2011-03-05

Valdete Berisha, vjen para lexuesit me vëllimin e ri poetik


Valdete Berisha
Shkruan:Flori Bruqi

Valdete Berisha, vjen para lexuesit me vëllimin e ri poetik
Poetja shqiptare nga Mitrovica Valdete Berisha, vjen këto ditë para lexuesit me vëllimin e ri poetik “Gotë e thyeri”.

 Një vëllim konceptual që zhbirron ndjenjat dhe vegimet emocionale të poetës në sensin e një prezantimi erotik të poezisë. Në tërë konceptualitetin e saj Valdete Berisha jep një rrugëtim pothuaja në çdo varg -erotikë.

 Pasqyron një histori të lidhur me dashurinë e saj që erdhi nga thellësia e e brumit të gatuar në poezinë e hershme.

 Ajo vjen si një lidhje me preambulën e Erosit dhe duke diktuar një armëkrahu-ide të teorisë së gatuar që nga ideja e kënaqësisë së “ledhatimeve nudo”tek elokuenca e “Gotës së thyer “.
Vëllimi poetik është një gatesë vargore e një të tëre letrare dhe filozofike e sensit të dashurisë, të përqëndruar në trashëgiminë e vetë autorës.

Poezitë e Valdete Berishës zbulojnë një ‘dashuri të sjellshme’ që është kyçur fort në memorjen e artë të autorës dhe që tashmë del ngadalë e ndriçon një eter të afshët.


E karakterizuar nga sensi i etikës së sakrificës dhe shtyrjes, por edhe e ngacmuar nga “ekstaza e dashurisë”(poezia “Shpirti yt”,fq.13) që ishte “uragan”(poezia “Rreze dielli”,fq.14) kënaqësi,”zemër e mbështjellur” , lumturi e papërfunduar(poezia “Ditët”,fq.23), poezia e Berishës vjen me këmbë të forta e tejet elegante.

Poezitë “Shi i shpirtit”,”Buzëqeshja “,”Gotë e thyer”;”Freski”;”Koha ikën”,tregojnë se poetët janë shpesh të dukshëm në dijeni të gjuhëve të mbivendosjes etike të filozofisë dhe poezisë erotike.

Këtë e gjejmë edhe tek Valdete Berisha. E gjejmë në poezi të tilla si “Egzod”(fq.49) ku autorja sjell e ristrukturon negzodin shqiptar ‘’me plotë kalamajë’’ për të hyrë deri në detaje të flirta kënaqësie që zbulohen nga natyra e fizionomia e jetës dhe metafizikës: “burrat me armët zvarrë/ecin nën qiellin e rrënuar”,ku “para atyre njerëzve happen dyert e ardhmërisë “….

Në këtë vargëzim ku konteksti i analizës psikoanalitike vjen disi argumentativ e ngacmues, si terminologji më vete vjen edhe një akt normativ i një rivlerësimi të ideve poetike dhe etikës psikoanalitike përmes teorisë dhe ideve të detajizuara mire në 43 poezitë e librit “Gotë e thyer”...

Poetja Valdete Berisha na jep një model. Modeli vjen me produktin e saj”nga rruga e largët“(poezia “Dritare e hapur”,fq.28) që është sfidë e shtratit të zbrazët ,që i përcillët asajë “si e vetmja shoqe” në shtratin ‘’plotë lule”(“Vetmisë” ,fq:29).

Ajo shpesh paraqitet si ngushëllim ngase shndërrohet në pikëpyetje të natës. Atëherë subjekti lirik në vend të vuajtjes e ngushëllon vetveten me ëndërrimin, që bëhet ilaç në hapësirën e madhe. Shndërrimi i dashurisë në diçka të mbetur peng nuk e lë të qetë të dashuruarin.

Ky peng sa vjen e trashet, por kurrë nuk shuhet, madje është e vështirë edhe të harrohet. Kur ajo grishet për t’i shijuar ëmbëlsitë e saj, apo për t’i cakërruar gotat në çaste vetmie, paraqitet një imazh tronditës. Ajo, tashmë veç ka mbetur “pas shpinës së botës”.

Në këto çaste tronditëse vetmia është i vetmi ngushëllim. Vetëm me të mund të cakërrohen gotat. Vetëm ajo bëhet mike.

Në këtë libër me poezi ka edhe elemente dhe aspekte të tjera të jetës dhe të ngjyrave të saj. Autorja i selekton me kujdes ato dhe i projekton si virtyte, por edhe si vese, për t’i shfaqur artistikisht në vargje. Ajo e arrin suksesin më të madh duke zbritur në embrionin e tyre.

Sidoqoftë, opusi i figuracionit i veprës së parë poetike “Gotë e thyer” të Valdete Berishës, shpreh disa qasje paksa të veçanta në temën që trajton, pra, për dashurinë që ka mbetur peng i imazhit të një jete dhe një kohe("Në krahët e hijes",fq.47;"Intimitet vetmie",fq.50;"Jetë me shumë t' panjohura",fq.55)....

ISBN 978-9951-536-17-2





Biografia e shkurter e Valdete Berishës

Valdete Berisha lindi më 2 nëntor të vitit 1968 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i mbaroi në vendlindje, pra në Mitrovicë. Por, si dhe shumë kosovarë të tjerë në moshën e re u detyrua të shkojë në mërgim.

Që nga rinia e hershme merret me shkrimin e poezive. Përveç poezisë, Valdetja merret edhe me pikturë dhe ka arritur suksese të lakmueshme. Ajo deri tash ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe individuale, në qytete te ndryshme, si në: La Loviere, Manage, Anderlues, etj. Ajo pret që ta hapë një ekspozitë të saj edhe në Kosovë, e sidomos në vendlindje, në Mitrovicë. Autorja jeton dhe vepron në Belgjikë, por është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën të cilën e viziton shpesh.


Ka botuar veprën me poezi “Mos e zgjo dhimbjen”(2008)dhe “Gotë e thyer”(Rugova art,2011)

LEXONI

http://floripress.blogspot.com/2011/02/vishu-me-trupin-tim.html


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...