Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/03/05

Dixhitalizihet proza dhe i poezia shqipe

Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë sot një simpozium shkencor me temë “Klasifikimi dhe dixhitalizimi i prozës dhe i poezisë popullore shqiptare”. Kjo nismë vjen pas dixhitalizimit përfundimtar të trashëgimisë zanore, lajm që u bë publik plot një vit më parë. Projekti, atëkohë u konsiderua si ndër më të rëndësishmit e realizuar në fushën e trashëgimisë kulturore, duke shpëtuar këtë pjesë nga problemet e shumta që ka trashëgimia jonë materiale dhe shpirtërore. Ai u realizua në katër vjet nga Instituti i Antropologjisë Kulturore në bashkëpunim me Arkivin audiovisual të Vjenës, me një fond prej 180 mijë eurosh. Në fondin e shpëtuar llogaritet një numër i madh këngësh, rrëfenjash, proverbash, etj., material i pasur gojor, i mbledhur nga folkloristët nga ekspeditat e zhvilluara në të gjitha trevat shqiptare, gjatë 50 viteve të fundit.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...