupnik mendon po kështu se me këto akuza është goditur edhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, ngase s’mund të merret me mend një politikan serb i cili do të pranonte të hap me bisedimet me një lider të cilin Këshilli i Evropës do ta cilësonte si “kriminel”.



“Politika kriminale dhe e marrë e Milosheviçit, e pastrimit etnik, ishte krejtësisht absurde.”Pse matufi Marty me shokë të tij  nuk hulumtojë fare krimet monstruoze  ndaj shqiptarëve që bëri regjimi ushtarakë,policorë,paramilitareë serbë në Kosovë gjatë Luftës!!!






Post scriptum 


Nuk është fjala se ne duhet ta paraqesim veten më të mirë se çka jemi dhe tani, dikush na e prish këtë pamje të mrekullueshme për vetveten tonë. Jo, edhe ne jemi si të gjithë popujt e tjerë, jemi popull i ndershëm, por ka edhe njerëz që merren me kriminalitet të organizuar. Dhe nuk duhet të shqetësohemi. Kështu ndodh edhe me popujt më të qytetëruar të botës.
Qe disa javë, opinioni shqiptar dhe botëror është tronditur nga pohimet e ish kryeprokurores së Gjykatës për krime lufte në Hagë, Carla del Ponte, se në kohën e luftës në Kosovë, 1999, luftëtarët e UÇK-së kanë bërë tregëti me organet e serbëve të zënë rob. Këta të robëruar, rreth 300, janë transportuar nëpër Kukës dhe Tropojë deri në Burrel, ku nga këta janë nxjerrë organet dhe janë transportuar përmes aeroportit Rinas nëpër botë.


Kur e kam dëgjuar të parën herë këtë lajm në media elektronike, kjo ka tingëlluar aq tmerrshëm sa që më ka ardhur në moment të vjelli. Aociacioni i parë ka qe kanibali Lector nga filmi “The Silence Of The Innocence”. Ose rasti i një afaristi të ri japonez, që e ka dashur aq shumë të fejuarën e vet sa që e ka vrarë dhe e ka ngrënë. Besoj se nuk ka shqiptar i cili në këto momente nuk e ndien veten tepër keq dhe disi të turpëruar. E ndiej vetën më zi se ato dy garuese në atletikë të Nigerisë, në stafeten 4x100m para disa vitesh në Olimpiadë, kur është zbuluar se burrat e tyre janë ushqyer, mes tjerash me mish njerëzish.


Nuk është fjala se ne duhet ta paraqesim veten më të mirë se çka jemi dhe tani, dikush na e prish këtë pamje të mrekullueshme për vetveten tonë. Jo, edhe ne jemi si të gjithë popujt e tjerë, jemi popull i ndershëm, por ka edhe njerëz që merren me kriminalitet të organizuar. 



Dhe nuk duhet të shqetësohemi. Kështu ndodh edhe me popujt më të qytetëruar të botës. Italia, p.sh., e cila është shtyllë kryesore e kulturës europiane, e ka lindur një organizatë aq të tmerrshme çfarë është Mafia, sipas së cilës kanë filluar të quhen edhe organizatat e tjera kriminele në botë. 


Një Japoni, e cila ndër shtetet lindore shquhet për kulturë të lartë, e ka lindur organizatën e kriminalitetit të egër çfarë është Jakuzi. “Sa më e madhe është faqja, po aq e madhe është edhe shpina” thotë Zeni – filozofi e budistëve japonezë. Shpeshherë jemi çuditur se si ka qenë ecarla ponte ex fiscal tribunal onu ex yugoslavia p Libri i Carla Del Pontes Gjuetia mundur që një popull aq i madh civilizues, që e ka mbrojtur qytetërimin europian nga arabët, ka mundur ta themelojë një institucion çfarë ka qenë inkuizicioni. 


Ose, si kanë mundur gjermanët, popull themelues i Europës së Re, pas rënies së Perandorisë romake, atdheu i filozofëve dhe kompozitorëve më të mëdhenj në botë, të bëjë krime çfarë kanë qenë ato të gjenocidit në Luftën e Dytë Botërore. Po, kështu funksionon natyra, kështu funksionon njeriu, sepse edhe vetë njeriu është një qenie që i nënshtrohet ndikimit të epsheve të natyrës, dhe ndonjëherë agresiviteti i tij nuk mbetet në nivel individual, por merr përmasa kolektive. Çka desha të them me këtë? Nuk duhet të shqetësohemi më tepër seç duhet dhe të demantojmë në nivel kombëtar. Kjo është gjë e kotë. 




Sa më shumë që demantohet, çohet më shumë pluhër. Këtë pohim të del Pontes do ta demantoj më së miri koha dhe rjedha e ngjarjeve në këtë rajon të Europës. Dhe ne, si etnos i cili në të ardhmen do të jetë në një pozitë jashtëzakonisht të mirë gjeostrategjike në Ballkan duhet të përbijmë kohë pas kohë nga diçka. Sepse, edhe kur është situata ideale, nuk mund të jetë çdo gjë perfekte.

Lexoni shpifjet e Dick Martyt:


http://www.tetova.tv/intervista/marty-nuk-e-akuzoj-direkt-thacin.html

http://floripress.blogspot.com/2011/02/kush-eshte-k144.html

Prishtinë,05.03.2011.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...