2011-03-04

Si shpend krenar neper trojet shqiptare

Nga:Rajmonda MALECKA




Ne kujtim te deshmorit te atdheut Skerdilajd Llagami.


Lufta eshte kujtese. Po te mos qe keshtu misioni i saj kurre nuk do te ishte i realizuar, ai mision i shenjte. Ne historine e popujve qe e kane siguruar me gjak mbi-jetesen e tyre, kujtesa ka qene nje arsye me shume, qe keto popuj te mbijetonin. Ne te gjithe kete mbijetese “proteina” kane qene te renet, dhe kujtesa per to eshte njera nga gjerat me te vyrtytshme te popujve dhe te lirive te tyre. Dhe koheve te paqes, kjo ju ka sherbyer me se miri.

Kete lloje marrdhenie te sjell dhe njeri nga deshmoret me te njohur dhe nder me te fundit te atdheut dhe te çeshtjes sone kombetare Skerdilajd Llagami. Deshmori i luftes se fundit te shqiptareve, mbetet dekori me i dhimbshem dhe me krenare i çeshtjes sone kombetare, nje nga çeshjet me dramatike, e cila vazhdon te jete ne vlugun e shqiptareve dhe diplomacise nderkombetare.
Ndersa 31 tetori eshte dhe datelindja e deshmorit, dita e tij ka nje kuptim te ndryshem, sepse brenda ka kujtesen per lirine e shqiptareve ne viset etnike, te cilet per gati nje shekull kane mbetur nen kolonet sllave, te pushtuar, te dhunuar, te suspenduar dhe te perbuzur. Ka rrugen neper te cilen perseriten cilesite e kombit dhe njerezve te tij. Ka mardhenien qe liria vendos me njerezit dhe njerezit me te.


Datelindja e Skerdilajd Llagamit ka mbi vete jo vetem kujtesen, por ate simboliken e shenjte dhe te shtrenjte te rraportit qe njeriu ka me historine dhe te ardhmen e vendit te vet. Ka ate simboliken me te cilen popujt dhe njerezit kane mbajtur jeten dhe kur ajo ka qene nen rrenojat dhe nen kataklizmen e terrorit, te eliminimit dhe etnocidit.
Ajo eshte nje datelindje e çuditshme, nje datelindje qe duket se i uron vite te tjera jete drites, trimerise, kujteses, ndergjegjes dhe krenarise sone kombetare, e cila ushqehet perditesisht nga njerezit e saj. Eshte nje datelindje qe ushqen te verteten dhe vyrtytet njerezore.


Skerdilajd Llagami ishte nje djale tiranas. Te gjithe i kishte ne lulezimin e vet.
Dhe jeten, dhe enderrat, dhe vullnetin, dhe te ardhmen. Djaloshi i rritur me kujtesen e shqiptareve, me historine e tyre te dhimbeshme dhe krenare, kishte ndjesine shqiptare per çdo cak te trojeve etnike. Ishte thirrja e gjakut. Ishte britma e lirise njerezore, e cila nuk rresht, nuk hesht dhe as mund te shuhet. Ajo jeton ashtu siç ka ritmin e vet koha ne rendjen e saj, ashtu siç ecin kalendaret, me çfare matet koha dhe ngjarjet e saj.


Skerdilajd Llagami hyri ne kete ritem kohore te çeshtjes sone kombetare dhe ne nje lloje kuptimi u be kalendari i saj. Ai u be pjese e betejes ekzistenciale te fundit te çeshtjes sone kombetare dhe u be ylli, kenga dhe preludi i saj. I dha asaj jeten e tij, i dha vullnetin e tij, bukurine dhe gallerine e tij djaloshare.
Skerdilajd Llagami ushqeu me nje cilesi brilante forcen qe prodhon liria dhe nevoja njerezore te sodoqofta qofshin kohet dhe vullnetet pushtuese.

http://albania.dyndns.org/A%20decouvrir/ouvrages/rajmonda2.jpg
Skerdilajd Llagami i pati lene te gjitha pas kraheve dhe pse i mbante ne zemer.
Njerezit e shtepise, bulevardet e kryeqytetit, vrullin e qyteterimit qe nga dita ne dite po e perfshinte Tiranen, moshen e cila i therriste per shumeçka. Ishte nisur drejt dhimbes. Diku, ne trojet e veta (nuk i kuptonte ndryshe ai trojet etnike shqiptare), kishte dhimbje, kishte drame, derdhej gjak njerezor dhe behej lufte per ekzistence.


As me pak dhe as me shume, ajo ishte thirrje gjaku. E therriste dhimbja e vet. E gjithe ate vrull, ai vendosi t’ja vere ne sherbim asaj qe e quajti me te nevojshme, lirise dhe çeshtjes kombetare.
Dhe qe e mbeti nder me te paret, qe vertetoi nje nga gjerat me te rendesishme te çeshtjes shqiptare:- shqiptaret kane qene dhe mbeten nje etni gjaku. Askush me mire se ai nuk arriti te krijoi funksionimin e atij plazmi etnik dhe gjaku mes shqiptareve, te cilet edhe pse mes tyre kishin patur 50 vite te nderprera, geni funksiononte mrekullisht, ritet, doket, zakonet kishin mbetur po ato. Armiqte dhe koha nuk kishte mundur t’i zhbente cilesite e etnosit te tyre. Ne kete kuptim Skerdilajd Llagami qe “pionieri” i pare i kesaj mardhenie genetike.


Ne jeten e tij hyri lufta. Perballe nje armiku te vjeter dhe te ri njeheresh. Asnjeher sllavet nuk i hoqen diktatin, dhunen dhe pretendimet mbi shqiptaret. Nje pushtues qe i kishte kolonizuar shqiptaret, qe nga nje shekull dhe nje pushtues, qe ne kohet moderne kerkonte t’i mbante perseri te sunduar. Nje armik i vjeter dhe i ri njeheresh.
Dikure i kishte mesuar mizorite e tyre ne libra. Bile dhe se si serbet me maja bajonetash i shqyenin femijet e shqiptareve dhe ne djep. Po ashtu dhe se si i thernin me thike kedo shqiptar qe u dilte perpara. Ai ishte perballe ketij pushtuesi te njohur. Asgje nuk kishte ndryshuar ne mundesine e ketij armiku te njerezimit dhe shqiptareve te tij. Te gjitha keto ishin motive, qe djaloshi tiranas kaperceu vetveten, kaperceu cakun psikologjik dhe shkeli token etnike, te ndaluar per dekada te tera.


Pa medyshje, arma ne krah dhe ne front. Thelle vetes fuqie e tij rrezonte malet. Trojet shqiptare ishin te gjithe ne lufte. Te gjithe trojet ishin nje fron lufte dhe Skerdilajd Llagami shkoi atje ku ajo behej, atje ku ajo ishte ne pikun e vet. Si te gjithe djemte dhe vajzat e luftes. Lufta i bashkoi kudo shqiptaret. Erdhen kudo ato ishin. Ky ishte nje motiv lirie.
http://albania.dyndns.org/A%20decouvrir/ouvrages/rajmonda.jpg

Pak luftera la Skerdilajd Llagami pa qene pjesmarres ne to. I ra cak me cak tokes shqiptare me armen ne sup. S’kishte si ta pagezoje ndryshe:I dhane emrin “Shpend”.


Emri i tij shkoi vazhdimisht, drejt simbolit shpendor, sa thuajse u harrua ai Skerdilajd. Nje shpend qe fluturon dhe qe i bie cak me cak maleve, fushave, luginave ne mot te mire dhe ne mot te keq. Dhe kujtesa per te eshte e tille. Duhet t’i biesh cak me cak tokes se Kosoves, te Lugines se Presheves, Metvegjes, Bujanovcit dhe trojeve shqiptare nen–Maqedoni, per t’i mbledhur kujtimet e tij. Te gjitha ishin beteja lufte.


31 tetori eshte datelindja e tij. Eshte kujtese lufte dhe nje komunikim a dialog me driten dhe nje shpend fluturues, i cili nek ndalet ne ate vrap te çmendur lirie, i cili e mban jeten e vet vetem ne qiell. Eshte nje datelindje qe te gjithe i ushqen me motive mbijete. Keshtu “shpendi” eshte mes nesh, se mes nesh eshte shqiponja dhe malet, dy binjake te njera-tjetres.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...