Më shumë se një muaj pasi që ka nisur hetimet preliminare, EULEX-i ende nuk ka siguruar prova që të kthejë në zyrtar hetimin mbi pretendimet për trafikim organesh nga ana e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të ngritura në raportin e Dik Martit.
Në raportin, që u shndërrua edhe në rezolutë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, thuhet se i ashtuquajturi "Grupi i Drenicës", në të cilin përmendet edhe kryeministri Hashim Thaçi, ishte marrë me trafikim organesh, por edhe me trafikun ilegal të drogës dhe armëve.
Megjithatë, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, thotë se me gjithë korrespondencat me senatorin zviceran, Dik Marti, ai nuk i ka siguruar misionit ende asnjë provë.
"Kemi kërkuar disa herë që të na sjellin dëshmitë, por deri më sot nuk kemi marrë asnjë dëshmi. Për momentin nuk ka asnjë të pandehur e as të dyshuar", thekson Krasniqi.
Ai thotë se hetimet ende mbesin në fazën preliminare, meqë nuk janë gjetur prova se në Kosovë dhe në veriun e Shqipërisë ishin dërguar të burgosurit e UÇK-së, siç pretendon Marti, për t’iu marrë organet.
"Faktikisht, hetimet janë në fazën preliminare. Do të thotë, arsyet që janë nisur këto hetime, janë që të shihet se a ka ndonjë dyshim të arsyeshëm se një krim serioz është kryer, si dhe a ka të pandehur, të cilët do të identifikohen".
"Kemi pasur korrespondencë me zotin Marti, kemi shkëmbyer letra. Deri më tani nuk kemi marrë dëshmi as nga zoti Marti, as nga askush tjetër, edhe pse EULEX-i ka bërë thirrje shumë herë që çdokush që ka ndonjë dëshmi lidhur me këto pohime, t’i sjellë ato tek autoritetet prokuroriale", thotë Krasniqi.
ae
Autoritetet në Kosovë, miratimin e rezolutës që ka për bazë raportin e Dik Martit, e kanë parë si një hap që dëmton Kosovën. Megjithatë, ekziston bindja se përmbyllja e këtij rasti nga ana e drejtësisë është në të mirë të Kosovës.
Edhe miqtë perëndimorë u kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të jenë të hapura ndaj hetimit dhe që ta mbyllin këtë çështje njëherë e përgjithmonë.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/03/05
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”
Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
No comments:
Post a Comment