Behgjet Pacolli u lind në Marec, është i biri i Isa dhe Nazmije Pacollit. Pas shkollës fillore dhe të mesme, Pacolli kaloi në Prishtinë që të vazhdonte shkollimin e tij. Pas katër viteve ai përfundoi nivelin e Gjimnazit dhe Pedagogjisë. Në vitin 1970 Pacolli shkoi në Hamburg ku diplomoi në Ekonomi – Marketing dhe Menaxhim.
Karriera në biznes
Në vitin 1974, Behgjet Isa Pacolli përfundoi shërbimin ushtarak dhe u kthye në Kosovë. Në vitin 1976 Pacolli shkoi nga Kosova për të punuar si menaxher i shitjes për kompaninë austriake Peter Zimmer.
Prej vitit 1977 deri në vitin 1990 Pacolli ka punuar në Interplastica Engineering si menaxher i lartë. Në vitin 1982 Pacolli specializoi në Marketing dhe Menaxhim në Moessinger Institute, Cyrih. Në vitin 1990, pas një marrëveshjeje paqësore me shokun dhe ish shefin e tij Max Gygax, Pacolli la Interplastikën që ta krijonte Mabetex Project Management (më vonë e njohur si Mabetex Group). Pacolli sot është kryetar dhe CEO i Mabetex Group, një kompani që si aktivitet themelor ka studimin, planifikimin, projektimin dhe ndërtimtarinë globale dhe e cila ka 19 përfaqësi anembanë botës, duke përfshirë Amerikën, Evropën, Afrikën dhe Azinë.
Më 1992, gjatë realizimit të projekteve ndërtimore në Yakutsk, Rusi, Pacolli bashkëpunoi me kryetarin e komunës të Yakutsk Pavel Borodin. Më 1993, pasi Borodini u emërua menaxher i pronave presidenciale, Mabetex-it iu ofrua një kontratë ndërtimore për renovimin e Kremlinit të Moskës. Gjatë viteve 1998-1999 prokurori i përgjithshëm i Rusisë Yury Skuratov filloi një hetim kundër anëtarëve të familjes së Presidentit Boris Jelcin për të cilët dyshohej për marrje të mitos edhe nga Mabetex-i. Ky hetim u hodh poshtë pas mandatit të tij. Në vitin 2000, Pacolli paditi Skuratovin për shpifje dhe fitoi gjyqin. Gjatë viteve 2000-2001, përderisa hetohej rasti i shpëlarjes së parave ndaj Borodinit, i cili u arrestua në SHBA, Pacolli u përfol për kinse dhënie të mitos zyrtarëve të lartë rusë dhe vetëm njëherë u thirr në bisedë në hetuesinë Zvicerane. Akuzat u tërhoqën në mungesë të dëshmive.
Inkuadrimi në politikë
Më 17 Mars 2007 ai e themeloi partinë Aleanca Kosova e Re, e cila në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007 u radhit si partia e tretë më e votuar. Ajo fitoi 13 vende në Parlamentin e Kosovës.
Jeta personale
Në vitin 1996 Pacolli u martua me këngëtaren italiane me prejardhje shqiptare Anna Oxa. Kjo martesë zgjati deri në vitin 2002. Pacolli është baba i një djali dhe tri vajzave. Ai posedon dy nënshtetësi, zvicerane dhe kosovare.
Aktivitetet kryesore
Pacolli punoi në ndërtimin e qytetit verior të Rusisë, Yakutsk.
Në vitin 1992 ai shkoi në Yakutsk në republikën më të madhe veriore të Federatës Ruse që të merrej me aktivitetet e ndërtimit, duke filluar nga spitali i madh modern Qendra Shëndetësore për Nëna dhe Fëmijë (Yakutsk).
Në këtë mënyrë ai ra në kontakt me Pavel Borodinin, i cili u emërua menaxher i pronave presidenciale ai kontaktoi Pacollin për fillimin e punëve ndërtimore në Moskë, duke filluar me renovimin komplet të ish Parlamentit të Federatës Ruse "Shtëpia e Bardhë", pas bombardimit në Moskë (Shtator 1993 – Qershor 1994), renovimin e Ndërtesës së Këshillit Federativ të Rusisë dhe të Dumës Shtetërore (Shtator 1993 – deri në fund të 1994), renovimin e hotelit të parë luksoz në epokën e re ruse, Swiss Diamond Hotel Moscow (1995 – 1997), si dhe renovimin e kompleksit të ndërtesave historike në Kremlin (1995 – 1996). Në Norilsk dhe Stary Oskol ai ndërtoi spitalet e përgjithshme.
Përpos Rusisë, aktivitetet e tij ndërtuese u zhvilluan edhe në Itali, Kazakistan dhe Uzbekistan. Pacolli bëri projektin për renovimin e teatrit La Fenice pas djegies së tij. Në Kazakistan, ai bëri ndërtimin e qendrave kryesore qeveritare të kryeqytetit të ri, Astana. Projekti i tij, pallati presidencial “Akkorda” u shpërblye nga Qeveria e Kazakistanit. Në Kazakistan Pacolli gjithashtu bëri ndërtimin e disa qendrave spitalore, universitare dhe sportive. Në Uzbekistan Pacolli u shpërblye për ndërtimin cilësor të ndërtesës së Komunës së Tashkentit.
Aktivitetet tjera
Pacolli dha ndihmën humanitare në kampin e refugjatëve në Mal të Zi dhe në Kukës si dhe ndihmën e koordinuar në Kosovë pas mbarimit të luftës. Përveç kësaj, Pacolli dhuroi 5.1 milion euro për ndërtimin dhe furnizimin komplet të Universitetit Amerikan në Prishtinë. Në vitin 2004, Pacolli bëri të mundur lirimin e tre punëtorëve të OKB-së të marrur peng në Afganistan (Shqipe Hebibi, Annette Flannigan dhe Angelitoo Nayan) . Në vitin 2006 ai gjithashtu ndihmoi në lirimin e korrespondentit italian Gabriele Torsellos i cili ishte rrëmbyer në Afganistan . Pacolli kontribuoi në zgjerimin e ndërtesës qendrore të Universitetit të Prishtinës. Ai bëri edhe restaurimin e Xhamisë së Llapit, monument ky i shekullit XIV.
Fondacionet e Behgjet Pacollit
•Fondacioni Humanitar Behgjet Pacolli
•Fork (Fondacioni për Organizimin dhe Ristrukturimin e Kosovës)
•Fondacioni Ibrahim Kodra
•Fondacioni SEED (Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore) financim dhe mbështetje për Konferencat Ndërkombëtare dhe Logjistikë
•AKR – Aleanca Kosova e Re, Organizata për lobim (Alliance For New Kosovo) në Washington D.C. Deri 2007 veproi për lobim për pavarësinë e Kosovës.
Gjatë karrierës së tij, Z.Behgjet Pacolli njihet edhe për punët humanitare.
Behgjet Pacolli do të përfaqësojë unitetin e popullit të Kosovës për 5 vite e ardhshme, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Mabetex” është krijuar në vitin 1991 dhe në vitet e para të ekzistenës së saj, nuk ishte e njohur në Shqipëri. Shtypi i huaj ndërkohë e vlerësonte në maksimum. Në Mars të vitit 1996, u organizua takimi tek Presidenti i asaj kohe, Z. Sali Berisha. Aeroplani personal i Behgjetit do të vinte në darkë në Rinas, rreth orës 20:00, një dite më përpara. Shkuam në Rinas. Ishte një natë e bukur pa re dhe yjet dukeshin qartë. Asnjë makinë rreth e rrotull, asnjë njeri brenda dhe jashtë godinës, dhe të gjitha dyert ishin të mbyllura. Ora kalon 21:00. Ne shikojmë në qiell dhe mbi aeroport dritat e lëvizshme të një avioni që vinte vërdalle e vërdallë. I ramë derës, pastaj xhamit, dhe më në fund mbas 15 minutash, doli dikush i nervozuar. I shpjeguam se presim një mik, që duhet të jetë në aeroplanin që vjen vërdallë mbi Rinas, por nuk e kuptonim pse nuk ulej. Punonjësi i aeroportit, na shpjegoi me shumë qetësi se nuk ka asnjë njeri në kullën e komandimit, as në fushë, as gjëkundi. Të gjithë janë mbledhur tek salla e televizorit,-na tha- sepse Mike Tyson kishte ndeshje boksi. Por,- tha ai, mos u bëni merak, sepse ne e dimë që po vjen një biznesman amerikan dhe do çojmë njeri që të japi sinjal.
Në Shqipëri
Në takimin që u zhvillua në presidencë, pak orë më vonë, u diskutua mbi mundësitë e biznesit në Shqipëri. U thanë plot gjëra për turizmin, për rrugët, e për infrastrukturën. Nga ana jonë u kërkua Hotel “Dajti” për rikonstruksion dhe shtesë të re, ose ndonjë mundësi tjetër investimi në fushën e turizmit. (Kishin sjellë me vehte një portofol impresiv me punët e Mabetex-it në botë.) Ishim të interesuar sido të donte pala shqiptare me investim 100% të Mabetex-it, me joint-venture, me shtetin Shqiptar, apo me çdo lloj forme bashkëpunimi që mund të kërkohej. Na u tha që shteti Shqiptar nuk shihte ndonjë pengesë për hotel Dajtin, por kishte një joint-venture ekzistuese ndërmjet një kompanie Franceze dhe Hotel Dajtit, e cila skadonte më qershor 1996, dhe në qoftë se kompania nuk do të vazhdonte investimin (mbasi kontrata ishte vetëm 4 vjet) mbas qershorit, ne mund ta merrnim atë.
Zonja e Parë e Kosovës Maria me bashkëshortin
U zbatua një për një protokolli, që duhej për këtë punë. Lodhje, sorollatje, nënqeshje e qeshje, harxhim parash dhe nervash, dhe vazhdimi dihet. Edhe sot, më vjen keq, sepse Behgjeti do te “qwndiste” Hotel-Dajtin, ishte një rast që nuk kthehet më. Morëm pjesë në shumë tendera, sollëm mjaft kompani të huaja, të tilla si John Deere, Benz Mercedes, Nokia, etj. U bënë disa investime, ndonjë pune edhe u bë, por jo për nivelin e Mabetex-it. Me sa di,me pak ndryshim, kjo gjendje vazhdon edhe sot. Vështirë të bëhej një punë, pa sorollatje, pa u sharë, pa u akuzuar, pa bërë sherr që vazhdon e nuk shuhet e asnjë nuk fiton. U punua shumë me lodhje dhe nerva, me burokracinë, por paaftësia e administratës, e gërshtuar me miopinë politike solli këtë impotence , e kjo bëri që gjërat të mos shkonin siç duhet. Asnjë përgjigje zyrtare, heshtje e shurdhër, edhe sepse në shumicën e punëve investimi 100% do të ishte i Mabetex-it, as nuk bëhej fjalë për tendera me paratë e të tjerëve. Ato nuk ishin për ne.
Një kompani ndryshe
Por, gjërat janë ndryshe në vend të tjera. Në një vend si Zvicra, ku ka një psikologji e mentalitet të vjetër Europian, nuk është kollaj të punoj një shqiptar. E që të lulëzosh në mes te Luganos, është e vështirë por jo e pamundur. Këtë e ka treguar rasti i Behgjet Pacollit, që ka ecur falë një arsye të thjeshtë: puna dhe vetëm puna.
Familja e lumtur Pacolli
Mabetexi ka një staf absolut. Për më shumë akoma punohet në vënde ku gjuha, zakonet, e traditat ndryshojnë në mbi 100 nacionalitete.
Në pamje të parë gjërat dukeshin në qetësi, por dalëngadalë ato ktheheshin në një ansambël me një dirigjent që e dinte përmendësh partiturën e tij. Ky mbetet Behgjeti. Ai është një kampion i punës, nuhatës dhe zotërues i situatës, duke u orientuar drejt në çdo kohë, ditën dhe natën. Zgjidhjet e problemeve ishin të shpejta e të papritura. Gjithmonë, ai do të dinte të kombinonte të renë me tradicionalen.
Në Lugano, e zonja e hotelit ku ne flinim, kishte qënë Miss Zvicra në vitet 60. Gjithmonë ajo pyeste, “Si është, te fala Mr. Pacollit. Edhe në qoftë se nuk fitoni ndonjë gjë materiale, nga ai fitoni shumë. Ai është një gjeneral me grada pune, që i ka humbur ora. Ora e tij tregon vetëm pune.”
Mabetex në Botë
Me një ekip të RTV-së, morëm pjesë në inagurimin e një spitali në Jakuti, (Sibërinë e largët). Jashtë ishte -40, -50 C., ndërsa brenda ishte një festë e jashtëzakonshme. Një spital në qoshen e botës, por me një avancim që ia kalonte Botës Perëndimore. Akoma dhe sot nuk kam parë a dëgjuar të tillë. Nga ngrica e madhe, atje nuk ndërtohej mbi themele betoni, por mbi pilota betoni. Gjithkund, shikoje shkolla, hotele, fabrika, që mbanin vulën Mabetex. Kur u inagurua spitali, nuk mungonte as regjistri i urgjencës, nuk kishin harruar të sillnin as disa ambulanca nga Gjermania. Kjo kompani i dorëzon veprat me turn-key ose me çelësa në dorë.
Z.Rifat Jashari me z.Behgjet Pacolli
Mbi 3000 punonjёs tё firmёs Mabetex me president Behgjet Pacollin kanё restauruar Kremlinin.
7 Presidentёt e botёs qё zhvilluan punimet G7 nё Kremlin shijuan harmonin e
arkitekturёs tё realizuar me finese dhe mjeshtёri nga punonjёsit e Mabetex Group.
Z.Ibrahim Rugova dhe z.Behgjet Pacolli
Mabetex me president Behgjet Pacolli ka ndёrtuar nё tё gjithё botёn Hotele me 5 yje si nё Moskё, Kazakistan, Zvicёr, Turqi, Singapor, Malajzi, Porto Riko, Brazil, Indonezi dhe Irak.
Kёto hotele i kanё ndertuar Shqiptarёt nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipёria.
Rrëfimi i Islam Pacollit, njeriut që punoi për rikonstruksionin e pallatit të presidentëve rusë.
Është nga njerëzit e rrallë që ka pasur në dorë thesarin e Kremlinit.Ngjan pak e ekzagjeruar ndoshta, por i ka prekur me duart e tij monedhat e florinjta,objektet e argjendta apo gjithçka tjetër të çmuar të carëve rusë.
Dhe kjo është e vërtetë. Ndonjëherë i është dashur të pastrojë edhe pluhurin nga to
Quhet Islam Pacolli, është 41 vjeç, duket modest, por sytë e tij shprehin zgjuarsi. Është personi më i besuar i milionerit kosovar, Behxhet Pacolli, dhe në Kosovë drejton kompaninë e tij “Mabetex”. Nuk ka dëshirë të japë shumë detaje për Kremlinin, pallatet mbretërore ruse që sot e kësaj dite mbeten nga ndërtesat më interesante në botë. Në vitin 1995, Presidenti rus, Boris Jeltsin, i besoi një firme shqiptare rikonstruksion e plotë të ndërtesës që përbën dinjitetin e Rusisë. “Gjithçka ishte në duart tona”, thotë Islami.
Ata kanë pasur të drejtën të hyjnë kudo dhe të rikonstruktojnë edhe dhomat më të fshehta të pallatit. Natyrisht, nuk mungonin rojet e sigurisë dhe shërbimet inteligjente. “Por niveli i besimit te punëtorët kryesisht shqiptarë ishte i lartë”, shpjegon ai. I lartë apo jo së paku 5 lloje sigurimesh ishin prezentë aty. Në fakt, thuhet se asnjë nga gjeneralët që kishte shërbyer dhe ruajtur sekretet e Kremlinit, nuk kishte mundur të gëzonte pensionin, pasi befas “ishte ndarë nga jeta”. Janë të njohur rusët për ashpërsinë e sistemit shtetëror. Por kjo është një temë tjetër. Islami shpjegon se i ka ndjekur me sytë e tij të gjitha punimet. “Kam qenë që në ditën e parë aty. Mbi 3000 punëtorë shqiptarë kanë qenë të angazhuar në këtë objekt, por ka pasur afërsisht po kaq rusë apo punëtorë të kombësive të tjera. Pallatet e ndërtuara në shekullin e katërmbëdhjetë për herë të parë u lanë në duart e të huajve për t‘u rikonstruktuar. “Për mua ishte sikur u thye Muri i Berlinit”, thotë Islami.
Kolonadё e artё - Kremlin
Ndonjëherë flet si politikan, ndoshta sepse skandali për akuzën e ryshfetit dhënë Presidentit rus, që pushtoi mediat në vitin 1999, i ka mësuar të heshtin. Ndoshta sepse kushëriri i tij, Behxhet Pacolli, ka vendosur të marrë pjesë aktivisht në jetën politike të Kosovës dhe Kremlini përmendet nga kundërshtarët si pika e dobët e tij. “Ishte një punë e madhe, që kërkonte një respekt dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, një punë që të vjen një herë në jetë”. Mabetex ka rikonstruktuar me qindra objekte, madje edhe luksoze, por Kremlini është i pakrahasueshëm. Madje, kanë rikonstruktuar edhe Shtëpinë e Bardhë të Moskës. Islami ka qenë i pranishëm kur “ariu i bardhë”, Presidenti i bëshëm rus shkonte nëpër pallat dhe interesohej për detaje nga më të ndryshmet. Atë kohë ai ishte zhvendosur nga Kremlini. Shëtiste, fliste me mjeshtërit dhe pse jo, jepte ide.
Populli i Kosovës i beson Pacollit
“I interesonin detajet”, tregon Islami. Gjuha e tij është e kursyer për sa i përket Presidentit rus që tashmë nuk jeton më. Në fund kur gjithçka kishte mbaruar, ai kishte mbetur i mahnitur dhe i kënaqur. “Vetëm për parketet janë përdorur 28 lloje drurësh të ndryshëm”, rrëfen Islami. Salla ovale e cila përdoret nga presidenti i Rusisë kishte dekorime të tjera të veçanta. Salla e mbretëreshës Katerinë ose siç thuhet në rusisht “Katerinski Zall”, kishte qenë e preferuara e Jeltsinit. Një sallë madhështore me gjithë luksin dhe elegancën e mundshme të një vendi mbretëreshe. Kremlini zë një sipërfaqe prej 27,5 hektarësh. Rrethimi jashtëm i Kremlinit i ngjan një trekëndëshi jo të rregullt, i cili zgjatet 676 metra nga perëndimi në lindje dhe 639 nga verilindja në juglindje. Kremlini ishte ndarë në mënyrë artificial nga Moska në shekullin e XVI. Fjala Kremlin do të thotë fortesë. Kremlini nuk mund të fotografohet apo filmohet nga brenda. As punëtorët nuk kanë mundur të ruajnë ndonjë kujtim fotografik brenda mureve të Kremlinit. Por ambientet luksoze mund të shihen në shfaqjet jo dhe aq të shpeshta të Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili do të mbahet mend nga shqiptarët si njeriu që i vuri veton pavarësisë së Kosovës. Kremlini gjendet në zemër të Moskës dhe shtrihet pranë lumit Moskva nga jugu dhe sheshi i kuq në lindje. Ai përfshin katër pallate, katër katedrale duke përfshirë Murin e Kremlinit dhe kullat e Kremlinit. Këto janë ndërtuar nga mjeshtër italianë mes viteve 1485 dhe 1495. Në fillim ishin vetëm tetë kulla, por numri i tyre u rrit në njëzet në shekullin e 17. Kulla më e lartë është Apasskaya, e cila ka lartësinë 71 metra me 1625.
Pacolli është i popullit të Kosovës
—Punimet e kompanisë “Mabetex”, të udhëhequra nga një shqiptar zgjatën tetë muaj. Emri i kompanisë u vu në qendër të mediave në vitin 1999, por fillimisht nga gazeta antishqiptare “Korriere della Sera”, për një rrenë -gjëja mitëmarrje prej miliona dollarësh nga ana e Presidentit rus, Boris Jeltsin. Skandali pushtoi të gjitha mediat botërore, por hetimet nuk mundën të zbulojnë transfertat e parave nga “Mabetex” në llogari të njerëzve të Presidentit dhe të së bijës së tij. Plakusha Karla del Ponte, ish prokurore e çështjes nuk mundi t‘i vërtetonte akuzat e saj kundër shqiptarit Behgjet Pacolli.
Lexoni edhe këtë:
http://agim.poeticforum.com/t13325-nga-flori-bruqikush-eshte-behgjet-pacolli